E diel, 06-07-2008, 03:09pm (GMT+1) Zemra FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Speciale
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti Shqiptar
Sporti Botëror
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
  ::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
 
  ::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Lexo/Shkruaj Komente
 
» Ylli S. Hoxhaj: Kënga e zezakut të  bardhë” të Daut Gumenit

Me mostalgji per ate periudhe njohjeje...
jorgo.telo@gmail.com Jorgo S. TELO01-05-2008, 08:56am

" Edhe me Dautin edhe me Yllin jam njohur në vitet 1959-60-61 si bashkënxënës të shkollës pedagogjike "Pandeli Sotiri" në Gjirokaster. Të dy të mirënjohurit e sapo cituar ishin asokohe d-tre vjeç më të mëdhenj se unë.
Ne i respektonim, si t'i kishim mësues bashkëkonviktoret e bashkëshkollasit tanë me te rritur e sidomos ata qe shquheshin për mencurinë e karakterin e tyre të spikatur. Të tillë kishim edhe yllin, Dautin, Fejzi Elmazin, Vangjel Haxhiun e të tjerë që pedagogjikja i kishte jo te paktë.
Disa nga ne ecem nen shembullin e me te mireve, duke mos e nderprere freskimin e gazetes letrare te shkolles e duke e shendoshur edhe rrethin letrar,nen drejtimin e te talentuarve Bekim Harxhi e Jorgo Bulo.
Sapo lexova shkrimin analitik te Ylli Hoxhajt dhe njoha me mire edhe Daut Gumenin, me te cilin jam takuar mjaft rralle edhe per arsyet specifike qe ai perjetoi edhe per largesine apo per nje faktor te pergjithshem: te rriturit mbajne mend basshkemoshataret e me pak te vegjlit dhe e kunderta...
Nuk e kam lexuar vepren letrare te Dautit, por me keto mendime mjaft te perzgjedhura te Yllit, arrij te krijoj goxha opinion te shendoshe per Dautin e njejokesisht dhe indinjimin tim per lengimet shpirterore te tij ne burgjet e Diktatures.
U pershendes te dyve me sinqeritet e me plot zemer, duke ju respektuar fuqimisht per shpirtin tuaj te florinjte e per artin e niveleve siperore.
Me nderime nga
zagoriti Jorgo S. TELO
GJIROKASTER
Lagja "18 shtatori"

Website: (www.jorgotelo.tk)
 


Daut Gumenit
genihoka@hotmail.de Ismail Hodo05-04-2008, 09:37am

O njeri i mjere pse linde kur vlerat s´kishin vler?
Ne ke ende koh hidhi te gjitha ne leter dhe lerja brezave qe do te vine ato xhevaire qe vetem ju mund ti thurni aq bukur dhe ta beni shpirtin tone me te ndjeshem per ju heronj qe ju luftuan ato qe nuk meritonin te jetonin ne nje shekull me ju.
Me shume dashuri Ismail Hodo. Gjermani
 


Vargjet rubin te Daut Gumenit
kzylo@yahoo.com Keze (Kozeta) Zylo03-04-2008, 11:09pm

O Zot, ne cfare bote te pasur shpirterore me fute, O Zot na e pasurove boten tone jashte qelive...Faleminderit Z.Hoxhaj per kete shkrimtar brilant, qe preka rubinin e vargjeve poetike, rubin qe shkelqente ne terrin komunist te rrethuar nga telat me gjemba...E lumi ti o Daut Gumeni, qe vetem LIRIA te beri sklllav, skllaverine ti e zhduke me forcen e vargjeve, qe do te ndricojne vazhdimisht si ne LIRI dhe ne skllaveri...Ato do te tringellijne si kristale kurdohere.
Jam krenare per patriotin tim Tepelenas, per mesuesin qe tha vetem te verteten!
Me shume respekt,
Keze (Kozeta) Zylo 



 
Shto Komentin tend:

Emri:
Email:
Titulli:
Komenti:
 


 
::| Artikujt e Fundit

Ndryshoni Pamjen
[Krye]