Para pak ditësh kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaçi vetëm sa nuk e preki gurin e varrit të ish presidentit të ndjerë Rugova. Tash z. Ramush Haradinaj veproi po ashtu duke shtuar se adresa e pavarësisë së Kosovës, është Rugova. Pajtohem. Në rregull, por a është mirë që kjo të ndodh pas 9 vitesh të hasmërive, të cilat në masën e gjerë shkuan aq larg sa pati edhe vrasje me motive politike.