E enjte, 28.03.2024, 09:17 PM (GMT)

Kulturë

Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Grazyna Drobek - Bukowska

E enjte, 27.08.2009, 06:43 PM


POEZIA BASHKËKOHËSE POLAKE

GRA?YNA DROBEK - BUKOWSKA

(Zgjodhi dhe përktheu nga polonishtja:
 MAZLLUM SANEJA)

X X X

(Më përkëdhele mua)  

me përkëdhele mua
në ëndërrimet e mia

dhe lë gjurmë

me praninë tënde
me koralet blu

dhe koralet u shkapërderdhen

dhe mbeti
peri i kaltër

për fat

DASHURIA VAZHDON

Prapë në botë
dramë pas drame
lufta
   uria
    vdekja
Njerëzit iu ndihmojnë njëri tjetrit
Ndonëse gjithnjë më i vogël numri i tyre
Korrupcioni
    gënjeshtra
      urrejtja
      të mos ushqehemi më!
Poezinë po ju lë si ushqim
Ushqim shpirtëror!E di edhe kjo është e rëndësishme
Poezia  i shndërron edhe ujqërit në dele
Se dashuria vazhdon të jetoj në mes nesh
Ajo gjithnjë kthehet
dhe nuk harron
që të jetojë përjetësisht

Botën do ta pikturoj...
(Adrianit)

Thuamë mama a mund të harrosh
botën e shëmtuar e të zymtë
Po, me siguri do ta harroj
kur në duar marr ngjyrat

   Do ta pikturoj botën dhe ylberin
   përplot ngjyra
   pyllin dhe drurët e blert
   nga i marrin ngjyrat?

Këtu nuk ka monotoni i dashur
Sepse e pëhimë është Shlezia jonë
me ngjyrë të përhimë...
kjo ngjyrë është në ne

   më pikturo të lutem fushat dhe kuajt
   më pikturo kopshtin zoologjik dhe elefantet
   dhe tigrat e vegjël
   lepujt e përhimë dhe qent

Dhe më në  fund më pikturo diellin
Vogëlushi im i mirë
E  do të ketë më shumë diell dhe lule
dhe zabeli i blertë dhe kuajt e bukur

KTHEHU NË VARGUN TIM    

Do ta pikturoja liqenin gri
dhe notarin në të
brigjet e blerta e rrjedhën e lumit
dhe drurët e blertë

     Do të doja të pikturoja edhe valët e praruara
     dhe gjethët në thellësi
     velat e kuqe velat e praruara
     që prore me to lundrojmë

Do të doja të pikturoja fëmijët e mi
të shoh se si spërkaten në ujë
si këlthasin  si ngazëllehen
e shkollën e harrojnë

      Po më mungon talenti
      se prapëti kjo më shkon
      të ia tregoj dikujt kjo nuk bën
      derisa mbi çati pushon lejleku

Çfarë të bëj tjetër përpos të shkruaj
këtë poezi merre si të duash
sepse me mungon talenti ndonje imazh të pikturoj
dhe kthehu  në vargun tim

           ZHANETES

 I nxjerr diku fotografitë e moçme
 prapë për ty endërroj
 thuamë përse nuk mund të të harroj
 nuk mund të të harroj

     Para meje rrjedhin
     kujtimet e atyre viteve të shkuara
     ndonëse ca kujtime nuk më pëlqejnë
     ato rrrjedhin pareshtur...

 Melodia që më kapërthen të tërin
 gjithnjë ti e këndoje
 Ti ishe prore e gëzuar
 fjalët e këngës tënde më tingëllojnë në vesh

     Më thuaj përse shkove në pakthim përgjithnjë
     Përse nuk mund të jetoj më mes nesh
     Përse kjo aq dhemb si plumbi
     Dhe rëndë oh Zot të jetoj pa Ty

PARALAJMËRIM  

Mos fol keq për njerëzit ndonëse kaq të meta kanë
Mos thuaj se nuk dashuron - buzët gënjejnë
Gjithnjë fatin e pret përreth shikon
atje monotoni trishtim shiko si vështrojnë
Merre buzeqeshjen si buqeten ne vazo
atëbotë e vështron e vështron
Dhe bota bëhët më e bukur
Njerëzit po ata të bukur - dhe bota kundërmon me erën e fushave
Tani fare nuk i vëren të metat e njerëzve t njejtë
Dhe të mos harrosh! Çdo krijesë, çdo person
ka po aq të meta  po aq virtyte dhe mos më shiko vëngër
Vetëm ta përkujtova të vërtetën e përjetshme
se në botë nuk ka asgjë ideale
njerëz janë njerëz jemi
Mbaj mend!

KAQ FAT   

Kaq fat nga çdo gjë e rëndomt - faleminderit
nga një gëzim imi vockel - më fal
përreth kaq pikëllim
si gjilpëra nga palltoja ime
Sa lumturi nga një buzëqeshje
e vockël - dashuroj...përkëdhel
kaq dhembje kur te zemerojne
një pafundësi e ekzistencëës
Sa mynxyra duhet t durosh akoma
oh zot edhe sa e sa çështje duhet t'i rregullosh
sa vaj sa dhembje do të kesh
pafundësi dyshimesh
Sa mendime dhe psherëtima do të përjetosh
nganjëherë kur vështron në sytë e vegjël
dhe sheh aq besim
sepse kjo botë
megjithatë është e bukur
në sytë e tyre


SHËNIME PËR AUTOREN:  Gra?yna Drobek – Bukowska(1948) u lind në Krzystkowice (Poloni). Me profesion është infermiere, një infermiere e njohur në Shlezinë e Polonisë.Poeteshë, eseiste, përkthyese dhe animatore e kulturës. Shkruan kryesisht për fëmijë.Deri më tani botoi këto vepra poetike:  „Ngjyrat e ylberit”, „Dashuria e pikturuar me ylber”, „Pika të shqetësimit”, „Imazhe të harresës”, „Dritëhijet”  etj. Është nderuar me shumë çmime letrare prestigjioze në fushën e letërsisë.
     Ndërkaq, është redaktore e revistës së njohur letrare “Horyzonty”(Horizonte).
 
PS. Për fund është e udhës të vë spikamë se në numrin më të ri të kësaj reviste letrare do të botohët një Panoramë e gjërë e poezisë shqipe.                       



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora