Bilall Maliqi: U shua shpirti krijues për fëmijë
| E marte, 25.08.2009, 11:59 PM |
|
Qani Shabani 1933 - 2009 |
U SHUA SHPIRTI KRIJUES PËR FËMIJËNga Bilall MALIQISot në moshën 76 vjeçare ndërroi jetë poeti, veprimtari dhe punëtori i palodhshëm kulturor Qani Shabani-Nasalca.Qani shabani ishte poet, autor i shtatë veprave letrare kryesisht për fëmijë me vargjet e tij u fut thellë në kërshërinë dhe imagjinaten e fëmijëve. Para lexuesve të vegjël për herë të parë doli me botim në vitin 1977, dhe prej ati viti deri në ditët e fundit të jetës së tij u mbeti besnik lexuesve, duhe iu ofruar vargje tërheqëse botës së ligjerimit poetik pë femijë.Qani Shabani ishte anëtar i Klubit Letrar “Feniks” për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ku dhe një kontribut të madh në promovimin e kulturës letrare të këtyre trevave dhe më gjërë, duke qenë gjithnjë aktiv nëpër orë letrare, përurime të librave të ndryshme dhe manifestimeve me karakter letrar.Veprat letrare1.Olimpiada e bishave ( poemë për fëmijë, 1977 Prishtinë )2.Gjeli me pizhame ( Poezi per fëmijë 1994 Prishtinë )3.Kuizi i bishave ( Poemë për fëmijë 1995 Prishtinë )4.Akordet e Sharrit ( Poemë e dramatizuar për fëmijë 2001 Gjilan )5.Dhelpra manekene (poezi për fëmijë 2004 Bujanoc )6.Daci me zile (Poemë për fëmijë 2004 Bujanoc )7.Babadimër në shkollën tonë 2006 Bujanoc )Përkujtim Qani Shabani lindi më 1933 në fshatin Nasalcë, komuna e Bujanocit.Në vendlindje mbaroi shkollën fillore, ndërsa Normalen në Vrajë,dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Shkup.Në procesin edukativo-arsimor si mësimdhënës Qaniu la përshtypjen e një arsimtari të përmendur për veprimtari në fushën e kulturës.Për kontributin e tij dy herë është shpallur për arsimtar të mirë, më 1977 dhe më 1985.Qani Shabani gjatë viteve të ‘90-ta u gjetë në ballë të proceseve demokratike duke dhënë ndihmesën e tij si anëtar i kryesisë së PVD-së. Qani Shabani vdiq më 25.08.2009 në Bujanoc, duke iu shkëputur mundësia për krijime të mëtutjeshme, por do të mbetet në kujtesëtë lexuesve e sidomos të atyre të ciklit të ulët të cilët do ta kujtojnë këtë figurë emblematike të poezisë për fëmijë të Kosovës Lindore dhe më gjerë…Varrimi i të ndjerit u bë në varrezat e qytetit të Bujanocit në ora 16,30 në praninë e mijëra qytetarëve nga vise të ndryshme shqiptare…
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.