E premte, 19.04.2024, 01:33 AM (GMT+1)

Mendime

Abedin Rakipi: ''Rrofte Republika e Pavarur Islame e Camerise''!

E hene, 07.09.2009, 06:58 PM


''Rrofte Republika e Pavarur Islame e Camerise''!

Nga Arber Thesproti
 
Kete thenie te z. Abedin Rakipi e vura si titull jo rastesishte, por per ta pare te gjithe shqiptaret dhe kuptuar qarte qellimin mynxire qe po i pergatit nje grup ekstremistesh fetar Cameris sone. Thelbi i kasaj thenie fondomentaliste ekstremistesh islamiste duket qarte ne fjalet me poshte te z. Abedin kur thote: “ I lutem Zotit qe te ma mundesoje qe ne xhamite me te bukura dhe krenare te çamerise te therres ezanin dhe te ngre lart, flamurin tim, flamurin e çamerise muslimane.”
E shikoni, e kuptoni pra se sa large shkoin lutjet e z.Abedin per Camerin tone?! Nje Cameri muslimane, nje republike e Cameris islame, nje republik bananesh. Nje cmenduri te tille ekstremistesh fetar e shefe vetem tek njerez te pa ndergjegjshem qe kerkoin te lozin me ndjenjat e nje populli, me ndjenjat e nje kombi te tere. Per z.Abedin, Cameria nuk eshte nje treve shqiptare qe i eshte shkeputur trungut ateror, por eshte nje treve muslimane qe “kauret” ja rembyen tokes islame. Nje bindje e tille, nje mentalitet i tille obskurantist anadollak, nuk te shpie drejt civilizimit Europian, por te shpie 500 vjete mbrapa, drejte Mekes se Arabise. Ne Evrope nuk mund te shkohet me “gamile arabie”, por shkohet vetem si shqiptare, si bije te denje te arberorve te famshem heronje qe bene gjithcka per ti bere balle otomanizmit.
 
Historia e Camerise nuk fillon me myslimanizmin, por eshte shume me e hershme. Fillone qe nga njerzit e pare para-henore, pellazget e lashte, vashdon me thesprotet e Homerit, mjeshtrat e lundrimit qe kerkuan shpagim kunder Odises shkaterusit te trojanve te famshem. Luften e dyte te Poleponezit ku korinthasit u ndeshen me athinasit ne token e Camerise dhe sic thote historjani Tukidites, vendasit “barbare” mbeshteten korinthasit dhe spartanet, duke na dhene qarte dhe emrin e Cameris sone, Chamerium e quan Tukidites. 500 vjete para Krishtit e ka mare kete emer Cameria jone. Vashdone me luftrat e shumta te princeve came si Gjin Shpata, Pal Shpata, Gjin Zenebishti dhe sigurisht dhe Jakup Shpata kunder pushtuesve greko-bizantine dhe sundimtarve serbe te Janines. Luftrat e shumta te camve kunder otomanve me Osman Taken e famshem dhe heroin Haxhi Dalanin, duke vashduar me perpjekiet e shumta te cameve ne vitin 1821 te udhehequr nga famozi Ali Pasha. Dhe sigurisht me mbrapa vine dhe shtrengatat e shumta dhe gjaku i derdhur lume i cameve kunder te pabeseve greke. Masakrat cnjerezore te nenave, motrave, baballarve, femijve te pafajshem, debimet masive nga toka e te parve tane. Nje jete e tere luftrash dhe perpjekjesh te shumta per te ruajtur identitetin e tyre, identitetin epiroto-shqiptar.
 
Te gjithe kete heroizem dhe mund te heronjve came z. Abedin me & e haron si per cudi dhe bene thirje vetem per xhamira dhe namaze. Camet ne gjithe historin e tyre nuk kane luftuar ne emer te islamit, por kan luftuar ne emer te ruajtjes se identitetit te tyre qe eshte shume me ndryshe nga identiteti i ardhacakeve greke qe pushtuan Epirin dhe gjakosen Camerin marrtire. Luftuan ne emer te te parve te tyre heronje, ne emer te iliro-epirotve- shqiptar.
 
Ky mentalitet obskurantist otoman qe po pjelle pa pushim xhevahire te tilla, nuk eshte nje dukuri e rastesishme, eshte nje dukuri e inxheksuar me marifet mes rradheve te cameve. Eshte nje politik e vjeter mashtruse e dale nga maqina shoviniste greke qe kerkon ti paraqiti camet si kolon te ardhur ne Cameri qe gjate pushtimit osman. Si per cudi, kjo politik obskurantiste e sillogjeve te pista greke konvergone per bukuri me politiken islamiste te z. Abedin Rakipi qe mundohet ta paraqese Camerine dhe historine e saje vetem me nuanca islame. Kete gje kerkoin dhe greket e ligje ta paraqesin Camerine si nje vater ekstremistesh fondomentalistesh islamiste dhe thirjet ekstremiste te Abedinit po e bejne per bukeri kete pune te piset. Aferim te qofte o zoti Abedin qe po ju jepe vrasesve greke nje mundesi te arte per ta paraqitur problemin came si nje problem ekstremistesh fondomentalist islamist. Po na armiqson jo vetem me te krishteret evropian qe kane deshire te na ndihmoin, por po na armiqesoni dhe me te krishteret shqiptare qe thirjet e tua dhe te “vellazerise islame“ i marin si nxitje per nje lufte fetare.
 
Nuk ka Cameri as islamiste dhe as te krishtere. Ka vetem nje Cameri dhe kjo eshte Cameria Shqiptare qe i eshte shkeputur me dhune trungut ateror arberor. Vetem per kete Cameri duhet te luftoin te gjith shqiptaret pa dallim feje krahine dhe ideje, kurse cierjet e fandaksura te fondomentalisteve jane vecse zera kukuvajkash te mjera qe vajtoin “vdekjen” e tyre dhe kauzes se tyre te fandaksur e ogurzeze.
 



(Vota: 7 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora