E premte, 16-05-2008, 11:49pm (GMT+1) Zemra FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Intervista
Komente
Personazh
Revista Zemra
Speciale
Letërsi
Bashkëpunëtorë
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti Shqiptar
Sporti Botëror
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
  ::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
 
  ::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Lexo/Shkruaj Komente
 
» U krijua grupi nismëtar i ''Partia e Integrimit Kombëtar (PIK)

Aspirata dhe NjASPIRATA DHE NJËMENDËSIA E SHQIPTARËSISË PËR BASHKIM KOMBËTAR
Dushkana@Yahoo.com Qazim Rrushaj06-05-2008, 08:27am

ASPIRATA DHE NJËMENDËSIA E SHQIPTARËSISË PËR BASHKIM KOMBËTAR

Nga Qazim Rrushaj

S’dëshiroj të shfaq emocione të pakontrolluara, për çastin që ndjehem i prekur denjësisht në zemrën e njëmendësisë së shqiptarësisë për Bashkim Kombëtar. Së paku dëshiroj që me fjalë të pakta të çmallem me Rilindasit tanë të sotëm, që shpallin një program për bashkimin natyral mbarëshqiptarë.
Le të rrojnë sa Malet shkreptimtare shekullore të Shqipërisë, dhe vepra e tyre dinjitoze le të brohorisë në naltësinë e horizontit të qiellit të pafund shqiptar; të këtij trualli mbarëshqiptarë!
U priftë e mbara!
Unë e kam pritur këtë ditë joshëse mëse një gjysëshekulli, që të ngjajë. Gjithmonë me shpresë të jashtëzakonshme, kam ëndërruar që një ditë intelektualë të ngjeshur me brumin kombëtar në vetë Shqipërinë politike, do ta çojnë zërin e tyre shqiptar për bashkimin kombëtar, si elite, ajkë e përkryer politike dhe me parime të sinqerta demokratike duke dëshmuar njëmendësinë shqiptare para botës që jetojmë; Shqiptarët duhet të gjallërojnë në një vatër të përbashkësuar!
Partia për Integrim Kombëtar [PIK] siç premtojnë dhe plotëfuqishëm ngrejnë zërin me argumente të pakontenstueshme të intelektualëve atdhetarë nga trojet amtare dhe Diaspora Shqiptare, e vullnetit, e vendosmërisë së brezit të ri për ta bërë Shqipërinë Natyrale në një trung të vetëm; në një bashkim shtetesh shqiptare. Le të bëhet një “federalizëm mbrenda shqiptarë” dhe jo federalizma me kombe tjera ballkanike që e lejnë Shqipërinë të ndjerë.
Programin e PIKut, sa e pata lexuar, dhe nuk dëshiroj të përsërisë fjalitë e tyre të shtruara në tekst, që do të ketë mundësi që ta lexojë, ta studjojë dhe analizojë në përpikëni çdo njëri nga ne. Sot, e ndnjej veten të ri, dhe më ngjallen fjalët brohoritëve të paraardhësve tanë, dhe përpjekjet e tyre për identitetin kombëtar në përmasa të gjera që i ka shënuar historia. Në dukje më duken sikundër ata të “Shpalljes së Pavarësisë” duke u përqafuar e duke lozur vallet trimënore njëra mbas tjetrës, se sot Shqiptari po bëhet me Shqipëri, dhe nami i tyre do të marrë rrugët e gjata të Gjithësisë, ashtu siç është krijuar nga Zoti për të gjallëruar së paku ku shkeli më i parë.
Le të ringjallim supermacinë tonë, historinë tonë të stërlashtë që shpesh herë Shqiptarët janë përmendur si ndër themeluesit e parë shtetesh, krijuesët e parë të gjuhës së Gjithësisë, shpikjes së alfabeteve; sundimtarë në paraudha të rëndësishme të parahistorisë tonë; mendëtarë, gjeneralë të shtamadhorive botërore, udhëheqës botërorë që e ka sunduar botën mbarë. Dhe sot jemi të ndarë, të përçarë, ku fama jonë ka rënë poshtë e më poshtë dhe gati fare jemi zhdukur nga e kaluara e jonë e lavdishme të epokave të zjarrta historike.
Shqiptarët kanë qenë Komb i Madh e madhështorë, të paktën kështu e cilëson babaj i historisë, historiani shqipshkruesës, Herodoti.
Shqiptarët në histori kanë hy si të parë, të çmuar, strategë që kanë shkelë paraudhat e historisët si një ndër kombet më të indentifikuara dhe të para në botë.
Vllezër e motra, koha ka ardhë që Shqiptarët të vendosin vetë për jetën, për egzistencën e tyre. Vetëm bashkimi kombëtar do të gjejë barazi në Europën e qytetëruar; me Bashkimin Kombëtar do të gjejmë ekuilibër ndërkombëtar; në të ashtuquajturën Europë e integruar, do të gjejmë barazpeshim. Kështu si Shqiptarë të vetdijshëm, do të ruajmë emnin tonë kombëtar parahistorik, dhe historic, që s’humbi gjatë shtërngatave historike; jemi një ndër më të vjetrit të Gjithësisë!
Shumë pak e njehë bota Shqiptarin; nga ana tjetër Shqiptari nuk e njehë aspak rrolin historik të Shqiptarit.
Të nderuarë Bashkatdhetarë!
Le ta sjellim në vend amanetin e Rilindësve, dhe mos e mohojmë vetveten siç e kemi mohuar gjatë periudhave vdekjepruerse shqiptare.
Na jemi Zotët e vërtetë të Ballkanit. Së paku t’i ribashkojmë ato toka ku sot jeton shqiptari me të madhe. Ne s’kemi se çfarë t’u marrim fqinjëve tanë, ata janë vendbanime dem baba dem shqiptare.
Nëse besoni Zot, Xhenet e Parajs, bashkohuni Partisë së Integrimit Kombëtar; do të bëheni me siguri të pavdekshëm; të përjetshëm – të amshuar!
S’është me rëndësi se a jeni himariotë, vlonjatë, kosovarë, kërçovarë, shkodranë apo Çamër - Ideologu Sulioriti thotë:
“Të gjithë jemi të njëjtë - mos shpërdoroni emnin historik Shqiptar”!
























 


Le të jetë kjo një nismë e mbarë për Kombin Shqiptar
wwwzufer@hotmail.com Zufer Rrushaj14-04-2008, 04:13pm

Me marrjen e lajmit se në Tiranë me iniciativën e disa intelektualëve shqiptar është formuar Partia e Integrimit Kombëtar , Më gëzoi pa masë mua dhe shumë bashkëmendimtarë të mi ,Besoj që edhe kjo inisiativë mbarëkombëtare do të ketë mbështetje në gjith hapsirat ku banojnë shqiptarë . Kjo ide nuk është e re e kanë pas shumë parti të cilat me të ardhë në pushtet ndryshojnë 180 shkallë pra duke u arsyetuar se kështu na kanë sugjeruar disa miq nga perëndimi duke mos ua përmend emrin tyre se është shumë sekret por oërfundimisht ata kur hypin në pushtet fillojnë të çirren në emër të pushtetit mvarësisht se ku janë në pushtet e dini se trojet shqiptare nuk janë të përfshira në një shtet të vetëm , por ti lejmë këta mendime të cilat sot janë demode ose të shekullit të kaluar si shprehej një njeri i cili kur ishte në perëndim i bashkonte shqiptarët kurse kur erdh dhe hypi në parlamentin e shtetit të cilin deri më parë quheshte okupator i trojve etnike shqiptare filloi të shesë kopalla se ne duhet të integrohemi se ndryshe nuk na don europa .Pra grupit nismëtar i dëshiroj suksese dhe mësim nga pësimet e të tjerëve.Me rrespekte Z.Rrushaj KËRÇOVË 



 
Shto Komentin tend:

Emri:
Email:
Titulli:
Komenti:
 


 
::| Artikujt e Fundit

Ndryshoni Pamjen
[Krye]