» Adnan Abrashi: E keni përgjegjësinë, jepni dorëheqje zoti Jagxhillar!
 |
| Z. Abrashi nuk frikësohet |
Halil Xani | 09-08-2008, 09:59pm |
Z. Abrashi është mjaftë aktiv me temat e tij tejet aktuale, jo vetëm në këtë faqe. Unë e çmoj për stilin, guximin dhe gatishmërinë që në kohë t`i vë në pah dobësitë në shoqëri. Unë nuk do të thosha se vërehen anime, apo që e kursen dikë nga kritikat me vend.
Unë nuk jam shumë aktiv, as si Z. Abrashi e as si z. Rexhaj, por, ata që kanë përcjellur faqen e humorit në gazetën "Republika", apo që e ndjekin orën gazmore në Radio Kosovë, mund të binden se satira ime i godet të gjithë pa dallim. Me këtë po dua të them se ka njerëz që guxojnë të përdorin hostenin. Ata që nuk e dinë se unë nga policia serbe me dhunë jam larguar nga puna më 5 korrik 1990, "frikësohen" se edhe tash mund të ngel pa punë. E vërteta është se unë edhe ashtu jam i papunë,prandaj nuk ua kam frikën e as nuk i bie në gjunj askujt. Shkrime kritike për qeveritë dhe minsitrat e përparshëm e të tashëm mund të gjeni edhe nëpër faqe të ndryshme interneti.
Thonë i ligu as dynjanë as ahiretin.
|
|
 |
Shto Komentin tend, por me pare mendohu sepse komentet ofenduese dhe jashte temes nuk publikohen. Faleminderit!:
|