E premte, 19.04.2024, 03:34 AM (GMT+1)

Faleminderit

Mexhid Yvejsi: Fluturimi i fundit me dallëndyshet

E marte, 01.09.2009, 07:18 PM


FLUTURIMI I FUNDIT ME DALLËNDYSHET

DËSHMORES

YLLKA (AFRIM) DOMI
(1982-1999)

Fluturimi i fundit me dallëndyshet
nuk ishte i fundit,
por ishte Dëshira
për Dashurinë
për Bukurinë
për Lirinë e Kosovës…

Yllka e Gjakovës,
mos u shqetëso
Zoti lutjen e pranoi,
Pëllumbesha jonë,
për çupërinë
për djelmërinë e Kosovës…

Amaneti, Lotët,
Dashuria e Amshuar,
Kënga e Pranverës,
Liria, Lumturia, Malli,
janë kristale që nuk thyhen…

Nuk thyhet Dashuria,
Nuk thyhet Afrimi,
Nuk thyhet as Kosova
Përderisa jemi afër Zotit…

Përderisa jemi afër Zotit,
Fluturimi fundit
me dallëndyshet na pret
në tjetrën jetë,
sikur që je ti, vetë,
në Xhennet…

(Shënim: Yllka Domi u lind me 18 gusht 1982, në Gjakovë.
U vra me 7 maj 1999, në Gjakovë, nga forcat serbe. Trupi i saj , sikur i mijërave të tjerëve, u mbajt peng në gropa të Sërbisë.
U rivarros me ceremoni fetare-atdhetare, bashkë me dhjetë bijë të Gjakovës, me 23 dhjetor 20003, në kodrën e Çabratit të Gjakovës.

Yllka Domi ka qenë nxënëse e shkëlqyeshme, ishte besimtare, recituese e dalluar dhe valltare. Kishte prirje për poezi…Ishte çikë për hasret, bija e vetme e Dashurije dhe Afrim Domit, ish-kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës…)

Mexhid YVEJSI, Gjakovë


(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora