E enjte, 28.03.2024, 04:39 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Ah,sa "shakaxhi"paskam qenë! (Tregim)

E enjte, 27.08.2009, 05:36 PM


Ah,sa "shakaxhi"paskam qenë!
             
"Njerëzit e ndershëm
e kanë vendin në muze"
                         Çaplin
                      
Tregim

Nga Përparim Hysi

     Aty nga mezvittet '60-të të shekullit që iku,me një mikun tim po
pinim tek klubi i gjuetarëve.Kishim marrë nga një dopio dhe nga një
meze.Kur tak dhe hyri xha Neçua(Nestor Pogaçe),i famshëm ky në qytetin
tonë për shakatë,ndaj dhe shquhej mbi kolegët e tij në Estradën
Profesioniste.-O,hajde-hajde,xha Neço,-e ftova unë.Edija(dhe jo vetëm
unë) që veç shakave,shquhej se qe edhe pijedashës.-Do të vij,-m'u
përgjigj ai,-veç me një konditë:mos prisni nga unë,për sot të
paktën,ndonjë shaka.Opo lëri ti ato,-ndërhyri miku im,-po ne për ato
shakatë të duam dhe më tepër.Dhe u ul.Tek prisnim që Razia,kamarierja,
t'i sillte dhe xha Neços,pjesën,ai filloi.-Ore çuna,e di pse ju tha
xha Neçua  kështu?Dhe,papritur përgjigje nga ne,vazhdoi:-Nga kjo e
shkretë shaka(qe profesionist në estradë)mbrëmë desh mbeta jashtë në
Ballsh.-Po pse?-pyetëm njëzëri ne.-Ja,pse:dhamë shfaqje në Ballsh.Një
miku im nga Ballshi më tha:-Do vij dhe vet të shoh në shfaqje.Po shiko
sonte je për darkë nga unë,lëri shokët të ikin me makinën e tyre.Dhe
kështu bëmë.Dhamë shfaqje.E pashë që gajaseshin sa herë dilja unë dhe
më bëhej qejfi.Mbaroi dhe shfaqja dhe,ndërsa shokët morën rrugën për
në Fier,unë po andej nga miku që po më priste.Kur e shoh të më
thotë:-Ore unë të dija goxha burrë ty,por ti m'u marrke
me"palaçollëqe",uh,sikter dhe mos të të shoh bojën dhe ç'mik po do
merrja për darkë?!!!Dhe iku.Po dhe autobuzi iku për Fier dhe mbeti
Neço"Shakaxhiu" as në qiell dhe as në tokë.Shyqyr që gjeta Qamilin(një
mësues fierak që banonte në Ballsh) se desh e pagova si frëngu
pulën.Ne po ia dhamë të qeshurit me këtë të treguar babaxhançe të xha
Neços dhe më nuk e trazuam.
     Do të thoni ju:-More ç'hyn këtu xha Neçua,kur tregimi yt është
pak autobiografik?Duke ju njohur me prosfesionistin e shakasë(më mirë
s'kish si luhej?!),Nestor Pogaçen,unë  dua t'ju them juve se dhe unë
kam vuajtur nga"sindroma e shakasë",në mund ta quaj kështu.Në kam qenë
shakaxhi apo jo,unë po e lë në duart e të gjithë atyre që do të
harxhojnë pak kohë me këto bëmat e mia që,ndërsa të tjerët i kanë
marrë për shaka,unë ja tek e jap me firmë,e kam patur seriozisht.Po
hajde dhe mbush nëndjen e miletit.Ju lutem,më ndiqni...
        Në Petovë të Fierit kam lindur,jam rritur dhe për 25-vjet me
radhë kam qenë mësues.Aq jam i familjarizuar me petovarakët,sa nuk ka
shtëpi që të mos e mbaj derën hapur për mua(natyrisht,edhe unë për
ta).Në Petovë,- kam shkruar në një nga vjershat e mia,-dhe,po mbeta
qorr,nuk humbas.I gjej të tëra shtëpitë me tahmin!Dhe,pse kam një
intimitet të tillë,nuk lë rast pa bërë ndonjë shpoti me burra dhe
gra:të vjetra dhe të reja.Një ditë në dyqan(epo një dyqan kishte
laj-thaj)një tufë grash psonisnin se më dukej po afrohej viti i ri.I
drejtohem njërës:-Moj Shaze,- i them,-tetë fëmijë të mësosva,si,moj,-i
them,- nuk më bëre një revani?!Se vëndësit i thajnë revanitë,që ta
dini.Të tëra gratë ia dhanë të qeshurit,kurse,Shazja,më e moshuara më
thotë:-Ah,sa shakaxhi,je ti!Laço(shejtan),je për kokëzën tënde!Jepja e
merrja unë ta bindja se nuk  e kisha me shaka.Epo ku bindej Shazja.Dhe
m'u kujtua xha Neçua.A s'e pësoi nga shakaja?Të nesërmen e këtij
muhabeti,kur më vjen Naxhia,një grua tjetër nga ky  fshat.Me një bohçe
nën sqetul dhe më thotë aty,në sytë e gjithë kolektivit:-Papi ta solla
revaninë.U përqafova me Naxhien dhe u them shokëve:-Kush kërkon,zë e
gjen.Dhe u shtraum vëndëshe  mbi revaninë e Naxhies.
      Një vit pas këtij muhabeti(të revanisë,de!)më kishin
transferuar si mësues të shkollës së mesme(Petova kishte vetëm
8-vjeçare) në një fshat 10 km larg nga Petova.Në Kallm që kishte
shkollë të mesme;kishte dhe një kabinet dentar.Kooperativistët(ku
përfshihej dhe Petova)gjenin derman vetëm aty dhe duhet të bënin 10 km
rrugë.Sa dal nga ora e parë e mësimit,kur shoh në korridor 5 gra nga
Petova:bashkëfshataret e mia.Më përqafuan dhe i përqafova.Shazia(se qe
dhe kjo),si më e vjetra,më puthi në të dy faqet.Aty me to dhe
Naxhia.Ajo e revanisë.Hë,-u them,-po përse kini ardhur?Lëre,- më tha
Naxhia,-erdhëm për dhëmballët,por Isufi(dentisti)na tha për
mbasdite,se paradite punon me nxënësit.-Hajde me mua,- i thashë
Naxhies.Më ndoqi pas.Drejt e tek dentisti.Ky sapo po hipte në polron
një nxënëse.I them nxënëses:-Pa zbrit pak!Zbriti menjëherë.-Hip
ti,Naxhie,-vazhdova.Kur ajo hipi,i them Isufit:-Të lutem hiqi pak
dhëmballën kësaj motres sime.Dhe Isufi bëri siç i thashë.-Me shëndet!-
i thashë "simemotre" dhe e shoqërova Naxhien tek shoqet.-Po ne,- më
tha Shazja.Ju,i thashë,pasdite.Të dhisni gjak!-u thashë duke
qeshur.Bëjini mashalla Naxhies!E fute bythën në trastë,i thashë
Shazes,tani aty të vdesësh.Dhe më shumë qeshnim se shaheshim.Ah,-më
tha Shazia,-kur u bëre ti laço mësues!S'i lë shakatë ti,jo...
Dhe po në Petovë.Qemë kolektiv jo i vogël:gati 40-veta.Në kolektiv
sapo kish ardhur një mësues i ri.I ri në Petovë se nga vjetërsia në
arsim dhe nga mosha qe çap më çap sa unë.Kish mbi 30-vjet në
arsim.Njihesha me të prej kohësh dhe jo vetëm unë e njihja.Po,sado i
sjellshëm që qe,dhe,të thuash të drejtën,dhe shok imirë,ja që nuk i
kish ecur me gratë.Kish ndarë të parën me trifëmijë,dhe të dytën e
paskësh ndarë me një çupë 5-vjeçe dhe kish marrë të tretën.Unë dhe
xhëku e trazoja:-Të paça fatin,- i thoshja,- se ma ke ndërruar
përsheshin jo  pak.Dhe qeshnim.Kur plasi e keqja:Ia behu shefi i
arsimit të rrethit dhe shefi i seksionit të edukimit nga komiteti i
partisë të rrethit.Mbledhje.Letra firmosur nga i
madhi(Ëzhdërhaja,thuaj!) që thoshte:-Të pushohet nga arsimi!Por
shënimi thoshte që të shtrohej në kolektiv,domethënë,"uratën" t'ia
jepnin masat.As më pak dhe as më shumë,po pjesëmarrës në"vrasje".Do
diskutonim të gjithë.Me protokoll.Epo,të gjithë në sinkron:-Të
pushohet!Kur brof unë:-Jo,nuk jam dakord që të pushohet.-Si,or
si,-ulëriti shefi!Ti,me siguri,- më tha,- e ke me shaka.Po ja tek po
ta them që është shaka me zarar,kjo jotja.Atëherë kërceva më keq:-Jo
vetëm që nuk po bëj shaka,por po ulëras që jam kundra.Së pari,letrën
për sh.Enver
e ka bërë"matka" që është e mbesa e sh.X....së dyti,nuk është ky i
vetmi që ka ndarë gruan dhe punon në arsim,se,vazhdova i nxehur,mund
të përmënd nja 10 që njoh unë dhe,së treti,ka dhe nga ata që kanë
ardhur për të na dhënë mëndë që kanë ndarë gratë,njësoj si
ky,fatkeqi.Sakaq dhe atij që i hëngri "qerja"(ai i dërguari i
partisë)erdh e t'u bë si kungull i pjekur.Shefi e quajti këtë
ndërhyrjen time si"varfëri ideologjike".Pse ta zgjasë më tej?Vetëm me
një votë kundër u pushua kolegu im nga arsimi.Në u zgjata pakësa,nuk
dua t'ju tregoj "heroizmin"tim,por dua të më vini një notë në jam
shakaxhi apo jo.Se kot nuk thonë jo çdo e keqe,përfundon keq.Populli
thotë:"Ëndërr e trëmbur,del hair!"
Për mos u larguar nga thelbi i çështjes.Miku im se ku punoi kur po
prishej shteti dhe,sa filloi tranzicioni,u bë biznesmen i
suksesshëm.Po çante tutje-thu Europës dhe deri në Kinë.Unë po në
fis:mësues!I them një ditë këtij pasaniku të ri(të ruajtë Zoti nga
ata?!Se nuk të japin gur për të çarë kokën)-Ore,ti shkon andej nga
Çekia.Ata janë t ë famshëm për këpucë.Do më sjellësh ndonjë palë apo
jo? Dhe ai:-Të shkrinë ti,Papi!Akoma nuk i ke lënë shakatë?!Dhe u
shkri së qeshuri.
Dhe përsëri në Petovë.Memeja,moshatare me nënën time,dhe dashamirëse
ime,kish nxjerrë për kulloët jo pak po 20 biba.Biba qershuari,kur
thotë myzeqari.Mirë,o mirë,po shkojnë ca nga ata nxënësit e mi dhe
dikush e mban me muhabet dhe,ndërsa të tjerët,tak dhe ia fshijnë si me
urdhër të peshkut.Kur hedh sytë për biba.Asnjë për be.Zvarrë e me një
frymë e drejt e tek shtëpia ime(gati gjysëm ore larg).Unë banoj në
Mbrostar-Ura.,nja dy km larg Petovës.Po dhe "trimat" qenë nga
Mbrostari se vinin në shkollë në Petovë.Trokiti dera,kur ç'të
shoh?Memeja!Po mirëse erdhe,e ftova.Ajo:-Aman,Papi,ia fshinë Memesë të
gjitha.Në dorë tënde dhe të Perëndisë.Hajde me mua,- ithashë.I gjeta
ata"firaunat" dhe i urdhërova që t'ia çonin drejt e në shtëpi,se ku
mund t'i mbante ajo plakë.Ia çuan.Të nesërmen e gjeta Memenë tek i
kulloste.E,Meme,-i thashë,- si i ke bibat?Ajo:-Të keqen Memeja ty,po
njëherë të ka bërë nëna.Dhe unë:-Po taks një,moj Meme!Dhe ajo:-Ah,sa
shakaxhi je ti Papi!...
     Dhe sado "shakaxhi" ja që u ngrita në pozitë.Shkova inspektor në
Drejtorinë Arsimore.Zyrtar i biri i botës.Epo,domosdo,ndërrova edhe
luk,kur i thonë.Pa vura dhe kollare(po kur nuk di ta lidhë edhe
sot?!),pa me kostum që edhe i ndërroja,se ndërroi sistemi dhe jo
unë.Po këto nuk kanë rëndësi.Në zyrë po ca femra(qenë 4).Po 4 qemë dhe
ne meshkujt.Me një racionale të thjeshtë:nga një për kokë.Epo ujku kur
bie në tufë a nuk zgjedh më të mirën?Ballë për ballë me mua një.E
çfarë të thuash?Jashtë serie.Unë më plaku,po nepsi i një të riu.E,ç'i
do llafet?Ballas qe me mua kjo,po sytë andej nga i riu.E quanin
Vilson.E më t'i them unë në sy të të gjithëve:"Ballë për ballë me
mua/sytë nga Vilsoni/S'të bën gjë Xhorxh Bushi/ruhu nga Klintoni...Seç
plasi një të qeshur dhe më lëshohet ajo:-Ti,Papi,je për estradë.Të
shkrinë...Ama ç'të shkrirë!Një ditë tjetër(epo i bija prgut të
dëgjonte dera),i këndova dy vargje që,për të qenë i ndershëm,s'ishin
të mitë,por të gjithë i merrnin si të mitë:"Dale pak,moj firaune/jam
dhe unë i asaj"pune?!".Prapë të gjithë ranë përmbys.Po unë prapë mbeta
shakaxhi dhe aq.Ndodhte(epo kot nuk thonë që pema me kokrra qëllohet
me shkop)që zyrën tonë e nderonte dhe titullari.Se ky ,si punërëndë që
qe,e kish zyrën veçan dhe jo toptan si tonën.Vinte ky.Epo,elbete,i
lodhur.Kish nevojë për pak çeplendi.Hynte duke qeshur(sa i mirë që
qe!) dhe drejt dhe ia vinte të dy duarët asaj mbi sup.Asaj,pra,si
jashtëserie!Dhe unë(epo goja nuk më ka lënë rehat tërë jetën).-O
drejtor,të paça fatin!Ai,pa ia hequr duart(baba,ore baba),pse?-Ja,i
thashë unë,çfarë i bën më shumë një burrë gruas se sa i vë duarët pas
shaptullash.Të gjithë ia dhanë të qeshurit.Dhe ai:-Ti s'ke për t'u
plakur kurrë.Të mbajnë gjallë shakatë...
Tani,pak a shumë jua thashë të gjitha.Ju lutem më vini një notë!Jam
apo nuk jam shakaxhi?!...
                   


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora