E premte, 29.03.2024, 01:13 PM (GMT)

Faleminderit

Namik Selmani: Në vend të një homazhi për publicistin Petrit Musa Demi

E premte, 28.08.2009, 05:38 PM


Në vend të një homazhi për publicistin Petrit Musa Demi

Nga Namik Selmani

Testamenti i pashkruar

Petrit Demi, ose Profesor Petriti, si e thërrisnin me nderim të gjithë shokët e tij  bashkëmoshatarë e bashkëkombas, në të gjithë mjediset ku ata takoheshin, pinin një kafe miqsh e diskutonin me aq zjarr për probleme të shumta sociale, politike,  kishte aq shumë për të thënë e për të shkruar me penën e  e tij të guximshme e të saktë për kombin e për Çamërinë në përgjithësi. Me atë shqiptarizmën e tij që dukej si një vazhdim i logjikshëm i rilindasve të shquar ai dha më të mirën në atë jetë të mbushur me ngjarje, me dhimbje, me kalvar mundimesh të pafund, me bëma të vështira e plot sakrifica në shërbim të së ardhmes së kombit. Duke rilexuar edhe sot e kësaj dite tërë ato libra, shkrime të Petrit Demit që priteshim me padurim nga lexuesi i gjërë e sidomos nga ai akademik, në lidhje me problemi çam ndjej edhe një herë të prekshme atë dëshirë për të qenë  një nxënës i vemendshëm përballë mençurisë së tij. Ndjej se ndarja e tij paksa e parakohshme nga jeta ishte një dhimbje e madhe jo vetëm për familjen e tij, për djemtë Leonard, Arben e Alfred apo edhe për vajzën Xhuljeta, për vëllain Resul që thoshte se e kishte dhe një shok shumë të mirë,  por për të gjithë ata që e patën njohur nga afër. Për lexuesit e gazetave “55” , “Çamëria” , “Rilindja Demokratike”, etj, ku ai paraqiste dhe shpaloste tërë erudicionin dhe pozicionin shumë të qartë të  një historiani objektiv, të kultururar, të saktë e, mbi të gjitha, atdhetar. Rrëfimi i saktë i mbështetur  në detajin e zgjedhur, në përshkrimin  e dramës kombëtare, ishte palca e krijimtarisë së tij publicistike, por edhe poetike.
Petrit Demi ishte nga ata intelektualë që u formua në një truall të rrallë e të begatë patriotizmi. Për 50-60 vjet babai tij Musa Demi do të ishte një nga figurat më të spikatura të politikës kombëtare, në Çamëri e më gjërë në të gjithë trevat shqiptare të Jugut të Shqipërisë, të atyre udhëhëqësve popullorë të një krahine kaq fatkeqe dhe të nëpërkëmbur came, jo vetëm  për të luftuar me armë në dorë, por edhe i atyre udhëheqësve që e drejtonin komunitetin e tyre me fjalën e shkruar, me urtësinë e madhe. I këtij grupi është edhe Musa Demi. Në një foto të vitit 1911 e shohim me një kostum karakteristik çam me armë në dorë për të luftuar për trojet e të parëve. Në vitet 20-30 ai ishte një nga publicistët më të mirë të këtij komuniteti. E para çetë shqiptare që u krijua më 1906 nga Çerçiz Topulli në Çamëria pati mbështetjen e  drejtpërdrejtë të Musa Demit nga Filati. Më 25 gusht 1908 Musa Demi njoftoi mikun e tij se u hap në Filat shkolla e parë shqipe e Filatit ku edhe ai kishte dhënë ndihmesën shumë të madhe Pak kohë më vonë ai u bë nismëtar dhe organizatori i Klubit “Vëllazërimi“ të Filatit, për të cilin ai bën edhe shkrime  në shtypin e kohës. Kjo veprimtari e dendur patriotike në vitin 1945 kulmoi me dëshirën e tij për të hapur gazetën “Zëri i Çamërisë “ për të përcjellë zërin e çamëve të emigruar. Do të arrinte edhe një majë tjetër aktiviteti i tij kur ai do të vihej në krye të Komitetit Antifashist Çam në mbrojtje të të drejtave të çamëve të dëbuar me forcë nga grekët. Ndoshta duhet përmendur edhe detyra e arkivimit të shumë fotove të kësaj drame të madhe kombëtare, të cilat sot e  kësaj dite iu referohen shumë studiues, shkrimtarë, politikanë, publicistë etj.
E Petrit Demi, djali më i madh i tij do të ecte në gjurmët më të mira të atdhetarëve çamë . Në vitin 1943 do të rreshtohej edhe vetë në radhët e  luftës për liri. Në ato vite të vështira ai duhet që të ndahej përjetë edhe nga motra e madhe Ballkëzja që vdiq nga plagët e luftës. Për arsye politike fëmjëve të tij iu privua e drejta e vazhdimit të shkollës së lartë duke u detyrurar që të punonin në miniera e në guroret e Tiranës. Në vitet e demokracisë ai u rreshtua që në ditët e para në radhët e Shoqatës Politike, Atdhetare “Çamëria”. Kishte në krye mikun e tij Abaz Dojakën që u zgjodh kryetar i parë i Shoqatës. Me të në Filatin e tyre të lindjes që e kujtonin gjithmonë me mall të patreguar, kishin ndarë sheshin e lojës, copën e bukës, kishin shfletuar të dy librat e ndryshëm dhe kishin ndarë madje edhe jastëkun e gjumit të tyre fëmijëror.
Ky Petrit i vërtetë i çështjes kombëtare do të mbetet i gjallë me frymën atdhetare që ai kërkon të mbjellë tek  brezat më të të rinj, i gjallë me atë dashuri të pamatë për atdheun, me një tolerancë të madhe që ai kërkon të nxisë mes dy kombeve në bashkëjetesën e tyre
Është një fakt i rëndësishëm që e bën pubilicistikën  e tij shumë jetëgjatë te lexuesit. Duke qenë një njohës i shkëlyer i gjuhës greke, shumë burime, të cilave ai iu referohet janë marrë nga veprat më të fundit të autorëve grekë qofshin ata që shkruanin në llogoren antishqiptarizmit qoftë edhe për ata gazetarë apo studiues objektivë që guxojnë të thonë të vërtetën në sytë e opinonit përparimtar grek.
Jo më pak edhe veprat e tij janë përdorur si burim literature për shkrimet që janë botuar ne  Greqi për problemin çam. Mjafton të përmendim disa nga titujt e eseve politike që ai  ka botuar në librat e tij që të shohim, në një farë mënyre edhe pozicionin e tij “Ringjallja e Kalit të Trojës”, “Një çorbë me mashtrime” “Ju dhamë lirinë që të na sulmoni”, “Kujt i shërbeni, ju Hirësi?”, “Greqia, dhelpra dhe rrushtë” etj. Polemika që ai bën me kurajo në shkrimet e botuara dhe në librat e tij ka personazhe të vërtetë historikë, ka citime të gazeteve të botuara, ka një logjikë të thjeshtë dhe një përfundim të qartë. Krahas kësaj teme madhore për të ai trajton e dhe problemin e Kosovës paralelizmi i saktë i ngjarjeve të Kosovës me atë të Çamërisë e rrit edhe më shumë frymën kombëtare në veprat e tij. Në shkrimin e tij “Politika shoviniste e fqinjëve dhe pasojat“ ndër të tjera ai godet edhe tezën famëkeqe të Vorio Epirit. Për këtë ai shkruan: “Aludimi juaj për një farë Vorio-Epiri” është një absurditet historik. Vorio-Epiri është një sajesë e përgatitur nga kasta që ka në bazë e në ndërgjegje shovinizmin dhe e kultivon pasionet e urrejtjen ndaj fëmijëve, veçanërisht ndaj Shqipërisë”. Një gjë e tillë është bërë edhe me shumë studiues të çështjes çame dhe në qarqet akademike në Shqipëri.
Edhe në dedikimin që ai ka bërë në faqen e parë të librit të tij “E vërteta në marrëdhëniet shqiptaro-greke “ ndjen përgjegjësinë  miorale për të treguar një të vërtetë historike që duket si në dritë të diellit. Në atë ai shkruan “Mirënjohje gjithashtu të gjithë bashkatdhetarëve të mi. të cilëve iu detyrohem në mënyrë të veçantë për stoicizmin që kanë treguar gjatë kalvarit të tyre dhe privacioneve të shumta”.
Në faqen e paskopertinës së një libri të tij është një poezi e ndjerë që ai ia kushtuar Filatit, vendindjes së tij. Në të vërtetë për Filatin edhe ai ashtu si dhe babai i tij para  shumë vitesh, ka shkruar edhe për të dhëna historike e gjeografike duke treguar se ai që kujton vendlindjen është i dashuruar edhe pas krahinës së tij aq fort. E po aq shumë edhe ndaj atdheut të baballarëve e stërgjyshërve të tij. Në të ai shkruan: “Kam lindur në Filat/në atë fshat, në atë shtëpi/në atë vend plot bukuri/ në të mjerën Çamëri/ O Filat, vend i bekuar/ktheje faqen që të shoh/jo ashtu të pikëlluar /të këmbejmë nja dy -tri fjalë /që të nxjerrim këtë mallë.
Një tufë e madhe me poezi të pabotuara mbeti si një nga pengjet e bukur e të trishtuar të këtij profesori të shqiptarizmës. Për rreth 18 vjet ai ishte një nga penat më të fuqishme të mbrojtjes së problemit çam. Ai e ka të qartë kronologjinë e masakrave të shovinistëve grekë. Më tepër se studiues dhe gazetar penëfortë ai ka qenë edhe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë i këtyre ngjarjveve që kanë ndodhur. Në vitet e gjysmës së dytë të shekuit XX. Ai ishte vetë pjesëmarrës i tyre. Jo i rëndomtë, por një vëzhgues i hollë i të gjitha ndryshimeve që ndodhnin sidomos në marëdheiet mes fqinjëve ballkanikë.
Veprat e dijetarëve, shkrimtarëve, kronikanëve, gazetarëve janë për brezat që nuk i takojnë ata fizikisht si testamente të përjetshme, të shkruara apo dhe të pashkruara. Padyshim kjo do të ndodhë në në të ardhmen dhe me veprat e tij. Librat e tij, ai kontribut i jashtëzakonshëm në shërbim të çështjes came, i ngjajnë shpesh një Mali ku duam të ngjitemi jo si Sizifë modernë e pa u penduar për djersën e ballit dhe gjunjët e lodhur.  Këto testamente të pashkruara nuk i përkasin thjesht një dite, një çasti solemn, po në të gjithë kohërat ata kanë emocionin e mesazhin e shumë, shumë testamenteve njëherësh.
Brenda kësaj të vërtete që Profesor Petriti na e dha më mirësinë e tij, me fjalën e  tij,  me veprën e tij nuk është vështirë që të ndjejsh një lloj krenarie se kemi qenë miq të tij, pjesëtarë të Llogores së Fjalës së Mençur, për të cilën  do të kemi nevojë në jetë të jetëve.
Në këtë përvjetor malli për të më duhet që të rizgjoj vargjet që ia pata kushtuar para disa viteve “Nuk dua kurrsesi lëmoshë nga ju njerëz të mirë/dua vetëm miq, vëllezër/sup më sup si mali me mal/dua vetëm t’i ngjitem malit të dashurisë njerëzore /e më tej, të ndalem /te ky port i ri malli që quhet Filat (“Kroi i këngës çame”).
Homazhi për Petrit Demin është një lloj kujtese e blertë që gjethon nderim në të gjitha stinët e jetës.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora