Saherë lexoj shkrimet e Kadri Manit këtij gazetarit të suksesshëm dhe veprimtarit të shquar kombëtarë,si dhe shkrimet e znj.Shukrije Bunjaku-Mani,mbushem frymëzim.Pse?Sepse ata i rrinë pranë atdhetarit,njeriut të arsimit,kulturës,bujkut dhe qytetarit.Nuk janë nga ata gazetarët që marshojnë drejt njerëzve të mëdhenj që për interesat e tyre personale nuk shohin përtej vetës së tyre.Vemendjen ma tërhoqi edhe ky shkrim për z.Demir Krasniqin,veprimtarin e arsimit dhe kulturës sonë kombëtare,i cili qe tridhjetë vite shpërndanë dituri në shkollat tona,dhe plot dyzet vjet kultivon një krijimtari të pasur kulturore kombëtare.Një mbledhës i folklorit tonë kombëtar,i cili mblodhi mbi 4000 këngë,kënga e të cilit është burim i pashterrshëm i atdhedashurisë.I lindur në fshatin Tuxhefc të komunës të Dardanës,Demir Krasniqi si fëmijë u frymëzua të i këndoj atdheut dhe kombit,me një vullnet të pashuar ushtroi këtë mjeshtri dhe dhunti e pati zërin e tij më të ëmbël se bilbili,si njomak i këndoj gëzimet dhe vuajtëjet e kombit.Si i ri ishte shumë i pranishëm në Radio dhe TV-Prishtinë,ku veq studios inçizoi shumë disqe,audio dhe videokaseta,CD.....Atë kohë kur shkollimi në këto treva malore bëhej në kushte të vështira,ai me mund po arsimohej me sukses dhe si i ri filloj punën si mësues nëpër shumë shkolla të Kosovës.Krahas arsimit ky po ushtronte edhe krijimtarinë e tij dhe si krijues ka botuar 14 libra dhe ka edhe disa tjera të pregaditura për botim.Pasion i tij ishte kënga,asnjëherë nuk kishte synim kryesor interesin material por ate kombëtar,humanitar dhe shoqëror,këndoj nëpër festivale ku u shpërblya shpesh,këndoj nëpër oda për të argëtuar shoqërinë,dasma e koncerte,festa shkollare dhe kombëtare,gjëthnjë i palodhur dhe me një këngë nga zemra.Dyzet vjet këngë krijimtari dhe përpjekëje për mbrojtëjen e kulturës kombëtare nga elementet e huaja.Kurrë nuk këndoj shund dhe kiç por gjëthnjë ngriti zërin kundraj tyre.Ai po këndonte gjitha motivet,por motiv qenësor kishte atdhedashurinë.Demir Krasniqi i këndoj luftëtarit të lirisë,nxënësit,shkollës,sakrifices së kombit dhe me një mjeshtri të pashoqe krijoi,këndoi e kompozoi.Një mbledhës i folklorit kombëtar që mu dukt si Gjergj Fishta,u drejtua drejt aspiratës krijuese që tu dhuronte bashkëkombasve vepra me burim të pa shterrshëm të atdhedashurisë,mbrojtëjes së identitetit kombëtar dhe kulturor.Në planin krijues u udhëhoq nga frymëzimi i fuqishëm që mund të dallohet qartë në vargjet e qdo kënge të tij:Psh:
Gjëmon sheshi,jehon Vlora
Marigonë ty të lumt dora
që qëndise atë flamur
s´do ta lëshojmë nga dora kurrë.
Për krijimtarinë e Demir Krasniqit mund të shkruhen edhe romane,kurse ne në këtë koment të shkurtër i urojmë tridhjetë vjetorin e punës në arsim,dyzet vjetorin e krijimtarisë muzikore,duke i dëshiruar jetë të gjatë dhe shumë suksese të njëpasnjëshme.
|