E marte, 02-12-2008, 04:05am (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
  ::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
 
  ::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Lexo/Shkruaj Komente
 
» Shukrije Bunjaku - Mani: Poeti Agim Gashi një krijues vlerash

...
ekspertih@hotmail.com Ismet M. Hasani - Suedi24-05-2008, 09:54pm

Si do që të shkruajsh, kjart apo jo, poeti i mirëfillët të kupton. Dhe po këtu është vlera dhe vlerësimi i poetit. Shpresoj se do jam i kuptueshëm dhe i kjartë(?)
Në komentin tim në shkrimin e profesoreshës Shukrije Bunjaku - Mani, mbi poetin e mirëfillët Agim Gashin nga Franca, po mundohem të jam i shkurtër, nga se mendimet e mira duhet të qëndrojnë në fjali të shkurtëra.
Në fillim një përshëndetje për profesoreshën Shukrije, e cila zgjodhi për publikim në web faqen "Zemra shqiptare" poetin, tash më të mirënjohur, por edhe njeriun e mirë - Agim Gashin nga Franca. Të lumtë profesoresha Shukrije.
Ndërkaq për poetin dhe njeriun e mirë - Agim Gashin, po them edhe këtë:
(1) E kuptova se njeriu, për t'u bërë poet, qenka e nevojshme të shkruan atë që vërtetë duhet shkruar;
(2) Po, njeriu duhet të vendosë për një gjë të mirë, dhe pastaj bëhet zemërgjërë dhe i lumtur;
(3) Poeti është zemra në trupin e një populli. Një popull pa poetë është si pluhuri në shkretëtirë;
Dhe, në fund, në shenj respekti ndaj poetit dhe njeriut të mirë -Agim Gashit nga Franca, këtij komenti po ia vëj pikë edhe me një mendim:

"Poezia është një art që nuk sjell kapital jete, por kapital shpirtëror!"

Suedi, 24 maj 2008
Ismet M. Hasani
E-MAIL: ekspertih@hotmail.com 


Të lumtë Agim!
luli@hotmail.com Luli20-05-2008, 07:11pm

I lexova te gjitha krijimet e z. Agim gashi qe zemra shqiptare na i solli ketu si dhuratë. Te lumte Agim vetem vazhdo e mos u ndal. te lumte zemra shgqiptare qe e mbush boshllekun e literatures per femijet tane ne mergate. Shpresojme se ne kete faqe do te kemi vazhdimisht krijues te tille te cilet shkruajne ne zhanre te ndryshme, anipse nuk eshte e lehte.
Suksese Agim!
Suksese Zemra shqiptare!
Luli, Belgjikë 


Mjeshtër i vargut
halilxani1@hotmail.com Halili18-05-2008, 06:51pm

Me Agimin kemi qenë afër kur ishte në Kosovë. Me Agimin jemi afër edhe tash kur kemi "gjetur" njëri- tjetrin përmes internetit. Gjatë viteve të tetëdhjeta patëm punuar shumë në masovizimin e fjalës së bukur artistike. me Agimin dhe shokët tjerë, patë themeluar klubin letrar në kuadër të shtëpisë së kulturës, ku mbanim shpesh orë letrare. Në bashkëpunim me poetin e ndjerë Feriz Nuraj po edhe me arsimtarët e gjuhës shqipe , në shumë shkolla fillore të komunës së Skenderajt patëm mbajtur orë letrare. Secili takim me fëmijët ishte një festë më vete. Kënaqeshin fëmijët me ne, por edhe ne me punimet e tyre. Me Agimin kemi qenë "fqinj" në faqe gazetash e revistash që asokohe dilnin në Prishtinë e në Shkup. I gëzoheshim çdo vjershe a punimi të botuar në gazetë a revistë. Që atëherë Agimi u tregua mjeshtër i vargut shqip dhe atë jo vetëm për fëmijë por edhe me thumbat e mprehtë therte dukuritë negative në shoqëri. Çdo fotografie interesante që gjente nëpër revista e gazeta të ndryshme, saora ua gjente tekstin tepër interesant dhe priteshin mirë pastaj nga lexuesit e gazetave të ndryshme ku i plasonte.
Masat e dhunshme të Serbisë, çrregulluan shumçka në jetë. Na larguan nga puna. Nxënësit ishin të detyruar të mësonin nëpër bodrume. U mbyllën shumë gazeta e revista. Agimi mori rrugën e kurbetit me gjithë familje për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike ku një kohë gati kish harruar vetveten. Gati kish harruar atë Agimin poet, Agimin humorist. Sepse në vend të huaj askush nuk të pret me lule.
Gjatë disa viteve, vërtet Agim Gashi e „tradhëtoi“ poezinë, por për fat të mirë, ai sërish e ka „gjetur“ dhe e ka marrë në dorë atë penën e mprehtë me të cilën „qëndis“ vargje si dikur. Si dikur, them, në zhanre të ndryshme, ama shumë më larg me stilin e tij. Më gëzon fakti se i ka thënë shporru përtacisë. Ai, siç më thotë, asnjëherë nuk del nga shtëpia pa „armët“ e tij. Një bllok dhe një laps, në mënyrë që posa t`i vije frymëzimi, menjëherë t`i qet në letër e pastaj në kompjuter, e pastaj në shumë faqe interneti, e pastaj në një libër, e pastaj në një libër tjetër, e një tjetër...
Unë i dëshiroj shëndet të mirë, jetë të gjatë dhe sukses në krijimtarinë e tij.

Halil Xani
Drenicë

 



 
Shto Komentin tend, por me pare mendohu sepse komentet ofenduese dhe jashte temes nuk publikohen. Faleminderit!:

Emri:
Email:
Titulli:
Komenti:
 


 
::| Artikujt e Fundit

Ndryshoni Pamjen
[Krye]