Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Paradokse me tanga - Zoti ILO

| E diele, 16.09.2007, 09:25 PM |


Nga Luan Laze

Zoti ILO: nëpunësi i pushuar merr zanat, zanatçiu bëhet nëpunës

Nëqoftëse, dita juaj nuk ju shkon mbarë, dijeni se rrugën ku ju keni kaluar, patjetër duhet t’ua ketë prerë ndonjë politikan.

Zoti ILO: nëpunësi i pushuar merr zanat, zanatçiu bëhet nëpunës

Ata që do shkurtohen nga administrata, nuk do mbeten rrugëve pa punë. Do punësohen. Organizata Ndërkombëtare e Punës, ILO, ka menduar për ta. Do t’i kualifikojë në profesione të tjera. Nuk prish punë se kanë mbaruar shkollën, janë diplomuar, specializuar, kanë përvojë, dhe status. Do specializohen edhe një herë tjetër. ILO, ky zotëri e ka gjetur zgjidhjen. Ka specializime për plehërat e Sharrës, hapje varresh në Tufinë, gjelbërimin e qytetit, pastrim shkallësh, rritje qensh, bebisister, pleqsistër, macesistër, roje, pastrues qyteti, biletashitës, riparim biçikletash, kamarierë, fatorino, zhbllokim lavamanësh, zhbllokim sifon wc-je, e plot zanate të tjera.

Qyteti ka nevojë për ju. Zoti ILO ju ndihmon, jo vetëm të ndihmoni të tjerët, por të ndihmoni edhe veten duke u bërë të vlefshëm. Sa më shumë zanate të dijë njeriu, aq më mirë është. Nuk do ishte keq të dinit të lanit makinat në lavazho, të rregullonit lavatriçe, frigoriferë, e të sharroni në fushën druve. Këto janë zanatet që i përkasin opozitës. Në vendin tuaj do të vijnë ata që këto punë i kanë bërë para jush. ILO nuk merret me ata. Sepse nuk kanë nevojë të specializohen. Njeriu më lehtë e ka të bëhet nga pastrues- drejtor, se sa nga drejtor- oxhakpastrues. ILO nuk merret me politikë. Atij nuk i intereson kush shkon dhe kush vjen nga zgjedhjet. Misioni i tij është vetëm një. Nëpunësin e pushuar t’a specializojë për furrxhi, dhe fatorinos t’ia bëjë me shenjë: “ngjtu në vendin e tij!” E imagjinoni veten si do përfundonit po të mos ishte zoti ILO? Rrugëve. Ju, prapë rrugëve do të jeni, por ama të punësur në punët që ofron ai. Dikush vërtet ju pushon, por keni një zotëri që për ju mendon. Dhe ky është ILO. Kaloni pra nga ai t’ju specializojë dhe t’ju punësojë. Edhe juve që ju gënjen mendja se mund të qëndroni ende në administratë. Merrni vrapin deri tek ILO, qajani hallin, vishni kominoshet, dhe mësoni zanatin. Kostumin dhe gravatën, lërini në zyrë t’i veshin ata që do heqin kominoshet. Shpejt, mos humbisni kohë! Sepse një wc në kryeqytet kërkon dy mirëmbajtës. Dy Drejtorë Drejtorie do ishin të përshtatshëm atje.
Po kush është zoti ILO? Inicialet e tij zbërthehen: Inspektori që Largon Opozitën. Pra, shefi i kuadrit për profesionet e njerëzve të opozitës. E mbani mend besoj. Disa prej jush, nga këto zanate i mori dikur, dhe i dërgoi atje ku jeni. Tani bën të kundërtën. Ky është profesioni i tij. Ju duhet të pranoni pastrimin e wc-ve, ndërsa ai duhet t’ua mësojë.

Paradokse me tanga
-bëj shaka, se ju dua-


Gjithçka e vjetër është me shumë vlerë. Përveç femrave.


***
Më mirë mbaj në shtëpi një pikturë të shëmtuar se sa një grua të bukur. E para është e imja, ndërsa e dyta, jo.


***
Gruaja e tij ka rrjedhur krejtësisht. Nga rrjedhja e saj po rrjedh edhe i shoqi.


***
Mjekët thonë se femrat, ndryshe nga burrat, nuk vdesin nga pushimi i zemrës. Sepse ajo nuk u punon fare.


***
Ajo kishte në shtëpi një sirtar plot me të mbathura dhe tanga, por asnjëherë nuk i dilte koha t’i vishte.


***
Nuk është higjenike të martohesh me vajzën që ti do, por me atë që ty të do.

***
Nuk është e vërtetë se femrat nuk janë inteligjente, por ajo vlerë u rrjedh çdo muaj bashkë me menstruacionet.


***
Femra, injorancën e kemi zanat, të tjerat hobi.


***
Dilemë ndershmërie: Më mirë një martesë dhe katër dashnore, apo katër martesa dhe asnjë dashnore?


***
Kur femra pi viagër, i ngrihet… vetëm mendja. Pastaj mjerë burri, shtëpia, dhe komshija.


***
Një grua që nuk tregon vitet e moshës së vet, ka një arsye të fortë. Ajo e di mirë se ato nuk korrespondojnë me pjekurinë e saj.