E lexova me kujdesin me te madh te gjithë artikullin e shkruar nga zotëria, të cilin në radhë të parë e përgëzoj për mungesën absolute të njohjes së gjuhës letrare shqipe. Shkrimi i këtij artikulli në gegërishte është një shfaqje tipike inferioriteti jo vetëm ndaj partizanëve dhe komunistëve, por ndaj të gjithë toskëve dhe vlerave që vijnë nga jugu i shqipërisë. E cilësoj një gjë të tillë si antikombëtare.
Mandej, zotëria nuk e përmend titullin e librit dhe nëse është botuar në Shqipëri apo në Itali.
Sidoqoftë, mundi i stërmadh i zotërisë për ta përshkruar të gjithë librin e Doktor Benantit (?) me fjalët e veta, meriton një koment serioz. Komentin e meriton jo për vlerat e tij informuese, por për antivlerat, karagjozllëkun dhe propagandën.
Artikulli është i dobët, me dozë të tepruar urrejtjeje, deri në rrugaçllëk. Shpifje, sajesa, komentet subjektive, të cilat nuk kuptohen nëse janë të Doktorit apo të zotërisë. Duket qartë që tek-tuk fragmente të caktuara janë shkëputur nga libri e pastaj përpunuar e përshtatur lëmshit të përgjithshëm që ky zotëria përpiqet të na e servirë si përshkrim serioz i një libri.
Libri i Doktor Benantit për shkrimin e këtij artikulli është keqinterpretuar, keqpërdorur, vjedhur dhe injoruar.
Hyrja
Artikulli fillon me shpalljen e madhe se brigadat partizane janë shpartalluar gjatë operacionit të dimrit, se taktikat e tyre ishin trashanike, se partizanët vriteshin prej shokëve të tyre kur ishin të plagosur dhe se Doktori na i paska njohur shumë figura të rëndësishme të UNÇSH-së.
Që në fillim, autori i artikullit bën gafa trashanike.
N.q.s brigadat partizane do të ishin shpartalluar, atëherë UNÇSH nuk do të kishte forca të majftueshme për të formuar Divizionin e parë dhe për t’u hedhur në mësymjen e përgjithshme drejt veriut. Dihet që në këtë periudhë forcat partizane numëronin reth 35.000 forca aktive.
Çkuptim ka që të mbash spital partizan në mes të luftës kur ka më shumë leverdi që të plagosurit të vriten? Sipas logjikës të këtij zotërisë, mjekët (sidomos italiani Doktor Benanti) duhet të rrinin pranë shtabeve (që të përfitonini vetëm gjakpirësit drejtues) dhe jo pas partizanëve të thjeshtë.
Si është e mundur që Doktori na i paska takuar të gjitha këto figura në një kohë që ai ishte i detyruar të rrinte gjatë gjithë kohës pas spitalit? Dihet mirë që këto personazhe operonin në zona të ndryshme operative, larg njëra tjetrës.
Absolutish pa asnjë lidhje me Doktor benantin, zotëria na njofton ditarin e një partizani italian me origjinë çifute, me emrin Emanuele Arton. Edhe ky, njësoj si shkruesi i artikullit, na shfaq një urretje dhe alergji ndaj partizanëve dhe jetës së tyre (sipas artikull shkruesit).
Nuk çuditem aspak që Emanuelja ka rënë rob i gjermanëve dhe vdes nën tortura. Po t’i mbahem logjikës së artikullit, ai duhet të ishte ekzekutuar shumë më përpara se të binte në dorë të gjermanëve, nga vetë partizanët.
Jo pa interes janë edhe ankesat e Emanueles (dyshoj që të jenë të tijat). Sipas artikullit, Emanuelja ishte vëzhgues i mprehtë. Sipas tij, fshatarët, djemtë dhe vajzat partizanë që lanë shpi e katandi për të luftuar nazistët ishin injorantë, maskarenj dhe të pangimë. Krerët komunistë kishin cilësi të mira por ishin injorantë dhe fanatikë. Me syrin e tij të mprehtë, Emanuelja mund të vëzhgonte që partizanët nuk kishin vila dhe automobila. Nuk kishin tanke, aeroplanë, luftanije, topa, e të gjithë veglurinë e luftës moderne. Ah, Emanuelja mundi të vëzhgonte edhe që partizanët nuk kishin kundërajror. Sa i mprehtë ky Emanulja!
Gjithë ky paragraf është qesharak. Që nga vetë personazhi i Emanueles, i cili shef ëndrra me sy hapur e deri tek artikullshkruesi, i cili është më Emanuele se Emanuelja vetë.
Më poshtë, Zotëria prentendon se libri i Doktor Benantit ruan freskinë dhe rëndësinë e vet. Ndërsa librat e historisë fillojnë e mbarojnë me “Urra”.
Së pari, një libër nuk ka çfarë freskie të ruajë sepse nuk është pije. Së dyti, zotëria do të gjente më shumë argumente kundër partizanëve po të lexonte librat historikë dhe jo t’i sajonte gjërat vetë.
Por le të analizojmë Doktorin. Vjen si pushtues fashist në Shqipëri, çuditërisht, pas kapitullimit bashkohet me partizanët, ndihma e të cilit çmohet mjaft, pasi tifoja ishte një rrezik i vazhdueshëm. Po më lart sikur thuhej që partizanët ishin injorantë, maskarenj dhe të pangimë? Tani, çfarë të besoj unë? Njërën apo tjerën.
Gjatë 1944 Benanti vazhdon të qëndrojë pranë spitalit partizan, i cili ndiqet këmba këmbës nga gjermanët dhe ballistët (tradhëtarët), të cilët kanë qenë tue vra, tue pre, tue kap rob. Tue, tue, tue... tuj tuj tuj me pula deti, i thonë kësaj.
Doktori shprehet se partizanët dezertojnë, shtabet mendojnë si të shpëtojnë kokën, etj, megjithatë, disa nga këta partizanët injorantë, maskarenj, na paskan bërë sakrifica ekstreme për t’i shpëtuar kokën Benantit me shokë. Çuditem se si kanë vazhduar këta njerëz kaq trima e të mirë të marrin urdhra nga ca njerëz injorantë, maskarenj e të pangimë. Sipas logjikës së artikullit ata duhet patjetër ta kishin braktisur luftën partizane.
Për më tepër, duket qartë se Benanti nuk mbushka hiç nga lufta partizane. Për mendimin e tij, tërheqja, çarja e rrethimit, manovrat e krahëmarrjes dhe shpinëmarrjes, rigrupimi, etj, janë shpartallim dhe dezertim. Kështu është kur nuk di. Ia këput kot më kot.
Por le të kthehmi mbrapa në kohë.
Duke ikur mes ullishtash, më 8 shtator të 1943, Benanti na takohet me Hysni Kapon dhe ky i fundit merret vesh me të që dërgojnë disa mushka për të tërhequr të plagosurit.
Heu! Po sikur më lart shkruej se partizanët i vrisnin të plagosurit? Çfarë bëhet kështu? Në fillim partizanët bëjnë sakrifica për të shpëtuar spitalin, pastaj na del se kujdesen që të plagosurit mos bien në dorë të armikut. Çfarë partizanësh janë këta? Duhet medoemos që të jenë të tjerë, se ata që tregonte Emanuelja me Doktorin nuk janë të tillë.
Partizanët e vërtetë vijnë më poshtë. Benanti tregon për episode të banditizmit më ekstrem. Një ushtari që vdiq nga malarja i merren teshat. Disa të tjerëve në fshatin Vajzë u vidhen nën kërcënimin e armëve këpucët.
Hahahah, ça gallate! Në fakt ka të drejtë Benanti. Partizanët të veshur me opinga më mirë ti kishin blerë këpucët tek Adidasi dhe jo t’ia vidhinin italianëve të shkretë. Të gjorët italianë, sbesoj të kenë parë ditë më të zeza se këto.
Më poshtë, pas një sulmi gjerman, partizanët tërhiqen dhe djegin fshatin. Po pse? Çleverdi mund të kishin? Pfff!
Më në fund Benanti, në 2 tetor të 1943. bie në kontakt për herë të parë me mikëpritjen shqiptare në shtëpinë e një ballisti, i cili i thotë se dera e tij është e hapur në rast nevoje.
Hmmmm. Një gjë tjetër nuk e kuptoj unë. Me kë ishin ballistët? Me partizanët, apo me gjermanët? Pak më sipër thuhej që ishin me gjermanët, tani na del se janë me partizanët.
Ndërkaq në “Gjino-kastër” italianët ishin bërë gati për luftë.
Hahahahahaha.....Gjino – kastër....hahahaha. Jo po gjinovefa... hahahaha. Çar qyfyresh.
Mor zotëri! Gjirokatrës me dialekt geg, po Gjirokastër i thonë.
E keshtu, nga njëra anë 12 mijë ballistë, ndërsa nga tjetra 15 mijë partizanë. Në mes italianët e gjorë. Po të mos ishte lufta e dytë botërore do të mendoja se luftohej me shpata.
Por prit. Se qyfyret vazhdojnë. Ballistet i afrohen kampit italian me hap të “shkujdesur” (ndoshta si rrepista) dhe këta i kositin. Hahahahahahahahahahahahaha. Oh ç’u shkriva! Po më dhemb barku.
Pavarësisht qyfyreve e gallatave, më duhet të bëj një korrigjim. Ky zotëria i ngatërron e i bën lëmsh të gjitha faktet. Dihet shumë mirë që kur hynë gjermanët në Shqipëri, me italianët ishin mbyllur të gjitha hasapet.
Pastaj tregohen episodet e heroizmit italian. Një italian, i cili mesa duket nuk e donte aspak jetën e tij, vendos që të të bëhet martiri i parë i budallallëkut në luftën e dytë botërore. Atë nuk do e pushkatonin, ndërsa ky hidhet e u thotë gjermanëve “hajt më pushkatoni”. Koqe kandari.
Pastaj vazhdojne qyfyret e spitalit në Smokthinë. Tre dele të gjora, të pafajshme bëhen viktima të kafshërisë dhe egërsisë partizane. Maskarenjtë e spitalit i coptuan dhe i hëngrën barbarisht të trija delet, pa iu dridhur qerpiku. Çfarë makabriteti! O Zot! Benanti kujton me pështirosje sesi (kushedi sa kishte pa ngrënë mish) u detyrua prej hallit të hante mish gjysëm të pjekur me....nuk ma nxë goja....me duar. Oh, perëndi e madhe! Pa thikë, pa pirun! Si mundën ta bënin një gjë të tillë. Kafshë! Po, kafshë, ëh!
Pastaj vijnë makthet. Një ushtar italian i veshur me lëkurë deleje.
Hahahahahaahahahhahaahha. Oh, ca qyfyresh. S’ka shance që italiani të ketë qenë i veshur me lëkurë deleje. As Benanti, e as autori i artikullit se kanë idenë fare se sa vlente atëherë një lëkurë deleje. Pastaj, a haet kjo? Një ushtar italian i çmendur, që vjen vërdallë nëpër Shqipëri në mes të luftës, i veshur me lëkurë deleje. Është si të thuash që Besim Dylekshi të vinte vërdallë i veshur me Versaçe. Hahahahaha.
Edhe ajo historia e pushkatimit është sajesë e shëmtuar.
Pastaj Benanti (sipas mendimit të artikullshkruesit) tregon për paturpësinë e Liri Gegës, e cila zhvishet para doktorit për t’u vizituar pa ndonjë shqetësim.
Në nëntor të 1943, spitali partizan rikthehet në Kuç, të cilin e kishte djegur partizanët kur ishin larguar.
E gjithë kjo fjalia sikur nuk ka asnjë kuptim megjithatë, kuptimin le ta gjejë zotëria që shkruan.
Doktor Benanti vazhdon tregimin e tij për Kadriun, ndihmësin, i cili përpiqej që të t’i mësonte shqipen (si s’paska përtuar). Mirëpo duke qenë se Kadriu nuk ishte diplomuar për gjuhë/letërsi në Vjenë dhe nuk kishte dy a më shumë grada shkencore, Benanti nuk mund ta pranonte metodën e tij të mësimdhënies. Madje Benanti shkroi për këtë edhe një esse, të cilën më pas e botoi në Revistën Shkencore të Mësimdhënies. Nga kjo esse lindën debate, të cilat ndihmuan procesin shkencor... Une mendoj se Benanti ishte i trashë, siç janë disa të huaj që nuk mësojnë dot asnjë gjuhë përveç asaj amëtare dhe se e nënvlerësonte shqipen dhe popullin shqiptar.
Më poshtë Benanti na jep informacione të sakta për fatin e disa Kolonelëve, Togerëve, Komandantëve, etj, të cilët rrugës për tek partizanët, ishin sulmuar dhe ekzekutuar prej tyre. Ndërsa për forcat e tjera italiane që u bashkuan me partizanët Benanti thotë që partizanët ishin të detyruar t’i inkuadronin në UNÇSH pasi italianët i detyruan ata që të bënin marrëveshje, sepse ata ruajtën kompaktësinë.
Pyetje. Ku e dinte Benanti se ku shkonin dhe ç’qëllime kishin gjithë këta persona që përmend, duke qenë se ai vetë ishte maleve? Si është e mundur që italianët luftuan aq heroikisht kundër gjermanëve përkrah forcave partizane deri në fund të luftës? Italinët u dërguan bashkë me armët e tyre në Itali me nderime.
Benanti tregon edhe për një kamp në punëmirë, në të cilin italianët mbaheshin simos më keq. Pastaj kur erdhën gjermanët, këta u liruan dhe u drejtuan drejt detit. Pastaj disa vdiqën rrugëve ndërsa një pjesë u kapën nga fshatarët
Tani u çorodita fare. Më përpara thuhej që partizanët vrisnin të plagosurit, ndërsa këtu na dilka që mbakan kampe, dhe me italianë për më tepër! S’po marr vesh asgjë. Pastaj, si është e mundur që partizanët të mbanin kampe kur ata mund të shpartalloheshin aq lehtë nga ballistët dhe gjermanët. Që të mbash kampe duhet të kesh ushtri të rregullt. Pastaj, a nuk tha ky zotëria që gjermanët i pushkatonin italianët? Tani na doli që i sollën lirinë.
Ndërsa përsa u përket fshatarëve, ai Bentani të na falë për kushtet por ata italianë që shpëtuan, duhet t’i falenderojnë fshatarët 1000 herë që nuk i dorëzuan tek gjermanët siç do kishin bërë gjetiu. Në fakt italianët ua dinë për nder shqiptarëve, mirëpo ky Bentani, ose autori i artikullit ngatërron kekun me byrekun.
Paragrafi që flet për “Operacionin e Dimrit” është një shpifje e sajuar keq. Brigada e M. Shehut ishte një nga brigadat më të forta e më të suksesshme, e cila i ndoqi gjermanët deri në Bosnje, ndërkohë që partizanët nuk mund të silleshin keq me fshatarët pasi këta të fundit ishin e vetmja mbështetje serioze që partizanët kishin. Se jo për ndonjë gjë more zotëri, por gjithë ata njerëz që kishte brigada nga ato zona ishin.
Edhe plumbi pas koke, siç e pamë edhe më lart, është një shpifje e shëmtuar. Është e vërtetë që M. Shehu ishte i egër, por kjo s’do të thotë se ishte kriminel.
Prapë Bentani na tregon se nuk mbush hiç nga lufta partizane.
Më poshtë autori i artikullit na tregon sesi pasojnë disfatat e partizanëve njëra pas tjetrës, duke na bërë që të kuptojmë se partizanët ishin të pazotë.
Unë mendoj se po të ecnin kështu punët, luftës partizane do t’i kishte ardhur fundi shumë herët se kaq. Ndërsa ne këtu shohim që partizanët tashmë kanë kaluar në mësymje në veri të Shqipërisë. Zotëri! Mua këto nuk më duken disfata. Kjo është luftë.
Gjithashtu, Benanti na tregoka se partizanët priteshin pa qejf nga fshatarët, dhe se shfaqnin hapur urrejtjen.
Fakt. Partizanët nuk ndalonin anjëherë në fshatra që nuk ishin të sigurta sepse mund të binin në kurth. Ndonjëherë kishte edhe spiunime nga individë të veçantë.
Të gjithë partizanët që kam pyetur unë kanë dëshmuar krejt të kundërtën. Fshatarët i prisnin me gëzim partizanët.
Më poshtë vazhdon Benanti, vetëm dy doktorëve Italianë iu tregua mirëpritje e rallë për familjet shqiptare. Kjo bëhej për karshillëk të partizanëve.
Për mendimin tim ky është muhabet plakash dhe fyerje e rëndë për mikpritjen tradicionale shqiptare.
Paragrafi që flet për partizanen me emrin Ylvie pas largimit të Dr Ibrahimit është një përrallë erotike e shëmtuar e sajuar nga autori i artikullit. Edhe sikur të ishin të vërteta, Benanti nuk do të kishte guxuar t’i shkruante ato gjëra sepse vetëm sa do të fëlliqte veten.
Deri tek urrejtja për italianët e besoj, më tutje jo.
Fakt. Është barrë shumë e rëndë për një vajzë të re që të bëhet partizane dhe partizanët i ruanin vajzat si sytë e ballit.
Fakt. Në UNÇSH, ashtu si edhe në çdo ushtri tjetër, nuk lejoheshin marrëdhënie dashurie (jo më intime) pasi kjo jo vetëm ndikonte në disiplinë, por vinte në rrezik të gjithë luftën. Dënimi për të tilla vepra ishte pushkatim.
Zotëri! Nuk i bën kauzës tënde nder duke shpifur të tilla palaçollëqe.
Historia e Ganninit – sajesë. Ky Giannini e paskish pësuar disa herë nga partizanët dhe prapë nuk vinte mënt.
Sa çudi! Gjithë italinët e rreckosur mund ta gjenin spitalin partizan, ndërsa gjermanët dhe ballistët që ishin me mijëra, me kamiona e me aeroplanë, mazallah se mund ta gjenin spitalin. Qesharake.
Hahahh. Benanti vijon me disfatat e partizanëve, përveç atyre italinë që ishin trima (italianët po që ishin trima). Ndërsa autori i artikullit kënaqet me “humbjet” e vazhdueshme dhe frikën që i kishte zënë partizanët.
Nuk është e vërtetë që shtabi i përgjithshëm braktisi përmetin. Kongresi i përmetit u zhvillua në qetësi të plotë. Mirëpo Bentani dhe këtë nuk mund ta dinte.
Prapë shpifje për trajtimin e të plagosurve. Eliminuar prej rojeve partizane. Po kush është ai person i lexuar që mund t’i hajë këto?
Prapë Benanti na tregon se partizanët u shpartalluan, dezertuan, kaosi sundonte, në fund takohen me brigadën e 12, e cila ngjante me një kamp gabelësh dhe partizanët vinin erë të keqe.
Sa cudi! Pas gjithë kësaj disfate, si eshte e mundur qe brigada e 12, e cila ishte formuar rishtaz (një brigadë kishte nga 800 deri në 1200 vetë) vazhdonte të ruante kompaktësinë e formacionit? Këta laramënt nuk paskëshin qenë dhe aq frikacakër sa i përshkruan Benanti! Po si t’ia bësh për ballistët, të cilët pa mbështetjen e gjermanëve nuk qëndronin dot të bashkuar as 24 orë?
Raprezalje kundër ballistave??? Kundër kujt ballistave? Atyre që kishin bashkëpunuar me gjermanët? Apo ata që vidhnin e plackisnin fshatarët? Apo ata që deshin ti shesin labërinë Greqisë? Ah, sikur ta kishin bërë me të vërtetë. Por nuk e bënë dreqin.
Përmes faktesh të bëra lëmsh, Benanti më poshtë tregon se partizanëve ua mësoi taktikat e luftës Stojniqi dhe se i këshilloi që të organizonin njësi partizane në veri.
Më fal! Po ku e dinte Doktor Benanti se çfarë ndodhte në shtabin e përgjithshëm? Mos i vinin që njoftimet me leter rekomande? Nuk e besoj.
Fakt. Një nga grupet e para komuniste, pjestar i të cilës ishte dhe Qemal Stafa, e kishte bazën në shkodër. Njësitet partizane që dolën në veri ishin nga të parat. UNÇSH nuk mund të organizohej menjëherë në veri sepse atje fshatarët ishin pronë e bajraktarëve dhe ata s’mund të bënin xhap pa pëlqimin e bajraktarit. Por koha tregoi se nga veriu dolën një numër shumë i madh partizanësh e dëshmorësh.
I gjithë paragrafi që flet për çlirimin e Tiranës është një përrallë e treguar keq. Benanti nuk mund ta dinte se kush e organizoi planin për çlirimin e Tiranës.
Fakt: RAF bombardoi Tiranën pas çlirimit. Pati shumë civilë të plagosur, asnjë gjerman.
Kolona e gjermane prej 3000 ushtarësh që u eliminua e tëra në Qafë Kërrabë po vinte në ndihmë të kazermave që ndodheshin në Tiranë. 2000 të vdekur, 300 arritën në tiranë, pjesa tjetër u kapë rob. Sukses absolut i tre a katër brigadave partizane. Kjo betejë quhet “Beteja e Mushqetasë”, një ndër të shumtat për çlirimin e Tiranës.
Është e vërtetë që forcat e fundit gjermane të mbetura në Tiranë arritën të çanin rrethimin, kjo për shkak se Mehmet Shehu nuk i mbylli të gjitha daljet. Megjithatë, ata u goditën nga forcat e tjera partizane në Prezë.
Ajo historia e atij ushtarit me mitraloz.... pa koment.
Çlirimi i korçës. As Benanti as autori i artikullit nuk e di arsyen pse gjermanët tërhiqeshin me aq ngut nga qytetet. Benanti dhe ky zotëria nuk e di që praparoja gjermane nuk donte të ndeshesh me partizanët sepse rrezikonte asgjesim të plotë, siç e pësoi garnizoni i Sarandës.
Turmë e dehur me 3000 partizanë??? Hahahahaa. 3000 vetë nuk i ka një brigadë. Dy brigada bashkë që vinin vërdallë rrugëve të Korçës. Oh ç’u kënaqëm!
Ngjarja tek shtëpia e avokatit....pa lidhje. Ngjarja e vërtetë e shkruar prej Benantit është shtrembëruar.
Ngjarja e oficerit partizan që nuk deshte të shkonte në front kundër grekëve është qesharake, ose e shtrembëruar. Si është e mundur që një partizan që paska luftuar deri në fund të luftës kundër gjermanëve nuk dashka të luftoka kundër grekëve. Edhe partizan edhe frikacak, apo partizan dhe grekofil? E pa qartë. Pastaj pse duhej ta demaskonte Benanti partizanin duke qenë se ai vetë nuk i duronte dot partizanët?
Zotëria që ka shkruajtur artikullin mendon se nëpërmjet këtij shkrimi amatoresk ka demitizuar luftën partizane. Unë mendoj se ai vetëm sa ka treguar nivelin e tij të ulët kulturor, antishqiptarizmin e theksuar, padijen, mllefin e vet personal, e të tjera si këto.
Ka fyer ndërgjegjen e një kombi, idealin e mijëra të rinjve e të rejave trima që lanë shtëpitë për të luftuar kundër pushtuesit dhe “prostitutave” vendase. Më shqetëson shumë fakti se çfarë kulture do t’iu trasnmetojë ky njeri fëmijëvë të vet, brezave të ardhshëm.
Sot me siguri mund të themi një gjë tjetër, fundërrinat e kombit ia mbathën bashkë me gjermanët, sot i kemi prapë mes nesh.
|