E Premte, 19-03-2010, 02:34pm (GMT) Home Redaksia RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerko:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Speciale
Intervista
Komente
Kulturë
Reportazh
Personalitete
Historia
Kinema
Muzikë
Shoqëria
Letërsi
Shqipëria Etnike
Aktualitet
Sporti
Bota
Forum
Njoftime
Njohje
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Video
Libra
English
 
 
Lexo/Shkruaj Komente
 
» Llemadeo: I mjeri ti Atdhe i mjeri!

Falenderim z. Berisha
zeriilarget@yahoo.de Llemadeo07-12-2008, 09:12pm

I nderuar z. Berisha,
Ju falenderoj qe me lexoni!
Letren tuaj mund ta gjeni ne piken: Letrat e lexuesve ne www.zeriilarget.jimdo.com
Shprehi rrespektin tim per atdhetarizmin tuaj, si dhe njekohesisht ndjej dhembjen per goditjen qe po i afrohet kombit serish!

Eshte detyra jone njerzore e shqiptare qe te mos heshtim, por te qendrojme sa te mundemi, e mbi te gjitha te shkruajme te verteten per ta lexuar e hetuar sa me qarte e rdhmja e kombit e cila nuk do te jete kaq indiferente dhe aq e korruptuar sa e sotmja...!

Juaji e me ju
Llemadeo 


Dorë e huaj kurrë nuk të kruan si e jotja
ademgjurgjeviku@hotmail.com Adem Berisha02-12-2008, 10:51am

Inderuari Llemadeo,
vetë emërtimi i poemës tuaj më bëri përshtypje dhe më tërhoqi qe në tërësi, me durim e kujdes të shtuar të lexoj.
Por para se të lexoja, shikova edhe imazhin në foton tuaj i cili poashtu më bëri të kuptoj edhe përmbajtjen e poemës ende pa e lexuar. Nga ai kuptove se diçka e trishtë shpirtin tuaj tuaj trazon, se ke një brengë e cila i brengos gjithë shqiptarët që mendojnë, flasin dhe veprojnë shqiptarisht. Pas shikimit të fotos nxitova të lexoj edhe poemën "I mjeri ti Atdhe i mjeri" dhe me vete thash mbase qenka ringjallur Pashko Vasa i Madh, qenka lindur një At Gjergj Fishtë i dytë dhe kështu u magjepsa por edhe lotova derisa lexoja këto vargje tejet brengosëse për fatin e popullit e At-Mëmëdheut tonë kurrë të parehatuar.
Më treti mendja gjithëkah por edhe tek vargjet e të madhit At Gjergj Fishta kur thoshte :
..."Uh Evropë ti kurva e motit
q'i rae mohit besës e zotit
po a ky a shenjë i qytetnis
me nda token e Shqynisë
për me kënaqë klyshët e Rusisë"

Besa, besa, edhe mu kujtua thënja tjetër e tij e cila ka kohë qe nuk përmendet kinse për qëllime të mira por jo, nuk është ashtu sepse At Gjergji kur kishte thënë :
"Le ta dij gjithë bota mbarë
se Gjergj Fishta më s'është shqiptar",
nuk kishte hequr dorë nga gjaku i tij i dëlirë dhe përkatësia e tij e shenjtë kombëtare kur dihet se që nga koha e Gjergj Kastriotit e këndej, vështirë të ketë pasur shqiptar më të madh se At Gjergjin. Kjo ishte vetëm një shprehje vullkanike e mlleffit për gjithë të ligat e shqiptarëve që fatkeqësisht edhe pas At Gjergjit vazhdojnë.
Poema jote më erdhi në vendin, ZSH, e duhur dhe kohen e duhur, më daten 02. 12. 2008. kur vetëm pas pak çastesh, fizikisht apo me mendje në Prishtinë bashkohen mendjet e ndritura për të kundërshtuar gjithë të ligat që shqiptarët por edhe të huajt ua sjellin këtij populli dhe këtij trolli.
Po më bie qe prapë të përsëris edhe pak fjalë të Atit tim, por edhe të gjithë shqiptarëve, At Gjergjit kur thoshte në kohen e tij se :

...Para se të shkonte At Gjergji në atë botë
një porosi të shenjtë për jetë na e la :
“Më mirë i dekun, nen dhe me u kja’,
se për t’ gjallë me mbet’ nën shkja”.
(... Poezia ime "Pavdekësia")

Ndjehem paksa edhe i strukur që shkrimin tuaj, poemën tuaj, të mbështes edhe me një poezi tjetër timen sepse mbase tek komentet nuk është edhe vendi për shkrime poetike por gjithësesi se një gjë të tillë nuk do e bëja për ndonjë vetëpromovim por vetëm e vetëm qe të ndihmoja edhe ty në gjithë shkrimin-konstatimin tuaj e të iu përkujtoja gjithë shqiptarëve nëpër venat e të cilëve qarkullon gjaku i dëlirë me ngjyrën e sfondit të shqipes tonë të lavdishme dykrenare në flamur se për popullin e atdheun, kurrën e kurrës njeriu nuk mund të arrij të bënte gjithë ç'do të duhej bërë e as në rastin e faljës së gjakut dhe jetës së tij.
Megjithate, duke shpresuar se vetëm do të mirëkuptohem, unë edhe një herë, por tash pranë poemës tuaj të shkëlqyeshme, do të vendos edhe poezinë time "Parajsa le të pres" :

PARAJSA LE TË PRES

Atdhe! Ooo i shtrenjti Atdhe!
Rashë, dhe prapë kisha për të rënë
qe të bëja më tepër për Ty.

Të kam at, mëmë, zot, fe ...,
ndjej se prapë borxh të kam
ndaj në parajsë nuk dua të hy.

Të kam at e mëmë
ndaj të thërras At-Mëmëdhe,
me gjak të lamë pëllëmbë për pëllëmbë
asgjë nuk ka më të shenjtë për ne.

Oooj e Madhja Kala
e të lashtës ILIRI!
Kush të copëtoi e la nën shkja,
Mal të Zi, Maqedoni, Greqi ...?!

Jezusa një ditë do të ringjallen
edhe martirët që u flijuan për Ty,
një ditë edhe gurët flakë do të kallën
që Ti të bëhesh prapë NJË SHQIPËRI.

Ooo burra burrash, o ju gra e fëmijë!
më thoni ju lutem, diç më të shenjtë a ka
kur vdes shqiptari për At-Mëmëdheun e tij.

Llemadeo, të falënderoj ty dhe gjithë lexuesit e ZSH për mirëkuptimin, gatishmërinë dhe durimin për të lexuar shkrimet tona mbase paksa të tejzgjatura.
I juaji xhaxhi Adem Berisha, Rahovec - Republika e Kosovës martire, kurrë e pagjunjëzuar.

 


 
Shto komentin tend:

Emri:
Email:
Titulli:
Komenti:
 Numeri i sigurise
 


 

 
Ndrysho
[Krye]