E marte, 16.04.2024, 05:37 PM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Dr. Rugova

E marte, 25.08.2009, 08:34 PM


Halit Bogaj

Dr. Rugova

Në një ditë me plot pikëllim

Shkoi Rugova në amshim

U ngrys qielli u tund dheu

Pa kolos mbeti atdheu

2

Ishte Ai Dr.Rugova

Që e deshti mbarë Kosova

Ishte ai një burrë vigan

Që e lindi ky Ballkan

3

Që e lindi Dardania

Që e çmoi mbarë shqiptaria

Që na solli ne lirinë

Edhe  ëndrrën Pavarësinë

4

Ne na bëri shumë krenarë

 E ktheu nderin për shqiptarë

E ktheu nderin për shqiptarë

Dhe na njohu bota mbarë

5

Na bashkoi me Amerikën

Dhe na hoqi neve frikën

Prandaj sot të gjithë ne

Të lirë jemi në atdhe

6

Ishte idhull për çdo ditë

Si fanar na bënte dritë

Çdo të premte në Prishtinë

fliste ai për Pavarësinë

7

Informonte botën mbarë

Se çka bëhej mbi shqiptarë

Zëri i tij larg jehonte

Kontinentet i përshkonte

8

Ishte bërë një Gand i ri

Që përpiqej për liri

Kishte fjalë të një profeti

Me atë zemër sikur deti

9

Për të ardhmen kaq të mirë

Pa u lodhur na ka prirë

Nëpër botë ne na nderonte

Pritej mirë kudo që shkonte

10

Këtë e pamë atë ditë kur vdiq

Kishte pasur aq shumë miq

Na mësonte për durim

Ndonse ishim n’okupim

11

Do të vijë thoshte një ditë

Me shkëlqim edhe me dritë

Por  ky popull heroik

I qëndroi atij besnik

12

Në janarin plot acar

Vdiq titani çlirimtar

E bekonte Dardaninë

E kërkonte Pavarësinë

13

Kishte hyrë thellë në ne

Sikur t’ ishte një Ante

Sikur t’ ishte ai Profeti

Që formulën vetë e gjeti

14

 

Kur udhëtonte n’ Perëndim

Pritej ai me shumë nderim

Bënte vend kudo që shkonte

Ardhmërinë tonë e ndërtonte

15

Si Moisiu në Palestinë

ne na  solli ai lirinë

Dritë të madhe të vërtetë

Na krijoi në këtë jetë

16

Modestinë që e tregonte

Atë gjithkush e adhuronte

Bashkë me popull ishte rritur

Prandaj mbeti aq i ndritur

17

Pra kur vdiq atë ditë Rugova

Mbante zi  mbarë Kosova

Edhe dielli s’ bënte dritë

Ai moment nuk ishte pritë


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora