|
|
|
» Selim Hasanaj: Populli grindavec, anmik i vetvetes
 |
| E NDERUEME ZONJUSHA ARJETË |
Selim Hasanaj | 13-04-2008, 01:33pm |
Më nxiti edhe nji herë shkrimi Yt. Andaj po të shkruej dhe pergjigjëja ime Ty , besojë se do kuptohet edhe si pergjigje per të gjithë mashataret tu ( anise nuk e dij moshen tande), rininë shqiptare. Ashtu sikur je Ti dakord me shkrimin dhe mendimet e mia edhe unë sinqerisht të thamë se dakordohem me mendimet tua. Mike ime e dashtun unë pothuaj tanë jeten kamë jetue jasht vendlindjes sime ( jamë nga nji fshat afer Istogut), gjatë tanë jetes më kanë rraf stuhit e kulturave tjera shumë herë të forta si uragan por shpesh edhe më kanë perkdhelë. Ama unë falenderojë Krijuesin ZOT që më dha forcë ta ruej me fanatizem dhe ta kultivojë TRADITEN DHE DOKET TONA KOMBËTARE. Janë 20 vite që jetojë në Norvegji. Kamë tre fëmijë të rritshem . Dy të mëdhenjet , djal dhe vajzë të martuem dhe që të dyt kanë fëmijë, djali ka tre djem që quhen Burim, Blerim dhe Bamir, vajza ka dy djem Miloti dhe Dardani. Fëmijet e mij quhen Petrit, Shpresë dhe Fan-Nol. Ky i vogli asht student në vitin e parë tregti dhe biznes. Të shkrova pak per familjen time sepse desha ta marr shembull per spjegim të analizave dhe komenteve që po i bajmë ne mes veti. Arjetë unë asnjiherë nuk do i kisha këta fëmij, as këta nipa, as vajza ime nuk do kryente fakultetin dhe studimet në Universitetin në Oslo, sikur të kisha ra pre e perkdheljeve që mi imponojë jeta neper Lublanë të Sllovenisë si student dhe puntorë, neper Suedi dhe Norvegji si azilkerkues. Unë kurr nuk harrova se jamë shqiptarë dhe per mue ishte kjo që ishte me vlerë dhe jetike, të gjitha të tjerat ishin të dores së dytë. Unë rrjedh nga nji familje fshatare e varfën deri në ekstrem andaj derisa punoja dhe studjoja në Lublanë të Slovenisë po sikur të më mbisundonte lakmia per mall dhe para, per jetë momentale dhe kënaqësit e saj unë do martohesha me ndonji slovenkë, kroate, serbe, boshnjake e cka jo tjeter por sot nuk do i kisha as Petritin , Shpresen e Fan-Nolin , dhe as pes nipat e mij. Ndoshta do kisha Petar, Nada e Franjo. Pra neve si popull duhet të pushojmë të lakmojmë në ate se cka kanë të tjeret, neve duhet të punojmë per të arrijtë jo vetem ate që e kanë të tjeret por edhe ma shumë. Por jo neve sot ju kemi shtrue nderkombëtarve dhe edhe moralin tonë të SHEJT që kishim dhe per të cilin vdisnim dikur sot e kemi ba paqaver. Nuk pajtohem me konstatimin tand kur ti terthorazi hudhë fajin në nderkombëtaret per lakuriqësin dhe pisllaqet tjera që fatkeqësisht u banë trend i perditshmenisë në Kosovë ashtu sikurse u banë masat e mashkujve dhe femnave të veshuna si arabet e Afrikes. Faji asht sepse neve duhet të kuptojmë se jemi per së tepermi servil dhe lakmitar. Neve lehtë shtrohemi dhe bahemi ma papë se papa . Unë të garantojë se trendin e lakuriqësisë që sot e ka Kosova asnjiherë nuk e pash as nuk e shof në Skandinavi as neper shtetet tjera të Evropës dhe unë udhtojë shumë pothuej neper tanë boten per cdo vit. Andaj nuk asht i drejt konstatimi i kujdoqoftë se kultura e krishten e Evropës paska sjellë lakuriqësinë në trojet shqiptare. Vajza ime per cdo vit po ka probleme kur po vim në Kosovë sepse nuk po muj e gjanë veten në at trendin e moshatareve të farefisit tonë atje në Kosovë pikrisht per shkak të atij trendi që shkruen TI Arjetë. Dhe vajza ime pothuej tanë jeten ka jetue në Norvegji. Në synin e moshatareve të saja atje vajza ime asht e mbrapambetun . Andaj Arjetë e nderueme ju rinia ( nuk po e dij moshen tande por supozojë se je e re) duhet të jeni të vetdijshem vet per sjelljet e juve, ju duhet të refuzoni gjithcka që ju afrojnë të hujet, pra duhet ta refuzoni lakuriqësinë dhe krejt trendin tjeter amoral që dikush edhe mund të jua servojë si vlerë dhe kulturë ,sepse mendon se ju atje jeni të pa vlera dhe pa kulturë. Ju duhet ta refuzoni veshen arabe dhe shamijat me të cilat ju mbulojnë pederastat sheik araboaziatik tue u mashtrue me rrogat dhe parat e tyne të pista. Duhet ti refuzoni të gjitha këto sepse neve jemi populli ma i vjeter i planetit tok. Zoti nder shtat mrekullitë e para që i krijojë gjasht ishin galaksitë e ndryshme ndersa e shtata ishte planeti tokë së bashku me njeriun e parë që ishte strekatragjyshi ynë PELLAZGU. Andaj neve si popull kemi kulturë aq të begatshme sa kemi cka edhe tu japim të tjerve e asesi të marrim kultura nga të tjeret. Pse jo neve edhe fenë mund ta bajmë po si JAHUDIT. Ata kanë fenë komb dhe kombin fe. Edhe neve shpetojmë nese e bajmë fenë SHQIPTARË dhe kombin SHQIPTARË. Kështu si po shkojmë neve sot neve po shkojmë kah degjenerimi, kah qoroditjet, kah asimilimi dhe zhdukja. Mos të harrojmë se shumë nga nëpunës dhe ushtarak që sherbejnë per UNMIK, KFORIN dhe EULEXIN në Kosovë neper shtetet e veta janë rrugaq, alkoolista dhe keqperdorues të narkotikës. Ata nuk ju sjellin ndonji të mirë atje juve. Andaj juve duhet ti rueni vet vlerat që neper breza të pushtuem e robnuem i ruejten të paret tanë.
Nese donë ta vazhdosh debatin me tutje mund të me shkruesh direkt per mos me i marr hapsinë gazetes. Të falemnderit per respektin dhe më ke quejt bacë.
E-post adresa ime ashtë: selimhasanaj@hotmail.com
Me nderime dhe të deshirojë shumë suksese.
Selim Hasanaj
|
|
 |
 |
| opinion |
arjeta | 13-04-2008, 01:38am |
respekte i NDERUARI SELIM HASNAJ lexova pergjigjien tende dhe shum jame dakord me kete .pajtona edhe me ate se gjerate kane kalu ne ekstremizem edhe une personalisht jame kunder ketyr sekteve te ndryshme qe kan hyre ne mesin ton mirpo une nuke e shohe si zgjidhje nje reagim te shpejte dhe te ashper kunder ketyre fenomeneve se kjo iu ndimon atyre te cilet kultivoin keto fenomen
une ne Mitrovice dhe kudo ne Kosov shoh ndryshime te mdha dhe kety kan ardhur nga te 4 ante e botes dhe po mundohen te na ndryshoin,mose mendoni se populli si sheh keto fenomene ,siq jane sektet e ndryshme muslimane qe te duken ndryshe por edhe siq jane po ashtu edhe fete tjera qe po synime te njejta kan per shembull kure ne Mitrovic ka pasur protestant ,ku eshte hapur nje kishe protestant dhe aty ftohen e paguhen njerze per tu konvertu,siqe jane te tjer qe ne ore mesimi na nderprejn the hyjn ne klase the thoin se ne jemi misionar dhe tregoine gjera te ndryshme ;kam qen i semur kame pa anderr jesuzin ma ka shpetare jeten etj etj etj
Keto fenomen me brengosin shum edhe mua pore une kame friken se kjo perqarje e jona ku do shpij ,dhe shpeshe mendoi se dikushe ka gishte ketu qe ta prishe tolerancen fetare tek shqiptare kem armiqe shum (greket serbet maqedonsit serbet malazest rust besa edhe shume shtete evropiane qe nukena doine te miren,prandaj shqetsohem nga kritikat mesin ton mose po na shpien ne nje rruge te keqe
ke cituar web faqet islamike ,radikalete snalen por neve smunde tna bej pershtypje ajo qa shkruajn ata mirpo kemi edhe web faqe krishter qe shkruajn te njejten dhe ofendoin ju sjeni shqiptare jeni turq e shume tjera po more une e di qe jame shqiptare muslimane dhe jam krenare siqe e di qe edhe parardhsit tone kane qen po edhe krishter pore para krishterizmite kane besuar edhe ne shum zota me kete deshta te them se ne kemi drejte te besoim ne ate qe duam dhe siqe duam.
per mua ndoshta me mire oshte qe ta kemi nje besim diku ti marrim te mirat gjdo kunde nga gjdo vende POR jo te kqijat ,shikoje nje pjes te rinis ka filluar te shkatrrohet dy fjal ti thote shqip e 6 anglishte po thoin jemi modernizu ne perendim me drog me cullakhane me kafiqa me te zeza e me te zeza ,per mua keto jane fenomene qe duhete luftuar se rinia po shkatrrohet baca SELIM
|
|
 |
 |
| PERGJIGJE PER ARJETEN |
Selim Hasanaj | 12-04-2008, 07:20pm |
SHUMË E RESPEKTUEME ZONJUSH/ZONJË ARJETË
Masi kishe ba pyetje direkte po të pergjigjem. Besojë se ti dhe kushdoqoftë tjeter e kupton se edhe unë i perkas besimit MUSLIMAN. Vetë emni im e tregon këtë dhe nuk ka asgja të keqe nga kjo, pra as që unë jamë musliman dhe as që kushdoqoftë tjeter asht musliman. E keqja qendron sepse pas ramjes së monizmit në Shqipni dhe pas luftës në Kosovë trojet tona u vershuen nga " MISIONAR " të ndryshem të feve , pra edhe të atyne të krishtena e jo vetem muslimane të cilet per interesa të caktueme strategjikopolitike kanë gjetë në trojet shqiptare teren të pershtatshem per qellimet e veta sejcili në mënyren e vetë dhe këta misionar që zakonisht janë edhe shpijuna të sherbimeve sekrete të shteteve të ndryshme me nga pak para kanë regrutue masat e fshatarve dhe qytetarve dhe per nji kohë shumë të shkurt hapsina gjeografike shqiptare asht shendrrue në nji hapsinë pothuej tjeter pikrisht pse mbrenda natës nga nji popull me tri fe dhe sektet e tyne që ishim ma parë tani po diferencohemi në ekstrem në MUSLIMAN, në VEHABI, në të KRISHTEN dhe në ORTODOKS dhe kur këtyne u shtojmë sektet e krishtenizmit atëherë laicizmin tonë fetar të dikurshem e kemi shendrrue në
ekstrem fetar. Pikrisht per shkak të shperndamjes sonë me shekuj në tri fet ma të mëdhaja dhe kryesore të Evropës, asesi neve nuk na duhet ekstremizmi fetar. Po mundohem ti numrojë disa arsye per këtë që konstatojë. Unë jamë njeri me moshë mesatare pra kamë kalue nji gjysem shekulli jete dhe mbajë mend që gratë shqiptare neper fshatra janë vesh me rroba kombëtare dhe ma plakat kanë bajt në kokë shamija, ndersa vajzat dhe nuset e reja shamijat i kanë bajt paksa të lëshueme mbi krahnor , por as njana as tjetra gjeneratë nuk ka mbulue kokën e fytyren me to. Ka egzistue para gjeneratës time neper familjet muslimane e ashtuquejtuna FEREXHE DHE TERLIKU ose HAVALJA veshë kjo tipike islamiste ,por fatmirësisht ato me dekret nga pushteti janë hjek menjiherë pas Luftës së Dytë Botnore. Sot pothuaj mbi 60 vite pas hjekjes së tyne dhe kur as neve ma të vjetrit nuk dijm se si kanë qenë ato , erdhen arabet dhe sheiket e ndryshem nga Afrika dhe na i suellen prap. A do të thoshim tash se 60 vite shqiptaret e besimit islam nuk paskan qenë musliman të mirë pasi nuk i paskan vesh brekushet arabe, nuk paskan mbajt mjekrra të gjata e të ngatrrueme, nuk i paskan pshtjell grat dhe vajzat si ningjat japoneze. Nese po atëherë neve po shkelim prindet tanë që nuk na i lanë tradita këto dhe duhet të pranojmë se në vend që të ecim me kohen dhe dinamiken e saj të zhvillimit dhe civilizimit neve komplet si popull po këthehemi per 60 vite prapa. Kjo pra e nderueme Arjetë asht nji nga arsyet e shumta që mue më pengon paraqitja ekstreme e islamizmit në trojet tona.
Arsye tjeter që ma së shumti ma lendon shpirtin asht fakti se vetem këto 60 vitet e fundit të shekullit të kaluem dhe fillimin e këtij që jemi apsolutisht të gjithë popujt e besimit islam nga i mbarë globi kanë qenë dhe janë miq të Rusisë dhe Serbisë. Po permend KONFERENCEN E TË PAINKUADRUEMVE të krijueme nga Tito, Naseri dhe Nehru organizatë kjo në të cilen u futen shtetet islame dhe ku lideret e saj panderpre perkrahnin Jugosllavinë dhe represaljet që kjo i shkaktonte popullit shqiptarë në Kosovë , Maqedoni, Luginen e Prershevës dhe Mal të Zi. Sa per rikujtim po i permend lideret miq të Titos dhe Serbisë e anmiq të shqiptarve ( anise edhe neve ishim musliman): Naseri, Asadi, Xhafer Numeiri, Gadafi, Sadati etj, etj. Ma vonë miqet e Millosheviqit; Sadam Hyseini, Homeini, Asadi i ri, Gadafi etj,etj. Kur u mbajt tubimi i parë masiv mbi nji milion serb në gjiun e bashkimit të Danubit dhe Savës në Beograd me vitin 1988 ishte muslimani nga Bosnja Raif Dizdareviq që u premtojë serbve se Kushtetuta e Kosovës do të bie dhe se Serbia do ta shtrijë pushtetin dhe juridiksionin e saj mbi Kosovën. Kur veren e kalueme u bisedue në Këshillin e Sigurimit per statusin e Kosovës dhe kur Rusia blokonte zgjidhjen e statusit , ajo perkrahej nga shtetet muslimane si Indonezia , Malajzia etj, etj. Andaj unë sot nuk po muj kuptojë se si neve shqiptaret e besimit islam kemi tanë këtë simpati dhe ndajmë dhimbje per Irakun dhe vendet tjera muslimane dhe e mallkojmë Evropen e ma së shumti SHBA-të . Nuk po muj besojë se neve nuk jemi të vetdijshem se po mos të ishte SHBA-të dhe aleatet e saj nga Evropa e krishten asnji shqiptarë nuk do egzistojke në Kosovë e besa nuk dij cka do ndodhke edhe me Shqipninë. Nuk po muj besojë se neve muslimanet shqiptarë nuk jemi të vetdijshem se po të na këthej Amerika shpinen per pes minuta Serbia futet dhe banë maskra në Kosovë.
Po i këthehem pak historisë ma të largët. LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT atbotë nuk pat gjet mbeshtetje te asnji nga fuqit Evropiane sepse pikrisht per shkak të besimit islam Serbia dhe Rusia e edhe Greqia perpjekjet per liri dhe krijimin e shtetit të lirë ethnik shqiptarë nga rilindasit ton i kualifikuan si konflikte sektare të turqve në Ballkan dhe kështu e mueren aminin per okupimin e trojeve tona ethnike të Toplices si dhe Ulqinin, Plaven, Gucinë, Hotin e Gruden, por edhe komplet trojet tona në Maqedoninë e sotme. Pse pra neve sot na duhet ta vejm veten tonë pothuaj në të njejten pozitë. Si nuk po na vjen keq nga miku ynë Amerika dhe populli i saj i cili na bani shtet dhe na ruen sovranitetin dhe integritetin?!Pra e nderueme Arjetë janë këto vetem disa nga njimilion arsye që neve duhet të mbajmë profil të ultë fetarë dhe të ecim perpara bashk me miqet tanë prendimor dhe Ameriken e jo per hir të disa eurove, dollarve apo lekve që sheiket araboaziatik na i japin neve ta shajm Ameriken, ta shajm Evropën e ta njollosim me shpifje dhe ta shajm per së gjalli e edhe per së vdekuni Dr. Ibrahim Rugoven. Kujto vetem sa banaliteti jevgjit asht derdhë per te me akuzat se ai paska pas konvertue në fenë e krishten. Pra shkumja e tij te Papa per ekstremin musliman ishte fakt se ai ka ndrrue fe. Faqet e internetit nuk e quajn ma Ibrahim por Peter. A nuk ishte Don Lush Gjergji krah per krah me imamin Idriz Kakruti që natë dhe ditë punojë perkrah profesorit të ndjer Anton Cetta per pajtimin e gjaqeve në Kosovë më 1989 dhe 1990, shiqo cka shkruejn per te ekstremistet shqipfolsa musliman. A nuk u sulmue dhe plackit jo fort moti ky ky burr i madhë i Kosovës vetem pse qenka KAURR sipas muslimanve. Shiqo se cka shkruejn veb faqet e forumeve islame të shqipfolsave kunder Nanës Tereze, kunder Pjeter Bogdanit, kunder Gjergj Kastriotit e edhe kunder Engjëll Koliqit sot.
Kjo pra Arjetë e nderueme më shtyni të shkruej atë rreshtin e fundit në shkrimin tim të cilin ti e komenton dhe të paska pelqye. Të falemnderes per komentin e sinqertë.
Paq shendet dhe fat
Nga Norvegjia
Selim Hasanaj
|
|
 |
 |
| Te lumte dora. |
Simoni | 12-04-2008, 12:50pm |
Juve zoteri Selim , ju them me plot zemer : Te lumte dora per shkrimin e mesiperm , se ke tregue te verteten.
Jam me pune ne perendim , dhe ka shume kohe qe po debatoj (edhe shume ashper) edhe une me talebane shqipfoles , te cilet asgja ne kete siperfaqe toke nuk kane lane pa shpife dhe pa vjelle kunder figurave me te medha te kombit tone.
Asht per te ardhe vertet keq dhe me u indinjue jashte mase , kur lexon nga persona qe vehtes i thone shqiptar , nga disa fundurrina , lloj -lloj akuzash dhe felliqesirash, qe çdo shqiptar i vertete do t"i gjuante ne plehra.
Ashte vertet keqardhje te shihet edhe sot si e pranishme e vertete ajo thanje qe Konica i madh ka thane dekada ma pare.
Me respekt dhe nderime per ju , Z. Selim,
Simoni - Itali.
|
|
 |
Shto Komentin tend:
|
|
|
|