E merkure, 15.07.2020, 04:27 AM (GMT+1)

Personalitete

Halit Bogaj: Demë Ahmeti

E shtune, 29.08.2009, 12:47 PM


Halit Bogaj

DEMË AHMETI

Reja e Demës shpejt po shkon

Musafirëve po u kallxon

O shumë shki na kanë rrethue

Treqind vetë na kanë sulmue

2

Po na hinë me na çnderue

Gra e thmi për me i shkurtue

Musafirtë janë trazue

Nuk po dinë qysh me veprue

3

Rrokin armët janë shtërngue

Djemtë e  Demës n’kamë janë çue

Oj Ajete mori çikë

Na kanë ardhë treqind çetnikë

4

Erdh Novica shkau i zi

Don me t’çue në Sërbi!

Çika ban kuku medet

Qysh na gjet ky adalet

5

Turr Ajetja fort po ban

E ka marrë ni jatagan

Kjo Ajetja po pisket

Tre çetnikë ajo i vret

6

Edhe ajo shpejt u vra

N’deur të shkive nuk ka ra

Por atë ditë u vranë tridhetë

Veç dy nuse kishin mbetë

7

Veç dy nuse me ni thmi

Shpejt i çuen në Serbi

Dhe i rrahin me kamxhi

Në Serbi kur kishin hi

8

Në Serbi kur kishin hi

Pijshin venë pijshin raki

Dhe me zor ata shpirtzi

Po i shtinë nuset me kcy

9

Ato nuse në mjerim

E vajtonin atë rrëmbim

Lutshin Zotin e Profetin

T’ua sillte Demë Ahmetin

10

Nji shok Demës i qilloi

Me gajret fort i ndihmoi

Sepse Dema ish hutue

Gati ish për me u tranue

11

Por Rrustemi fort bërtiti

Demën shpejt me fjalë e priti

More Demë po i thot

Do t’luftojmë me çetnikë sot

12

Llap Gollak bajshin gajret

Shpejt u mblodhën njimijë vetë

Ditë Bajrami kish qillue

Bahen gati me luftue

13

Prandaj shumë vllazën shqiptarë

U banë gati për qyfarë

Njimijë vetë ishin tubue

Dikush kambë dikush shalue

14

Dikush kambë dikush shalue

Drejt n’Serbi kishin vërshue

E bajnë rrethin i rrethojnë

Krejt çetniktë i befasojnë

15

Tanë nërmjet kur i kanë shti

Ua bajnë zi e ma zi

Thirri Dema mori bi

Ruajma fort ti qat sabi

16

E vrau Dema keq Novicën

Ia hodhi larg kapicën

Kish dashtë zoti nër shqiptarë

Që asnja nuk ishte vrarë

17

Gati krejt çetniktë të vdekun

N’atë Ledinë që kishin mbetun

Sepse Zoti kishte thanë

Ata t’gjallë për mos m’i lanë

 

18

Dy tre vetë  nuk i ka vra

Me kallxu ata i la

18

Shqiptarët  tonë ishin tubue

Nëpër shpia kishin shkue

Kishin shkue nëpër shpia

Te familjet e te thmia

 

Kënga kushtuar Demë Ahmetit gjithashtu është ndër këngët më interesante dhe më të shembshme që i ka kënduar ndonjëherë rapsodi popullor.

Demë Ahmeti një burrë i njohur shqiptar, që jetonte me nder dhe krenari  në vendin dhe shtëpinë e tij, sulmohet një natë Bajrami  nga 300 çetnikë. Befasia ishte aq e madhe sa që të gjithë familjarët/duke hyrë aty edhe djemtë e Demës dhe disa musafirë/ të gjithë ishin në një gjumë të thellë mëngjesor. Aksionit tragjik i printe njëfarë çetniku  me ermine Novice i cili kishte dashur ta grabiste/kidnaponte/ një vajzë shqiptare nga një derë e famshme siç ishte ajo e Demë Ahmetit!Donte t’ia grabiste atij Ajeten së cilës i kishte shkuar shumë larg zëri për një bukuri të rrallë.

Nata tragjike e kobit të paparë ndonjëherë,vërtet është Nata më e gjatë e Ferrit familjar të Demë Ahmetit dhe familjes shumantarëshe të tij, e cila edhepse lufton heroikisht deri në vdekje, vritet e tëra nga llava e ujqërve çetnikë.

Luftuan të gjithë aq sa mundëm/djemt e Demës, musafërët dhe Ajetja me shpatën e saj të mprehtë, sikur  të ishte vetë Shotë Galica/ por forcat armiqësore ishin shumëherë më të fuqishme dhe të përgatitura për befasinë e ‘’Natës së varrit’’, siç do të thoshte populli ynë i sprovuar qindra herë në histori nga sulmet e tilla të papritura/por edhe të pritura/ armiqësore. Të githë ranë në fushën e nderit përveç dy nuseve të djemve të Demë Ahmetit të cilat i mori me vete armiku për të kërcyer dhe vallëzuar para tyre sikur të ishin lavire të një zanati të tillë dhe një djali në djep nga i cili thonë u bënë tri fshatra në një të ardhme të afërme!

Tragjedia që i kishte ndodhur Ramës n’atë Natë dhe Ditë Bajrami/Në kohën kur ai kishte qenë në Shkup/nuk ishte vetëm tragjdia e tij por e të gjithë shqiptarëve , ndaj me një shpejtësi të rrufeshme u mblodhën qindra burrra nga ana e Llapit, Gollakut dhe Shalës së Bajgorës për të shkuar atje ku pinin raki çetnikët dhe dëfreheshin me rejat e Demë  Ahmetit.Ata as që e kishin parë në ëndërr një aksion të tillë aq heroic dhe thuajse i parealzuar nga ana jonë, por ja kur njerëzit e kanë përnjëmend mund të arrihen të gjitha synime njerëzore, duke hyrë këtu edhe futja e atyre burrave të shquar në zemër të Serbisë për t’i vrarë të gjithë çetnikët dhe për ta marrë hakun për masakranën e tyre të ushtruar aq egërsisht ndaj familjes së Demë Ahmetit.

Më duket se kjo është njëra nga këngët tona më të rëndësishme edhe nga shkaku se ajo shprehë një unitet jashtëzakonisht të fuqishëm patriotik dhe kombëtar i cili ka mbetur edhe i veçantë deri në ditët e sotme për një angazhim aq të shpejtë dhe të menjëhershëm siç vepruan ata qindra burra nga Kënga e’Demë Ahmetit’’.


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora