Pamjet që sollën ekranet televizive nga Shupkovci i Mitrovicës, do të duhej t`i takonin të kaluarës. Derisa policia e Kosovës nuk guxon as të patrullojë aty-këtu nëpër Kosovë, as shqiptarët duarthatë që kërkojnë t`u largohet nga dera "kopili" i quajtur helm i ardhur nga Irani, nuk do të duhej të përgjakeshin e të maltretoheshin të shtrirë në asfaltin e lagësht. Mjaftë më me dy kut. Dikush kërkon t`u jepen serbëve nga 2 mijë euro ( para të taksapaguesve shqiptarë), dikush e quan humane harxhimin e 300 mijë eurove për rregullimin e varrezave të huaja, në tokën ku njerëzit po vuajnë edhe për bukën thatë. Por siç po shihet nuk kanë faj. Jeta në kolltuqe nuk është sikur ajo e atyre që i kanë sjellur aty. Zyrtarët e lartë kujdesen që me kohë t`i sigurojnë vetes (me ligj) që edhe kur nuk do të jenë sulltanë, mund të kënë prapë një jetë pashai.
Shto Komentin tend, por me pare mendohu sepse komentet ofenduese dhe jashte temes nuk publikohen. Faleminderit!: