Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Evans Drishti: Vdekja e bardhe

| E hene, 24.08.2009, 07:44 PM |


Vdekja e bardhe

Nga Evans Drishti

Sa here qe hapet tema e vdekjes njeriu sikur rrenqethet dhe terhiqet nga diskutimi pasi pse mos ta pranojme qe per momentin e kaplon nje frike tronditese dhe enigmatike njekohesisht. Se nje dite do te vdesim kjo gje tashme dihet, pra nuk eshte dicka e re, por ajo qe perben te rene eshte ana tjeter e medaljes, menyra e vdekjes, apo e thene ndryshe si na vjen vdekja. Mos valle vjen ashtu papritur vetem se kur troket ne porten e shpirtit tone dhe na therret te shkojme bashke me te ne nje udhetim tashme krejtesisht ndryshe apo jemi ne ato qe i bejme gati rrugen shume here edhe te pavetedijshem dhe vetem kur e shohim veten ne shtratin e vdekjes? Kam pershtypjen dhe bindjen e plote se njeriu si ne cdo rast tjeter edhe kete here duhet te tregohet mjaft i kujdesshem dhe njekohesisht te pergatitet per rruget qe te cojne drejt vdekjes pasi mos te mendojme se vetem kur te plakemi do te jemi udhetare te ketij udhetimi. Jeta moderne e te sotmes na kaplon ne cdo cast me te mirat dhe te keqijat e saj, mjafton te qendrojme te forte perballe atyre te keqijave qe shume here na paraqiten te fshehurave ne realitetin e te perditshmes.

Keshtu eshte edhe situata e te rinjve te sotem. Pse do te pyesni me te drejte? Para disa vitesh shume ngjarje qe i shihnim ne filma nuk i merrnin aspak per gjera serioze pasi ne mendjen tone ekzistonte ideja e nje filmi qe thjeshte tregon ngjarje te improvizuara, dhe natyrshem nuk e imagjinonim se ne fakt ato ngjarje ishin pjese e nje realiteti te brishte qe jetonte bota e jashtme. Po kujt i shkonte neper mend qe nje realitet i tille do te behej edhe pjese e jone! Keshtu eshte edhe situata e te rinjve te sotem te cilet fatkeqesisht me dashje apo jo, te vetedijshem apo jo kane rene viktime e ketyre realiteteve fatkeqe dhe shkaterruese te jetes se tyre. Keta te rinj shume here mbeten viktima te ketyre momenteve dhe gjarperinjve grabitqare te jetes kjo pasi ata per fat te keq nuk jane te informuar mbi keto situata dhe materiale qe perdorin, por epshi i tyre momental i detyron ata te bien pre e ketyre tragjedive vdekjeprurese. Ne emer te jetes, ne emer te gjetjes se nje zgjidhjeje me te shpejte ata kerkojne rruge te ndryshme per t'u shpetuar situatave kritike qe u sjell koha dhe jeta duke gjetur mbeshtetje ne disa preparate qe shume here as vete nuk jane ne dijeni per ta.

E kujt i shkonte ne mendje se ata do beheshin viktime e ketij ilaci vdekjeprures! Ky pluhur i bardhe i mori zemrat dhe shpirtrat e ketyre te rinjve per te mos t'i leshuar me duke i turbulluar mendjet e tyre dhe duke i bere te pavlere ne shoqerine ku jetojne. U hodh nje hap qe ne dukje ishte i thjeshte, por ja qe me pas nuk mund te terhiqesh, perkundrazi behesh aq i semure saqe pareshtur kerkon vetem ate dhe asgje tjeter. Eshte nje semundje kjo ne fakt, por nje semundje mjaft lenduese dhe shkaterruese.

Gjithsesi te keqen tashme e kemi te pranishme ne ambientet tona, tashme duhet menduar rruga per te shpetuar. Keshtu behet fjale per nje qender trajnuese e ketyre te rinjve te kapluar nga nje semundje e tille e hapur tashme ne qytetin e Korces, nje iniciative qe duhet mirepritur dhe pergezuar pasi ne fund te fundit ka nje qellim mjaft pozitiv, shpetimin e jetes se ketyre moshave delikate. Te rinjte e rene viktime e ketij ilaci vdekjeprures nuk ngurojne te marrin trajnime te vecanta ne kete qender kurimi pasi tashme ata perballen me vdekjen. Ata nuk e kishin menduar se do te preferonin te iknin kaq shpejt nga kjo jete dhe kjo bote e per me teper me deshiren dhe vullnetin e tyre. Ajo qe eshte e rendesishme eshte perkrahja dhe mbeshtetja morale qe duhet t'u jepet ketyre te rinjve nga ambienti familjar dhe shoqeror. Ne asnje menyre nuk duhet menduar braktisja e tyre, perkundrazi afrimiteti me ta dhe gjendja afer do te ishte nje shprese dhe kuraje e forte dhe nje rrugezgjidhje e madhe per te dale nga situata. Megjithese ne si shoqeri, fatkeqesisht jemi shume paragjykuese, tashme ka ardhur koha qe t'i leme menjane paramendimet tona dhe t'i mendojme problemet me ndryshe. Sot jane keta te rinj qe vuajne dhe natyrshem kerkojne mbeshtetje, por mendoni qe neser mund te jete edhe femija juaj qe vuan nga e njejta semundje apo dicka tjeter e ngjashme me te dhe qe do te kete shume nevoje per mbeshtetje dhe kuraje. Si do te vepronit dhe gjykonit? Ai pluhur i bardhe qe merr jete njerezish ne menyre te pameshirshme sot paraqitet ne forma dhe ngjyra te ndryshme, por perseri nje emer ka "Vdekje" Prandaj le te marrim pakez kuraje dhe te shpetojme keta te rinj nga kjo "vdekje e bardhe" apo ....

Pasi kush shpeton nje njeri eshte si te kete shpetuar gjithe shoqerine. Nje i ri i shpetuar nga nje semundje e tille do te thote nje shoqeri e shpetuar nga kjo lloj semundjeje prandaj eshte detyre e secilit qe te kryeje detyren e tij ne shoqerine ku jeton.