E enjte, 25.04.2024, 02:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Ksenofon M. Dilo: Meditim për pensionistin

E enjte, 27.08.2009, 06:42 PM


MEDITIM  PER  PENSIONISTIN

Nga Ksenofon M. Dilo

   Ecën kryelartë njeriu i vuajtur dhe i palëkundur,veshur me petkun e burrërorit , burim mirësie njerëzore- zemra e Tij.. .Ecën nëpër skenën e jetës dhe mendon :komunizmi  ra po komunistët  mbetën .

 U  bënë pjesë e një loje të vështirë...këto vite tranzicioni... Mendon:një plagë e dhimbëshme kjo,që të heq të drejtën ta quash vehten né ëndërr! ... Sidoqoftë,ka ëndërra të cilat  ndryshojnë  né cilësi, krejt të veçanta nga lloji i zakonshem ,ato janë bëma  ramizistesh. Sigurisht ,duhet të ishte tepër e gabuar po të  përjashtoheshin nga emërimi”ëndërra të frikëshme”  bëmat  enveristësh. Ato banojnë,janë produkte  qe shtrihen né linjën që do të thotë  : m a sh t r i m  . Krejt të  veçanta nga lloji i zakonshëm “ëndërr” se, burojnë nga mafia e kuqe që,është dhe mafi dhe shtet.,. Të keqen e djeshme e kanë vendosur né majmëri:lulëzojnë padrejtësinë dhe bëjnë të heshtë Drejtësia!!  e,  jetën e deritanishme  ndjekin si një fantazmë!
 Sindromë dëshpërimi kjo..Na ka ngrirë buzëqeshja,mendon, pastaj pyet:
 A thuaj ZOTI,ndoshta do që,të takojmë njerëz të "gabuar",para se të takojmë të duhurin e,ahere do dimë të jemi mirenjohës për dhuratën që na bën?
  Mendon e përjeton të kaluaren...
…Ja blloku,tempulli i komunistëve,banditëve,prepotentëve të ekzaltuar.Para syve kasta e kuqe..krimet me uri neroni  të asaj industrie çnjerëzore që prodhoi këlyshë të zakonshëm dhe të çoroditur në këto vite tranzicioni .Si  ujqrit e tmerruar nga zjarri, zgjodhën formën më barbare :rritën tonin e krimit në rrugë dhe shtëpija me  armë te ftohta ... "Forcat te errëta" na ishin.. iknin në drejtim të "paditur"..   sheshit duall në 97-të..E Drejtësisë  i duhet heshtja!!!Edhe pse figurat e adhuruara komuniste duall jashtë mode!
   Shkundu moj  shoqëri shqiptare,mbro liritë demokratike moj DREJTESI-mendon-"Vetëm kështu, do jesh në gjëndje të fitosh drejt-peshimin DREJTESI, aq të  munguar tek ti"  Lëre mënjanë romantikën e filmave kuqalashë..Feja komuniste vdiq.Fjala komunizëm humbi ç'do kuptim S'ka njeri të mos kuptojë propaganda e luges "floririt",ka qënë MASHTRIM.Mashtrim   i madh dolli në dritë të Diellit.
     Monument duan ti ngrënë gënjeshtres dhe mashtrimit! Me  to shtojnë pasurinë  të PANGOPURVE të kuq ,ata që betoheshin se,"dhe bar do hanin  e,parimet nuk i shkelnin",po,me  grykësi të paturp hajdutërie e me nje sistem  rrotacioni drejtësie ..u bënë bejlerë e presin që e vjedhura tu behet pronë"e shënjtë"që, tua lënë të bijve ne trashëgim nga ajo drejtësi që kujtojnë se,gjakun që kanë në duar  po ua fshin!
  Veç,tani kushdo kupton ,fjalët e asaj Meme sheperjote ,në atë janar 91-shi," Këta kanë bërë e do bëjnë të kundërtën e asaj qe thonë" Ua vërtetojnë duart e tyre tëre gjak të pafajshmi..Flasin  hijerëndë,tempujt  shqiptarizmi me shpirtin e lirisë në kokë për to..si ajo kollonë e gurtë në krye të fshatit Sheper    Ndërtime dramatike  këto,që janë stacione për ç'do vizitor,për ç'do kalimtar...Ato, japin mesazhe anë e mbanë të kundërt- me shpresën vjen DEMOKRACIA ! Në se nuk ka drejtesi,për shqiptarët s’ka të ardhme (kriminelët bredhin të lirë e drejtësia u jep kurajo në orët  e ligështimit stalinist..)Flasin nga ato kollona te gurta  ku njerëzit venë e vendosin lule e përulen tere respekt te ata që u bënë të pavdekshem e duket sikur na thonë:"MOS SHIHNI SI NXITOJNE KUQALASHET,qofhin  nga ata, dhe  që betohen ta mbulojnë këtë gjëmë...
  ..Gjema që ndoqen njera-tjetrën ne tranzicion..Asgjë e re,ashtu si gjat luftes komunistët edhe Pluralizmi i tyre e filloj jetën nga vrasja...Vrasja e të deklasuarit-ushqim për  ta !..janë kriminelë të ndershëm,më ëngjëllorët  e  ëngjëjve!!!  Flet fjalori i ri i tyre(tashmë i zgjedhur për “merak”)  kuptimi i fjalës ”hajdut”(për ta,d.m.th.ish pronar!)”kriminel”-indershmi-”etj.etj...Ti parafyturosh,do të thotë të harrish të përdorish një pjesë  të imagjinates e më rrugaçit.. Stalinistë,që u mbetet për të thënë "RROFTE VDEKJA" se, kriminelët e vërtetë marrin vlera superiore …e, " me krimin-thote Kadare-ndihen trima gjithë frikacakët"
  Ecën i vuajturi njeri e mendon:Pjesë legjendash tepër të dhimbeshme këto si të burgosurit politik FORE POCOLI me të shoqen që e  bënë copë-copë   e drejtësisë i duhet akoma heshtja ...Ingranazhet e makinës se egër komuniste bluajnë akoma kocka e kullojnë gjak shqiptari Laboratori i kësaj dhunë shtiret memec ..i ka venddosur në magazinën e harresës të tilla lemeri(degëve u fshihet rrënja)Mynxyrë e shkuar Mynxyrës..."GJAK REAKSIONARESH"... thonë .Asgjë shqiptare veç butësi serboiste..
 Hipokrizia ka paradokset e saj..  Ai që të vret dhe të ngushëllon
 I frymëzuar nga gurra e jetës ,mendon: po çështë dhe ky pasion për tu dhënë nderime njerëzve që,s'kanë dhënë asgjë për Demokracinë e bëjnë gjithçka kunder LIRIVE DEMOKRATIKE? Koha nuk pret meritën më të dobet se korupsionin.Hipokrizinë më të fortë se NDERSHMERINE....
  Një kureshtje e fuqishme shqetëson e,ngre mbi dyshimet... dhe ai ecën më tutje..drejt  dyqanit të tij..kjo është kundër natyrës njerëzore,
  Eshtë kundër   natyrës:TJETRI NE PRONEN TIME?! Akoma jeta ime skamje?!Nuk mjaftuan 50 vjet shtypje komuniste!?
  S'ka asnjë dyshim , zë vënd në filozofinë e vargut të harritjeve"SHTERNGO RRIPIN o  pensionist"!.. S’është as finikëri,as drejtesi, apo dashuri po   KORRUPSION FARMAK,me i hidhuri në DREJTESI...Veç të kuptohemi,pensionisti që ka bere pjesë në kasten e kuqe tani- i  polli kokoshi:
  shtepinë në qënder qyteti privatizuar,nën të jep dyqanin me qira,..per te shqipëria as e hapur e as e mbyllur,vizë s'ka nevojë të blejë
  NJERI FITON TYM-TJETRI MILIARDAT(!)
 Jashtë gjithë normave morale e njerëzore!Harrojnë që i sheh një ambient”né pikë të hallit” i mbytur né varfëri Historira, që lënë pas shumë gjurmë.. Nuk njohin kufi moral,asnjë përshtypje pse gatuajnë fat-keqësinë e tjetrit.
 Mjerimit i shtohet vuajtja.
 Një dukuri fare e qartë né një proçes vazhdimesie.E pranishme kudo me faktin se virtyti nuk e bën as të kënaqur,as te gëzuar dhe vitale  kastën që,mbart me vehte shume nga e kaluara,nga prejardhja ,që bëhet e mbifuqishme nga forca e përpëlimeve boshe.. me aq akustikë “ demokratike”..
 Realiteti i jetës tregon dhe vërteton hapur : kastës politike i mungon  pjesa fisnike e shpirtit njerëzor. Ajo ka ushqyer te vetja bindjen:”armik populli” për të deklasuarin.
 Të tilla  janë mesazhet që lidhen me ngacmime enveriste.Me një intensitet të fuqishëm shpërthejnë zhurmime hera-herës e bëhen të pranishme servirje sallatash propagandistike…Me të drejtë poeti burrëror ILIR LAZIM SPATA,që nuk di të jetë i verbër ndaj të drejtës sé tjetrit,s’mund të jetë  dhe indiferent ndaj shendetit moral të shpirtëzinjve  Me bukurinë e veprimit dhe të mendimit duke zënë një vënd specifik né letërsinë shqipe,né një kohë historikisht të rëndësishme ,ngreh zënë për një jetë dinjitoze,ashtu si i ka hije burrit shqiptar :
      ”NE VENDIN TIM/ MOS LUAJ ME FJALEN!/NUK ESHTE SHAKA/ME BA MAHI/
      SA MIJEVJECARE/I TRAZON PLAGET,/SA THELLE NE ASHT / TI PREK NUK DI.”
                 (Libri“Legjenda e një fisi”Rrëfenjë né vargje.ILIR LAZIM SPATA)
 Pabesi e pabesushme në ndarjen e pasurise kombetare...tym fiton ai që jeta 50 vjet ju be burim hidherimi.
  Realitet që të befason. Ecën i vuajturi pensionist..Jeta e vëne ne koordinatat e kohes dhe marredhënies shoqërore i imponojnë sa me shume   lëvizje fizike Barometri i jetes së vërtetë ja tregon këto aftësi fizike...Ja dhe urbani E po levizja-jetë porosit mjeku… A thuaj  indiferenca e autoriteteve edhe për ilaçe te jetë mbrojtje?!...   
Shtohet varferia e te vuajturit.. Po..,  qëndrimi ndaj KRIMIT, PRONES dhe   KORRUPSIONIT eshte  trinomi që përcakton DEMOKRACINE e vërtetë.
   Ndryshe për tu çuditur!   Duke zbuluar engjellin e djallin  në këtë skenë,as me shumë e as më pak shihet pajtim me  bindjet  komuniste :I PERSEKUTUARI te mbetet i PERSEKUTUAR .Pasuria u takon  persekutoreve ,jeta e të deklasuarit vlen shumë pak! Ti  lëmë te varfer-synojnë- ti përçajme që ti sundojme.Zaten,matematikisht eshte   provuar po filloi gabim zgjidhja e ekuacionit,e gabuar dhe përfundimi i tij.
    Vazhdon i vuajturi te mendojë shtabi i kuq ky, qe ngaterron njerëzit..ndaj i kërkon të shkuarës  - LENA TE QETE!..
                                     ”NE VENDIN TIM
                                     MOS TRAZO GURE !”..(thotë Ilir Lazim Spata, që i ka vënë fjalës sé tij artistike detyrën e rëndë të kapë dhe të trajtojë dukuri bashkë-kohore e vepra e tij më dukshëm se cilado tjetër,dëshmi e kohes që jetojmë).. se ,dhe për të deklasuarin pensionist sot ,ajo që quhet e DREJTE nuk eshte  gjë tjetër veç NDESHKIM.


(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora