Të quhet atdhetari i madh i Kosovës, Kadri Kusari, Prometeu i Gjakovës, nuk është figurë, simbol i qëlluar, sepse Prometeu është një mit i lashtë afrikan, i cili u shfaqë në Greqi përmes poetit epik Hesiodit (shek. 8-7. para Krishtit) dhe më vonë dhjetëra autorë grekë e romakë e përhapën këtë mit në tërë Europën...
Prometeu lavdërohet, por edhe fajësohet, që e solli, e vodhi, zjarrin...Kështu e kanë mitet, përrallat...
Atdhetari, Kadri Kusari, nuk ka nevojë të mitizohet, sepse ai është një shembull i vërtetë, një shembull konkret, shembull qëndrese, shprese, gjithmonë ishte në gadishmëri për Shqipni me u bë fli...
Emri Kadri rrjedh nga gjuha arabe që do të thotë i madh... Kadriu, rahmet pastë, kishte lindur Natën e Madhe të Kadrit, e cila përmendet në Kur'an, dhe Kadriu, ndonëse me trup ishte i vogël, por me vepra ishte i madh, i madh do të mbetet deri në përjetësi, derisa të ketë shqiptarë, derisa të ketë Shqipni...
Poeti, shkrimtari, Albert Q. Shala, nga Gjakova, bëri mirë që me këtë artikull e përkujtoj Kadri Kusarin, për të cilin e përgëzoj, por me lutje që mos t'më keqkuptoj...
Mexhid Yvejsi,
Gjakovë, 21 Prill 2008
|