E enjte, 25.04.2024, 04:36 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Këmisha e tradhëtisë

E merkure, 26.08.2009, 09:54 PM


Këmisha e tradhëtisë

Nga Gjon KEKA

Ballkani është një mozaik i shteteve të dobëta, pa zhvillim ekonomike, me mbi 70 % të papunësisë, korrupsioni i përhapur dhe një vend që nuk ka besim në institucionet e tyre te demokracisë në zhvillim etj.Edhe pse tani lufërtat kanë përfunduar, dhuna akoma duket në ajërin e këtij gadishulli të trazuar.
Bashkimi Evropian dhe SHBA kanë investuar dhe po investojnë ende në gadishullin Ballkanik me miliarda euro si psh;rindërtimin e institucioneve ,zbatimin e ligjit,zhvillimin ekonomik,sigurinë etj.
Megjithatë sot në shekullin XXI akoma Ballkani Perëndimor mbetet një vrimë e zezë si pasojë e krimit të organizuar, rrezikut nga terrorizmi, shenjat e luftërave civile,korruosioni,pasiguria etj.
është vështirë dhe e pamundur që sot pas rënies së ndërtesës së ish-Jugosllavisë t‘i detyrosh popujtë në gadishullin ballkanik të bashkëjetojnë ata nuk dëshirojnë të qëndrojnë krah njëri-tjeterit në zhvillimet pozitive sepse ekzistojnë dëe janë ende aktuale doktrina dhe ideologjië që mbajnë gjallë urrejtjen ndaj të tjerëve tani këto ideologjië rrenuese kanë prejardhjen nga gjirizet e orinetit.
Këto rryma të reja por me ideologjisë rrënuese dëshirojnë që gadishullin ballkanik ta kthejnë në aventurën e përgjakshme të shekujve që lam pas,pikërisht këto dukuri të reja me karakter shpërthyes në gadishullin Ballkanik per BE dhe SHBA, paraqesin nje nga sfidat me te medha.
Pas 11 shtatorit 2001 askush nuk mund te lejoj luksin vetvetes siç po ndodhë në Kosovë e cila është bërë një vrimë e zeze e rrezikut nga terrorizmi,krimi i roganizuar e korrpupsioni ,SHBA dhe BE nuk duhet shmangur potencialet politike, ushtarake dhe financiare ndaj ketij rajoni ne betejen kunder terrorizmit dhe sëmundjeve tjera të ideologjive rrënuese.Të gjithë kemi degjuar se vendet e gadishullit ballkanik synojne anetaresimin ne Unionin Evropian, por gjithnje derisa ato nuk bashkepunojne ne forme te ndersjell per te stabilizuar rajonin, ato do te levizin ne drejtim te kundert ,sepse shenjat sot tregojnë se disa nga ëendet ballkanike jetojnë me dy faqe ne fjale here nga lindja e herë e nga perëndimi ,bashkësisë ndërkombëtare nuk duhet t‘i besoj disa nga liderëve të vendeve ballkanike, sepse ata po e gënjejn vetveten dhe bashkësinë ndërkombëtare ,ata po luajnë rolin e „judes tradhëtar“ dhe kanë veshur këmishën e tradhëtisëNjekohesisht poblemet me te cilat ballafaqohen disa nga vendet ballkanike jane shume reale dhe shume te rrezikshme, Ish - Jugosllavia eshte ende nje rremuje e shteteve te dobeta në mënyrë kronike që në çdo hap mund të vresh mungese paqeje dhe sigurie e zhvillimi pozitiv.
Perfituesit me te medhenje te ketij dezorganizimi jane mafiat kriminale,terroristat islamik qe ka ngritur rrjetet e tyre te gjera ne tërë Kosovën ,keto rrjete terroriste islamike dhe mafioze nuk njohin kufinje nacional. Këto rrjete kriminale dhe terroriste islamike po lejohen të fuqizohen sa qe tash mund të thuhet se Kosova dhe disa nga vendet ballkanike dominohen nga rrjete te organizatave terroriste islamike ,te kriminalitetit,korrpupsionit etj.
Ndërkaq Kosova ndonëse në dukje i ngjane një shteti të mbykqyrur në realitet dhe në thelb i ngjanë me shumë një „ishulli të trazuar “që për çdo ditë po e tregon vetveten se nuk është e aftë të mbaj në duar fatin e saj dhe poceset e së ardhmes.Institucionet e Kosoves më shumë janë duke korrur frytin e disfatave se sa fitoreve gjatë pocesit të shtet-ndërtimit ,këto disfata vijnë si rezultat i keqçeverisjes,humbjes së vizionit,mungesës së identitetit , dinjitetit etj.Ja se si shprehet filozofi i njohur gjerman Fichte në fjalimet e tij per kombin gjerman“Humbja e pavarësisë së një Kombi , e bënë të pamundur që ky komb të ndërhyjë në rrjedhën e ngjarjeve të historisë për t‘i orinetuar ato sipas dëshirës së vetë.Derisa ky komb të mos ketë dal nga kjo gjendje, nuk mund të vendos dot as për veten as për kohën e tij…“
Pikërisht ky imazh i keq i institucioneve të Kosovës po reflekton negativisht në të gjitha sferat e jetës dhe ardhmërisë së shtetit të mbykqyrur të Kosovës në sytë e bashkësisë ndërkombëtare.Tani pas marrjes së gjysmë përgjegjësisë nga ana e institucioneve të Kosovës mund të vërejmë se në që duar ka rënë Kosova dhe e ardhmja e saj,tani pikerisht në Kosovë çdo gjë e shenjët profanohet dhe çdo gjë që ka qenë pjesë e kulturës burimore dhe të gjenezës shkatërrohet pamëshirshëm nga vetë duart e institucioneve të Kosovës.Tani në Kosovë është duke u mbjellë një kulturë e egër e orientit ,dhe sëmundjeve të saj vdekjeprurëse, nga këto pocese të çoroditura ,Kosova dita ditës po e humb arsyen dhe ardhmërinë e saj europiane ,ajo po shndërrohet në një vend të egër të infektuar thellë nga një ideologji rrënuese e ekstremizmit islamik.Janë pikërisht institucionet e Kosovës që po lejojnë në Kosovë të kundërmon erë gjirizesh orinetale dhe lloj lloj sëmundjesh që në një të ardhme të afërt do të kenë konsekuenca të paparashikueshme dhe kjo e keqe do mund të kaloj në një sëmundje epidemike.Kosova po ecën tani kryengulthi ajo po e mbyt ardhmërinë dhe po e shkel me dy këmbë tërë përpjekjet e së kaluarës së kombit shqiptar apo siç do shprehej,pra një ,kombi që humb të vërtetën dhe arsyen e së kalurës së tij,ai humb ardhmërinë e tij dhe rrezikon të zhduket,kjo do mund gjithashtu ta shndërronte Kosovën në një vend që bënë vezët e kriminalitetit dhe terrorizmit islamik,kjo do ia humbte Kosovës imazhin ,vizionin dhe vendin e saj drejtë integrimit në familjen Europiane dhe poceseve tjera zhvillimore pozitive. Kombi shqiptar ne përgjithësi e në veçnati Kosova nuk ka si t‘i shpetoj ligjit të historisë sepse pikërisht ajo duhet të mendoj dhe duhet te dije te njoh nevojen historike për të qenë pjese e poceseve demokratike dhe zhvillimeve moderne si dhe ecjes në rrugën e poceseve të integrimit në Unionin Europian,vetëm atëherë kur Kombi shqiptar dhe Kosova në veçanti te gjej identitetin e saj duke hequr qafe bishtrat djallëzor ateherë ajo do mund të jetoj me krye lart dhe të krenohet me historine dhe të ardhmen që e pret,përndryshe do të lihet perjetësisht me zingjirët e fatit e zënë skllavë nga infeksionet dhe sëmundjet e orinetit.Sidoqoftë duhet cekur se është për keqardhje se sa mjeran qe jane politikanet e Kosovës që lavderojne vetveten dhe genjejnë duke u thirrur në arritje te verbera që kanë erresuar ardhmerinë e kombit shqiptar ne pergjithesi dhe janë rrekur keshtu drejtë utopise dhe iluzioneve(…)Nuk mund të ketë paqe në nje vend që lejon sëmundje të ndryshme ,krimin e organizuar, terrorizmin,podhonë pasiguri etj,(…)jo rastësisht e ka thene filozofi gjerman Immanuel Kant se „Paqja nuk mund të ruhet kur disa janë të skllavëruar, e disa të lirë „.
Dhe krejt në fund Ballkani e në veçanti Kosova nuk duhet lejuar te shendrrohet ne nje vrime te zeze te terrorizmit islamik si Afganistani,Iraku,Irani dhe vendet tjera te orinetit të sëmurë nga ky helm vdekjeprurës.
Gjithashtu SHBA dhe BE duhet ta mendojnë edhe këtë gjë se myslimanet ekstremist te Kosovës dhe disa nga vendet tjera të rajonit ballkanik me përberje myslimane ekstremiste në një të ardhme do mund të ketë shenja te marrjes se pozicionit anti-amerikane dhe anti-europian ,kjo nuk duhet te injorohet asesi nga bashkësia ndërkombëtare ,sepse më vonë do mund t‚i kushtojë shtrenjët dhe investimet që kanë bërë në demokratizmin e ballkanit do mund të fundoseshin nga vendet që do ngrejnë krye kundër vetë demokracisë botërore dhe civilizimit perëndimor.Askush nuk ka atë komoditet të thotë se ballkani ka kaluar krizën e saj (…),jo pikërisht tani ky rajon është ende ne krize të thellë.Kosova ende eshte ne rremuje ,Maqedonia,Bosnja,Serbia etj etj.Prandaj duhet angazhim i madhë nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare per te evituar qe Kosova te behet vrime e zeze e krimit të organizuar ,korruosionit ,terrorizmit islamik dhe sëmundjeve tjera.


(Vota: 22 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora