Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hajdin Islami: Gjatë këtij muaji vendoset shtatorja e Bill Clintonit në Prishtinë

| E enjte, 03.09.2009, 06:47 PM |


 Kjo është shtatorja e Bill Clintonit që do të vendoset në Prishtinë, para se të bronzohej, ndërsa tani ajo është e bronzuar.
Kjo është shtatorja e Bill Clintonit që do të vendoset në Prishtinë, para se të bronzohej, ndërsa tani ajo është e bronzuar.
Gjatë këtij muaji vendoset shtatorja e Bill Clintonit në Prishtinë


Nga Hajdin ISLAMI, VUSHTRRI

PRISHTINË, 3 SHTATOR 2009-Gjithçka është gati për vendosjen e shtatores së ish-Presidentit Bill Clinton, e cila do të vendoset në Bulevardin “Bill Klinton” në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.Shoqata “Miqtë e Amerikës” në Prishtinë,ka njoftuar se shtatorja do të vendoset në vendin ku momentalisht ndodhet panoja e ish-Presidentit Clinton. Vendosja e saj pritet të bëhet këtë muaj. Kryeministri Hashim Thaçi, në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës,ka njoftuar se Qeveria i ka ndarë tridhjetë mijë euro për organizimin e këtij manifestimi. Shtatorja peshon 900 kg dhe është e gjatë 3 metra. Po ashtu bazamenti ku do të vendoset kjo shtatore është 3 metra.