PO E NDERON VETEN ME KËTO FJALË KOMSHIU IM ZOTI A.B.
Selim Hasanaj
27-04-2008, 04:21pm
Së pari edhe unë tye po të pershendes anise nuk po dij saktsishtë se cili je. Ti po e nderon veten tande. Po ta spjegojë se cka pat ndodhë mbas kësaj mbledhjeje. Të nesermen më njoftuen se duhet të ma ndrrojnë vendin e punës sepse paraqitjet e mija neper mbledhje deshmojnë pa dyshim se unë qenkam nji SEPERATIST, NACIONALIST shqiptarë. Unë nuk pranova andaj më suspenduen nga puna. Udbashi Istref Sadikaj më urdhnojë që per cdo mengjes të paraqitem në zyret e sigurimit në posten e policisë në Istog. Ai më maltretonte me tortura psiqike sepse donte të dinte shumëcka per të punsuemit shqiptarë në Posten e Istogut, të Vrellës, të Banjes ( Ilixhes), të Gurrakocit dhe të Rakoshit. Posaqërisht i interesonte pse POSTJERI Sylë Halilaj kishte ble shtëpi në të ashtuquajtunene lagje LUGU I SHKIVE ?!
Unë u merzita nga ky presion i poshter dhe teper teper i ultë i nji ish mësuesi që tani ishte ba UDBASH dhe edhepse më kerkonin ta dorzojë në Komitet dhe ta fus në arhivat e tij letren që e kisha lexue në mbledhje e të cilen unë ma teper nga vrulli dhe inati deshta ta dorzojë, por aktivisti i Komitetit Sokol Zeqiraj kishte porositë nji kusherin të nanës time i cili punonte poashtu në Komitet dhe quhej Shefqet Hasanaj dhe ishte nga Prekalla që as per cmim të jetes mos ta dorzojë atë leter sepse nese e dorzojë me doren time do i jipja argumente dhe prova materiale Komitetit dhe policisë per ndjekje penale per veprimtari kunderrevolucionare dhe do të kalbem burgjeve. Pra falë syqeltësisë së Sokol Zeqirajt që më kohë më dha vrejtje unë së bashku me at leter ika naten dhe erdha në Skandinavi ku jamë edhe tash. Andaj tash nga Norvegjia edhe e botova at leter në zemrashqiptare.net.
GUXIMI DHE BURRNIA E SELIM HASANAJ PAT MAHNITË KREJT ISTOGUN
A.B.
26-04-2008, 09:53am
Nji kusheri i imi ishte prezent në të dyja mbledhjet, pra në ate të Bashkësisë Lokale të Istogut të Vogël dhe në këtë në Posten e Istogut. Më kujtohet sikur sot se kur pat ardhur në shtëpi atë mbrëmje, ai me ngazllim dhe lot në sy pat tregue diskutimin e Selim Hasanaj
Fliste me ngazllim, ndersa lotet i shkonin sepse patë thanë se i dhimset Selimi të cilin tani policia nuk do ti len vend. Nuk më kujtohet se cka pat ndodhur , por dij se është folë se gjat replikes në mes të Radivoje Dumanoviqit dhe Selim Hasanaj kishte pas ar hur gjer tek nji duel verbal dhe është folë se Dumanoviqit gadi i kishte pas ra të fiket, ai kishte pas kerkue ujë të pijë dhe të qetsohet. Mbaj mend se intimisht i mbar Istogu e cmonte dhe respektonte Selim Hasanaj, sepse ky mbrenda nates u ba idol i të gjithve. Nuk pat shkuar shumë kohë dhe paten tregue se Selim Hasanaj ka dal në mergim diku në Skandinavi.
Pershendetjet ma të ngrohta per Tye zoti Selim Hasanaj trim i fundviteve 80-ta në Istog.
Me respekt
A. B.