E marte, 23.04.2024, 04:59 PM (GMT+1)

Faleminderit

Kronologjia e ngjarjeve që nga vitet 600 para Krishtit deri më sot

E shtune, 12.09.2009, 04:55 PM


K R O N O L O G J I A

Nga legjendat:

Pellazget themelojne Dodonen.
Kelket themelojne Ulqinin.
Pirro Neoptolemi, i biri i Akilit, bahet mbret i Epirit dhe themelues i dinastise se Parideve.
Heleni, i biri i Priamit, themelon Butrintin.
Kliniku, i biri i Hyllit, mbret iliresh, u con 72 anije grekeve per rrethimin e Trojes.
Enea zbret nder brigje t'Epirit, ne Butrint.
Selet ruejne orakullin e Dodones.
Tre vllazen ngrehin keshtjellen Rozafat ne Shkoder.

Nga historia:
635 para Krishtit - Gorgi, i biri i Çipselit, me korcirasit themelon Arten.
627 para Krishtit - Korcirasit themelojne Durresin; ma vone Korinthasit themelojne Himaren, Pojanin e Qerfozin.
- Dionizi i Sirakuzes themelon Lezhen
600-550 para Krishtit - Segovezi, prijesi i Galeve, pushton Epirin.
435 para Krishtit - Durresi dhe Arta, se bashku me korintas e taulante luftojne kunder korcirasve.
- Galet pershkojne dhe grabisin Ilirine.
- Leke Mollosi sundon n'Epir.
350 para Krishtit - Disa fise ilire mesyjne Filipin e Maqedonise, i cili i then.
356 para Krishtit - Agroni shtron Epirin dhe merr Qerfozin.
356 para Krishtit - Linde Leka i Madh.
356 para Krishtit - Bardhyli, mbret i ilireve mesyne Maqedonine.
355 para Krishtit - Lufta me "Lidhje".
336 para Krishtit - Leka i Madh hype ne fron.
334 para Krishtit - Te bijte e Bardhylit, Kliti e Glauku cohen kundra Lekes se Madh.
326 para Krishtit - Vdes Leke Mollosi.
326 para Krishtit - Vdes Leka i Madh.
305 para Krishtit - Pirroja ne lufte t'Ipsit kunder Dhimiter Poliorcetit.
287 para Krishtit - Pirroja mund romaket e Kartagjenasit pushtojne "Magna Greacia", Lybien. Pirroja themelon Berenicen (Prevezen).
280 para Krishtit - Pirroja mund romaket ne Herakle.
279 para Krishtit - Pirroja ne krye te ushtrise greko-siciliane kunder Kartagjenasve e Mamertineve.
275 para Krishtit - Lufta ne Benevent.
272 para Krishtit - Vdekja e Pirros n´Argos. Vijne mbas tij Leka, Pirroja II e Ptolemeu.
250 para Krishtit - Iliret fitojne pavaresine nen Glaukun, mbas tij vjen i biri Pleurati.
- Agroni pushton Epirin, Qerfozin e lufton kunder "Lidhjes etolike".
- Shkodra kryeqytet i Ilirise.
232 para Krishtit - Teuta sundon Ilirine ne emen te Pineut
230 para Krishtit - Teuta shtron ishujt e Dalmacise e te Liburnies. Teuta pushton Durresin dhe Qerfozin. Teuta pret krenarisht te derguemit romake, C. Junius dhe L. Coruncanius; ky i fundit vritet ne kthim.
229 para Krishtit - Iliret luftojne kunder romakeve qe duen me i pushtue.
228 para Krishtit - Roma i shpall lufte Teutes.
221 para Krishtit - Vdes Teuta; Dhimitri pushton krejt Ilirine e romaket vejne Pineun.
220 para Krishtit - Iliret shklasin perseri Maqedonine.
219 para krishtit - Etolianet mesyjne Epirin e rrethojne tempullin e Dodones.
216 para Krishtit - Dhimitri pushton Vlonen e tjera qytete te Ilirise.
205 para Krishtit - Paqja e Durresit.
200 para Krishtit - Fillojne luftat kunder Ilirise.
198 para Krishtit - Genci hype ne sundim.
168 para Krishtit - Genci ndryhet ne Shkoder dhe dorezohet ne Medeon (Medun). Iliria dhe Epiri province romake.
167 para Krishtit - Vdes Genci n´Iguvium (Spolet) Itali.
153 para Krishtit - Kryengritja e madhe ilire nen kryesine e trimit Bato qe zgjati 6 vjet.
83 para Krishtit - Vlona qender shkencash; ketu kryen mesimet Oktaviani.
48 para Krishtit - Mark Antoni zbarkon ne Nymphaeu (Shen Gjin) del ne Lezhe ne ndihme te Pompeut.
II. 48 para Krishtit - Mark Antoni pushton Lezhen.
31 para Krishtit - Oktaviani themeloi Nikopolin (Prevezen).
- Lindja e Jezu Krishtit.
59 mbas Krishtit - Sh'Pali pershkon Ilirine dhe Epirin me Maqedoni dhe Sh. Ndreu nga Akaja kalon n'Iliri.
98 mbas Krishtit - Vdiq i martirizuem Sh´Asti, ipeshkev i Durresit.
178 -193 mbas Krishtit - Shen Eleuteri epirotas, Pape shqiptar.
267 mbas Krishtit - Gotet shklasin Ilirine.
Shek. III mbas Krishtit - Martirizimi i Shen Izaurit dhe i Inocentit athinas ne Pojan se bashku me Bardhin e Porozvinin e Herminin pojanas.
287 mbas Krishtit - Vizigotet pershkojne Ilirine.
282 mbas Krishtit - Probi, peranduer romak dhe fis iliras, nenshtron Gotet n'Iliri.
283-296 mbas Krishtit - Karli Pape, nga Salona e Ilirise.
3.II.316 mbas Krishtit - Martirizimi i Shen Vlashit ne Sebaste t'Arbenit.
III.320 mbas Krishtit - Martirizimi i 40 martireve ne Sebaste t´Arbenit.
368 mbas Krishtit - Sundon Valentiniani, i fisit Iliras. Valentiniani dekreton ligjin qe populli i vogel i krahines iliriane te kete nga nje "defensor plebis" (Mbrojtes).
370 mbas Krishtit Krishtenimi i perhapun gjithkund neper Shqipni dhe i organizuem plotesisht.
374 mb. Kr. Kuadet e Sarmatet shklasin Shqipnine.
376 mb. Kr. Gotet me leje te Arkadit bijne ne Epir.
387 mb. Kr. Shkodra Seli Arqipeshkvnore.
395 mb. Kr. Iliria bahet krahine romake e thirret Praevalitane.
395 mb. Kr. Shqiperia nen mbreten romake te Bizantit, sundon Honori.
396 mb. Kr. Durresi metropol i Ilirise.
Shek.IV-Shen Donati ipeshkev i Evorese n'Epir (kohen e Theodozit te Madh). Shen Prokuli e Shen Martiri (kohen Licinit) ne Ulpianen e Dardanise-Iliri.
402-417- Rufi, ipeshkev i Salonikut, sundon dioqezet e Ilirise dhe t'Epirit.
30.IX. 420-Vdekja e Shen Jeronimit, iliras nga Stridonja

431- Imzot Senecioni, Arqipeshkev i Shkodres merr pjese ne Koncilin e Efezit.
481- Ostrogotet rrethojne Durresin. Nje pjese Shqipnie nen Teodorikun.
493- Justiniani, sundon per do kohe ne Ballkan. Ne Epir ngrehe keshtjellen dhe nderton nje akuedukt.
Shek.V- Shen Niceta, ipeshkev ne Remeziane (kohen e Shen Paulinit nga Nola.
553 - Justiniani, me fis iliras, debon Ostrogotet nga Iliria.
600 - 650 - Serbet, mandej Kroatet dynden ne Shqipni.
601 - Shkodra seli ipeshkvnore.
640 - 642 - Gjoni IV pape iliras nga Dalmacia.
687 - Kononi pape nga Thrakja.
920 - Simeoni car i Bullgareve shtrine sundimin deri ne Butrint, Himare e Vlone.
990 - Samueli i Bullgarise pushton Durresin.
Shek.XI - Normanet, te prime nga Robert Guiskardi e i biri i tij Boemundi, pushtojne Shqipnine.
1019 - Bizantinet i therrasin shqiptaret albanoi, fis te cilin e permend Ptolemeu me 150 mbas Krishtit.
1050 -1080 - Shqipnia e Veriut nen Serbine.
1081 - Durresi, Vlona, Janina dhe Shkupi ne dore te Normaneve.
1085 - Venecianet mundin Normanet afer Butrintit ku vdiq Guiskardi. Bizantinet prape pushtojne Shqipnine, por Durresin dhe pak qytete.
1094 - Emni Albanoi permendet nder kombe perendimore.
1110 - Thema Dyrrachion province ne vedi me kryeqytet.
1180 - Mbreti serb Stefan Nemanji, pushton Durresin.
1185 - Guljemi II norman, merr Durresin, Shkodren, serbet zaptojne Shqipnine.
1202 - Mehill Ejlluer Komneni pushton Epirin.
1210 - Venediku pushton Durresin e brigjet e Detit Adriatik.
1215 - Theodor Ejllori qet venedikasit jashte Shqipnie.
1218 - Abati Pjeter Dokne asiston ne themelimin e Kishes se Shirqit.
1218 - 1241- Jovan Ahseni II Car i Bullgareve pushton Shqipnine e Eperme.
1240 - Themelimi i Kuvendit Franceskan te Lezhes.
1245 - Mbahet Koncili i Lionit.
1259 - Mehill Ejllori i jep se bijes, Helene, si paje Vlonen, Janinen, Beratin, Durresin dhe Qerfozin.
1271 - Mehilli II dhespot n'Epir.
1272 - Karl Andoni merr Durresin dhe Beratin.
1272 - Themelohet Kisha e Shen Rrokut.
1274 - Durresi rrenohet prej termetit.
1330 - Stefan Uroshi II pushton Shqipnine e mesme dhe Epirin. Vdiq n´Uri i Lumi Francesk.
1288 - Franceskanet ngrehin se parit Kuvendin e tyne ne Shkoder.
1290 Helena e Rashes nderton kishen e Shirqit
9.IV.1302 - Me urdhen te Senatit te Venedikut lirohet Ambasadori i Turqise i arrestuem ne Lezhe nga proveditori i atij qyteti.
1304 - Filipi, princ i Tarantit merr Durresin.
1312-1318-Shqiptaret lidhen me Filipin e Tarantit kundra Uroshit II e e ngushtojne ne Shkup me i dhane liri.
1319 - Shqiptaret e veriut hidhen kunder Milutinit dhe me arme ne dore nxjerrin disa te drejta te mohueme deri atehere.
1336 - Kryengritje kunder Car Dushanit.
22.I.1346 - Kunorezimi i Car Dushanit.
1346 - Nder dokumentat e Klementit VI permendet Katedralja e Shkodres.
1358 - Pjeter Loshe Mazrreku dhespot i Nartes.
1358 - Nise sundimi i deres se Balshajve.
1361 - Vdes Balsha I
1361 - 1401 - Te bijte e Balshes I pushtojne Republiken e Tivarit dhe vejne seline ne Shkoder.
1363 - Karl Topia pushton Durresin dhe mbyte Niceforin.
1370 - Balshajt pushtojne Kaninen dhe Vlonen.
1372 - Balshajt u marrin serbeve Pejen, Prizrenin, Ohrin dhe Kosturin.
1375 - Gjin Bue Shpata pushton Morene e bahet sundues i saj.
1383 - Balshajt pushtojne Durresin.
1385 - Otomanet qesin Balshajt jashta Durresit ku hyn Karl Topia. Vdes Balsha II i mbytun.
1389 - Gjergji II Balsha ike ne Ulqin e Tivar.
1392 - Turqit duken per here te pare ne afersinat e Shkodres. Venedikasit marrin Durresin prej Gjergj Topise.
1393 - Nikete Toia ne Kruje.
1393 - Dukagjinasit permenden si dere sunduese.
1394 - Ndertohen te parat saranxha ne keshtjellen Rozafat.
II.1395 - Gjergj Strazimir Balsha i shfaqe dishirin Venedikut me i leshue Shkodren.
IV. 1396 - Gjergji II Balsha then Radiq Cernojeviqin e Malit te Zi. Gjergji II Balsha ia shet Shkodren e Drishtin Venedikut. Venediku pushton Shkodren.
21.VI.1399- Meremetime ne keshtjelle te Lezhes. Vdes Gjin Bue Shpata. Vjen mbas tij Maurik Bue Shpata, dhespot ne Narte. Venediku merr Vlonen, Butrintin dhe Pargen.
1401 - Venediku merr masa mbrojtese ne keshtjelle te Shkodres.

2.II.1403 - Gryka e Bunes forcohet nga Venediku. Maurik Bue Shpata qet greket jashte Janine.
6.V.1403 - Nga sundimtari venedikas merren masa mbrojtese per Shkodren.
1408 - Helena Balsha dhe Strazimir Balsha zgjedhin kontin Topia si arbiter per cashtjet e linduna ne mes tyne dhe Venedikut.
1409 - Shkodra cohet me arme kundra Venedikut. Venediku con ushtri per mbrojtje te Shkodres dhe t'Ulqinit nga kercnimi i turqve.
1412 - Lindja e Gjergj Kastriotit ne Kruje.
1422 - Mbahet Koncili i Kostances.
1418 - Karl Toci mbyte Maurik Bue Shpaten e bashkon dhespotatin e Janines e t'Artes.
1419 - Gjon Kastrioti, princi i Krujes mundet prej Evrenoz Pashes te cilit i jep peng kater bijte.
31.I.1430 - Humanisti shkodran Gjon Gazulli merr doktoraten n'Universitetin e Padoves. Venediku con fuqi te reja per mbrojtjen e Shkodres e t'Ulqinit nga turqit.
1431 - Janina bie ne duer te turqve.
1434 - Shqipnia Veriore cohet ne lufte kunder Turqise.
1443 - Skanderbegu largon Turqit nga Sfetigradi
1.III.1444 - Lidhja e Lezhes ku marrin pjese edhe Dukagjinet, Shpatet, Dushmanet, Altisferet e Dejes, Arianitet, etj.
12.VII.1445- Skanderbeu i shpalle lufte Sulltan Muratit II.
1447-Skanderbeu, mbas luftes me Venedikun, xen rob ne Mirdite Mustafe Pashen.
22.VI.1449 - Skanderbeu ban paqe me Venedikun. Skanderbeu then Muratin II. Zjarr i madh n'Shkoder qe mberrin deri ne dyert e keshtjelles.
II.1452 - Pal Dukagjini shperblehet prej Venedikut me merita patriotike.
1453 - Skanderbeu then Hamza Kastriotin e Mois Golemin.
4.I.1454-Sundimtaret venedikas mblidhen ne Durres per te bisedue mbi masat mbrojtese dhe fortifikuese kunder Turqise dhe shtrohet se si me i ndihmue Skanderbeut.
6.II.1453-Rektori i pergjithshem venedikas urdhenohet me bashkue forcat me Skanderbeun kunder turqve.
1459- Skanderbeu shkon ne ndihme te Ferdinandit t'Aragones ne Bari.
1460-1461-Skanderbeu kthehet me vrull nga Italia dhe mund kater ushtri turke njena mbas tjetres.
1461-Bahen fortifikime ne keshtjellen e Shkodres.
1462-Formula e Pagezimit.
VIII.1463 - Skanderbeu then ushtrite turke afer Ohrit.
1464-Afer Gurit te Bardhe Jakup Pashe Arnautin Skanderbeu e then dhe e mbyte.
1466 - Skanderbeu then ushtrine turke i prime prej Ballaban Bader Pashes qe mbet vdekun n'at lufte.
1467-Skanderbeu then sulltan Mehmetin dhe e ngushton me dale prej Shqipnie i koritun. Mblidhet Kuvendi II i Lezhes.
I.1468-Vdes ne Lezhe Gjergj Kastrioti, Skanderbeu. Imzot Pal Ejllori, Arqipeshkev i Durresit merr sundimin e Shqipnise.
17.V. 1474 - Qarkimi i pare i Shkodres nga turqit, sundimtar Anton Loredani.
20.6.1478-Turqit pushtojne Krujen dhe mbysin Kontarinin dhe Leke Dukagjinin. Mbas nje lufte te rrepte Lezha bie ne dore te turqve.
1479 - Shkodra ne dore te turqve te cilet bajne lidhje me Venedikun.
1480 - Pushtimi i plote i Shqipnise nga turqit.Sulltan Mehmeti del n' Otranto.
1481 - Gjon Kastrioti II pushton shume vende te Shqipenise me ndihmen e himarioteve.
1481 - 1492 - Mergimi i shqiptareve ne Sicili (Itali).
1488 - Gjon Kastrioti mundohet me i debue turqit nga Shqipnia.
1493 - Themelimi i ma se pares shtypshkronje n'Obot afer Rijeke, ma e para ne Ballkan.
1499 - Fr. Bernardini, frat shkodran, i shkruen Senatit te Venedikut tue e lute te formonte nje ushtri e tue bashkue me forcat shqiptare nen urdhenat e Skanderbeut te ri, te birit te Gjergjit dhe me pjesemarrjen e Dukagjinasve, t´u forcojshin ne Lezhe e prej andej me mesye Shkodren dhe Krujen.
1501 mb. Kr.- Durresi ne dore te turqve.
1503 - Kane fillue luftat e papreme te shqiptareve kunder turqve.
1504 - Gjergji Negro, ambasador i Venedikut ne Stambolle, cakton kufijte e Shqipnise se Veriut dhe ato t'Ishullit te Lezhes.
1505 - Ishulli i Lezhes bie ne duer te Turqve.
1545-47 - Mblidhet Koncili i Trentit.
1555(5.I.) - Del ne drite "Meshari" i Gjon Buzukut.
1566 - Linde Dom Pjeter Budi nga Guri i Bardhe.
1571 - Turqit marrin Ulqinin e Tivarin.
1572 - Shqiptaret cohen kunder Turqise. Ibrahim Pasha i Pejes cohet kunder Turqise.
1577-Kryengritje e madhe dhe lufta kunder Turqise ne Shkoder te Lama e Spahijve. Vendosja si sundimtar vendas e Begollejve te Pejes.
1583 - Franceskanet kane pese kuvende; ne Rubik, Lezhe, Sebaste, Kep te Rodonit dhe ne Memel (Hajmel apo Menele).
1592 - Kryengritje e pergjithshme ne Shqipeni.
23.7.1602 - Mbledhje e madhe ne Sh'Llezhder te Mirdites ku marrin pjese 2656 krene dhe kerkojne lidhje me Venedikun kunder Turqise dhe mbrenda tri diteve mblidhen 100.000 luftetare, por Venediku nuk bezane.
1606 - Linde ne Sape Frang Bardhi, shkrimtar dhe autor i nje fjalori ne gjuhen shqipe.
1607 - Nje tjeter kryengritje popullore kunder Turqise.
1614 - Hoti, Kuci e Shkreli lidhin besen kunder Turqise dhe rrokin armet per liri.
1621 - Imzot Pjeter Budi organizon nje kryengritje kunder Turqise ku marrin pjese 300.000 vete.
1623 - 38-Fiset e Kelmendit cohen kunder Turqise dhe thejne Sulejman Pashen. Me tê bashkohet edhe Kuci.
1624 - Martirizimi i Dom Mark Kishaj, famullitar i Shkodres.
1630 - Linde Imzot Pjeter Bogdani, ne Gur te Hasit te Thate te Dukagjinit.
1626 - Imzot Frang Bardhi ne Venedik i pergjigjet Imzot Gjon Tomak Maranoviqit, tue mbrojte shqiptarizmin e Skanderbeut.
1638 - Hoti cohet ne lufte kunder Turqise.
1644 - Franceskanet misionare P. Pali nga Mantova dhe P. Salvatori nga Affida, qene mbyte e hjedhe ne Cem. Ai vend sot quhet Pellgu i Fratit. Mbyte me thika.
1648 - P. Ferdinandi nga Albisola e P.Jaku nga Sarnane, misionare franceskane, ngulun mbi huj per fe ne Pazar te Shkodres nga Turqit. P. Ferdinandi ndei gjalle tri dite tue predikue.
1645 - Kelmendasit qesin jashte Turqit.
1674 - Dom Nikolle Vladanji thote meshen e pare ne Kishen e Pdhanes. Me 1693 bahet ipeshkev i Lezhes.
1687 - Kelmendi e Kuci dhe Himarjotet cohen kunder Turqise.
1696 - Mbare krahina e Hotit lufton kunder Venedikut per ceshtjen e Ulqinit.
1698 - P. Filip Shkodra cele shkolle nefamiljen Kamsi, ne Shkoder.
1699 - Kelmendi ne lufte kunder Turqise, bashkohet me tê Ulqini e Tivari.
1700 - Imzot Anton Zezaj (Negri), ipeshkevi i Shkodres, vjerre ne konop per fe ne pazar - Teqe.
1700 - Klementi XI Albani Pape shqiptar i lindun n'Urbino.
1703 - Koncili i Pare Shqiptar ne Merqi i kryesuem nga Imzot Zmajeviqi, arqipeshkev i Tivarit.

1718 - P. Antoni nga Sora, franceskan, vare ne konop per fe, afer Shkodre.
1739 - Malesoret e Mbishkodres vrasin Mahmut Pashe Begollin prej Peje.
1740 - Zi e madhe buke ne te gjithe Shqipenine. Don Karlo i Napolit dergon grune. Çmimi: Nje kale arrine 16.000 aspra, ceniku i orizit 40 oka e djathe 40 aspra dhe oka e mishit 20 aspra.
1743 - Dom Gjon Nikolle Kazazi boton librin e tij.
1745 - Permenden nga rregjistri i Imzot. Pal Kamsit keta lagje dhe rrethe te Shkodres, Tophana, Remaji, Kazena, Sh'Lavrendi, Qafa, Kishaj, Zarufa, Shiroka dhe Kepi i Madh.
1747 - Kryengritje e madhe kunder Turqise.
1755 - Çaushollajt qiten jashte Shkodre.
1764 - Themelohet ne Shkoder shoqnia e Shen Andout.
1769 - Mehmet Pashe Plaku i Deres Bushatlijve emnohet sundimtar i Shkodres.
1775 - Per tre muej rresht shi i madh e dame te panumer sidomos ne Pult, Shosh, Nikaj- Mertur, Selce, Drisht. Shkodra u mbyt n'uje. Dom Jak Tanushi Zorba, nderton Kishen e Shkrelit. Mehmet Pasha me te birin e me 15.000 ushtare niset me zhbi Kucin.
1778 - Mustafe Pasha shkon ne More e vdes.
1779 - Prej 6 Kallnorit deri me 29 prill asnje pike shi dhe u bâ korrje e ganishme.
1784 - Pazari i Shkodres mbushet me drithe dhe cmimi qe ishte prej 3000-2400 aspra huni, ra ne 1500-1200 dhe ky bollek vazhdoi deri me 1789.
1786 - Kara Mahmuti then ushtrine turke qe kishte ardhe me rrethue Shkodren.
1787 - Kara Mahmuti pajtohet me Mirdite.
1787 - Imzot Gjergj Radovani shuguron ipeshkev Imzot Frano Borcin, prift shkodran, ne kishen e Shen Merise Magdalene.
1787 - Ne qafe Dardhe xehet ne befasi dhe i pritet kryet Kara Zeqir Pashes, Vezir i Rumelise prej anmiqve te tij.
1887 - Mahmut Pasha me sulm del e zbret nga keshtjella ku ishte ngujue, then ushtrine qarkuese, vret Mehmet Pashe Çaushollin dhe ndjek ushtrine boshnjake deri ne Kotorr.
1787 - Mehmet Pashes i pritet kryet.
IV. 1788 - Vritet Tahir Age Juka dhe i biri i kapidan Pashe Shpuzes, anmiq te Mahmut Pashes.
1788 - Mberrijne ne Shkoder tre delegate te Zefit II t'Austrise dhe ndryhen ne keshtjelle per bisedime me Mahmut Pashen.
1788 - Te percjellun prej besnikeve te Mahmut Pashes,tre delegatet austriake nisen kah Kraja, por afer Muriqit, vriten ne befasi, u priten krenet dhe i vorrosin ne Mjet, ne nje grope nder suka te Liqenit; Mahmut Pasha i con ne Stambolle krenat e tyne.
1789 - Kremtime te medha ne Shkoder, per gezim qe Sulltani kishte fale Shkodren. Keshtjella u ndez flake nga krismat e topave, qe shprazeshin me galdim.
1789 - Mahmut Pasha niset me shtype levizjen e Bosnjes; popullit te krishtene i vehen taksa te randa; pasanikeve 150 grosh, te mesemve 70-80 grosh, te vorfenve 30 grosh, ndersa klerit katolik, nder te cilet priftenve te Tophanes, ipeshkvijve te Lezhes, famullitareve te Lezhes, Merqise, Manatise, Bulgrit nga 100 grosh. Zadrimes i muer dy heresh pagesat e taksavet.Per t'u shtie tmerrin atyne qe s'kishin ndigjue me shkue ne lufte, si edhe atyne qe dezertojshin, me 7 shtator i qe pre kryet nje katolikut nga Shpori dhe me 9 te atij mueji nje myslimanit nga Myselimi.
1789 - Bollek i madh ne Shkoder. 6 pare oka e miellit te grunit, 2 pare ajo e misrit. Lagjja Bahcellek thirret Babaik.
1789 - Mahmut Pasha shkon me te nipin ne Bosnje, Novi Pazar e Vidin.
1791 - Mahmut Pasha i pret kryet Kole Mirditorit.
1792 - Mahmut Pasha shkon ne Prizrend e Prishtine.
1796 - Kara Mahmutit i pritet kryet ne lufte.
1796 - Mahmut Pasha shkon ne Piper ku mbet i vrame.
1796 - Vdes ne Piper te Kucit bashke me Mahmut Pashen, nipi i tij.
1798 - Mehmet Pashe Bushati shkon ne Vidin. Ne Shkoder bie murtaja.
1801 - Dom Simon Kamsi i mbiquejtun Signoreja kah fundi i dhetorit mbledhe ne Shkoder nje sasi te madhe te hollash per te pague haracin e madh qe sundimtari u kishte vu fshatareve laramane te Jubanit, Ganjolles, Gajtanit, Gurit te Zi e Rrencit.
1803 - Bie murtaja ne Shkrel.
1804 - Brahim Pasha shkon ne Anadoll me luftue per Sulltanin.
1809 - Vdes Brahim Pashe Bushati.
1814 - Shkreli cohet kunder Mustafe Pashe Bushatit.
1815 - Sulejman Hoti mundohet me mbyte Mustafe Pashen, por vret kushrinin e tij, Tahir Pashen.
1817 - Murtaje e madhe ne Shkoder e Shkrel; viktime e sherbimit fetar e shoqnor, vdes Dom Jak Tanush Zorba ne Shkrel.
1819 - Ali Pashe Tepelena, si shtron krejt Epirin, merr Pargen.
1820 - Mustafe Pashe Bushati, i emnuem vezir, shkon me luftue ne More.
1821 - Dy ushtri turke mesyjne Shqipnine.
1821 - Nen kryesine e Mark Bocarit, shqiptaret luftojne per lirine e Greqise.
1822 - Hurshit Pasha i Morese xen e mbyte trathtish Ali Pashen e Janines.
1823 - Prenge Bibe Doda shtron Dibren, Llezhi i Zi, princ ne Mirdite.
1829 - Mustafe Pasha shkon ne Vidin ne lufte.
1830- Linde P.Leonard de Martino, italo-shqiptar, franceskan i cili qe misionar ne Zadrime. Me 1881 botoi vepren "Arpa" e nje italo- shqiptari; mesoi edhe ne shkollen franceskane ne Shkoder.
1831 - Mustafe Pasha i shpalle lufte Turqise, i del para ushtrise turke ne Perlep me 20.000 vete.
1831 - Mustafe Pasha dorezohet dhe cohet ne mergim ne Stambolle.
1835 - Kryengritje e madhe ne Shqipeni.
1834 - Kryengritje fshatare kunder Turqise kryesue nga Dasho Shkreli, Osman Pasha ndryhet ne keshtjelle dhe i shtrenguem jep disa lehtesina.
1827 - Linde Pashko Vasa, shkrimtar i Rilindjes.
1837 - Termet i forte ne Shkoder.
1839 - Malazezet mesyjne Hotin dhe Kelmendin, Gruden.
1840 - Mblidhet Kongresi i Londres. Mehmet Ali Pasha, shqiptar.
1848 - Kryengritje e madhe kunder Tanzimatit.
1849 - Kryengritje fshatare kunder Turqise.
1852 - Tjeter kryengritje malsore kunder Turqise.
1854 - Kryengritje e armatosun ne Shkoder. Mirditasit dallohen ne luften turko-ruse ne Krime.
1855 - Termet i forte ne Shkoder.
1856 - Kremtime te medha ne Shkoder per nenshkrimin e paqes. Per nje ore rreth u zbrazen top e pushke nga keshtjella e kodrat e Tepes.
1856 - Hamz Age Kazazi u prine disa fanatikeve me shkue e me rrethue Seminarin Papnuer te Jezuitevet.
1856-Arrijne ne Shkoder pese delegatet e qeverise austriake dhe u ndryen ne keshtjelle ku biseduen me sundimtarin per ceshtjen e damtimit te Kolegjes dhe me 16 dolen nga Shkodra pa u marre vesh se cka u vendos.
1856-Vjen ne Shkoder i derguemi fuqiplote i Stambolles dhe pati bashkefjalime me Konsullin e Austrise, Ipeshkevin e Pashen. Mustafe Pashe Menehmeni dergon ne mergim Hamz Age Kazazin me disa paresi Shkodre. Mali i Zi pushton Kucin. Krijohet ne Shkoder Komisioni Xhibalit ne krye te te cilit vihet Haxhi Age Lohja.
1857 - Qeverija turke zbret nga Keshtjella e zen vend ne shtepi te Dervish Beg Koplikut.
1858 - Hidhet guri i pare i themelit te Katedrales se Shkodres.
1858 - Kushe Micja cele shkollen per vajza shkodrane.
1859 - Linde ne Shkoder poeti i Rilindjes Filip Shiroka.
1859 - Themelimi i Seminarit Papnuer te Shkodres me nxanesat: Prenge Doci, Ndue Bytyci.
1860 - Linde ne Shkoder artisti piktor Kole Arsen Idromeno.Vdiq me 12. XII. 1919.
VIII.1861- Franceskanet ngrehin Kuvendin e tyre ne Shkoder.
1862 - Lidhja shqiptaro-greke per kryengritjen ne Janine e Durres. Lufta e Konices me humbje te Turqise. Oficeret e keshtjelles lejohen me ndeje lirisht ne qytet, me urdhen te Ferik Mustafe Pashes. Shugurimi i Imzot Dario Bucciareli ne Katedralen e Shkodres nga Imzot Karl Pooten. Dalin ne drite botimet e Dom Ejell Radojes.
1864 - Linde ne Shkoder arsimtari e shkrimtari Mati Logoreci.
2.1866 - Linde ne Shkoder poeti e shkrimtari Dom Ndre Mjedja.
5.1866 - Vdes ne Kallmet shkrimtari Dom Pjeter Zarishi.
12.1866 - Krijohet i Treti Urdhen ne Shkoder.
II.1867 - Shkodra bahet Seli Arqipeshkvnore.
1870 - Dom Pashko Junki boton librat e tij.
1871 - Zef Jubani Ndokillia boton disa rapsodi shqiptare.
1.XI. 1871 Koncili II Shqiptar, kryesuem nga Imzot Karlo Pooten, Metropolit i Tivarit dhe Arqipeshkev i Shkodres.
10.1874 - Çelet shkolla e Shirokes nga Dom Zef Ashta.
1869 -1870 - Mbas shinave dhe vershimeve te shumta Drini kthen ne shtratin e vjeter kah Shkodra.
12.1874 - Shkrepe moti n´oren 5.15 ne depon e municionit te keshtjelles qe merr flake dhe mbesin te vdekun 97 vete.
24.6.1875 - Linde Imzot Benardin Shllaku.
7.1875 - Themelohet Kuvendi i Franceskaneve ne Gjuhadol.
X.1875 - Themelohet Kongregacioni i Zojes Nunciate ne Shkoder.
X.1877 - Jezuitet celin Kolegjen Saveriane ne Shkoder.
2.1878 - Malet e Veriut protestojne kunder qeverise se Athines per ceshtjen e Epirit.

4.1878 - Themelohet "Lidhja e Prizrendit".
1878 - Fuqite e armatosuna te "Lidhjes" mesyejne Malin e Zi qe don me pushtue Plave e Guci.
1878 - Lidhja e Prizrenit proteston me memorandum kunder vendimeve te Kongresit te Berlinit. Shkodra proteston prane Kongresit te Berlinit per shkeputjen e Podgorices, Tivarit, Plaves dhe Gucise.
18.6.1878 - Mirdita, Malsia e Lezhes dhe Lura i luten Kongresit te Berlinit me i dhane autonomine.
13.7.1878 - Traktati i Berlinit i leshon Malit te Zi, Ulqinin e Tivarin, Plave, Guci e Triepsh dhe Greqise nje pjese te Epirit.
11.1878 - Nga frika qeveria turke rrethon Shkodren me 20.000 ushtare.
2.1879 - Linde ne Shkoder patrioti dhe shkrimtari Luigj Gurakuqi.
1879 - Ushtrite malazeze thehen keqas nga vullnetaret shqiptare qe mbrojne Plave e Guci.
1880 - Plave e Guci i hiqen Malit te Zi.
1880 - Malit te Zi i leshohen vendet qe nga Tivari deri ne Breg te Bunes. Vdes ne Venedik Imzot Ejell Radoja, shkrimtar e famullitar i Shkodres. Tina e Nikes cele shkollen e punes se dores per vajza. Botohet libri i Dom Ndre Logorecit "Doktrina e Krishtene". Ulqini bie ne dore te Malit te Zi. Arta i leshohet Greqise. Ate Jak Jungu boton "Kulshedren e Shpirtit" dhe disa poezi te Dom Ndre Mjedes: "Shahiri elierz". Ma vone ne vitin 1895 boton edhe fjalorin "Shqip-Italisht". Dom Pashko Babi (Sheqeri) boton ne Shkoder "Vakinat e te shkruemit shejte". Lidhja Hot-Grude-Shkrel-Kastrat me shty kufinin e Shqipnise.
1879 - Krijohet Kuvendi i Murgeshave Stigmatine ne Shkoder. Themelimi i shkolles Stigmatine per vajza.
1882 - Çelet Kolegja Serafike Franceskane ne Shkoder.
1885 - Linde ne Shkoder shkrimtari Hile Mosi.
1887 - Shugurohet ne Kishe te "Zojes se Shkodres" Imzot Ndre Logoreci, ipeshkev e mandej me 24.8. 1887 Arqipeshkev i Shkupit. Themelohet Kongregacioni i Zojes se Lurdit per gra.
1887 - Krijohet Kuvendi i Franceskaneve te Arra e madhe (Shkoder).
1888 - Krijohet Misioni Shetites ne Shkoder.
1899 Imzot Prenge Doci, Abat i Mirdites themelon ne Shkoder Shoqnine Letrare "Bashkimi".
1889 - Themelohet Kompania e "Zojes Rruzare" te Arra e Madhe.
1889 - Krijohet shoqnia bamirese "Rrethi i Shen Jozefit" ne Kolegjen Saveriane.
1889 - Vdiq Imzot Pashko Junki, famullitar i Shkodres e shkrimtar.
1889 - Çelet spitali i Motrave te Meshires ne Shkoder.
6.1895-Koncili III Shqiptar nen kryesine e Imzot Pashko Guerinit, Arqipeshkev Metropolit i Shkodres.
28.6.1897 - Murgeshat Stigmatine celin kopshtin per femije te vogjel me dreke, falas.
1899 - Vdes Ate Jak Jungu, shkrimtar, themelues i Kongregacionit te "Zojes Nunciate", te Kongregacionit te "Zojes se Lurdit" dhe te Uratores se "Zemres se Krishtit."
1902 - Shkolla franceskane jep mesimet ne gjuhen shqipe.
1903 - Me alfabet te Shoqnise "Agimi" shtypen tekstet e shkollave fillore.
1903 Shtjefen Maci mesues ne Dajc te Bregut te Bunes.
1904 - Lush Kola nga Barbullushi meson ne fshatin e tij. Pse perhape idena nacionale, pushohet nga puna.
1904 - Hile Agustini cele shkollen ne Bushat.
13.6.1904 - Imzot Jak Serreqi krijon qelen e re famullitare ne Serreq.
6.I.1905 - Termet i madh ne Shkoder, ne oren 5,30 te mengjesit. Dame te medha ne Shkoder.
8.12.1905 - Bekimi i Kishes Franceskane te Gjuhadolit.
1907 - Themelohet azili i jetimeve nga motrat Saleziane ne Shkoder; ma vone dhe i pleqve te vorfen.
1908 - Vellaznit e shkollave Schulbrüder hapin internatin per femijet e vorfen ne Shkoder.
31.8.1908 - Shpallja e Konstitucionit nga Sulltan Hamiti. Kremtime te medha ne Shkoder.
1908 - Shkodra merr pjese ne Kongresin e Monastirit ku dergohen: Fishta, Gurakuqi, Dom Ndre Mjedja, Mati Logoreci, Hile Mosi.
- Krijohet klubi "Gjuha Shqipe" ne Shkoder.
1909 - Zef Ndoc Ndreka, fshatar nga Spaci i Mirdites meson aty.
1909 - Del ne Shkoder gazeta "Koha" e "Bashkimi". Kerkohet nga Shkodra njohja zyrtare e kombit, e arsimit te detyrueshem, sherbimi ushtarak ne vend, e nje sundimtar i pergjithshem shqiptar...
24.7.1910 - Xhavid Pasha me 20 taborre (batalione) vjen me shtrue Shkodren.
1910 - Lufte ne Kacanik ndermjet shqiptareve dhe turqve. Kryengritje e Malsise se Madhe.
26.7.1910 - Shefqet Turgut Pasha vjen ne Shkoder me shtrue Malsine. Luftime te pergjakshme ne Qafe t'Agrit e ne Qafe Shtame te Shales ndermjet dukagjinasve dhe ushtrise turke.
1911 - Plase kryengritja e Malsise se Madhe, ne Kastrat.
6.4.1911 - Dede Gjo' Luli ngule ne Bratile ne maje te Deciqit flamurin kombetar dhe Malsia e Madhe lufton per pavaresi e liri.
18.5.1911 - Kryengritesit shqiptare i pergjigjen Shefqet Turgut Pashes se nuk perulen e se do te luftojne tue derdhe gjakun deri ne fitimin e plote te lirise.
5.7.1911 - Kryengritje e pergjithshme kunder Turqise per liri.
X.1912 - Plase lufta Ballkanike. Ne Shkoder shprazen tre topat e fundit turq per shpallje lufte.
X. 1912 - Niset rrethimi i Shkodres nga malazezet.
28.11.1912 - Shkodra merr pjese me Luigj Gurakuqin ne Shpalljen e Pavaresise shqiptare ne Vlone, ne Qeverine e perkohshme nen kryesine e Ismail Qemalit.
30.1.1913 - Esad Pashe Toptani shtien e vret trathtisht Hasan Riza Pashen, dalezotes i Shkodres, i cili donte me ngrite flamurin kombetar shqiptar ne keshtjelle e ne kumbonare te Katedrales se Shkodres.
2 3. 4.1913 - Esad Pasha ia shet Shkodren malazezve per dy milion florinta, te cilet futen ne qytet ne tri drejtime: nga Taraboshi, nga Fusha e Shtojit e nga Bardhanjoret.

14.4.1913 - Malazezet djegin Pazarin e Shkodres, mbasi e grabiten, dhe dalin ketej tue i a leshue vendin ne dore t'ushtrise nderkombetare (austriake, italiane, franceze, angleze, gjermane).
13.6.1913-Naltohet ne keshtjelle te Shkodres Flamuri Kombetar Shqiptar atdhetari Karlo Suma mban fjalimin. 7.1913 - Esad Pasha shpallet sundues i Shqipnise se Mesme.
12.3.1914 - Princ Vilhelm von Wied, vjen ne Shqipni si princ i shqiptareve dhe zbret ne Durres.
14.5.1914 - Pader Marian Prela themelon shoqnine "Te Bijat e Zojes".
15.6.1914 - Ushtria kombetare me malsoret e Mbishkodres luftojne ne rrethina te Durresit kunder trathtareve, ku vdes koloneli holandez Thomson.
4.7. 1914 - Plase Lufta I Botnore.
5.9. 1914 - Princ Wiedi len Shqipnine.
X. 1914 - Esad Pasha futet ne Durres.
1914 - Vdes Ate Dede Pasi, themelues i "Misionit Shtetites shqiptar".
1915 - Ne Shkoder ngrehet nje qeveri e perkohshme, por âsht ma teper anarki. Zhvillohen luftime midis lagjeve ndermjet nacionalistave dhe perkrahesve te Esad Pashe Toptanit.
4.1915 - Kryengritje kunder Esadit ne Durres, i cili ike andej.
5.6. 1915 - Krajl Nikolla Petroviq I, krajl i Malit te Zi, se bashku me ushtrine e tij pershkohet neper Shkoder e del n´Itali.
2.1915 - Vdes ne Shkoder Pader Anton Xanoni, shkrimtar i lindun ne Durres me 1863.
6.1915 - Ushtrite serbe te thyeme pershkohen neper Shkoder.
6.1916 - Rusia proteston kunder veprimeve te paligjshme te malazezeve neper Shqipni. Imzot Bernardin Shllaku, ipeshkev i Pultit, shpeton Dukagjinin nga rrethimi kercenues i ushtrive serbo-malazeze ne ikje e siper.
1916 - Pararoja e ushtrise austriake futet ne Shkoder.
23.1.1916 - Ushtrite austro-hungareze, si pushtojne Shqipenine e Veriut, Serbine e Malin e Zi, dalin ne Durres.
3.1916 - Vizite zyrtare ne Shkoder nga ana e Arqidukes Karl Salvator i Habsburgve.
1917 - Krijohet ne Shkoder "Komisija Letrare".
30.X. 1918 - Ushtrite austro-hungareze lane Shkodren e Shqipenine.
11.1918 - Hyjne ne Shkoder ushtrite aleate.
11.1918 - Hoti e Gruda, me nje Memorandum dergue ne Washington, Londer, Paris e Rome, lypin lirine.
1919 - Themelohet Shoqnia "Bogdani".
1920 - Kongresi i Lushnjes ku Shkodra dergon perfaqesuesi e vet.
2.1920 - Dalja e ushtrise franceze nga Shkodra. Shkodra bashkohet me qeverine qendrore kombetare. Lufta e Koplikut.
3.1920 - Hapet i pari Parlament Shqiptar.
4.1920 - Avni Rustemi vret ne Paris Esad Toptanin.
1920 - Themelohet Orfanotrofi i "Zemres se Krishtit" nga Ate G. Della Pietra.
8.1920 - Lufta e Vlones.
12.1920 - Legata shqiptare ne Konferencen e Paqes ne Versailles, ne te cilen ban pjese Imzot Luigj Bumci e Luigj Gurakuqi, Fishta mbrojne te drejtat e kombit shqiptar. Lidhja e Kombeve pranon Shqipnine si anetare te saj.
1921 - Kryengritja e Mirdites.
5.1921 - Plase kryengritja e Matit.
1.1922 - Arriti ne Shkoder i pari delegat apostolik ne Shqipni Imzot Ernest Cozzi.
21.1.1924 - Hapet Asambleja Konstituente ne Tirane.
- Revolucioni borgjez kryesue nga Fan Stilian Noli.
12.1924 - Kthimi i Ahmet Zogut ne Shqipni. Ne Shkoder krijohet gjyqi ushtarako-politik. Fillojne burgimet, internimet kunder nacionalistave.
2.2.1925 - Vritet ne Bari, Itali, patrioti Luigj Gurakuqi.
11.1926 - Kryengritja e Shales kunder rregjimit te Zogut. Gjyqi denon me varje disa pjestare te kryengritjes.
8,1937 - Vdes ne Shkoder poeti lirik Dom Ndre Mjedja.
1929-Vritet ne Zymb, Pader Shtjefen Gjecovi arkeolog dhe perpilues i "Kanunit te Leke Dukagjinit".
4.1939 - Luftime te rrepta te Ura e Drinit kunder ushtrive fashiste qe vijne me pushtue Shkodren.
1939 - Vdes Imzot Pjeter Gjura, Arqipeshkev i Durresit.
30.7.1952 - Aprovohet Statuti i Kishes Katolike Shqiptare, nen kryesine e Imzot Bernardin Shllaku.
11.1956 - Vdes Imzot Bernardin Shllaku, ipeshkev i Pultit.

Burimet historike
C. Becker; "L´Albanie e les albanais" fq. 14
M. Sufflay: "Serbet e Shqiptaret", fq. 58, 59, 38.
N. Thalloczy: "Acta e diplomata", I nr. 648.
Cordignano - Valentini : " Saggio di un regesto storico" fq. 4.
Tajani: "Le istorie albanesi", II, fq. 50, 51, III, fq. 26.
A. Gegaj: " L´Albania et l´Invasion turque au XV-e siecle fq.30,33, 48.
Pagine della Dante ; XLIV, 1937, fq. 38, 39, 40.
Kersopoulos: Chronologie, etj. 40, 42, 43.
A. Ghika: fq. 42, 60, 61.
Hecquard: "Haute Albanie", fq. 145.
F. Bianconi: "Carte...",etj. fq. 18.
P. Chiara: "L'Epire", fq. 129, 132.
Q. Spellanzon "Vinti", fq. 254.
Mocenigo : "Albania", fq. 52, 53.
E. Durham : "Twenty ye ars", fq. 206, 216, 221.
A. A. Rappaport : " Au pays des martyres",fq. 97.
J. Godard: "L'Albanie", fq. 116.
L. Viezzoli: "Shqipnija", fq. 158, 159, 165.
Revista "L.E.K.A.", " Te drejtat e Shqypnise etnike, I".
Marin Sirdani: "Shqipnija..." etj.
Justin Rrota: "Leteratyra shqipe", fq. 156.
"Histori e Shqipnise", Ministria e Arsimit, 1954-1955.
Jorga: "Breve histoire", fq. 1
Römische, etj. Vell. III, nr. 6
"Kalendari" i V.P. 1914-1927.
G.Berri: "L'assedio di Scutari".
D.K. Kalendari 1933, fq. 120-137.
Gj. Radovani: Doreshkrime.
Gj: Sheldija: "Shkodra", Pj. I.II.III.
M. Sammutius - Annalis.
Gelchich: "Zedda", fq. 38, fq. 4.
Jorga : "Re de l'Orient", IV, fq. 235-236.
P.G. Golubovich: Bib. Bio. Bibliog. VI.V. fq. 339.
Orb. Seraphicus: Tom. II. fq. 697,4.
Gonzaga: "De orign. Seraphicae...", etj. 1587, fq. 47-548.
Thalloczy etj. Illyrich.Albanische. Forschungen. VI.V. 207, A.D.V. I nr22


Disa nga ngjarjet me rendesi qe i parapine situates dhe statusit te Kosoves

* 1968 – Ndodh demonstrata e parë pro pavarësisë nga shqiptarët e Kosovës, shumë arrestohen .

* 1974 – Kushtetuta jugosllave e deklaron Kosovën një provincë autonome brenda Serbisë.

* 1981 – Shqiptarët në demonstrata, kërkojnë që Kosovë të bëhet Republikë, dhjetëra të plagosur e te vrare.

* 1989 – Presidenti serb, Sllobodan Millosheviç, i heq Kosovës autonominë.

* 1990 - Jugosllavia dërgon trupa ushtarake në Kosovë. Serbia shpërbën qeverinë e Kosovës.

* 1991 – "Separatistët" proklamojnë Kosovën republikë, e cila njihet vetëm nga Shqipëria.

* 1992 - Ibrahim Rugova zgjidhet president i Republikës.

* 1996 – Formohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës pro pavarësisë, bomba kundër policisë.

* Mars 1998 – Dhjetëra të dyshuar si separatistë shqiptarë vriten nga policia serbe.

* Prill 1998 - 95 për qind e serbëve refuzojnë ndërmjetësimin ndërkombëtar mbi referendumin e Kosovës.

* Prill 1998 - Grupi i Kontaktit për Ballkanin, sanksione ndërkombëtare kundër Jugosllavisë.

* Maj 1998 – Millosheviç dhe Rugova bisedojnë për herë të parë, shqiptarët bojkot bisedimeve.

* Korrik-gusht 1998 – UÇK merr kontrollin e 40 për qind të Kosovës para ofensivës serbe.

* Shtator 1998 – Forcat serbe sulmojnë fshatrat në Drenicë, masakrohen dhjetëra shqiptarë.

* Tetor 1998 – Aleanca NATO autorizon sulmin ajror kundër ushtrisë serbe.

* Tetor 1998 - Millosheviç bie dakord për bisedime me të dërguarin e SHBA, Richard Holbrooke, për tërheqje.

* 24 mars 1999 - NATO nis fushatën bombarduese kundër Jugosllavisë për 78 ditë.

* Mars-qershor 1999 – Forcat serbe përzënë 800 000 shqiptarë drejt Shqipërisë dhe Maqedonisë.

* 10 qershor 1999 - Millosheviç pranon të tërheqë trupat nga Kosova pas propozimit të NATO-s për administrimin e saj nga OKB. NATO, stop bombardimeve.

* 12 qershor 1999 – 50.000 paqeruajtës zbarkojnë në Kosovë. Kthehen të ikurit shqiptarë.

* Tetor-dhjetor 1998 – I dërguari i SHBA, Christopher Hill, përpiqet për marrëveshje politike, shpërthen dhuna.

* Shkurt 1999 – Të dyja palët bien dakord për një konferencë paqeje për Kosovën.

* Mars 1999 – Beogradi autorizon marrëveshjen e paqes të nënshkruar nga shqiptarët.

* 24 mars 1999 - NATO nis fushatën bombarduese kundër Jugosllavisë për 78 ditë.

* Mars-qershor 1999 – Forcat serbe përzënë 800 000 shqiptarë drejt Shqipërisë dhe Maqedonisë.

* 10 qershor 1999 - Millosheviç pranon të tërheqë trupat nga Kosova pas propozimit të NATO-s për administrimin e saj nga OKB. NATO, stop bombardimeve.

* 12 qershor 1999 – 50.000 paqeruajtës zbarkojnë në Kosovë. Kthehen të ikurit shqiptarë.

* Shkurt 2002 - Rugova zgjidhet presidenti i parë i vendit, që kur OKB mori administrimin. Zgjidhet Parlamenti dhe qeveria.

* Tetor 2003 – Nisin bisedimet e para të drejtpërdrejta mes Serbisë dhe liderëve të Kosovës që në vitin 1999, pa marrëveshje.

* Mars 2004 – shpërthen dhuna më e madhe etnike mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë

* Janar 2006 - Rugova vdes nga kanceri i mushkërive në Prishtinë.

* Shkurt 2006 – Nisin bisedimet e ndërmjetësuara nga OKB për statusin e Kosovës.

* Qershor 2006 – Liderët shqiptarë dhe serbë mblidhen për të diskutuar statusin, pa marrëveshje.

* Tetor 2006 - Serbia zhvillon referendumin, aprovohet Kushtetuta që e njeh Kosovën si pjesë integrale të Serbisë.

* 21 janar 2007 - Serbia zhvillon zgjedhjet parlamentare. Fitojnë radikalët.

* 26 janar 2007 – I dërguari i OKB, Marti Ahtisari, paraqet planin e tij para Grupit të Kontaktit.

* Shkurt 2007 - Ahtisari paraqet propozimin e tij para presidentit serb dhe liderëve shqiptarë, Kosova shkon drejt shtetësisë.

Me 17 shkurt 2008 Kosova shpalli pavarësinë . Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, u dërguan letra në drejtim të të gjitha qeverive të botës për njohjen e saj. Njohjet e para filluan menjëherë pas disa orësh, ndërsa me 27 shkurt 2008, Gjermania ishte shteti i parë që emëroi ambasadorin e saj në Kosovë. Me 8 mars 2008, ministri i parë i jashtëm që e vizitoi Kosovën ishte Carl Bildt, ministër i jashtëm i Suedisë.....


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora