Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shtatë të lënduar në “Kroin e Vitakut”

| E marte, 25.08.2009, 06:44 PM |


Pesë shqiptarë dhe dy serbë janë lënduar nga hedhjet e gurëve në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës, derisa banorët shqiptarë po rifillonin punimet në shtëpitë e tyre të djegura që nga koha e luftës, ka thënë zëdhënësi i policisë së Kosovës për Mitrovicë, Sami Mehmeti.

Pesë shqiptarë dhe dy serbë janë lënduar sot nga hedhjet e gurëve në lagjen Kroi i Vitakut, derisa banorët shqiptarë po tentonin të rifillonin punimet në shtëpitë e tyre.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës për Mitrovicën, Sami Mehmeti, ka thënë se rreth 100 serbë ishin mbledhur afër vendit ku punimet kishin rifilluar dhe nga zemërimi kanë filluar të hedhin gurë.

Kjo ka bërë që njësia speciale e EULEX-it të ndërhyjë, duke shfrytëzuar gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën. Pas ndërhyrjes, pjesëtarët e njësisë speciale të EULEX-it e kanë vënë situatën nën kontroll, ndërsa shqiptarët kanë vazhduar punimet në rindërtimin e shtëpive të tyre. Incidenti është shkaktuar nga serbët, të cilët i kanë gjajtur me gurë shqiptarët, për të penguar rifillimin e punës për rindërtimin e shtëpive të tyre.

Punimet janë duke vazhduar, ka thënë zoti Mehmeti, ndërkohë që autoritetet tashmë e kanë vënë situatën nën kontrollë.
Bota Sot