E enjte, 25.04.2024, 07:29 AM (GMT+1)

Faleminderit

Baki Ymeri: Dr. Luan Topçiu dhe diplomacia shqiptare

E diele, 06.09.2009, 08:02 PM


Shqiptarët e Bukureshtit: Prof. Dr. Luan Topçiu

 

AMBASADOR I KULTURËS SHQIPTARE NË BUKURESHT

 

U lind në Pogradec të Shqipërisë, më 22 shkurt 1962. Pregaditje profesionale: Kreu Liceun Artistik “Jordan Misja” (skulpturë, Tiranë, 1980). Më 1987, në Universitetin e Tiranës kreu Fakultetin e  Filologjisë (dega Gjuhë-Letërsi). Kreu një Kurs pasuniversitar në Tiranë (gjuhësi shqipe-stilistikë), një Kurs tjetër pasuniversitar në Universitetin e Bukureshtit (Teori letërsie dhe letërsi e krahasuar (master). Gajtë viteve 1996-2000,  studjoi doktoraturën në Universitetin e Bukureshtit (Letërsi e krahasuar). Më 12 janar të vitit 2001, mbrojti tezën e doktoratës (Ndjenja e mallit në letërsinë e lëvruar dhe popullore shqiptare dhe rumune), me rezultat të shkëlqyer (Magna cum laudae). Përvojë pune: Mësues në shkollë të mesme në Pogradec, 1987-1988, Metodist në Kabinetin Pedagogjik Pogradec (1990-1992), Inspektor në Drejtorinë Arsimore Pogradec (1992-1994), Pedagog i jashtëm në Universitetin e Bukureshtit, Katedra e Gjuhës Rumune, ligjërata-seminare në kursin pasuniversitar „Gjuhësi rumune“ (master), Bukuresht (1997- 2004), Redaktor në gazetën “Albanezul” (Shqiptari), Bukuresht (1998-2001), Kryredektor i gazetës „Albanezul“ (Shqiptari), Bukuresht (2001-2004), Kryeredaktor i revistë „Shqipëria XXI“  (revistë e universitarëve shqiptarë të Rumanisë, Bukuresht, 2002-2004), Kryredaktor i revistës „Paradigma XXI“ (Bkuresht, 2004-2005), Profesor në Fakultetin e Filologjisë, Tiranë (2005/2006), Diplomat pranë Ambasadës së Shqipërisë në Bukuresht (Sekretar I), Bukuresht, që nga viti 2006.

Botime dhe studime: 1. “Ndjenja e mallit tek / Sentimentul dorului la/Asdreni, Poradeci, Kuteli“, Bukuresht 1999, Shtëpia Bot. FED. (botim dygjuhësh rumanisht dhe shqip, 240 faqe), 2. “Tekstualizëm dhe stil” (mbi poezinë e Lasgush Poradecit), Sh. Botuese Getic, Bukuresht 2000, 217 faqe. (Ribotim në Shqipëri 2004), 3. “Përmasa moderne në letërsinë shqiptare”, Shtëf. Botuese Flaka, Shkup 2001, 210 faqe, 4. Fjalor shqip-rumanisht, (41.000 fjalë), (bashkëautor) Shtëpia Botuese Polirom, Bukuresht 2003, 5. Ghid de conversatie roman-albanez  (bashkeautor) Shtëpia Botuese Polirom, Iasi 2002, 6. Paradigmele dorului in poezia romana si albaneza (paradigmat e mallit ne poezine shqipe e rumune) Shtepia Botuese Cartea Universitara, Bukuresht 2004, 7. Vetmia nostalgjike në poezi, Omsca-1, Tiranë 2005, 8. Oglinzi paralele/ Pasqyra letrare, Privirea, Bukuresht, 2007. Në proçes botimi: Antologia poezie albaneze, (antologji e poezisë shqipe në rumanisht), Tradita moderne (studime dhe ese për letërsinë shqipe)., Paradigma e paradigmave (përmbledhje me ese), Fjalor akademik Rumanisht –Shqip  (bashkëautor) (50.000 fjalë).

Libra me përkthime: Dora D`Istria një emër i harruar me pa të drejtë, Cristia Maksutovici, Bukuresht, 1997, (botim dygjuhësh rumanisht dhe shqip)  Shtëf. Botuese FED, Psalm, poezi, Visar Zhiti, Bukuresht 1997, Shtëpia Botuese Orient-Occident, (botim dygjuhësh rumanisht e shqip, në bashkëpunim), “Gënjeshtra të vërteta” Xheladin Hasani, Bukuresht 1999, Shtëpia Botuese Orient-Occident, (botim dygjuhësh rumanisht e shqip, në bashkëpunim), “Lëvizja Kombëtare Shqiptare” Dhimitër Polena, Bukuresht 2000, Shtëpia Botuese Deliana (botim dygjuhësh rumanisht e shqip), “Poema dyfishe, ”Karolina Ilika, poezi, Shtëpia Botuese Flaka, Shkup 1999, (në bashkëpunim), “Shtëpia ime rotullon qiellin“, Dhimitër Pojanaku, Bukuresht 2000, Shtëpia Botuese Diacon Coresi (botim dygjuhësh rumanisht e shqip), “Bata” Agim Isaku, roman në rumanisht, Shtëpia Botuese Polirom,  Bukuresht 2003, Elena Gjika dhe shqiptarët e Rumanisë, Shtëpia Botuese Çabej, Tetovë 2001, përkthim në bashkëpunim, Vjelja e purpurit, Dumitru. M. Ion, (poezi) Shtëpia Botuese Egnatia, Elbasan, 2002,  Putina moarte (Vdekja e pakët), poezi, Shaip Emërllahu, Editura Academiei Internationale Orient-Occident, Bukuresht 2002, Nu lasati raul sa moara (Mos e lini lumin të vdesë) Milianov Kallupi, Editura Academiei Internationale Orient-Occident, Bukuresht 2002, Antologji e poezise shqipe (rumanisht) në proçes botimi, Athinë, Greqi, Ruinele dragostei/ Rrënojat e dashurisë Afroviti Gusho, Shtëpia Botuese Orient-Occident, Bukuresht 2004, Ungjilli sipas Gjon Metaforës (botim shumëgjuhësh), Shtëpia Botuese Orient-Occident, Bukuresht 2004, O vara fara intoarcere roman i Besnik Mustafajt, Junimea, Jash, Cezar Ivanescu, Lojë dashurie, Ora, Tiranë, Funerale nesfarsite, roman i Visar Zhitit (Bukuresht).

Gjatë mbrojtjes së doktoratës, përveç komisionit përkatës, ishin prezentë në sallë kuadro universitare, studentë, veteranë të komunitetit shqiptarë, diplomatë rumunë dhe shqiptarë. Dr Luan Topçiu është pjesëmarrës me referate të panumërta në veprimtari shkencore ndërkombëtare dhe Fitues i Çmimit Ndërkombëtar “Valahia” për përkthime në Festivalin Netë poetike në Curta de Argesi, i nominalizuar për kritikë në konkursin “Penda e argjentë” për kritikë e organizuar nga Ministria e Kulturës në Tiranë, Anëtar nderi i Forumit “Weltoffen” me qendër në Vjenë dhe ambasador i kulturës shqiptare në Rumani. Komuniteti shqiptar dhe redaksia e revistës Albanezul (Shqiptari) përshëndet nga zemra fitoren e forcave demokratike në Shqipëri, duke shpresuar se Ministria e Jashtme do ta analizojë lutjen tonë në kuadër të këtij prezantimi bibliografik, që Zoti Luan Topçiu ta përfitojë gjatë kësaj vjeshte të drejtën qeveritare dhe presidenciale për ta përfaqësuar Shqipërinë në cilësi të ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Shqipërisë në Bukuresht. E meriton këtë post ngase ka përvojë diplomatike, i njeh rrethanat, i njeh gjuhët, e njeh komunitetin. Ambasadorët shkojnë e vijnë ndërsa komuniteti mbetet, por vlerat e tij shkojnë duke u degdisur. Ku janë ata që s’janë! Ku është Shtypshkronja Albania e Konstancës apo bijtë dhe bijat e rilindësve tanë! U degdisën Nikolla Naço, Asdreni, Visar Dodani, Aleko Vançi e dhjetra rilindës të tjerë, varret e të cilëve ende nuk i dimë, ngase diplomacia e deritanishme shqiptare nuk interesohej për varre por për pare.

(Baki Ymeri, kryeredaktor i revistës Shqiptari)

 

 

 

Mikpritje shqiptare ne ambasaden shqiptare te Bukureshtit (Dr. Luan Topçiu, i pari nga e majta)
Mikpritje shqiptare ne ambasaden shqiptare te Bukureshtit (Dr. Luan Topçiu, i pari nga e majta)

 

Xhelku Maksuti, Maria Gusho, Luan Topciu
Xhelku Maksuti, Maria Gusho, Luan Topciu



(Vota: 12 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora