Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


OJQ “Thirrjet e Nënave” kërkon identifikimin sa më të shpejtë të mbetjeve mortore

| E marte, 01.09.2009, 06:58 PM |


Shkruan: Hajdin Islami

PRISHTINË,1 SHTATOR 2009-Zëvendësministri i Ministrisë së  Drejtësisë së Kosovës,Arsim Janova vizitoi sot grevistet e Organizatës Joqeveritare “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova, të cilat, në oborrin e Zyrës për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore në Prishtinë, janë duke mbajtur grevë urie, me kërkesë të vetme, identifikimin sa më të shpejtë të rreth 400 mbetjeve mortore të cilat gjinden në hapësirat e këtij institucioni. Zv.ministri Janova i informoi grevistet se Ministria e Drejtësisë është duke bërë krejt çka është e mundur, në kuadër të kompetencave që ka, që identifikimi i tyre të bëhet sa më shpejtë. Po ashtu grevistet u njoftuar se Ministria e Drejtësisë është angazhuar që përkohësisht të rregullohet çështja e vendosjes së mbetjeve mortore, përmes projektit të filluar ditë më parë të quajtur  “Dhoma e ftoftë”, ku do të vendosen nëpër sete të veçanta secila mbetje mortore.