E enjte, 25.04.2024, 10:37 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Kush po e përkrahë Qosjen përçarës (Arkivore)

E enjte, 10.09.2009, 09:06 PM


Arkivore

KUSH PO E PËRKRAHË EDHE MËTUTJE QOSJEN PËRÇARËS?

(Letër e Hapur FISH-it në Kosovë)

Letra e XV-të

Nga Kadri Mani

(Mendojmë se gjendemi në një moment kthese, kur nuk durohet më labërgimi; andaj ftojmë anëtarësinë e Forumit të Intelektualëve Shqiptarë, që të marrin një qëndrim të prerë për marifetet e Qosjes në tërësi, e për përkrahjen e Qeverisë tiranase të tiranizuar në veçanti)

Populli shqiptar ka shumë defekte, pos tjerash, defektin e krijimit të kulteve të paqena!?- mbase nga dëshira e flaktë për liri e pavarësi, pa dashje dhe naivisht bie shpesh në utopi.

Kështu ndodhi edhe me Rexhep Qosjen. Me shpresë se na lindi një gjeni, i cili do ta çajë errësirën e do bëhej udhërrëfyesi i kombit tonë të shumëvuajtur: Mbase... andaj, të mësuar me zhgënjime të njëpasnjëshme, nuk duhet të ngurrojmë as të brengosemi fort, se qenkemi mashtruar në ndjenjat tona atdhedashëse edhe në rastin e këtij mjerkroshi të papërmirësueshëm.

Sjelljet e tij lapërdhare, sikur nuk i shihnim apo nuk donim t‘i shihnim, të ndikuar edhe me dofarë tezash budallaqe se ato janë punë personale!? Pos kësaj, Qosja nuk përgjigjej as në vërejtje e kritika; fillimisht nuk i përgjigjej Rexhep Hoxhës, e pastaj askujt tjetër deri më sot. Kërkonte dhe na mallkonte të gjithve kush nuk i zbaton vendimet e Lidhjes së Komunstëve të Jugosllavisë e të Titos së tij, e kur e pyesnin njerëzit se çfarë po bën ashtu, ai gënjente se “Rilindja” po ia sharton, e ky nuk do të provokohet! Edhe kur e përzuri nga banesa dëshmorin Fahri Fazliu...dhe deri më sot kur e demantuan dhe e demaskuan me faqe të tëra gazetash: për pozicionin e tij antihistori, ai hesht. Mendojmë se gjendemi në një moment kthese, kur nuk durohet më labërgimi; andaj ftojmë anëtarësinë e Forumit të Intelektualëve Shqiptarë, që të marrin një qëndrim të prerë për marifetet e Qosjes në tërësi, e për përkrahjen e Qeverisë tiranase të tiranizuar në veçanti.

Në prag të Kryengritjes të vitit 1981, Qosja ishte i zënë me një libër budallaq, të cilin e pagëzoi:”Morfologjia e një fushate”. Libri i tij i zi është një atak i ultë kundër kundër gjashtë intelektualëve:Fehmi e Hilmi Agani, Ali Podrimja, Hysni Hoxha, Ibrahim Rugova e Rexhep Ismajli. Ata do duhej likuiduar letrarisht-politikisht-intelektualisht, me qëllim që të përparonte mjekroshi. Tribuna e “Rilindjes”- alias qilimi i saj i kuq, po simbolizonte zjarret e inkuizicionit romak, ku kërkohej djegia e veprave të Akademikut! Kështu shkruante Akademiku për “Rilindjen” ku, i kishte bërë hapat e parë dhe ishte i privilegjuar: po ne edhe më tutje kishim iluzione e konsiderata, apo pse na mahniste me mjekrën e zezë e me shallin e kuq- flamur kombëtar!!

“Morfologjinë...”e fillon me pyetjen donkishoteske:

A e dini se kush jam? Kurrë s‘ka dalur para gjyqit as ka qenë i dënuar!!- për drejtësi lë kokën!! Me këtë i mjeri i të gjithë të mjerëve të botës, do ta paraqiste potretin e vet-moral, të përkundërt me ata të cilët po e bartnin revolucionin mbi supet e veta. Me atë rast, profesori Fehmi Agani i shkruante: Qosja s‘ka pasë rast ta lë kokën, apo rastin nuk e ka konsideruar të denjë për kokën e tij!!?? Është një shprehje në medicinë-amok, me të cilën emërtohet diagnoza e të tërbuarit, që merr thikën e kuzhinës dhe e sulmon këdo që takon, pavarësisht në i ka bërë gjë apojo!! Ky i tërbuari ynë kundër Berishës, nuk po mund ta ndalë turrin prej të marri edhe kur Berisha shkoi; po është e habithsme se tani Berishës ia ka shtuar edhe një duet- Mark Krasniqin!!

Kështu avokati i ngathtë i Fatos Nanos, do ta shfajësojë Qeverinë e tij në Tiranë, se nuk mund të prosperojë, derisa të jetë gjallë Berisha në Tiranë e Marku në Prishtinë!!

Përçarësi ngel përçarës: po është interesante se ka ende krijesa njerëzore që edhe pas të gjitha këtyre gabimeve e skandaleve, ia besojnë- Pajtimin e Bashkimin Kombëtar!!! Përse ky vetëmashtrim në pafundësi!?

Dhe kështu, ai i cili injoronte e përçmonte individë e personalitete, doli edhe injorues e përçmues i popullit të vet, i çdo përparimi dhe i çdo lirie.

Edhe në shkencë çalon: “Çështja shqiptare-historia dhe politika”;-botoi Instituti Albanologjik, Prishtinë-1994 f.363. Që në fillim të librit (f.5), autori bën një gabim kardinal:”...sepse, ato thyejnë tërësinë e hapësirës tokësore, shpirtërore dhe kulturore të popullit shqiptar...” Ajo është një paraqitje joshkencore, e një mendjemadhi, i cili mohon rezultatet e të tjerëve, me kryeneçësi të mushkës xanxare!

Malësia e Gjakovës (Tropojës) mbeti pa tregun e Gjakovës, Kruma e Kukësi ngelën pa tregun e Prizrenit, Dibra pa tregun e Dibrës së Madhe, dhe ato ngelën aty ku ngelën (të pazhvilluara), ngaqë i kanë tepër larg Shkodrën e Tiranën: Pogradeci është shkëputur nga Ohri e Manastiri, Bulishti e Kuçova përdhunisht janë nda nga Florina e Manastiri, Labërisë i është marrë Çamëria e qytete tjera; Shkodra,Tivari e Ulqini, që përmes Bunës së lundrueshme lidheshin me Raguzën e Splitin dhe me Venedikun e Barin. Përmetit e Gjirokastrës, jua kanë rrëmbyer Janinën, Artën...Kurse Durrësit- Tetovën dhe Shkupin...(lexo:”Plagë që duhet prekur”-punim shkencor nga z.Gjokë Dabaj, botuar te gazeta “Bashkimi i shqiptarëve-f.3, e datës 15.8.1993). Këtë e kam cituar në Intervistën time te gazeta e Detrodit “Abanian herald”-nëntor 1993;- pra, që të dy burimet informative, pos tjerash, janë para botimit të librit të Qosjes!!?? Por ai për këto s‘ka dëgjuar,- s‘kishte dëgjuar as për Çamërinë!!!

Pra, në radhë të parë e mbi të gjitha, ishte copëtimi tregtar-ekonomik, mbi të cilën do të ngritej kultura, letërsia...Formimi, zhvillimi dhe emancipimi kombëtar...

Në f.6. Qosja lavdëron rininë studentore shqiptare- për shtruarjen e kërkesave më 1968:Qosja 30-vjeçar nuk i takonte rinisë!?!

Në f.7.:ku Akademiku numëron shqiptarët (ca më keq se bariu kopenë!), i dalin 10.-milionë, pa shqiptarët në Rusi...!!! Në f. 8.:Perandoria Osmane e paskësh përhapur fenë islame- me shpatë e me zjarr!!!- një gënjeshtër me bisht (më gjerë për këtë në një recensionin e posaçëm).

Rexhep Qosja flet për nderin, e vetë është krejtësisht i pandershëm!- mban leksione për drejtësinë, e vetë është krejtësisht i padrejtë!- mban ders për moralin, e vetë është krejtësisht i pamoralshëm!- dhe llomotit për pajtim kombëtar, e vetë është përçarësi e denigruesi numër një!

(Botoi “Bota sot” e datës 3 nistor 1997, f.13; si dhe Kadri Mani:

”SHQIPTARËT JANË ATJE!”-1999, f. 111-113)

Kadri Osmani, kryetar i Komisionit
për Informim i Shoqatës të Intelektualëve
dhe të Simpatizuesve Shqiptarë në Zvicër)


(Vota: 9 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora