Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Zholi: Diogjeni, dhe filozofia moderne

| E hene, 14.09.2009, 03:47 PM |


Diogjeni, dhe filozofia moderne

Pershtati Albert Zholi

Një njeri ndryshe. Një njeri që i dha njerëzimit, idenë e të qënit i lirë në mënyrën më të pakonceptueshme për kohën, bile edhe sot në kohrat moderrne. Sa i thjeshtë në veshje, aq modern në mendime. Sa i ditur, po aq dhe i heshtur. Sa njerëzor, po aq dhe rrebel. Sa i varfër ekonomikisht, po aq i pasur shpirtërisht. Sa gazmor , po aq dhe idhnak. Por mbi të gjitha ai mbart mbi vete, mendimet më të përparura të kohës, dhe idenë e një jete pa hapësirë, por jo të dhunshme. Diogjeni lindi në vitin 412 para Krishtit,  në Sinope të Greqisë. Babai i tij, kambist, u detyrua të largohej për në Athinë, ku e ndoqi dhe i biri. Filozofi cinik Antistene e pranon si dishepull të tij.

Shitja

Në vitin 360 para Krishtit në një udhëtim drejt Aeginës, ai u kap rob nga piratët dhe u shit si skllav në Kretë nga një burrë prej Korinthit, Xeniade. Aty u bë kujdestar i fëmijëve të tij. Në këtë periudhë ndodh dhe takimi  i Diogjenit me Aleksandrin e Madh.

Ai dhe Aleksandri i Madh

Diogjeni i Sinopes, ishte një njeri tejet cinik, dhe në mënyrë krejtësisht të pavullnetshme krijoi një model të pazëvëndësueshëm:atë të filozofit shkatarraq, i cili nuk pyeste për rregullat e shoqërisë dhe ishte i parespektueshëm ndaj të pasurve e të fuqishmëve. Jeta e tij, e treguar nëpërmjet historianëve, është serial i vazhdueshëm “sfidash” kundrejt  mendimit të zakonshëm dhe bindjeve shoqërore, aq ekstreme, sa vetë filozofi nuk pati admirues dhe ndjekës të tij, kur ishte gjallë. Me vdekjen  e tij fizike, figura e tij filloi të bëhej gjithnjë e më legjendare për sjelljet e tij të ccuditshme që u kuptuan dhe u admiruan shekuj më pas. Motivi i këtij suksesi është i thjeshtë për tu perceptuar : e kujt njeri në këtë botën e sotme   nuk do i pëlqente të ndjehej i lirë dhe i kënaqur me veten aq sa të zhvlerësonte paratë, famën dhe fuqinë? Kujt (sikur dhe njëherë në jetën e tij), nuk do i pëlqente ti thoshte një të fuqishmi sicc ishte Aleksandri i Madh (ose shumë të tjerëve që na rrethojnë): “Spostohuni, hija juaj më pengon të marr diell”?  Sot si atëherë në kohët e lashta,  liria mbetet për shumë njerëz një ëndërr e  parealizueshme, megjithëse mësimi i Diogjenit ndriccon si një yll dhe shkëlqen për të na treguar rrugën që duhet të ndjekim për ta gjetur atë.

Mësimet

Diogjeni nuk ka lënë shkrime të vetat. Mësimet e tij i kanë ardhur njerëzimit vetëm nëpërmjet atyre që e kanë parë duke vepruar në jetë. Pikërisht predominimi që ai i jepte realitetit më shumë se teorisë  ishte  kryesorja në filozofinë e tij: virtyti ndiqet në jetën reale, me xheste të paharrueshme, jo nëpërmjet studimit. Ja pse filozofi donte të mprehte fizikun e tij me lodhje dhe me dhimbje njerëzore : një shpirt i fortë duhet mbajtur nga një fizik i shëndoshë.

Të qënit kozmopolitan

Filozofi grek ndjehej në shtëpi por dhe kudo ku shkonte “Qytetar i botës”. I pëlqente të jetonte, pa e vrarë mendjen se ku. Duke vepruar në këtë mënyrë ai zhytej më shumë në natyrë, duke e perceptuar atë si një thjeshtësi e dlirë. Ai , krejt ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij, mendonte se fëmijët janë emblema e pastërtisë, sepse nuk ishin korruptuar nga nevojat e jetës.

Shprehja e preferuar

“Kemi dy veshë, dhe një gjuhë, me qëllim që të dëgjojmë më shumë dhe të flasim më pak”.

Urrente rregullat

Krejt ndryshe. Ndoshta në mënyrën më të pakonceptueshme. Tek fundi marrëzisë së tij fillonte zgjuarsia e tepërt. Diogjeni ishte dënuesi i madh i rregullave shoqërore: pështynte për tokë, kryente nevojat e veta në ajër të pastër, dhe nuk e kishte hicc problem të shihte nëse kishte njerëz përeth. Ky ekstremizëm i tij e cconte në kufijtë e shoqërisë së pamenduar. Ajo që donte të mësonte, dhe që është e vlefshme dhe sot, nuk është edukata e keqe në vetvete, por liria që secili prej nesh mund të ketë,  duke u larguar nga detyrimet e të përditshmes.

Të pabesueshmet

Diogjeni kishte shitur shtëpinë e tij për të jetuar në një fucci. Kishte hedhur pjatën e tij për të ngrënë me duar. Kishte vetëm një mantel në dimër dhe në verë. Sepse asgjë tjetër nuk ishte e nevojshme për të gjetur të vërtetën brenda vetvetes. Një mësim i madh për ne që shumë shpesh nuk mundim dot të braktisim shumë kënaqësi “pa kuptim”  të jetës sonë.

Vdekja

Në vitin 323 para Krishtit do të vdesë në Korinth. Banorët e Peleponezit do të ngrinin një monument për nder të tij