» Fahredin Shehu: 6 pika
 |
| Vërtet... |
Fahredin Shehu | 01-12-2008, 12:52pm |
I nderuar Z. Mani,
Mendoj se po e ndajmë të njejtën brengë, e cila na torturon me vite dhe po befasohem pse ju kapin ngricat dhe ethet reumatike, kur e kemi të njejtën brengë, mos vallë i kam evokuar bindjet dhe kujtesat tuaja, për çka më vjen keq që ju prisha ditën.
Dua të them se me këtë shkrim nuk zbulova ujin e nxeht se këto fjalë i kemi të gjithë në kokë, por mendoj se duhet ta rikujtojmë njeri tjetrin sepse zëri disi po na humb.
Ju lus që gjithmonë të keni parasysh bindjen time se çkado që të themi nuk mjafton nëse nuk ndërmarrim diçka konkrete; jam duke i përjetuar në lëkurën time në Kosovën tonë të gjitha këto mungesat tona, prandaj atë që ju keni shtruar mendoj se qëndron fort, por unë nuk e artikulova në mënyrën tuaj të cilën e konsideroj më të drejtërdrejtë dhe më adekuate dhe ndoshta ajo gjuhë është më e kuptueshme për njerëzit, se ajo të cilën e përdora unë.
Respekt
Fahredin Shehu
|
|
 |
 |
| AKADEMITË E BASHKËSITË FETARE NËN ÇDO NIVEL |
kadri Mani | 22-11-2008, 06:17am |
I nderuar zotni Fahredin Shehu, mirëmëngjesi!
E lexova artikullin tuaj "Fahredin Shehu: 6 pika
E premte, 21-11-2008, 05:39pm (GMT), në orën 7 të mëngjesit të sotëm, e shtunë 22.11.2008, dhe më ra një ngricë nga brengat tua, sikur nga bora e parë e sotit mbi kurmin tim me ethe reumatike!
A keni dëgjuar se ka vdekur Anton Çetta?- dhe tok me të ka vdekur shkenca dhe burrëria?
Akademikët qyqarë nuk flasin në mesvete!! Bashkësitë fetare i nxisin sherret midis komuniteteve, duke sharë shenjtërit tanë: Nënën Terezë, Gjergj Kastriotin... dhe duke mohuar komplet letërsinë e veriut!!
Ekziston (në letër) Këshilli Ndërakademik, sa i pëgjumur aq mynafik!!
S'ka asnjë shkenctar as poliitikan serioz!?!- theksomani një të vetmin!?!
Po mbretëron plogështia, cinizmi, plaçkitja e dyfytyrësia!!!!
As i vjen era Rilindjes Kombëtare Shqiptare!
Kjo inteligjenci duhet të dalë në bankën e zezë e t'u përgjigjet këtyre akuzave:
-përse që nga viti 1968 nuk është ribotuar kryevepra nga Radovan Zogoviç: "ARDHËSIT-DOŠLJACI"!?!
-Përse s'kemi Program Kombëtar!?!
-Përse nuk u shkruar Antimemorandumi kundër Memorandumit të Kishës Ortodokse Serbe!?!
-Përse nuk kërkohet një Sipozium (Tryezë) ndërkombëtar: E KUJT ËSHTË KOSOVA?
Turp e ndot sot e mot.
|
|
 |
Shto komentin tend:
|