Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


'Vetëvendosje' dëmton 24 vetura të EULEX-it

| E marte, 25.08.2009, 07:38 PM |


EULEX-i ka dënuar ashpër sulmin ndaj makinave të veta, që ndodhi mëngjesin e së martës në qendër të Prishtinës.

Nga Bota Sot

Aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, dëmtuan të martën disa automjete të misionit për siguri dhe sundim të ligjit EULEX, të parkuara prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë, kurse policia ka shoqëruar në ndalim policor 21 aktivistë të kësaj organizate. Gjithashtu, Policia e Kosovës ka njoftuar se në parkingun e qytetit që gjendet në qendër të Prishtinës, prapa Pallatit të Rinisë, janë dëmtuar 24 vetura të misionit evropian për sundimin e ligjti EULEX, me gurë dhe mjete tjera të forta. Arbër Beka, zëdhënës i Policisë, thotë se me këtë rast janë arrestuar 21 persona, të dyshuar si pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje. Nderkaq, sipas “Vetëvendosje”, “aksioni simbolik” është kryer në orën 11.00, kurse menjëherë pas kryerjes së “aksionit”, policia ka shoqëruar në ndalim policor 21 aktivistë të kësaj organizate. Disa prej veturave të misionit të EULEX janë rrokullisur, disa të tjerave u janë thyer xhamat, kurse një pjese të konsiderueshme u janë shfryrë gomat. Aksioni i Vetëvendosjes ka ardhur si reagim i përpjekjeve të EULEX-it për të nënshkruar protokollin me Serbinë.

Reagimi i 'Vetëvendosjes'

Lëvizja Vetevendosje ka njoftuar se ka dëmtuar rreth 25 makina te misionit evropian per sundimin e ligjit, EULEX, për të kundërshtuar praninë e këtij misioni në Kosovë. Në një komunikatë për opinion, kjo Lëvizje përmend edhe protokollin që EULEX-i pritet ta nënshkruajë me Serbinë, për, si thuhet në komunikatë “bashkëpunim me policinë kriminale të këtij shteti kriminal”.“Vetevendosja” pohon se Policia e Kosovës ka arrestuar 21 aktivistë të saj.Në një komunikatë për opinion, ka reguar edhe vetë misioni EULEX, duke e dënuar ashpër veprimin e ndërmarrë në qendër të Prishtinës.

“Ndërkohë që EULEX-i mbështet idenë e protestave paqësore si një element i rëndësishëm në cilëndo shoqëri demokratike, shkaktimi i dëmit kriminal nuk i çon përpara interesat apo argumentat e cilitdo prej protestuesve të tillë”, thuhet në komunikatë. EULEX-i gjithashtu vlerëson lart përgjigjjen e shpejtë dhe efikase tëe Policisë së Kosovës."Serbia e pat pranuar UNMIK-un vetëm atëherë kur UNMIK-u nuk e pranoi Kosovën si shtet, por pjesë të Serbisë nëpërmjet Rezolutës 1244. EULEX-i u pranua nga Serbia vetëm atëherë kur ai u zotua se do të vijë në Kosovë me Rezolutën 1244 dhe ‘neutral ndaj statusit’, pra kundër pavarësisë së vendit tonë. EULEX-it për nga prania, mandati dhe misioni, ekziston në Kosovë po sikur UNMIK-u: në marrëveshje me Serbinë. Ekzistenca e tij është dashur të kalojë nëpërmjet miratimit të Serbisë. EULEX-i e ka partner të bashkëpunimit Serbinë, kurse institucionet e Kosovës po i trajton sikur mjete të nënshtruara për arritjen e qëllimeve të veta", thuhet me tej ne deklaratë.

Emrat e të arrestuarve

Salih Zyba, Ramadan Veliu, Naser Shatri, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Kujtim Kosumi, Salih Mehmeti, Fatmir Haziri, Asdren Peci, Arbër Nuredini, Kasim Uka, Bujar Voca, Rron Gjinovci, Faruk Daka, Skënder Mërtyri, Flamur Arifi, Pajtim Demaj, Lirim Gashi, Fatmir Kurti, Kushtrim Zeqiri, Arbër Vokrri, Skender Blakaj.

EULEX-i dënon dëmtimin e makinave

EULEX-i ka dënuar ashpër sulmin ndaj makinave të veta, që ndodhi mëngjesin e së martës në qendër të Prishtinës.EULEX-i, përmes një deklarate vlerëson përgjigjjen e shpejtë nga Policia e Kosovës. SHPK-ja ka arrestuar 20 persona për dëmtimin e rreth 28 automjeteve të misionit evropian të rendit në Kosovë. R.B.