E premte, 19.04.2024, 07:07 AM (GMT+1)

Faleminderit

Përurimi i bustit të kryetarit të pavdekshëm, Sali Bajra

E premte, 28.08.2009, 09:09 PM


Në Kaçanik u shënua 10 gushti dita e dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami “ të UÇK-së.Për nder të kësaj dite në oborrin e objektit të Administratës Komunale u bë zbulimi i bustit të veprimtarit dhe atdhetarit të shquar Sali Bajra .Zbulimin e bënë:Xhabir Zharku ,kryetar i Komunës së Kaçanikut ,Zyliha Bajra ,e bija e veprimtarit Sali Bajra ,Berat Luzha ,deputet I Parlamentit të Kosovës dhe mysafiri nga Dibra,Ibrahim Egriu.

Në emër të institucioneve komunale të pranishmit I falënderoi për pjesëmarrje kryetari Xhabir Zharku.”Veprimtari Sali Bajra nuk kurseu asgjë për vendin dhe atdheun e tij dhe për tokën që e rriti .I ndjeri Sali Bajra përgjothmonë ,sa do të jetë jeta dhe jetoj Kaçaniku do të jet kryetari I ynë.Çdo fjalë të madhe që do të isha munduar ta zgjedh për kryetarin Sali Bajra do të ishte e pakët para veprës së madhe të tij”tha kryetari Zharku.Me një fjal rasti të pranishmëve ju drejtua edhe
mysafiri nga Dibra ,z.Ibrahim Egriu ,i cili një kohë kishte punuar si punëtor arsimi ,në edukimin e brezave të rinj të Kaçanikut.’Sot po përurohet bustui i një heroi të madh, i trimit legjendar Sali Bajra të cilin gjithmonë e kemi quajtur kryetar .”tha z.Egriu.Ai rikujtoi se në kohën e tërmetit në Dibër ,kur Sali Bajra ishte kryetar I Kaçanikut ,më 30 nëntor 1967 ,ai erdhi personalisht në Dibër dhe para shtëpisë së kryetarit të atëhershëm të Dibrës zbrazi kamionët me miell e batanije në ndihmë banorëve Dibran.Me këtë rast Sali Bajra iu pat drejtuar dibranëve me këto fjalë”,ç’do familje dibrane është e mirëseardhur në gjirin e familjeve tona ,pra ju presim të na vini me bukë ,krypë e zemër “.Si tha ashtu edhe u bë.Shumë familje dibrane me muaj të tëra u strehuan në Kaçani,nënvizoi mysafiri nga Dibra . “Dibranët këtë mërisësi nuk do ta harrojnë kurrë dhe me të drejtë Sali Bajrës ia dhanë epitetin “pejgamerl”,tha z.Ibrahim Egriu .Në emër të familjes Bajra të pranishmit I përshëndëti vëllai I Sali Bajrës ,Zekirjas Bajra
Projekti i ngritjes së bustit të veprimtarit Sali Bajra është realizuar me mjete të buxhetit komunal ,në vlerë 7 914 euro,ndërsa punimet i ka kryer Ndërmarrja Ndërtimore “Eurondërtimi “nga Skenderaj.

Hapja e bustit te patriotit te shquar dhe atdhetarit te madh Sali Bajres, ne diten e deshmoreve te kacanikut me 10 gusht 2009

Fjalimet: kryetar i komunes ...
www.youtube.com/watch?v=tzGp2klgqHQ



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora