E merkure, 24.04.2024, 02:14 PM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Lutje lidërve tanë

E premte, 04.09.2009, 09:17 PM


LUTJE LIDERËVE TANË

Nga Halit Bogaj

Ky popull i shkelur me shekuj nga armiku ynë i urryer dhe i pashpirtë, pas votës së lirë që ia dha parisë së vetë, i lut të gjithë ata që të qetësohen nga zënkat e tyre personale të  cilave po ua shohim  sherrin të gjithë ne.

Ju lusim me lutjet më të fuqishme njerëzore që ta ndalni hovin e juaj të papërmbajtur dhe të tregoni sadopak tolerancë, mirëkuptim, kulturë dhe virtyte tjera pozitive çfarë i ka hije popullit tonë të vuajtur dhe të rraskapitur i cili po ju vështron pandërprerë dhe po çuditet me juve se çka qenkeni në gjendje të bëni për interesa personale dhe kolltuqe! Ju lusim me lartësinë më të madhe të ngritjes së zërit tonë popullor që të bashkoheni dhe t’i leni anash ato ndasi të çmendura dhe shumë të dëmshme të cilat sjellin ujë vetëm në mullirin e tjetërkujt, siç e pamë gjatë atyre ditëve të zënkave dhe grindjeve të dy liderëve të dy partive të cilat i përkasin krahut të luftës dhe për të cilat populli po pyet dhe po thotë:’’Pikërisht këta më së paku paskan luftuar për atdhe’’dhe me të vërtetë në saje të asaj që po  shihet po del e qartë thënia e përmendur, duke u argumentuar edhe më tepër vërtetësia e saj!

Një ditë prej ditësh hyra në sajtin e B-92-shit dhe desh u çmenda nga inati kur e pashë të shkruante:’’Janë zënë mes vetes lideret kosovarë, duke e akuzuar njëri tjetrin’’!. O Zot thashë, sa i gatshëm është armiku ynë për ta përcjellur çdo lëvizje të vendit tonë. Kjo është kur njerëzit lakmitarë me veprimet e veta destruktive ia humbin vleren edhe vetevetes duke mos menduar me larg dhe për te ardhmen sa më të mirë të këtij vendi. Natyrisht, edhe te huajt kur ta shohin një grindje kaq te madhe midis liderëve tanë / për të cilët mendonim se vërtet kishin luftuar për atdhe/, atëherë ata/të huajt/ me të drejtë do të japin vlerësime shumë negative dhe njëmend sikur po harrojmë se akoma jemi pranë gojës së ujkut i cili nuk flen për asnjë çast.. Në kohën kur e pata shkruar këtë artikull patëm marrë lajmin se në Bullgari e kishin burgosur ish kryeminstrin Çeku ,që do të thotë se çka janë në gjendje të bëjnë konjukturat me shpirt sllavokominist të cilat janë përherë aktive dhe kundër pavarësisë së Kosovës . Ne e diinim se Çekun nuk guxonin ta ekstradonin në Beograd bullgarët/natyrisht pasiqë funksionon telefoni i kuq i Xho Bajdenit/,por mjaftonte ndalimi, burgosja ose si ta quajme ndryshe. Prandaj liderët e dy partive tona/pra krahu i luftes/duhet ta kuptojne njëherë e përgjithmonë se çfarë dëmi kolosal mund t’i sjellë Kosovës zënka e tyre, mjerisht aq e frustruar dhe inatçore/fatkeqësisht siç dimë të veprojmë ne shqiptarët/ por edhe fatbardhesisht ngase si duket ata e panë dhe u terhoqën nga akuzat e tyre reciproke personale.Gjithashtu ata janë bërë bajat dhe primitiv duke i thënë njëri tjetrit para opinionit’’Po rren njëri’’ po’’rren tjetri’’, duke u krijuar situatat që të mos i besojmë as njërit as tjetrit! Nëse tërheqja e tyre është e vërtetë dhe e sinqertë atëherë tek populli dhe elektorati i tyre do të marrin nota shumë pozitive e pse jo edhe simpati te reja, sepse vetem me shembuj pozitiv do të përfitojnë. Se përse e kam humbur unë besimin në LDK, ishte rasti  eklatant i ndarjes së saj, tradhëtia e saj ndaj idealit të Presidentit tonë historik dhe nepotizmi i saj, siç është rasti i hamitëve në çdo vend të rëndësishëm të jetës sonë shoqërore. Prandaj prapeseprapë u kthyen disa shpresa të venitura që  i kishim dhe i kemi tek liderët tanë të sotëm të cilët duhet të shikojnë dhe të ecin përpara në drejtim të së ardhmes sonë më të ndritur dhe inkuadrimit tonë sa më të shpejtë në strukturat evroatallnatike, siç shprehej Presidenti ynë legjendar dr. Ibrahim Rugova, me emrin e të cilit është e lidhur e sotmja dhe e nesërmja jonë e lumtur.Liderët tanë duhet të mendojnë në mbarëvajtjen e popullit tonë dhe t\’i lënë anash zënkat më lart të theksuara, por edhe ta prekin pak  kokën për diferencat aq të mëdha të  ardhurave personale mes udhëheqësisë dhe ta zëmë, mjekëve ose arsimtarëve .Ato diferenca , siç e dimë janë shumë të mëdha dhe herëherë astronomike ne raportet e thesksuara.Kjo popullin e irriton edhe më tepër, por si duket këta udhëheqës po e shfrytezojne përherë gjendjen e brishtë të pavarësisë së Kosovës në mënyrë që të mos ngriten masat popullore në këmbe për t’ua treguar atyre qejfin


(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora