E premte, 29.03.2024, 09:43 AM (GMT)

Faleminderit

Alfred Papuçiu: Flamur Gashi, Kosova, Shqipëria dhe Zvicra

E premte, 28.08.2009, 08:58 PM


Flamuri, Alfredi, Sadrija dhe Astriti
Flamuri, Alfredi, Sadrija dhe Astriti

Flamur Gashi, Kosova, Shqipëria dhe Zvicra


Nga Alfred Papuçiu

Në rast se ju bie rasti të vini në Gjenevë, aty këtu do të gjeni edhe shqiptarë që kanë hapur dyqane apo restorante, si Shala, Mima Comme, Dini tek « Mère Royaume », Seferi buzë lumit Rhone dhe Flamur Gashi tek restoranti « Edon », Rue de Lyon 73 Gjenevë. Është gjithmonë i qeshur, mikpritës dhe mjedisi është i tillë sikur je në Kosovë dhe Shqipëri. Janë flamujt e Kosovës, të Shqipërisë, por edhe të Zvicrës, si edhe televizioni shqiptar apo zviceran. Flamuri ka angazhuar në punë të shoqen Sabrijen, dhe dy djemtë e tij, Petritin që ndërkohë ka filluar punë në një garazh dhe Astritin gjimnazist por që ndihmon në punë të jatin. Meqënëse puna e restorantit fillon herët në mëngjez dhe nganjëherë përfundon pas mezit të natës, Flamuri ka angazhuar edhe Sadrijan, të vëllanë, të shoqen e tij Afërditën dhe djalin e tyre, Pajtimin. Një familje, që në harmoni i shërben bashkëkombasve por edhe mikpritësve zviceranë.

    Shpesh herë aty takohen edhe bashkëatdhetarë me miq, si profesorëshën franceze me origjinë shqiptare nga nëna Solange d’Angely. Ajo tregon historinë e familjes së saj, si dhe pasionin e të jatit, francez, me grua përmetare, për gjuhën shqipe. Nën kujdesin e saj janë botuar shtatë vëllime të Robert d’Angely në frëngjisht. Ruaj  me kujdes shtatë vëllimet e Robert d’Angely, të dhuruara nga e bija.

    Le të bëjmë një digresion. Robert d’Angely lindur më 22 dhjetor 1893 dhe që vdiq më 22 tetor 1966, një pjesë të jetës së tij e kaloi në Ballkan dhe një pjesë tjetër për të shkruar veprën e tij madhore shtatëvëllimëshe mbi Shqipërinë, Shqiptarët dhe Pellazgët. Pellazgët, këta « Të Bardhë primitivë », populli më i vjetër i Europës dhe gjuha e të cilit ishte pellazgo-etrusko-shqiptare. Solange fisnike në kujtim të tij shkruan : « Në Malet e Qetësisë së Madhe vazhdojnë ta duan njeri tjetrin ».

    Dhe këtu tek Flamuri, shqiptarët mblidhen dhe e duan njeri tjetrin. Ashtu siç i duan shqiptarët dhe miqtë e tyre zviceranë. Pas kalimit të një ore tek restoranti Edon, miku im gazetari i televizionit zviceran, Pierre Barde, më dhuroi emisionet e tij të realizuara qysh në 1966 me titull : »Njeriu, në kërkim të së kaluarës së tij-cikli Etruskët ». Ai i ka realizuar ato me Henri Stierlin. Pierre më dha dy kopje të tre emisioneve të tij, njërën prej të cilave do t’ja dërgoj profesoreshës së nderuar Solange d’Angely.

    Le të kthehemi tek historia e Flamur Gashit.

    Shkak për këtë shkrim të shkurtër u bë udhëtimi i tij i fundit, në Kosovë dhe Shqipëri, pas një pune të lodhshme njëvjeçare. I nxirë nga dielli i Durrësit, i entuiazmuar për çfarë ka pare atje, na tregon dhe s’ka të pushuar. Në Kosovë ka vetëm një vëlla, pasi prindërit i kanë vdekur. Shumë prej bashkëfshatarëve të tij gjatë luftës humbën shtëpitë, por sa vjene më tepër po rimëkëmben. Vihet re një solidaritet midis bashkëbesëlidhësve dhe pak e nga pak, sipas tij, gjithçka do marrë për mirë…Sa kaluam tunelin kur hymë në Shqipëri, gjithçka na u duk tjetër, tregon ai. Gjithçka madhështore. Rrugët si në Zvicër, njerëzit përshëndesin kudo. Tek Hotel Tropikal në Durrës me 4o euro ishte fjetja dhe ushqimi. Pastërti kudo, rregull. Flamuri ka sjellë me vete një Flamur shqiptar, disa relike me stemën e Shqipërisë. « Në çdo 1000 metra i duhet ngritur një përmendore Sali Berishës », shprehet ai midis shokëve dhe atyre që janë klientë të rregullt të restorantit të tij.

    Së shpejti, ai do të krijojë një Bibliotekë të vogël me libra shqip dhe të huaj, që klientët të kenë mundësi që krahas televizionit, të lexojnë dhe letërsi dhe të njohin më mirë Kosovën, Shqipërinë dhe historinë e tyre të lashtë.
Alfredi, Solange d'Angely dhe bashkëatdhetarë nga Kosova
Alfredi, Solange d'Angely dhe bashkëatdhetarë nga Kosova



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora