E premte, 21-11-2008, 08:11pm (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
  ::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
 
  ::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Lexo/Shkruaj Komente
 
» Diellza - Lulja më e bukur e përjetësisë

Në vend të falënderimit, Pak është të IU këndohet
ademgjurgjeviku@hotmail.com Adem Berisha03-10-2008, 04:45pm

KRENOHU, KE PSE

Kush shkëlqeu ndër shekuj,
kush qe edhe në maje të fronit,
kush ish si tempull mbi tempuj
bija e Ilirisë, Teuta e Agronit.

E kush si Elena Gjika,
kush si Nora e Kelmendit,
kush si Shotë Galica
shton krenarinë e vendit.

Kush si Ganimetja
e kush si Marie Shllaku,
kush si Xhevë Ladrovci
për atdhe derdhë gjakun.

Kush me këto zana të malit
mund të mos krenohet,
kush sot kozetave e almave
mund të mos iu gëzohet.

Kush bashkëndien me të tjerët
që dhëmbja i ka kapluar,
kush si Kozeta e Alma
dijnë për të ngushlluar.

Me gjithë atë moral të lartë
që iu kishte dhuruar jeta,
këto bëjnë punë të artë
shkëlqejnë me vlerat e veta.

Me shumë rrespekt vëllazëror për Shabanin, Kozeten e Almen, Adem Berisha.
 


O Diellze e arte
Alma_Papamihali@msn.com Alma Papamihali01-10-2008, 10:04pm

Nese nje dite, Diell s´do shkelqente,
Ne qiell as yjet, kurre s´do ndrisnin,
Nata nga dita ndryshim s´do kishte,
As ngrohtesi nga kush s´do prisnim...

Nese nje dite, ti Diellze e dashur,
S´munde te japesh ngrohtesi,
Vec nje moment rrezet i ndale,
Sa gjete vend ne perjetesi...

E perseri u ngjite lart,
Sic dine te ngjiten vec perendite,
Ndricove engjejt qe ty te priten,
Naten me yje e bere dite...

Nese nje dite nuk u ndje Diielli,
Ndodhi vec pak, per nje moment,
Per aq sa uje, kerkonin fushat,
Per aq sa lotet mbushen lumenjte...

Dhe ja tek je ti perseri,
E ngjitur lart ne qiellin blu,
Shqipeve engjej ju shkove prane,
T´ju japesh jete me syte e tu...

Lexon e qesh me gjyshin tend,
Sa miq te tjere te jane shtuar,
Moj Diellze e arte, qe nuk njeh dimer,
Qe kurre s´do ndalesh, pa na ndricuar...



Kushtuar engjellit te perjetesise Diellza Berisha...me frymezimin e nje poeteje dhe me ndjesine e nje prindi.
U prehte ne paqe engjelli i arte!

Me shume respekte dhe dashuri miqesore; per familjen dhe vecanerisht per babagjyshin, mikun Adem Berisha!


Alma Papamihali



 


O Dilellze e PERENDIVE!
kzylo@yahoo.com Keze (Kozeta) Zylo29-09-2008, 01:52am

O Diellze e arte,
Qe me fijeza dielli,
Ma ngrohe shpirtin tim,
Si engjell me shfaqesh,
Kurore arte,
Ne syte e tyre,
Bota merr shkelqim!
C'nur i bukur te pasak rene,
Prane prehrit te gjyshit kurre nuk ike,
E blujta e syve, qiellin paska zene,
O Zane Kosove, o Perle e PERENDIVE!

U prefte ne Paqe shpirti i saj!
Me shume respekt per babagjysh Ademin!

Keze (Kozeta) Zylo, New York 


KUR VETËVETJA HARROHET
ademgjurgjeviku@hotmail.com Adem Berisha28-08-2008, 09:11pm

Ndonse unë nuk kam at kompetencë dhe atë mundësi qe të vendos shkrimet e mia në vendet adekuate ose blogje të "zemrave shqiptare" siq ka vepruar i nderuari Gëzim Marku me poezitë e mia "Lulja mbolli lulen" dhe ate "Shumë vajë, shumë lotë" për çka përzemërsisht e falenderoj, do të bëj diçka mbase të pazakontë, qe në vend të komenteve për poezitë e potencuara, të vendos edhe këtë poezi të shkruar ende pa mbushur një muaj prej ndarjës nga jeta të engjëllushës tonë tashmë të përbashkët, DIELLZA.
Poezia u shkrua në spitalin "Shefqet Ndroqi" të Tiranës ku menjëherë pas përcjelljës së miqëve e dashamirëve që erdhen për ngushllime, mu desht t'i nënshtrohem kurimit mjekësor nën përkujdesjen e të veçantës dhe mirnjohurës Dr. Silvana Bala të cilen edhe me këtë rast nga zemra e publikisht e falenderoj për bërjen e gadi të pamundurës për shpëtimin e jetës sime.

FLUTURO SHQIPE

Mori shqipja e malev’ tona
fluturo sot mbi Tiranë,
më nxirr mua nga spitali
e më transporto sot ti m’at anë.

Më dërgo n’Gjyrgjevik të Madh
por mos më thuaj qe të mos qaj,
se mbi varr të Diellzës sime –
dita është të shkrihem në vaj.

Dua ca lule të ia dergoj
nga Shqipëria e nga këto anë,
dua dëshiren të ia plotësoj
se Shqipërinë e quante nënë.

Shumë e shumë Naimin donte,
donte Fishten e shumë të tjerë,
bukur vjerëshat ua këndonte
si bilbil që këndon në pranverë.

Kur më katër të muajit të kaluar
si një mretëreshe tu bë varrimi,
zemres s’ime të përvëluar
ç’prej atëherë prore i del tymi.

I del një tym si lëmsh i zi
që kurrëherë askund s’është parë,
si digjet zemra tash po e di
edhe shpirti flakë m’është kallë?!!!

Ty të kisha një një engjëll
që jeten shumë e doje,
të ardhmen tuaj të ndritur
përherë e imagjinoje.

Doje të bëhesh mjeke
që z e m r a të sheroshë,
pasion ti e kishte në jetë
të tjerëve qe të iu ndihmosh.

Zoti oj zemër ty të bekoftë
në përjetësi tash që ke shkuar
e ne të dashurve na ndihmoftë
dhëmbjen lehtë për të përballuar.

(Tiranë 04. 08. 2006.)
 


Diellza e zemrës dhe e kujtesës sonë
shabancakolli@yahoo.de shaban Cakolli29-07-2008, 03:28pm

Jeta është si hije,sot për nesër,nuk i dihet kush më parë dhe kush më vonë.Po edhe vdekjet nganjëherë ngatërrojnë rolet,sulmojnë vend dhe pa vend.Ajo ishte e re ,njomake-sa kishte filluar fillet e jetës.Eh po qenkan disa sekonda tragjik që nuk u ikën ,nuk u shpëton dot!Një nga sekondat e tillë u ndesh me Diellzën dhe e pengoi dhe e vendndaloj rininë e saj.Na shtoj një bjeshkë dhimbjesh.Dhimbja ishte më e madhe kur humbëm mbesën e krijuesit dhe veprimtarit e xhaxhait tonë të pa epur,të dashur,e të fortë si shkëmbi.Baca Adem Berisha,nuk është pa nipa dhe mbesa,e kuptojmë dhimbjen e tij për mbesën e zemrës,por të gjitha lulet e Kosovës janë mbesat e tij.Nei kemi thënë disaherë baces Adem se këtë dhimbje do e ndajmë bashkë dhe baca Adem qëndron,ai është më i fortë se shkëmbi.Diellza është shëndrruar në engjëllushkë dhe qëndron kudo në mesin tonë,ajo hyri në tregimin e shkrimtarit,në penden e poetit,në këngën e rrapsodit.

Kujtimi për Diellzen për ne do të mbetet i përjetshëm. 


Kerkoj ndjesë
ademgjurgjeviku@hotmail.com Adem Berisha20-07-2008, 08:13pm

Të dashurit/at e mi/a,
kerkoj ndjesë nga ju për një gabim që bëra në shkrimin paraprak.
Në vend të : "nga faqja ime personale http://ademgjurgjeviku.shqipo.com" duhet të jetë :
http://ademgjurgjeviku.multiply.com ndonse edhe e para është e imja por ka tjetër përmbajtje.
Me shumë rrespekt nga Adem Berisha. 


Falenderim publik
ademgjurgjeviku@hotmail.com Adem Berisha20-07-2008, 08:01pm

Së pari nga zemra dua të falenderoj admin@zemrashqiptare.net z. G.M për hapin që ka marrë dhe nga faqja ime personale http://ademgjurgjeviku.shqipo.com ka nxjerë dhe ka publikuar këtu poezitë e mia kushtuar engjellushës tonë tashmë të përbashkët me juve vëllezër e motra të dashura, Diellza Berisha.
Poashtu nga thellësia e zemrës sime falenderoj edhe juve të dashur vëllezër e motra që keni vënë komentet tuaja pranë këtyre poezive dhe keni shprehur ngushllimet e bashkëndjesinë tuaj. Falenderoj edhe z. F. Zahiti pavarësisht asaj qe këtu ka ndodhur një moskuptim.
Ndërsa veçanërisht e me gjithë zemer dua të falenderoj shumë të rrespektuarin për veprat e tij z. Halil Xani si dhe motren e dashur Kozeta Zylo nga New Yorku, vargjet e së cilës, e të cilat ia ka kushtuar Diellzës, do ti marr dhe vendos në librin tim të dytë, i cili tashmë është i përfunduar me titull "Lulja la lulishten", pas atij "Krenaria dhe pikëllimi", dhe vetëm pret botimin pranë ndonjë shtëpie botuese. Është liber i shkruar në bashkautorësi me shumë zemërbardhë anë e mbanë globit dhe i strukturuar në tri cikle: a) Në përballje me jeten; b) Kuptoje dhëmbjen time dhe c) Zemërbardhët për Diellzen.
Me shpirtë dhe zemër JU përshëndet i juaji gjyshi Adem Berisha. 


Zahiti, mos ia fut kot
lili@hotmail.com Lili19-07-2008, 10:15pm

Lexoje pak ma me vemendje, o ti jarani i pites. Vajza ka ndërruar jetë në aksident para dy vitesh. Dhembjen për mbesen e shpreh permes vargjeve gjyshi i saj. A nuk po të bëjnë sytë dritë? Shkruan në fillim e mbarim. 


Bukurinë tënde e shoh në vargjet tuaja të pa mbarim!
suma@live.no F. Zahiti19-07-2008, 07:10pm

Të lumtë, Diellëza! Je e mrekullueshme dhe vetëm vazhdo të krijosh se në ty shoh poeten e majeve shqiptare. Jetë të gjatë e pa brenga! 


Mbahu i fortë gjysh
halilxani1@hotmail.com Halil Xani19-07-2008, 07:11am

Shumë po e kuptoj dhembjen Tuaj o gjysh. Unë e di se ç`është dashuria për nipër e mbesa, ngase jam nëntë herë gjysh. Më herët shkruaja vjersha për gjithçka, kurse tash më së tepërmi për nipër e mbesa.
Diellza, nuk ka vdekur, ajo fle në parajsën me lule. Ju bëhuni të fortë. Kështu e ka jeta. Të gjithë jemi në atë rrugë, por rruga për parajsë qenka më e shkurtër për atë që ikën dhe plot dhembje pë ata që ngelin prapa. 


I perjetshem qofte kujtimi i Diellzes se bukur
kzylo@yahoo.com kozeta Zylo19-07-2008, 05:08am

O Diellze e bukur,
Si vese mengjesi m'i lage syte sot,
Nga Babagjyshi tend qe te thur kurore,
E mall e dhimbje sjell ne kete pervjetor,
Ti si nje engjell vjen e bashkon zemrat tona,
O Diellze e bukur, o Lule bore!

I perjetshem qofte kujtimi i saj
Keze (Kozeta) Zylo, New York
 



 
Shto Komentin tend, por me pare mendohu sepse komentet ofenduese dhe jashte temes nuk publikohen. Faleminderit!:

Emri:
Email:
Titulli:
Komenti:
 


 
::| Artikujt e Fundit

Ndryshoni Pamjen
[Krye]