E premte, 19.04.2024, 06:01 PM (GMT+1)

Editorial

Golgota e një populli martir në retrospektivë

E diele, 16.09.2007, 05:01 PM


Nga Albert Vataj

Albert Vataj
Një libër bëhet shkas të tubojnë në Tiranë shqiptarë nga të gjitha trojet etnike. Një libër i një autori të njohur kosovar ka përcjell në një ditë të vetme, përmes referatesh dhe kujtimesh nga flakadani i luftës për liri mesazhin e pavarësisë së Kosovës, si i vetmi opsion për statusin përfundimtar. Eposi i korifejve të luftës së Kosovës, kryeheroi i kësaj lufte për liri e mëvetësi, Adem Jashari, ka behur me gjithë madhështinë e tij përmes episodesh dhe kujtimesh të familjarëve të pranishëm. Aktiviteti promovues i një libri dhe nderimi për të rënët në luftën e Kosovës u përcoll në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Pjesëmarrja, vëmendja mediatike dhe oratoria profesionale u bëmë mbartës të një kurajoje për të kontribuar sekush në mënyrën dhe mundësitë e tyre që ëndrra kosovare të bëhet realitet. Akti i krijimit artistik-letrar është mjaft i veçantë dhe specifik, gati-gati i pashpjegushëm për autorin e librit "Nga Shqipëria në Shqipëri. Ai, në rrethana dhe momente të caktuara, sikur vjen vetvetiu, të fanitet, të mbërthen fuqishëm e të shtërngon fort deri në shpërthim. Madje, po nuk qe i gatshëm për ta pranuar e shfrytëzuar me kohën, ka gjasa të ikën me vrape të të lërë fare, ashtu gojëhapur. Krahas librave të tjerë, të bërë brenda këtyre viteve, herë pas here janë shpërthime të çastitjanë shtytësit kryesor. Gjithashtu dhe përfshirje nga shtjellat e rrethanave dhe impresioneve gjurmëlënëse të këtij kulmi historik që kaloi Kosova mëtojnë hapat e parë të krijimit. Të tjera janë ato që janë mishërim i shpirtit, i gjendjeve të epërme. Me këtë komfort ka ardhur dhe libri i fundit "Nga Shqipëria në Shqipëri" i autorit kosovar Bedri Tahiri. Ndjenja kombëtare, golgota e popullit martir të Kosovës, episodet që u bënë fanar të luftës për mëvetësi, korifejt e historisë së Kosovës, tragjizmi dhe fataliteti që ngërtheu fatet e një populli, përbëjnë fillin që përshkon fyndekrye librin. Ky shkas ka motivuar organizatorët e dy grupimeve, asaj sindikaliste dhe të ish-të përndjekurve dhe ideatorin Fatmir Hoxha të organizojnë dje në Tiranë në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar një promovim dinjitoz, në të cilin morën pjesë personalitete të politikës dhe letrave nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi. Oratorët vlerësuan këtë libër si mjaft të rëndësishëm për kohën në të cilën ndodhet fati i Kosovës. Duke qenw një ditar i faqeve të kwsaj historie ai kontribuon në një vlerë të re të ndërgjegjësimit, të forcimit dhe të një konfigurimi më plazmues për të luftuar deri në fund.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora