E premte, 19.04.2024, 12:05 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Gjahtarët e posteve

E merkure, 02.09.2009, 09:25 PM


Gjahtarët e posteve

Nga Gjon KEKA

Zhvillimit i demokracisë që nga fillimi i saj para 2400 vjetësh në Greqinë antike e këndej ka kaluar nëpër sfida të mëdha, por edhe të suksesit të saj të madhë në të gjitha vendet ku ajo është rrënjosur dhe ka lulzuar duke i dhënë kështu kombeve fytyrën e vërtet të shtetit jurdikik dhe demokratik.Tani në shekullin XXI demokracia ka tejkaluar parashikimet e saj të zhvillimeve ,sepse ajo në disa vende është bërë djep i lirisë dhe barazisë ndërsa në disa vende të tjera që vetëm sa ka filluar të fut rrënjë është bërë një nënë që ushqen nga gjiri i saj ,që mëson lirinë dhe barazinë kombeve ,sidomos atyre ne tranzicion që kanë dal nga sistemet komuniste dhe totalitare.
Pra duke parë zhvillimet e saj kohore ,sfidat dhe arritjet e saj ndër kombe mund të thuhet se demokracia tani nuk është më një gjendje, por një detyrë permanente dhe se suksesi i saj varet kryesisht nga institucionet dhe proceset, e para së gjithash nga angazhimi i elitës politike dhe qytetarëve në proceset e saj të rëndësishme drejt së ardhmes.Sidoqë të jetë zgjedhjet që do zhvillohen më 15 nëntor të ketij viti në Kosovë edhe pse jo në përputhje me dokumentin bazë të emisarit Martti Ahtisaari dhe kushtetutës së vendit ,shpalosin një fytyrë të re të politikës Kosovare por pa asnjë alternative reale ngase te gjitha partitë që janë në Kosovë e kanë provuar dikush më lartë e dikuh më poshtë pushtetin.Duke vrejtuar thellë mungesën e demokracisë si brenda institucioneve ashtu edhe të partive politike në Kosovë lenë pakë hapësirë për të dëshiruar e të shpresohet se Kosova do dal me inovacione dhe alternativa te reja nga partitë politike ,sepse të gjithë janë konsumuar , dhe se aty ku mungon demokracia e brendshme aty mungon edhe fryti i inovacioneve , alterantivave, lirisë,transparencës dhe barazisë politike.
Partitë politike në Kosovë duhet të jene pjesë përbëse dhe element thelbësor i demokracisë në shoqerinë e saj të re të një shteti të mbykqyrur nga bashkësia ndërkombëtare.Meqë partitë në Kosovë janë të dala nga vetë shoqëria e brendshme,atëherë ato duhet te zhvillojnë demokracinë dhe të njohin e mësojnë rolin e tyre si përfaqësues apo ndërmjetës të interesave të popullit dhe vullnetit qytetar. Demokracia brendapartiake është kusht që partitë politike në Kosovë,të perceptojnë funksionet në sistemin politik Kosovar,sepse pa një strukturë të brendshme demokratike, partive politike të Kosovës do t‘ u mungoj legjitimiteti në lidhje me pozitën e tyre të rëndësishme në demokracinë e re në gadishullin Ballkanik.
Duhet ditur partitë politike në Kosovë se ato për t‘i ofruar diçka te re ,një alternativ për zjgidhjen e problemve qytetare të harrojnë mbushjen e xhepave me lekë, t‘i braktisin gënjeshtërat e kulluara sepse pikërisht partitë që i kanë grabitur popullit të saj vullnetin me gënjeshtëra tani duhet të zotërojnë rregullore dhe programe reale e serioze,sepse qytetarët e Kosovës janë ngopur nga premtimet boshe dhe kanë humbur besimin në çdo partitë që sotë ekzistonë në Kosovë me përjashtim simpatizantët që janë të rregullt e ata ose janë sipas rajoneve nga vijnë liderët dhe përfaqësuesit e tyre ,këta me kënaqësi e mbajnë samarinë edhe përkundër zhgënjimeve që vijnë si rezultat i keqmenaxhimit me fatin e tyre dhe të ardhmen.Ndërsa demokracia brendapartiake është e domosdoshme për rritjen e rëndësisë së qytetarëve të Kosovës të angazhuar politikisht në partitë politike në Kosovë. Shteti i mbykqyrur i Kosovës që gjoja pretendon të bëjë pjesë të saj demokracinë,lirinë,barazinë etj etj, nuk mund të qeveriset nga partitë politike me struktura jodemokratike,të llojit të diktaturës moderne ,sepse siç shohim sot realitetin në rrafshin e partive politike në Kosovë shumica prej nga janë edhe thirren në bazë të epiteteve të liderit ndërsa anëtarësia e thjeshtë mbeten vetëm kufoma të gjalla të kartotekës,por pa asnjë ndikim në vendime dhe në detyrimet e pashmangshme të objektivave të demokracisë moderne e që në fakt kjo demokraci moderne ende nuk është pjesë e jetës së institucioneve dhe sistemit te përgjithshëm politikë të shtetit te mbykqyrur të Kosovës.
Gjithashtu është shumë e rëndësishme që për t‘iu shmangur mosinteresimit për partitë politike në Kosovë nga ana e qyetarëve të cilët janë zhgënjyer thellë dhe kjo parasëgjithash është një e vërtëtë ,atëherë partitë politike në Kosovë duhet të zgjedhin në mesë një proces reformimi të thellë e rrënjësor, ose një fundi të heqjes dorë nga politika dhe mashrimi qytetar,edhe pse ky fund i partive politike të Kosovës akoma nuk duket tani ,por që do të ndodhë gjithësesi një ditë. Demokracia brendapartiake shërben si mjet për plotësimin e hendekut mes udhëheqjes partiake dhe bazës së saj.Gjithashtu demokracia brendapartiake nënkupton gjithashtu që grupet përkatëse brenda partive politike në Kosovë, kontradiktat dhe mospajtimet e tyre t'i zhvillojnë në mënyrë publik sepse kjo do i ndihmonte demokracisë së brendshme partiake dhe do i zhvillonte e zgjeronte kapilarët e saj për të synuar pushtetin dhe materializimin e projekteve të propozuara në zgjedhje.Ndërsa në këtë rast tek një demokraci siç është e re dhe ende fëmijë në ballkan e veçanërisht në Kosovë ,në partitë politike të Kosovës, por edhe në elektoratin e saj, ekziston besimi se shfaqja e hapur e konflikteve brendapartiake do të tregonte dobësinë, pabesueshmërinë dhe mungesën e unanimitetit të partive politike të Kosovës cilado qoftë ajo.Kjo në fakt nuk qëndron në asnjë mënyrë sepse pikërisht ato parti politike në Kosovë që nuk i fshehin diferencat e tye të brendshme, jo rrallë konsiderohen te përçara dhe te ndara.Ndërkaq ajo që u cek më lart mund të ndodhë vetëm në raste ekstreme edhe atëherë nëse pozicionet e ndryshme qëndrojnë aq larg njëra-tjetrës, saqë ato t'i tejkalojnë energjitë e politikanëve dhe mosmarrëveshjet brendapartiake të mposhtin pikëpamjet programore të partive politike. Sidoqoftë diferencat brendapartiake në Kosovë në një mëyrë apo tjetër duhet që të stimulojnë shumë më shpesh diskutimet politike dhe forcojnë muskujt partiak duke bërë kështu partitë politike një fuqi që veprojn dhe ndikojn në masën ,por duke mos harruar qe t‘i plotësojn premtimet dhe vullnetin e popullit të saj,që është një çmim dhe besim edhe për të ardhmen e tyre Durimi dhe mosfshehja e tyre në emër të ruajtjes së unitetit partiak mund të jetë shenjë e fuqisë dhe e dinamikës së partive poltike në Kosovë duke terguar kështu fytyrën e vërtet përballë masës që pret.
Ndërsa sa i përket patronazheve të posteve thuhet jo rrallë herë se partitë politike në Kosovë e kanë zgjeruar shumë pozitën e tyre të rëndësishme në institucionet e shtetit të mbykqyrur të Kosovës dhe ndërkohë luajnë rol dominant në pushtetin e tyre politik dhe institucional, rol që në fakt nuk iu takon asesi. Për të argumentuar këtë qëndrim mund vetëm t‘i hedhim një vështrim realitetit të sotëm të partive politike dhe pushtetit që përfaqësojnë partitë politike në Kosovë, pothuajse asnjë post në institucionet e Kosovës apo edhe gjetiu nuk mund të zihet pa pasur teserën partiake të partive që kanë pushtetin aktual në shtetin e mbykqyrur të Kosovës. Problemi i patronazhit të posteve dhe pozitave te pushtetit të partive politike në Kosovë është i tepruar dhe se ka shkaktuar kompleksitete të mëdha dhe një lëmsh problemesh duke marrë partitët që arrijnë në pushtet epitetin e demokracive partiake apo shtetit të partive në kuptimin ironik e negativ, duke humbur kështu në tërësi demokracinë e mirëfillt dhe fytyrën e saj të vërtët. Duke u nisur nga kjo mund të nxjerrim edhe një element tjetër që është brengosës brenda partive politike dhe vetë shoqërisë në shtëtin e mbykqyrur të Kosovës,p.sh që prej se Kosova është bërë shtet i mbykqyrur, por edhe me herët ,mund të hasim këto elemente, se partitë politike në rast të marrjes së pushtetit politik ,postet e rëndësishme publike nuk ndahen në mënyrë përparësore sipas aftësive, por sipas teserës partiake.Nga kjo mund të themi se patronazhi i posteve dhe karakteri politik i qosheve të ngrohta mund t'i shkaktojë dëme zhvillimit të demokracisë së partive politike në Kosovë ,pastaj vetë institucioneve dhe ardhmërisë së shtetit të mbykqyrur të Kosovës. Po të merret seriozisht çdo shqiptar i Kosovës, bazuar në aftësitë dhe kualifikimin profesional, ka të drejta të barabarta në çdo post publik, atëherë, partitë politike në Kosovë edhe në interesin e tyre personal nuk duhet t'i mbyllin sytë para çrregullimeve të dukshme të cilat më vonë do ta qojnë shtetin e mbykqyrur të Kosovës në humnerë dhe vetshkatërrim.Dhe krejt në fund qëllimi i partive politike në Kosovë duhet të jetë që të mos vrapojnë si gjahtrët pas posteve por të lejojnë të konkurrojnë vlerat e mirefillta të shoqërisë dhe le te triumfoj aftesia,profesionalizmi dhe ekspertokracia.Sepse vetëm në këtë mënyrë shteti i mbykqyrur i Kosovës mund të dal nga gjendja e skllavërisë se saj te lumtur që jeton në mjerimin e saj institucional ,të keqmenaxhimit dhe të pasigurisë dhe rrezikut të përgjithshëm të shembjes së ndërtesës së saj ,sepse siç nënvizon shkrimtarja e njohur Maria von Ebner-Eschenbach "skllaverit e lumtur jane armiqte me te medhenj te lirise",nga kjo mund të themi se politikanët dhe popujt që janë mësuar të jetojn si skllavë të lumtur e që në anën tjetër e urrejn lirinë dhe nuk e duan atë bien në humnerë dhe mund t‘i ikën një ditë ardhmëria nga duart e tyre .Por për të dal nga kjo gjendje elita politike e Kosovës duhet së pari të lirohet nga zingjirët e saj të brendshëm të njoh të vërtetën dhe më pas ajo mund ta bëjë pjesë të demokracisë, lirinë e vërtete,barazinë dhe ardhmërin e saj të sigurt të integrimit në familjen Europian.Zgjedhjet lokale në Kosovë edhe pse janë jashtë asaj që parashikon dokumenti bazë i emisarit Martti Ahtisaari,këto zgjedhje megjithatë do jenë një provë se në që nivel të demokracise ,ekonomisë,sigurisë etj ka arritur Kosova si shtet i mbykqyrur ndërkombëtar.Por është një gjë shumë ë sigurt se populli i Kosovës tani më ka fitur një antipati ndaj partive politike sa që shansi që Kosova të kaloj këtë provë është i vogël duke ditur dhe parë zhgënjimin e thellë qytetarë si dhe problemet e shumta të grumbulluar si një lëmsh siç janë; moszhvillimit ekonomik,çështja e mjerushme sociale ,rreziku nga terrorizmi,pasiguria ,keqmenaxhimit ,korrupsioni etj etj ,e që në realitet këto janë pengës e madhe e zhvillimit të demokracisë, të ndërtimit të shtetit të mbykqyrur në mënyrë demokratike e jurdike të Kosovës dhe rrugës së integrimit në strukturat euroatlantike.


(Vota: 22 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora