E enjte, 25.04.2024, 11:30 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Mënyra primitive e demonstrimit të patriotizmit dhe injoranca meskine

E hene, 07.09.2009, 09:00 PM


MËNYRA PRIMITIVE E DEMONSTRIMIT TË PATRIOTIZMIT DHE INJORANCA MESKINE

Nga Selim Hasanaj

Së pari të gjthë shqiptarve ju UROJ DITEN E DEKLARATES KUSHTETUESE TË KAQANIKUT.

U banë disa ditë që nuk shkrova në këtë said, u banë disa ditë që as më del kohë per këtë sepse posta ime elektronike vershohet nga lloj, lloj anonimusi, nga lloj lloj majmuni me emen e mbiemen sa i them vetes, po kujt po don me i shkrue, kujt po don me i komentue, kujt po don me i replikue o Selim?!

Megjithate nuk po muj rri , as nuk po muj heshti. Unë jo per tu lavdue, por sinqerisht lexojë shumë. Lexojë edhe cka nuk më pelqen, unë due ta di edhe at mendim pra të kundershtarit. Tash vjen pyetja kush asht kundershtari dhe nese e gjejë, pyetja tjeter, po pse asht ai kundershtar, cka i kamë ba e cka më ka ba?! Asgja, apsolutisht asgja personalisht dhe direkt nuk i kamë ba kujt andaj nuk po kuptojë pse thamë KUNDERSHTARI.
Kështu mendojë dersa due ta ngushllojë veten dhe derisa nuk due ta besojë se në mes të popullit tim ka kaq shumë njerz primitiv, kaq shumë njerz injoranta dhe kaq shumë njerz PATRIOTA ME BATERIA shprehje kjo bajagi e popullarizueme kohve të fundit tek neve.
I lexojë me radhë shkrimet banale , idioteske, që i dergojnë anonimusat e paemen dhe ato shkrime ata i kanë dergue edhe në adresa të të tjerve. A mendojnë këta shizofren se në radhë të parë ata po tregojnë se janë bandit kriminel sepse po trazojnë mendjet dhe shpirtat e njerzve të tjerë të cilet aspak nuk kanë nevoja per tu ballafaque me shkrime banale sa herë që e hapin e-post adresen e vetë. Psikopati islamist  per të cilin kamë kuptue se kush edhe e nxit per tu ba i tillë, Ismet Hasani që per momentin asht në pushime në Dardani ka 10 ditë që nuk po nalet , por i dergon nga tri kater shkarravina në eposten time dhe të shumë tjerve dhe aty me gojen e vet plot me ate cka na thrret neve, mue Ilir Dardanin dhe z. Gëzim Markun shpreh mallë per kohen e kalueme  të komunizmit të ti titist. I dhemb shpirti që nuk asht ma ai që asht kanë, drejtor, expert ligjor bile këtë detyren e fundit e ka krye me nder në kohen e pushtimit të Serbisë së Millosheviqit. Dhe tash i duken njerzit miza sepse ai shef nga pozita e mushkonjes malarike.
Vertetë quditem dhe tmerohem kur ka dhet vite që pushtuesi serb iku me ndihmen e NATO-s dhe SHBA-ve dhe tash kur shof popullin tim që asht pozicionue heshtazi , ashtu padukshem pikrisht kunder Prendimit dhe SHBA-ve.
Them asht pozicionue kunder sepse jamë dakord me thanjen e Kadares. Politikanet shqiptarë e kanë gojen plot Evropë, por kokën e kanë të këthyeme kah lindja.
Neper shkrime shkarravina, edhe të anonimusve, edhe të "intelektualve" lexon njeriu se si shqiptari po u dufka të bahet , pra të ringjallet dhe të deklarohet MUSLIMAN-ISLAMIST sepse vetem kështu po u distancojka se nuk kjenka SHKA-SERB-BUGAR. Të gjith të krishtenet kjenkan shkije. Mendsi kjo e kohes së viteve të errsines të pushtetit otoman të sulltanve.
Pra me këso mnyra primitive të patriotizmit nji pjesë e konsiderueshme e shqiptarve( fatkeqësishtë) demostrojnë injorancen e vetë. Demostrojnë mosdijen e vetë, demostrojnë dhe vertetojnë dyshimet; a thue janë me gjak të paster shqiptar këta njerz?!
Neve si komb në të kaluemen kemi pas tradita të mira. Mikun e kemi cmue dhe per te kemi vdek kur e ka kerkue nevoja. Anmikun e mikut e kemi luftue dhe nuk e kemi dasht.Tash quditem se si jo vetem miqet e krishten evroprendimor, por SHPETIMTARET tonë që me sakrifica të jashtzakonshme nderhyn dhe na shpetuen nga masakra që do na ndodhke nga forcat e Millosheviqit neve i konsiderojm per anmiq per të vetmin shakak se ata kjenkan të KRISHTEN. Neve u këthyem kah lindja dhe ju rrasem në prapanica atyne që jo vetem se nuk na pranuen as nuk na pranojnë as sod e kësaj dite , por atyne me armet dhe ndihmat e të cilve Serbia na vrau e maskrojë, me helmet e të cilve na helmojë e na zhduku. Mjafton se ata kjenkan musliman dhe po bikan SHAHADET  e nuk po u KRYQOJKAN. A nuk po deshmojmë se sa  primitiv njerz jemi?! Se sa jofalenderues jemi dhe sa injoranta jemi. Pse po heshtin INTELEGJENSIA SHQIPTARE?! Pse po heshtin institucionet e shteteve shqiptare?!
Lexojë me vemendje dhe në mënyre teper studioze librat e Jusuf Buxhovi-t  " KTHESA HISTORIKE" , të parin sapo e kamë perfundue dhe tash lexojë at të dytin dhe per këtë do e bajë nji shkrim të veqant, por deshta ta cek se pikrisht këto libra të këti studjuesi të mrekullueshem dhe shkrimtarit shembullor më nxiten që po e bajë këte shkrim.
Në komente të shkrimeve të mia paraqitet njifar AGIMI dhe nese njeriu gjykon nga shkrimi i tij pa gabime ortografike shef se ai njeri asht i shkolluem dhe ishte dasht të jet intelektual. Por kur njeriu lexon ato që ai i shkruen sheh se ai njeri asht i shkret asht injorant. Ai pyet ta zam në komentin e ti të fundit pse unë, Ilir Dardani e Baki Ymeri urrejm fenë islame. Pra ai neve na gjykon pa gjyq dhe na definon si urrejtes të nji feje e cila fe besohet dhe predikohet nga disa qindra miliona njerz. Unë nuk po pergjigjem per Ilirin e Bakiun, unë po i pergjigjem per veten time. Unë Selim Hasanaj nuk e urrej atë fe sepse unë nuk e predikojë as besoj asnji fe, unë e urrej pse ajo fe po bahet shkaktare e perqamjes deri te rreziku i luftes vëllavrasëse në mes të shqiptarve dhe pse ajo fe gjegjësishtë popujt që islamin e kanë fe dhe ligj janë anmiqet e SHBA-ve dhe të Evropes prendimore e cilat ishin shpetimataret tanë hiq ma larg se para 10 viteve. Ato janë garantuesi i kufijve dhe shtetit tonë Dardani edhe sot. Mos e pritsha unë diten kur ato do ikun nga Dardania. Serbia do na thotë DOBRO JUTRO  në mengjesin e neserm. Pra Agim aga, unë islamin si fe e urrej në trojet e mia shqiptare por aspak nuk e urrej as më intereson ajo atje ku i ka rranjet e veta. Kur thash nuk i besoj asnji feje rrezikoj të më shpallni ATEIST. Jo unë e besojë me tan qenjen time KRIJUESIN ZOTIN por nuk i besoj profetet të cilet i konsiderojë si lideret e partive politike sot . Unë as per të paret as per të dytet nuk e qaj kokën.
Tash të këthehem te disa deshmi që i gjeta në librat e naltpermendun të z. Jusuf Buxhovi. Në faqen 212 të librit të dytë shkruen se si Gjermania kishte strehue mbi 400.000 shqiptarë azilkerkues dhe refugjat lufte dhe per ta shpenzonte 5 miliard marka gjermane në vit. Dhe kur ato vite ishin shumë , pra ishin diku 10-20 vite sikurse që edhe tash dhjet vite Gjermania ka kontigjentet e veta ushtarake dhe civile në Dardani të cilat poashtu kushtojnë shumë del se perafersishte në 20 vitet e fundit Gjermania e KRISHTEN ka shpenzeu per Dardaninë dhe popullin shqiptarëperafersisht 240 muej shumzue per pesë miliardë marka. Kalkulatori që kamë këtu pran nuk po din ti llogarit. Pra shuma fantastike. Cka kanë shpenzue shtetet muslimane per shtetin dhe popullin tim ?! Ata që kanë lexue vetem pak dhe kanë ndonji vit shkollë do ua perkujtojë se sikur mos të ishin studjuesit në radhë të parë gjerman, pastaj danez, austriak, anglez, francez, suedez, italian etj, etj, neve as sot e kësaj dite nuk do kishim shkencen e albanologjisë dhe njohurit tona per të kaluemen historike ato që i kemi. Albanologet ma të mëdhenj ishin Norbert Jokli ebre, Peterseni danez, Hani, Gustav Majer etj, etj gjerman, Edith Durhan angleze etj etj. Këta i thanë Serbisë dhe popujve pushtues sllav se kush asht ZOT i vertet i tokave të shejta në Gadishullin Ilirik e kush ardhacak. Cili ishte ai studjues islamik që bani dicka per neve?!
SHBA-të per plot 72 ditë me nga 1200 aeroplana mbulonin qiellin mbi Serbinë pushtuese dhe shkatrronin makinerinë e saj ushtarake per të na shpetue neve dhe per ti tregue Serbisë se ajo nuk e ka vendin në trojet e shqipes. Cka mendoni juve patriotet primitiv, sa i ka kushtue kjo në para SHBA-ve?! Cka hargjuen shtetet islamiste per neve.
Shtetet islamiste erdhen me shalvare neper kambë dhe me shamija e ferexhe dhe ngadal tinza filluen me na degjenerue me premtime dhe me dhurata bajate, që per pak kohë edhe të na hypin si gomarve dhe neve tash per hir të "faktit" se paska ma shumë shqiptarë të besimit musliman se të besimit krishten po u dufka të deklarohemi popull musliman. Po u dufka të futemi me kambë e krye në kulturen orientale dhe cka asht ma se tragjike neve po u dufka të bahemi regrut dhe argat edhe per ndertimin e xhamijave  nevojë e pa nevojë ( mendimi im të gjitha janë pa nevojë dhe duhet rrenue nga pushteti ashtu sikur duhet rrenue kishat e kohes së Millosheviqit) me të cilat atdheut i kemi dhanë pamjen e Afganistanit të talibanve.
Por e keqja ma e madhe asht se neve ushtrohemi dhe betohemi në ALLAHUN  se do bajm aksione terroriste kunder ushtrisë amerikane dhe kunder evropes prendimore sepse ato kjenkan të krishtena. Per këtë ju referohem rasteve të mirnjohuna të arrestimeve të terroristve islamik në mesin e të cilve kishte edhe shqipfolësa.
A jeni juve vertet njerz të cmendun apo jeni "patriota" primitiv dhe injoranta fatzi?!

Selim Hasanaj
Sarpsborg- Norvegji
07.09.2009


(Vota: 23 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora