E premte, 19.04.2024, 08:33 AM (GMT+1)

Kulturë

Joshja e pavdekshme e Stan-it dhe Oli-t

E shtune, 29.08.2009, 10:18 AM


Në vitet e Depresionit të Madh, ata mbajtën gjallë të qeshurën, duke tejkaluar edhe vetë Chaplin-in. Nuk ka asnjëçudi që sërish sot, kur i shohim, nuk mund të mos harrojmëgjithçka që po ndodh, për t’iu dhënë sërish të qeshurave

Thuajse 100 vjet më parë,një djalë rreth të 20-venga Lancashir-i, me emrinArtur Stanley Jefferson, u ngjitnë bordin e një anijeje që dotë lundronte drejt Shteteve tëBashkuara, së bashku me njëtrupë komedianësh. Njeriu mëi veçantë i këtij grupi ishte ylli imuzikaleve londineze dhe quhej Charles Chaplin. Këta dy britanikërioshë do të ndryshoninpërgjithmonë botën e filmit dhetë humorit. Sa i takon Chaplinit,ai brenda dy viteve të paratë qëndrimit në Amerikë e gjetiveten shumë shpejt në artin eri që kishte lindur e që quhejkinema, ndërsa Jefferson-it përt’u bërë i njohur iu deshën edhe20 vjet të tjera dhe një emër i ri:Stan Laurel dhe takimi me njëOliver Hardy, që çimentoi mëpas edhe atë që konsiderohete sot e kësaj dite si çifti më imrekullueshëm i humorit i tëgjitha kohërave. Të gjithë nei kemi “zbuluar” Stan-in dheOli-n në televizor që në vitet efëmijërisë. Nuk mund të harrojmëtë qeshurat që na kanëfalur me veprimet e tyre, nëtë cilat humori ndërthurej memendimin dhe fabulën. Ata nakanë dhuruar të qeshura kolektive,në shtëpi apo me miqtë.Sot, në televizor, të pakta janëato shfaqje komike që mund tëpërcjellin humor e të qeshuratë njëpasnjëshme te të gjithëpjesëtarët e familjes. Veprimet“e trasha” të çiftit, dialogët ethjeshtë por plot humor, ishin dhe janë një joshje e menjëhershmepër më të vegjlit, por edhepër më të rriturit, sepse gjërat ethjeshta shijohen nga të gjithë.Ata vazhduan me mënyrën etyre të të bërit humor, edhekur të tjerë komikë nisën që tëluanin pjesë për të qeshur, pornë pozicione më të sforcuara.Laurel dhe Hardy ishin besnikëtë gjërave të thjeshta dhenjerëzore. Të shumtë janë ataqë e kanë cilësuar çiftin “fëmijënë trupa të rriturish”, përfaqësuestë kohëve me më shumëpafajësi e ku vlerat e thjeshtaishin më të mirat. Është e çuditshme që pjesën më të madhe tëveprimtarisë së tyre ata e patëngjatë periudhës së Depresionittë Madh dhe prohibicionizmit,që në fakt nuk ishin aspak kohëpafajësie dhe aq më pak gjërashtë thjeshta. Ata përfaqësonindjemtë e zakonshëm që nuk kishin as shkollim, as plane dheas shumë mend, e që megjithatëpërpiqeshin për të gjetur vendine tyre në jetë dhe përplaseshinme të gjitha vështirësitë dhe absurditetet e kohës, ereagonin sipas mënyrës së tyre,gjithmonë absurde. Kuriozitetifëminor i Stan-it që gjithmonështyp butonat ku shkruhet “Mose shtyp”, është kurioziteti me tëcilin kemi lindur të gjithë, por qëmë pas shoqëria me rregullat esaj na “e shtyp”. Ose pompozitetii Oli-t, një gjendje që të gjithë nëmomente të caktuara të jetës ezhvillojmë dhe e shfaqim, ështëkundërpërgjigjja ndaj presionitqë na bën shoqëria për të qenëuniform dhe të barabartë. Tëdyja sjelljet e sipërpërmendurajanë analizuar dhe pasqyruarvazhdimisht dhe në mënyra ngamë të ndryshmet e më qesharaketnë fi lmat e tyre. Por marrëdhëniames Oli-t dhe Stan-it mbetetmrekullia dhe arritja më e madhee çiftit. Ajo ishte një miqësi që urezistoi shumë ndërhyrjeve dheulje-ngritjeve dhe kjo dukej qartasnë ekran. Pavarësisht se atamund të ziheshin dhe e urreninnjëri–tjetrin për vdekje, në fundriktheheshin bashkë dhe ndoshtangaqë të gjithë e dinin këtë fund, ipëlqenin shumë. Ndryshe nga fi lmate Chaplin-it, komeditë e çiftitnuk ishin aspak të komplikuara.Stan Laurel ishte skenarist dheregjisor njëherësh i fi lmave dheatij i interesonte vetëm komedia.Ndërsa Chaplin ishte i dhënëedhe pas temave sociale dhepolitike. Fokusi i vetëm i Stan-itdhe Oli-t ishte t’i bënin njerëzitpër të qeshur. Ata u ndodhënedhe në tranzicionin e filmit,nga ai pa zë në filmin me zë.Këtë kalim, që ishte një sfidë evërtetë dhe e vështirë për shumëtë tjerë, ata e kaluan mrekullishtdhe mbi të gjitha ia dolën mbanëqë të ruanin edhe miqësinë mestyre. Ishte një miqësi që në faktjetonte në ekran, por edhe jashtëtij. Ndërkaq ishin bërë miq memiliona njerëz që i donin dhe adhuronin.Për ta tregohet se kur nëvitin ‘50 ndërmorën një turne nëBritani, kur mbërritën me anijenë port nga udhëtimi i gjatë, panëse aty kishin dalë mijëra vetë.Fillimisht menduan se ndoshtanë anijen e tyre ndodhej ndonjëpjesëtar i familjes mbretërore dhekur e morën vesh se gjithë atanjerëz kishin dalë për t’u uruarmirëseardhjen, ata u prekën aqshumë, sa të dy njëherazi shpërthyennë lot. Këtë vit mbushen80 vjet nga kalimi i filmave tëtyre, nga ata pa zë në fi lma mezë. Është një përvjetor që do tëcelebrohet si në Angli, ashtuedhe në Shtetet e Bashkuara, endoshta edhe nga shumë njerëzqë ende qeshin familjarisht meçiftin e famshëm.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora