E premte, 05-12-2008, 04:30am (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
  ::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
 
  ::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Lexo/Shkruaj Komente
 
» Kadri Mani: RTP - Në grevë!

Fatkeqësisht ata janë shumë
halilxani@hotmail.com Halil Xani06-07-2008, 10:28pm

Faleminderit , z. Selim për fjalët tua.
Fatkeqësia qëndron në atë se ata që janë në krye të Kosovës, po digjen e përvëlohen për fisin e farefisin e vet.
Një deputet ( qoftë edhe shurdhmemec) paguhet sa 7 mësues dhe ka beneficione gjithëfare. Kush po mërzitet për personazhet ( si të Migjenit) e emisionit të tv 21 "Edhe unë jam Kosovë".
Për RTK-në kam një vërejtje se ata në lajmet e orës 23,00 sonte nuk e përmendën fare ditën e dytë të grevës së ish punëtorëve të RTP-së, kurse tv 21 po. 


NJI DITË DO TË PELCAS EDHE DO I VIE FUNDI DURIMIT TË POPULLIT
selimhasanaj@hotmail.com Selim Hasanaj06-07-2008, 09:30pm

Shkrim shumë i mirë ky i baces Kadri Mani. Koment i drejtë i zotit Halil Xani. Por asht dasht ti shtoj zotni Halili komentit të Jakup Krasniqit per rastin e shoferit të Sabri Hamitit se as vet Jakup Krasniqi dhe asnji nga Jakupat e Parlamentit, të Qeverisë dhe të Presidences nuk janë ma të mirë. Kape njanin e mshoj tjetrit. Të gjithë janë mangupa.
Unë kamë nji propozim per VEQITI DIREKTORIN e RTK-së Drugarin Agim Zatriqi , per Qeverinë dhe per Parlamentin. Nese ata kanë harrue se si janë perzan me dhunë tue jua thye kamerat dhe rekvizitat per krye puntorve të RTP-së së dikurshme policia serbe atëherë të më tregojnë se unë ua dergojë nji kopje të këtij inqizimi. Turp dhe jazek ju qoftë të gjithve se si i latë këta njerz heronj të kohes rrugve dhe punsuet analfabet joprofesional që të vetmen aftsi kan akraballakun dhe disa CPIRRA edhe linjat e mira të trupit.
Mos lueni me durimin e popullit se do i vij fundi edhe këtij nji ditë.
Selim Hasanaj
Norvegji 


Përkrahje
halilxani1@hotmail.com Halil Xani06-07-2008, 08:16pm

Unë jam dëgjues i rregullt i Radio Kosovës dhe shikues i televizionit të Kosovës, por mënyra se si ky televizion mbrëmë ( 5 korrik) na i solli pamjet nga greva e ish punëtorëve të RTP-së, nuk më pëlqeu aspak. Pamjet (edhe fjalët) që solli RTK-ja lidhur me këtë ngjarje ishin shumë përbuzëse dhe jokorrekte, sikur ata njerëz të mos ishin tanët, apo tw ishin armiq tw Kosovws. Bile, nuk hezituan të na sjellin edhe një zënkë verbale në mes të grevistëve. RTK-ja sikur ua sheh për të madhe pse ankohen ish punëtorët e RTP-së dhe pse kërkojnë të drejtat e tyre.
Edhe unë jam një nga ata që jam larguar nga puna, më 5 korrik 1990, nga Radio Mitrovica (atëherë radio regjionale). Prej atëherë ende askush as nuk më ka pyetur ku jam e si jetoj.
Ndërsa në Kosovë punësohen pa kurrëfarë kriteri të afërmit e bartësve të funksioneve që nga Parlamenti, Qeveria e deri në komuna. Këtë e tha me gojë të vet kryeparlamentari Jakup Krasniqi, pas skandalit të punonjsve të Kuvendit të Kosovës, të cilët u kapën me lëndë narkotike në Serbi. Para mediave Krasniqi e tha troç atë që e dinë edhe zogjët e malit : “Ju e dini se anëtarët e Kryesisë kur kanë ardhë në detyrat e tyre kanë sjell edhe shoqëritë tyre, që kanë qenë jashtë administratës së Kuvendit dhe nëse duhet dikush të jap përgjegjësi për këtë, duhet të jap anëtari i Kryesisë dhe shoferi i cili dyshohet se është burgosur në Nish”, ka theksuar Krasniqi.
Z. Sabri Hamiti, anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në vend që të jep dorëheqje nga funksionet ( që i sjellin shumë fitime, se punon për popull të familjes së vet), suspendoi shoferin që ndodhet në burg diku në Serbi. Jam i bindur se nesër shofer i tij do të jetë një tjetër anëtar nga hamitovitët.
Pra, ish punëtorët e RTP-së por edhe të tjerët, po u dashka të presin derisa të vijnë në pushtet dikush nga të afërmit e tyre.


 



 
Shto Komentin tend, por me pare mendohu sepse komentet ofenduese dhe jashte temes nuk publikohen. Faleminderit!:

Emri:
Email:
Titulli:
Komenti:
 


 
::| Artikujt e Fundit

Ndryshoni Pamjen
[Krye]