E premte, 29.03.2024, 01:39 PM (GMT)

Mendime

Shaban Peraj: Mbeturinat e komunizmit

E diele, 06.09.2009, 04:59 PM


Mbeturinat e komunizmit

Nga Shaban Peraj

 Si çdo shqiptar tjetër që në këto momente nuk do të dëshironte të ishte në lëkurën e mbeturinave të komunizmit edhe unë kam shqetësimin tim me ate çfarë po ndodhë në Shqipëri, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Një problem ky fundamental për politikën shqiptare që ka kapluar tërë opinionin e që prek në interesin e përgjithshëm kombëtar të ndihmuar nga mediat të cilat fryejnë problemin e një personi të vetëm a thua se ai na qenka shpëtimtari ynë, në një kohë kur është e qartë se nuk i shërben situatës politike të krijuar. Përkundrazi, nuk ka mbetur më “shqiptar e shqiptare” që nuk është ngopur me zërin e tij prej megafoni dhe me talljet që u bënë “qorrave e shurdhëmemecëve” të tij, që hudhen nga vet dora e tij atje ku askush nuk do të dëshironte. Të kota ishin deklarimet e tia gjatë fushatës elektorale se gjoja do të ndryshojnë “shqiptarët e shqiptaret”, pa ndërmarrë ndonjë iniciativë konkrete për të zgjidhur hallet e tyre. Halli i vetëm i tij paska qenë dhe është ruajtja e karrigës së kryetarit të partisë që i takon si dhe vazhdimi i koncepteve komuniste, gjë që është e qartë edhe për ata langojë që i mbajnë krahun. Ky dhe langojt e tij harrojnë se në jetë ka tre elemente të rëndësishëm që mbajnë gjallë kombet: feja, urtësia, arma. Urtësinë mund ta interpretojnë si përvehtësim të filosofisë duke e lidhur atë ngushtë me jetën, duke harruar se bota është një vend prove ku çdo gjë zë vend sipas kuptimit me anë të përvojës dhe vlerave të fituara. Atij këtu i ka mbetur ora, përvoja e tij është ajo e kohës komuniste, ndërsa vlera nuk ka pasur e nuk ka çka i bënë langojt e tij të strumbullohen nën një çadër që nuk hapet kurrë. E kaluara ka dhënë prova të mjaftueshme, por nuk duhet lënë gjë mangut në provat dhe vlerësimet e reja që informacionit t’i ruhet saktësia dhe pjelloria.
Si parim për qeveritarët e lartë janë ndjeshmëria dhe ndjenja e përgjegjësisë, në drejtuesit lokalë sigurimi i rregullit në jetën e përditshme, i sigurisë dhe i qetësisë, në gjykaterit paanshmëria dhe guximi qytetar. Këtu qëndron problemi i asaj që mundon “shpirtin” e këtij politikani e të një pjese të politikanëve komunist, pa pasur mënyra të justifikueshme për atë që sipas tyre “ndodhi në datën e 28 qershorit”. Ky person po edhe langojt e tij vazhdojnë edhe pas kësaj date të bëjnë gabime duke e kuptuar politikën vetëm në formën e partisë, propagandën, zgjedhjet dhe luftën për pushtet. Po çka i bënë këta të mos ndryshojnë konceptet shtet dhe pushtet?  Asgjë tjetër veçse e kaluara i ka mësuar me shembuj nga jeta dhe tablo mësimdhënëse. Ata nuk janë të aftë ta shohin dhe vlerësojnë mirë se “shqiptarët dhe shqiptaret” e kanë kaluar këtë provë, ata po shkojnë përpara drejtë Evropës për të zotëruar të nesërmen me sukses. “Shqiptarët e shqiptaret” nuk kanë kohë për të humbur duke i pritur këto të strumbulluar derisa të hapen, i përjetshëm është sundimi i të drejtës dhe drejtësis, të tjerat shkojnë e vinë, është jashtë çdo diskutimi se në të ardhmën do të dalin fitues! Prandaj, politikën më të madhe duhet kërkuar në anësimin ndaj të drejtës e drejtësisë...
Të thuhet se u manipuluan zgjedhjet, se u përdorën standarde të dyfishta, se pati koalicione të mshefta parazgjedhore, se mu vodhën votat, se... u përzie në punën e atdheut dhe kombit është marrëzi. Atdheu dhe kombi nuk mund të jenë vetëm të një pesoni apo i strumbullarve që nuk shohin më shumë se deri te praku i derës. Prandaj kërkohet sinqeritet, besueshmëri ndaj njëri-tjetrit për të mirën e përgjithshme, ku politikën në nivel nuk duhet kërkuar me servilizëm dhe postet e fituara me hipokrizi dhe as në popullaritetin artificial të shtënë në dorë me shtytjen e një sërë strukturash lokale të dyshimta të cilët as familjarët e tyre nuk i njohin mirë. Kështu ky garnizon komunist  duhet ta kenë të qartë se është një kuvend ku diskutohen qënia, vazdimësia dhe qartësia e kombit, dhe atje për çdo çështje të përcillet shqetësimi sipas detyrës dhe kompetencave të tij, atëherë kombi zotëron kuadrin administrativ dhe politikë me ideal. Kjo formë e veprimit siguron ardhmëri kombëtare, ndryshe duke u ndarë në kampe, do të thotë të mbyllesh sytë para shembjes dhe asgjësimit. Këtyre mjeranëve komunist të sotëm mund t’ju lejohet të bëjnë gabime për të hedhur vetën në rreziqe, por kurrsesi s’kanë të drejtë të sillen kështu në emër të “shqiptarëve e shqiptareve”! Duket se akoma nuk e kanë përvehtësuar pjekurinë e vet me çdo individë dhe kjo kërkon prej tyre që politika t’u dorëzohet personave më të informuar, më të aftë e largpamës. Për një komb nuk mund të përfytyrohet një fatkeqësi më e madhe se dorëzimi i punëve të shtetit njerëzve të paditur, të paaftë e miopë siç kërkojnë e dëshirojnë ta kenë nxënësit e nomenklaturës komuniste. Iku koha e atyre që pretendojnë për mbret, por as zëvendësve dhe pasuesve të tyre më të afërt nuk u lejohet të quhen sundimtar ose sulltan. Mbreti doli në shesh dhe u bë mjet shkatërrimi i atyre vlerave të demokracisë që kërkon koha dhe moment, me iluzione në shkretirë  si një çardak i varur gati në të rënë ku s’mund të dihet...por dihet se ata që përfillin parimet demokratike janë shumica e shqiptarëve të cilët mendojnë ndryshe nga mbeturinat e komunizmit. 


(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora