E enjte, 25.04.2024, 05:37 AM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Agim Çeku

E shtune, 05.09.2009, 07:47 PM


Halit Bogaj

AGIM ÇEKU

Në një kohë plot turbullirë

Përgatitej një errësirë

Kur Serbia keq tërbohej

Dhe në shpirt acarohej

2

Ishte msy në Kroaci

Për të prerë e për të gri

Për të shtypur njerëzinë

Për ta mbjellur fort çmendinë

3

Agim Çeku një shqiptar

Aksionin kish ndërmarrë

Të luftonte si pishtar

Në qytetin bregdetar

4

Mbronte ai një parim

Plot me zjarr e me kushtrim

Ish i qetë dhe praktik

Në beteja shumë stoik

5

Edhe Zoti i ndihmonte

Nëpër sulme përparonte

Armik ishte për Serbinë

Ngase mbronte fort lirinë

6

Dhe luftoi për Kroacinë

Sarajevën Dardaninë

Larg Kosovës për 10 vjet

Mallë i kish njerëzit e vetë.

7

Me atë shpirtin çlirimtar

Përherë ishte n’radhë të parë

Dhe shpresonte me plot bindje

Do të kthehej në vendlindje

8

Do të kthehej në atdhe

Të fillonte jetë të re

Dhe vërtet erdhi një ditë

Që aq gjatë e kishte pritë

9

Por ai Zot nuk kishte thënë

Që t’i gjente babë e nënë

Që të dytë i kishin vdekur

Me sy hapur ishin tretur

10

Sepse djali ish betue

Për të drejtën me luftue

Agim Çeku çlirimtar

Rol të madh ai kishte marrë

11

Të Luftonte për liri

Si në Bosne e Kroaci

Pastaj erdhi në atdhe

Nën këtë qiell mbushur me re

12

Kësaj radhe për shqiptarë

Fort luftoi si atdhetar

Me Flamurin kuq e zi

UÇK-së ai i ka pri

13

Me sukses luftës i printe

Me taktikat që i  dinte

Me taktikë e me nevojë

Në Kosovë sillte përvojë

14

Dhe armiku e përgjonte

N’Kroaci kur ai luftonte

Lirinë kishte ideal

Trimi ynë  - gjeneral

15

Edhe Bosnën ai e mbronte

Që Serbia e sulmonte

Kudo shkonte Agim trimi

Ku e thirrte atë kushtrimi

16

Ne na shtonte krenarinë

Kah luftonte për lirinë

Armiqtë tanë e përgjonin

Dëshironin ta ndëshkonin

17

Dhe e quanin ‘’terrorist’’

Sepse ishte altruist

E urrente mbarë Serbia

Por e çmonte Kroacia

18

Ishte bërë shumë heroik

Ballëpërballë me atë armik

Ishte bërë popullor

Me atë pushkë të zjarrtë në dorë

19

Pasi ishte me përvojë

Për atdhe ishte mburojë

Uniformën prapë e veshi

Dhe në brez armët i ngjeshi

20

Për dhjetë vjet ai sa luftoi

Shumë rreziqe tejkaloi

Shteti sllav kishte dëshrë

Ta dënonte pa mëshirë

21

Ndaj i thoshte ‘’terrorist’’

Beogradi shpirtfashist

Beogradi me sheshela

Me arkana kriminela

22

Dhe e ndiqte shpesh rreziku

Që buronte nga armiku

Shteti serb ishte përpjekur

Gjeneralin për ta ndjekur

23

Dhe një ditë në liri

Bëri  ai një gjest të ri

Kontributin që e dha

E ndërtoi ai një shtëpi

24

Një shtëpi për luftëtarin

Veteranin  çlirimtarin

Shembull ishte ai për ne

Si ndërtohej ky atdhe

25

Prandaj Çeku gjeneral

Me atë zemër sa një mal

Evokohet me dëshirë

Si një shembull shumë i mirë


(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora