|
|
|
» Shukrije Bunjaku - Mani: Sukseset e njëpasnjëshme të një shtektari
 |
| .... |
Ismet M. Hasani | 17-05-2008, 10:10pm |
"MENDIMI DHE DURIMI JANË SHPESHHERË SHUMË MË TË VLEFSHËM, SESA NJË SHUMË E MADHE PARASH ( TË HOLLASH)!"
Më këto fjalë po e filloi Falënderimin tim për profesoreshën e respektuar Shukrije Bunjaku - Mani, e cila me përkushtim të pashoq dhe më durim që rrallëkush e posedon, arriti të përmbledh nga krijimet e mia, ato që jo vetëm asaj, por edhe shumë lexuesëve u pëlqyekan shumë. I jam shumë mirënjohës. Një mirënjohje e veqantë i takon ksaj profesoreshe, nga se gjeti vend dhe emrin tim me krijmet e mia i publöiko m'u në "Zemrashqiptare.net", me ç'rast ma kënaqi dhe me rriti zemren, më sjelli freski në shpiritn tim dhe më ripërtriu në jetë. E unë:I dëshiroj shëndet të plotë, qetësi shpirtërore dhe arritje të sukseseve të larta në krijimtarinë e saj, duke ruajtuar harmoninë familjare me z. Kadri Manin dhe fëmijët e tyre të mrekullueshëm.
Poashtu profesorëve të respetuar Agim Gashit nga Franca, Halil Xanit nga Polaci i Skënderajt, z. Besnik Gashit nga Gjermania dhe zonjushës Dafina Gashi nga Peja, lidhur më KOMENTET e dhëna për mua dhe profesorleshen Shukrije në web faqen "Zemrashqiptare.net", iu shprehu falënderimet e mia të përzemërta dhe iu dëshiroj që edhe ata, si zemërbardhë që janë, të vazhdojnë me komentet e tyre edhe për krijuesit tjerë, veqanërisht për ata krijues dhe publikues të "Zemrësshqiptare.net"
Dhe, në fund, këtij komenti po ia vëj plikë edhe me këtë urti dhe këshillë, e cila do na ndihmoi dhe forcoi gjatë tërë jetës:
"Mos u trondit nga pengesat që të dalin përpara, kur punon për të mirën e për të mbarën, se Zoti është me ty, dhe në fund do të fitosh!" - Ismeti - Suedi.
|
|
 |
 |
| Ismeti është vjelës i mirë |
Halili | 16-05-2008, 11:48am |
Me z. Ismet Hasani jemi njohur fare rastësisht. derisa ai u paraqit në radio kosovë me disa mendime të tij lidhur me temën, për të cilën debatohej, në fund për degjuesit e dha edhe adresën elektronike. Unë i shkrova iparipak fjalë, për të vazhduar pasaj si dy miq të vjetër e duke këmbyer materiale të ndryshme nga krijimtaria jonë. Ismeti është një njeri i palodhshëm. Ai nuk ndalet, por është siç thotë, sikur ai lumi i thellë, i cili ecën qetë-qetë, por nuk ndalet kurrë. Ismeti jo vetëm që studjon dhe arrin rezultate të larta, por edhe "regjistron" me kujdes në memorien e tij përplot thënie të urta. të cilat i "palon" me kujdes në kokën dhe kompjuterin e tij, por që nuk i mban vetëm për vete, por ua fal lexuesve gjithandej nëpër faqe interneti. Unë them se Ismeti është sikur ai pemëtari i mirë i cili i vjel pemët e pjekura pa dëmtuar, jo pemë tjetër por asnjë gjeth.
Unë i dëshiroj shëndet të mirë dhe sukses në punën e tij studimore.
Halil Xani, Drenicë
|
|
 |
 |
| Përgëzim për prezentim |
agimi | 14-05-2008, 07:34am |
Hapa faqën "Zemra shqiptare" dhe u befasova për te mirë kur pash prezntimin e Prof.mr.Ismet.M.Hasani,mendimtar dhe
dhe poet.Më te vërtetë me një biografi te bujshme dhe te pastër është pasqyrë qe tregon se mbi te gjitha është NJERI.Edhe pse nuk njihemi përsonalisht , me krijimet e tij ka kohë qe njihem nepër faqët e shumta në intërnet.Tek e fundit
krijuesi nuk ka nevojë për leternjoftim sepse krijimtaria e tij është letërnjoftimi më i mirë.Z.Ismet me këshillat e tija dhe me vargjët qe porosisin, reflekton pozitivisht në çdo kohë dhe çdo vend.Njeri i shtyrë në moshë por me një elan djaloshar ështe prof.mr.Ismet.M.Hasani.Ai është shemull i mirë edhe për rininë tonë në mergat.
Ismet Hasani nuk është si ai hoxha i keq që thotë "Mos beni çka bej unë,por beni çka iu them unë".Z.Ismet edhe pse nga atëdheu erdhi me bagazh te madh diturie ai nuk vetknaqët me këtë por i rreket studimit te dy gjuhëve te huaja njëherashi,asaj suedishte dhe anglishtës.Për prof.mr.Ismet.M.Hasani ka çka shkruhet dhe thuhet,por unë kësaj radhe më shumë u detyrova që të shkruaj dhe të falenderoj ne emer te shumë lexuesve prezentuesen e këtij portreti,Zonjën Shukrije Bunjaku-Mani sepse vërtetë na ke sjell një portret qe e ka vendin në "Zemrën shqiptar"sepse kështu i keni bërë nder Atij dhe veti.Sepse nuk thonë me kot:
"I nderuari - te nderon!"
Nuk po e zgjas më shumë vetem vazhdoni,Ju lumt !
Agim GASHI,Francë
|
|
 |
Shto Komentin tend, por me pare mendohu sepse komentet ofenduese dhe jashte temes nuk publikohen. Faleminderit!:
|
|
|
|