E marte, 16.04.2024, 11:14 AM (GMT+1)

Faleminderit

Bilall Maliqi: U shua shpirti krijues për fëmijë

E marte, 25.08.2009, 11:59 PM


Qani Shabani 1933 - 2009
Qani Shabani 1933 - 2009
U SHUA SHPIRTI KRIJUES PËR FËMIJË


Nga Bilall MALIQI

Sot në moshën 76 vjeçare ndërroi jetë poeti, veprimtari dhe punëtori i palodhshëm kulturor Qani Shabani-Nasalca.
Qani shabani ishte  poet, autor i shtatë veprave letrare kryesisht për fëmijë me vargjet e tij u fut thellë në kërshërinë dhe imagjinaten e fëmijëve.
Para lexuesve të vegjël për herë të parë doli me botim në vitin 1977, dhe prej ati viti  deri në ditët e fundit të jetës së tij u mbeti besnik lexuesve, duhe iu ofruar vargje tërheqëse botës së ligjerimit poetik pë femijë.
Qani Shabani ishte anëtar i Klubit Letrar “Feniks” për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ku dhe një kontribut të madh në promovimin e kulturës letrare të këtyre trevave dhe më gjërë, duke qenë gjithnjë aktiv nëpër orë letrare, përurime të librave të ndryshme dhe manifestimeve me karakter letrar.

Veprat letrare

1.Olimpiada e bishave ( poemë për fëmijë, 1977 Prishtinë )
2.Gjeli me pizhame ( Poezi per fëmijë 1994 Prishtinë )
3.Kuizi i bishave ( Poemë për fëmijë 1995 Prishtinë )
4.Akordet e Sharrit ( Poemë e dramatizuar për fëmijë 2001 Gjilan )
5.Dhelpra manekene (poezi për fëmijë 2004 Bujanoc )
6.Daci me zile (Poemë për fëmijë 2004 Bujanoc )
7.Babadimër në shkollën tonë 2006 Bujanoc )


Përkujtim

Qani Shabani lindi më 1933 në fshatin Nasalcë, komuna e Bujanocit.Në vendlindje mbaroi shkollën fillore, ndërsa Normalen  në Vrajë,dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Shkup.
Në procesin edukativo-arsimor si mësimdhënës Qaniu la përshtypjen e një arsimtari të përmendur për veprimtari në fushën e kulturës.Për kontributin e tij dy herë është shpallur për arsimtar të mirë, më 1977 dhe më 1985.
Qani Shabani gjatë viteve të ‘90-ta  u gjetë në ballë të proceseve demokratike duke dhënë ndihmesën e tij si anëtar i kryesisë së PVD-së.    
Qani Shabani vdiq më 25.08.2009 në Bujanoc, duke iu shkëputur mundësia për krijime të mëtutjeshme, por do të mbetet në kujtesëtë lexuesve e sidomos të atyre të ciklit të ulët të cilët do ta kujtojnë këtë figurë emblematike të poezisë për fëmijë të Kosovës Lindore dhe më gjerë…
Varrimi i të ndjerit u bë në varrezat e qytetit të Bujanocit në ora 16,30 në praninë e mijëra qytetarëve nga vise të ndryshme shqiptare…


(Vota: 19 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora