E premte, 29.03.2024, 07:25 AM (GMT)

Kulturë

Gomari - Qytet brenda spitalit - Aty ku lemeria ka emrin qejf

E diele, 16.09.2007, 08:00 PM


Gomari nuk ha mish gomari

Mishi i gomarit më në fund mbëriti edhe në disa lokale luksoze.
Kjo është arsyeja që tani njerëzit nuk i drejtohen më njëri-tjetrit me titullin e lartë: gomar. Paskan nisur ta kuptojnë se sozia e tyre, ka dy vlera më shumë se vetë ata, punën dhe mishin. Gomerët me dy këmbë, e dinë se mishin e tyre as hienat nuk e hanë dot. E shumta, janë mish për top vetëm i politikës.
Në shumë vende të botës, mishi i gomarit është i preferuar në restorante. Në një film italian, vajza i thoshte të dashurit të saj në telefon: “Kërriçi im i vogël! Sonte të pres në “Prima d’Amore”, se do të jap dy biftekë gomari”!
Drejt Italisë, nga vendi i shqiponjave dhe gomerëve, është eksportuar vazhdimisht ky lloj ushqimi. Peqini dhe Kavaja janë kryeqendrat e prodhimit dhe eksportit. Për frymë popullsie ne zemë vendin e parë në prodhimin e gomerëve. Hajvanologët shqiptarë kanë hyrë në tratativa me hajvanologët italianë për të furnizuar me këtë mall disa nga restorantet më luksoze në Itali. Edhe vajza e filmit, mbase me gomar shqiptar e ka qerasur të dashurin e saj, përderisa në një sekuencë seksi ai vazhdimisht pëlliste…
Thonë se, gomari nuk e ha mishin e gomarit. Ndërsa tek ne, ngrënia e tij ende nuk dihet se çfarë efekti jep. Pronarët e këtyre lokaleve, duke dashur që t’i fusin në gjak klientëve një nga cilësitë e gomarit, punën, bëjnë efekt të kundërt. I ndihmojnë të mbeten vetëm nga trutë të tillë, sepse dëshira për punë, u largohet më shumë.
Sidoqoftë, hajvanologët kanë shpresë se mishi i gomerëve në restorante dhe shtëpi, ka të ardhme të ndritur, përderisa gomarëngrënësit janë vetë të tillë.
 
Qytet brenda spitalit

Territori i Qendrës Spitalore Nënë Tereza, është kthyer në një parking të vërtetë.
Madje aty kullosin lopë, dele, gomerë dhe derra. Disa miq të mi kanë vite që e parkojnë makinën, ditën dhe natën, në territorin e këtij spitali. Nënë Tereza, thonë ata të drejtorisë të kësaj Qendre, ka qenë Shenjtore dhe zemra e saj ishte e gjerë për njerëzit, bile me gjithë makina, kuaj, gomerë, lopë, dhi e dhen.
Kjo është arsyeja pse drejtoria e këtij spitali mban të hapura portat për çdo automjet që lëviz në kryeqytet, që nga ato me naftë, benzinë, gazoil, e deri tek ato me bar e plehra, sepse kërkon të ruajë emrin e saj të mirë. Raporti me të sëmurët është tre me një. Pra, një i shtruar dhe tri makina të parkuara.
Drejtoria po merr masa që të ngrejë brenda territorit, pika servisi, lavazho, dhe të punësojë policë trafiku. Edhe për ata që ruajnë çiftet nga Kodrat e Liqenit, ka punë sa të duash gjatë mbrëmbjes në territorin e këtij spitali. Sapo bie nata atje kërcet seksi. Pacientët brenda pavioneve bërtasin nga dhimbja, ndërsa jashtë, populli bërtet nga qejfi. Është pikërisht momenti kur nis bërtet edhe hoxha, si bekim për orgjitë. Aty ka kambistë, shitës ambulantë, sekserë, llustraxhi, berberë, dhe njerëz që me kominoshet e punës pushojnë në shtrat të sëmurit, ndërkohë që ky i fundit, me bizhama si zebra, bëhet tapë në klub me shefin e pavionit…
Rrugët e brendshme të këtij spitali, do të marrin së shpejti emrat e gjithë drejtorëve dhe Ministrave të Shëndetësisë që kanë meritë në këtë katandisje. Emri i një shenjtoreje prandaj i është vënë, që djajtë me bluza të bardha të fitojnë sa më shumë. Me këtë emër thërritet edhe aeroporti shqiptar, vendi ku fluturon dhe zbarkon krimi i çdo lloj marke. Sa herë njerëzit duan të mbulojnë pisllëqet e tyre, fshihen pas emrave të njerëzve humanë.
Meqë bota ka spitale brenda qytetit, edhe ne bëjmë qytet brenda një spitali. Bile, qytet me dhimbje dhe qejfe.
 
Aty ku lemeria ka emrin qejf

Udhëtarët që kalojnë mbi Tiranë me linja ajrore, e njohin kryeqytetin nga një gropë e madhe, simbol i kryeqytetit tonë. Anglia ka Big Benin, Franca kullën Eifel, Amerika Statujën e Lirisë, ndërsa ne, Gropën e Hajdin Sejdisë. Gropa legjendare i ka qëndruar kohërave. Pas pak vitesh ajo do shpallet Monument Kul*****.

Çfarë nuk thuhet për të! Një pjesë thonë se është pronë e atij burrit kosovaro-zvicerian, që e thërrasin Hajdut Sejdia, të tjerë se e kanë marrë pronarët dhe nuk bien dakort për çmimin e shitjes, e të tjerë se, gjysma e saj është e dervishllerëve. Kjo gropë, ka dhe një simotër të vogël pranë stacionit të autobuzave që nisen për Kombinat. Të dyja janë kthyer në WC publike, shtëpi publike, hotele publike, plehra publike dhe, sigurisht marrëzi publike.

Banorët rreth e qark këtyre gropave, të tregojnë kaseta të filmuara në mes të ditës, duke bërë seks, gjashtë ish burra me një ish grua, dhe pesë ish gra me një ish burrë. Lemeria aty ka emrin qejf, porno, lezbizëm, homo dhe striptizëm. Aty përmjerin-aty bëjnë seks. Orgji e vërtetë! Kudo, këto marrëdhënie kryhen në ambiente luksoze dhe romantike, që nga kati i parë e deri në të tetëdhjetin. Ndërsa në mes të kryeqytetit shqiptar, këta intektualë të pavarur dhe paparti, shfryjnë epshet shtazarake në një gropë pranë fekaleve të tyre. Të rrethuar me mur nga Bashkia, banorët e saj duken sikur u thonë njerëzve të veshur me sqimë, pushtet, imunitet dhe pasuri: kjo bordello natyrale, në fund të fundit shërben për të bërë po atë qejf që bëni edhe ju mes luksit. Me djersën tonë ju jeni atje, nga ligësia juaj ne jemi këtu.
Edi Rama duke qenë i gjatë, pranë murit rrethues i shikon këto skena çdo ditë nga dy këndvështrime, si artist dhe Kryetar Bashkie. Në të parin i duket si vepër e arrirë e nudizmit natyralist, ndërsa në të dytin, se nuk ka mbajtur të vetmin premtim që u ka bërë zgjedhëzve të tij, të fuste në të 70 përqind të klasës politike! Gropa e Hajdut Sejdisë me thesaret brenda vetes, është tamam si jeta që zhvillohet mbi gropë.
Arkeologët e ardhshëm, do të mbrojnë doktoratat me prezervativët e zbuluar. Brekë, sytjena, dhe kuleta të boshatisura, do të jenë reliket e kohës së sotme. Hajvanë të etur në atë gropë, që nuk dinë as se ku e kanë futur penisin, në vaginë apo në prapanicë, lënë për arkeologët thesaret e qytetërimit të tanishëm. Por ata, asnjëherë nuk do ta kuptojnë se të tillë thesare krijojnë vetëm ata që ne i thërrasim me gjuhën mjeksore penis, ose atë popullore…
 
Narkopleqtë

Në një fshat të rrethit të Korçës, para disa muajsh, policia zbuloi1400 rrënjë bimë narkotike.

Por fshati është i banuar vetëm nga pleq mbi 70 vjeç dhe, policia e ka patur të vështirë t’i arrestojë. Një fshat që të kujton filmin “Një hektar qiell”, ku interpreton M. Mastrojani. Por këtu kemi 4 hektar kanabis sativa.

Përfytyroni një fshat të tërë që mbjell, kultivon dhe, tregton kanabis sativa. S’ka më bukur! Djemtë janë refugjatë në Greqi e Itali, ndërsa baballarët punojnë për ta.

Pleqtë e mbjellin dhe i bëjnë shërbime bimës, pa e ditur destinacionin e saj. Ndërsa djemtë që i paguajnë për këtë punë u thonë se, ajo përdoret si lëndë e parë për të hequr rrudhat, rinuar, e zgjatur jetën. Dhe pleqtë e gjorë që, çdo mëngjes shohin më parë me bisht të syrit varrezat e fshatit pastaj rrezet e diellit, i kanë besuar. Për këtë marrin edhe shpërblimin.
Ky zbulim i policisë shqiptare i ka shokuar pleqtë, të cilët çdo mbrëmbje pranë burimit mbi një kodër, kishin nisur t’u këndonin të gëzuar plakave mes atij prodhimi të bollshëm:
Ç’u bëre moj qerrateshë,
E mbushur me nur nga ky vreshtë,

Djemtë i thonë kanabis sativa,

Vdeksha, një gotë po s’e piva!

Për të rifituar rininë mjafton të përsërisësh çmenduritë, thotë poeti homoseksual Oskar Uajlld.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora