E enjte, 28.03.2024, 01:24 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (XIV)

E merkure, 26.08.2009, 05:58 PM


Vargje të shkruara në gusht (XIV)

Nga Përparim Hysi
               
1.Vegim

Si nga një humnerë,nga fundi i detit,
Më ravijëzohet mua,portreti yt
Të them të drejtën,s'i shpëtoj dot sikletit
Dhe s'e mbledh dot mëndjen:jam si i dytë?!
 
Më vjen ndërmënd pamja fisnike
Dhe goja e qeshur,dhe flokët me krela
Ç'ma prishe gjumin,ta dishë,o moj  mike
Dhe humbas,i tëri,në një sërë pandehma
 
Zëmra më rreh fort e gjunjët më dridhen
Impresioni është i ëmbël,i beft vegimi
Kapem pas këtij impresioni dhe hiç nuk shqitem
Ah,sa të ka dashur, mike,Përparimi!...
                        
1 gusht 2003
                  
2.Në sytë e tu

Në sytë e tu,tani ka ndjenja të vërteta
Copërat e ndjenjave ikën me vajzërinë
Ja,kështu mendova,tani që të gjeta
Ndaj më të plotë e ke dashurinë.
 
Je si një kryevepër,tërsisht e përkryer
Peneli i piktorit s'ka më punë aty
Ah ,sikur ta dishë!Tani je dhe më e vyer
Ndaj rend dhe i puth me mall ata sy.
                            
1 gusht 2003
                      
3.Moment

I mbylle kapakët e syve
Duket se syve u vure kyç?!
Po unë jam aty,brënda syve
Se jam lidhur me ty:"liksh..."
                           
1 gusht 2003
                      
4.Ti

Ti je si një cicërimë e një zogu në kopshtije
Je si shkëlqim i diellit në pranverë
Jo.S'kam ndjerë kund kësi kënaqësie
Që më ke dhënë ti;ndaj më këndell.
                        
1 gusht 2003
                    
5.Po...

Po nuk erdha vet që të hap derën e shtëpisë,
Lëreni që pragut të rritet bari
Se jam aq i mbytur prej nostalgjisë
Sa gati më merr të qari...
                       
1 gusht 2003
                      
6.Kur bie në dashuri
                             
"Kur bie në dashuri,je si shualli i këpucës:
E lagin me ujë dhe e përkul si do..."
                                                 Gogol

Ka forcë magjike dashuria
Aq sa trupin ta bënë lak
Të ikë prej dashurisë,burrëria
Përkulesh para saj:ndo burrë je apo plak?!
                      
1 gusht 2003
                      
7.Kur të vdes

Do të bie,platitur, si lis i prerë
Një mjegull e dëndur do më mbulojë sytë
Po duarët e mia,shtrirë e nderë
Duket se  dikë kërkojnë:-Ku je,o moj Sikë?! *
 
*ime shoqe
                     
1 gusht 2003
                    
8.Letër mikut
(Sotiraq Binjakut)*

E shtrenjtë letra jote,o mik!
Më futi në një botë tjetër
M'u largua stresi dhe çdo jë e ligë
U zhduk si bora e vjetër.
 
Si bora e vjetër që shkrihet nga dielli
E shkrinë dhe gjurmë s'ka më
M'u duk sikur erdhi gjithë Fieri**
Dhe u përlota nga malli,tanimë.
 
E ku mund që t'i them të tëra
Seç botë para syve m'u shpalos
Ta dishë,o mik,se si u bëra:
Erdh dhe u bëra si djalosh.
 
Se mplakja iku sikur nuk qe
Zura dhe u mbusha me fuqi
Se m'u bë sikur prapë jam atje
Dhe bashkë,si dikur,po ngremë dolli.
 
Miqësia jonë,plazmuar në vjete
E pastër,thuaj-kristal!
Ca vjete flaka prej asaj letre
Dhe,tak-fap,u bëra djalë.
 
Ta hajë dreqi!Kush na ndau?
Ç'qe vallë gjithë ky kob?
Sado që letra më thotë:-Mbahu!
Në fyt e ndjej një komb***
 
Në fyt një komb,nga sytë lot
Po zëmra pse gulçon?!
Jo.Jo.Nuk ndahem dot
O mik,zëmra nuk harron.

*Sotiraq Binnjaku-koleg.Është në Filadelfia.
**Fieri-qyteti im
***komb-nyje në grykë.
                
3 gusht 2003
                 
9.Ti

Ti duket se zbrite nga qielli
Se ndryshe...s'ka si të jetë ndryshe?!
Ndaj mbeta gojëhapur,unë,i mjeri
Dhe jam futur në aq mëdyshje
 
Mirë zbrite,po krahët ku i ke
S'e mar vesh si zbrite deri këtu
Veten e mundoj me aq pse?
Përgjigjen e pres veç nga ju.
 
Se je e lehtë si tymi
(kam frikë se era do të marrë?!)
Ta dishë,ta dishë,Përparimi,
Gojëhapur mbeti si djall.
                   
4 gusht 2003
              
10.Ti dhe unë

Ti buzëqesh me dykuptim
Mua më shkojnë morrnica
Se më je si një lajthim
E humb,moj,Lenica.
 
Trupi,i tërë,zë dhe më dridhet
Sikur të kem ethe
Zëmra porsi zog më hidhet
Veç nga një buzëqeshje
 
Sytë gati vishen me mjegull
Aq sa më nuk shoh
Dhe jam bërë sikur kam rrjedhur
Nga buzëqeshja,oh!...
 
Të marrë mëndjen një buzqeshje
Si raki sarhoshe
E vërteta:tash kam ethe?!
Shëromë,bukuroshe!...
                       
4 gusht 2003
                
11.Kur më the

Kur më the:- Hajde pas meje!
Dhe u ngjite në konak
Si lumë gjaku nëpër deje
Më vërshoi dhe  zëmra "trak"
 
Trak sikur  thyhet një copë xham
Dhe u ndeza tëri flakë
Ah,si qeshë, si qeshë,moj xhan
Sikur zura "qiellin e shtatë"
 
Seç  po ndodhte s'qe tokësore
(se parajsa është në qiell)
Ato çaste dashurore
Sillmi prapë se më këndell.
                   
5 gusht 2003
                
12.Je si brilant

Ti më je si një brilant
Je bërë,siç duket,me porosi
Kushdo që të sheh,bëhet alarmant.
Se ndryshe nuk  ka se si?!
 
Je tamam si një Misse e bukur
Se më je aq taze sa lëshon nur
Ndaj dhe unë pusullën e kam humbur
Je aq e bukur sa gati më sëmurë.
                     
5 gusht 2003
                 
13.Dhe ndodh...

Dhe ndodh që të jetosh dramën e Tantalit
Je zhytur në ujë.Po dot ujë nuk pi?!
Pra,ke nostalgji dhe je mbytur prej mallit
Po hajd e ma gjej:-Ku je,dashuri?!
 
Kjo nuk është një pyetje që e lëshoj kot
Po është e qëllimtë dhe fare me vënd
Kam  një mall që hiç s'e mbaj dot
Aq të madh e kam,sa gati po më çmënd.
 
Mallin e kam,po hajde e shkreje
Ku ta shkarkosh?A,ndoshta,në boshllëk?
Mall,o mall,si s'u hoqe meje?!
Dhe mallkoj kurbetin e i them:jazëk!
                   
5 gusht 2003
                
14.Njerëzisht

S'ka më njerëzore se sa dashuria
Se të fisnikëron dhe,njëherësh,të zbutë
As që më duhet se çfarë thonë njerëzia
Sado leshrathinjur,dashuroj një çupë.
 
Ç'ka në këtë mes për t'u alarmuar?
S'ka,siç mendoj unë,as edhe një shqetësim
Mua më kupton kush ka dashuruar
Mëndjendryshkurit?Të shkojnë mu në vidhimë!
                       
5 gusht 2003
                   
15.Të dhunosh një femër

Të dhunosh një femër,është vërtet mëkat
Zëre se po prish ti një lulishtë
Nuk dallon aspak nga një mëzat
Që fuqinë e brirëve përdor kafshërisht.
 
Femra ngjet tamam me një lule
Do kujdes të madh,se është e brishtë.
Në se me dhunë asaj i  sule
Unë të përbuz dhe nuk të flas me gojë,hiç...
                              
5 gusht 2003
                       
16.E thjeshta,sa e bukur!
                                   
Për një bullgare
Me trupin e drejtë si një fidan
Në fytyrë aspak s'vë tualet
As byzylyk dhe as stoli nuk mban
E thjeshtë;po sa  ka lezet!
 
As hiqet e mbahet e madhe
Vjen ulet dhe buzëqesh njerëzisht
Ta shihni seç nur dhe sa sharme
Të ndjellë,pas vetes,ogiç.
 
Dhe gati zë e hamë me sy
Se sytë ja që i kemi në ballë
Ah,që më plaçin të dy!
Dhe unë u ngrita në alarm.
 
Kur qesh,në faqe dy gropa
Dhe duket sikur ka bërë faj
Jam gati që ta marë hopa
Mos kujtoni se është kollaj?!
 
Po ja që qejfi ma ka
Për të thjeshtën unë gati vdes
Sa herë jam futur në bela
Ku s'më qasin,kërkoj "pjesë..."
                  
5 gusht 2003
             
17.Si...

Si një shkollar që vidhet nga mësimi
Tinëzisht,të trokita në dritare
Dhe priti sa priti,Përparimi,
Aq sa frymë s'po merrte fare.
 
Se kollaj nuk qe të trokisje në dritare
Si nuk qe kollaj t'u vidheshe syve
Se bota ku rrojmë(s'është e "mirë" fare?!)
Ndaj prisja,gati ndalur fryme.
 
Kur dritarja u hap dhe u rrëfeve ti
Tash zëmra ding-dang,gati më pushoj
Ah,o çast i bukur,pse s'vjen dhe tani?!
Ah, dora e vogël që  ngroht më përqafoi!...
                                    
5 gusht 2003
                     
18.S'e di

S'e di pse kam ardhur poshtë qershisë
(se,tani,në gusht qershi nuk ka më)
A ndoshta pse humb kujtimeve të rinisë
Kur mblidhja qershi me "atë"
 
Mblidhja qershi dhe ishte qershor
Ajo më zgjati futën e saj
Pastaj...pastaj më zu vrulli dashuror
Dhe putha buzën qershi të asaj.
 
Tani që kam ardhur poshtë qershisë
Ç'më vjen i freskët ai çast
Humbas kujtimesh dhe prej nostalgjisë
Bërtas:-Oh,kohë e bukur,pse s'të kthej dot pas?!...
                       
5 gusht 2003
                 
19.Kur bie në dashuri

Çdo gjë të duket ndryshe
Dhe kopshti,dhe ajëri,dhe qielli
Gjithë bota të duket ndryshe
Dashuria ka sy prej të"verbëri"
 
Çdo fjalë që ta thotë dikush
Ti,natyrshëm,e kthen:-Të dua!
Je i lumtur si ti dhe askush
Bota e tërë,ndryshe duket,pothua...
                          
5 gusht 2003
                      
20.Një dritë...

Një dritë e ngrohtë më hyn në shpirt
Dhe shpirtin tim të ftohtë, e ngroh
Si ndodh,si ndodh të  të ngrohë  një dritë?
Po është dritë dashurie kjo.
 
Në rremba unë e ndjej gjakun valë
Aorta- valë e përciell gjakun
Ah,ç'dritë që më është!Ç'dritë e bardhë!
Ma  sillni prapë ju shkakun.
 
Se shkaku i madh i dashurisë
Ngjet me një gjeratore
Ndaj drita që më  hyn në shpirt
E ngrohtë më është:zjarrmore.
                    
5 gusht 2003


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora