Selman Vokshi, Halil Xani e Ismet M. Hasani,
duke shprehur mburrjen dhe krenarinë e tyre që janë pjesëtarë të popullit më të lashtë në Siujdhesen Ilirike por edhe një populli ndër më të lashtit në Evropë, autoktonë në trojet e tij etnike, me krijimet e tyre letraro-artistike "Të flasim shqipen pa sllavizma" dhe "Gjuhen shqipe mos harroni", kanë marrë një hap mjaft të rëndësihëm sa nga aspekti linguistik, poaq edhe ai kombëtar.
Duke kaluar nëpër etapa të ndryshme të historisë sonë sa të lavdishme poaq edhe të hidhur, gjuha jonë nën ndikimin e gjuhëve dhe kulturave të pushtuesëve, domosdo pësoi edhe deformime thelbësore duke përvehtësuar fjalë dhe shprehje të pushtuesëve e barbarizma që i thyejnë shkëlqimin madhështor të saj karshi gjithë gjuhëve të popujve tjerë.
Hapi i këtyre intelektuaëve e krijuesëve të mirënjohur është për çdo lavdatë dhe do të thoja se krijimet e tyre do të duhej të zinin vend edhe në tekstet shkollore nga se veç sa do të ndihmonin në punën e mësuesëve të gjuhës shqipe pasiqë si të këtilla, shkrime artistike, do të ishin shumë më tërheqëse për nxënësit dhe shumë më lehtë do të përvehtësoheshin nga ata.
Është mëkat të bastardhohet një gjuhë hyjnore dhe e ëmbël të cilën në mënyren më të mirë dhe perfekte e pasqyron i Madhi i jonë At Gjergj Fishta në poezinë e tij "Gjuha shqype", pa publikimin-postimin e së cilës, ky koment i imi i shkurtëri më bëhet se nuk do të kishte, mbase as rëndësinë minimale. Prandaj, si mbështetje dhe plotësim të shkrimeve të intelektualëve dhe krijuesëve të cekur më lartë, Selmanit, Halilit e Ismetit, konsideroj se nuk do të ishte e tepërt po që se edhe kjo do të gjente vend pranë këtij shkrimi kaq modest.
Gjuha Shqipe
Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â' e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'amëshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
qi prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' mâ para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhè të't'Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xûni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kênë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!
Të duam dhe kultivojmë gjuhen tonë të pastër e të shëndoshë si molla pa pika të zeza në te.
Me kënaqësi dhe rrespekt përgëzoj Selmanin, Halilin e Ismetin për krijimet e tyre të bukura,
Adem Berisha, Rahovec - Republika e Kosovës.
|