E hene, 08-09-2008, 12:37am (GMT+1) Zemra FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Speciale
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
  ::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
 
  ::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Lexo/Shkruaj Komente
 
» Selim Hasanaj: Patriotizmi dhe vepra që kërkon lavdatë për QIKSH

Përgënjeshtrim i shpifjeve lidhur me Nazmi Berishën - Duzi
kaplan_bu@hotmasil.com Kapllan RESULI12-04-2008, 11:20pm

Të nderuar lexues të këtij sajti!
Selim Hasanaj, në shpifjet e tija kundër Nazmi Berishës, m$ë ka përmendur edhe mua, sikur gjoja unë ja paskam shkruar librin e tij.
Sa për dijeni: kur e ka shkruar atë libër Nazmi Berisha, ai ishte në Norvegj, krse uë isha në burgun e Burrelit. Edhe kur është botuar ai liër për herë të parë - unë vazhdoja të kalbesha ë qelijat e Burgut të Burrelit. Ky është, si të thuash - alibi.
Nga ana tjetër, në librin e N.Berishës ka edhe qëndrime që nuk pajtohen me qëndirimet e mija. Botimit të dytë të atij libri i janë bërë edhe ndryshime nga botuesi Ibrahim Kelmendi në damin tim, gjë që e kam evidentuar menjëherë në revinë YLBERI. Këto mjaftojnë për të bindur mendjet e kthjellta se atë libër NUK E KAM SHKRUAR UNË.
Për akuzat e tjera që bëni kundër N.Berishës nuk jam në dijeni, por dëshmoj se Nazmiu ka mbajtur qëndrim shumë të mirë në Kampin e përqëndrimit të emigracionit jugosllav në Cermë të Lushnjës, ku e kam njohur personalisht, e poashtu edhe në burgun e Burrelit, ku poashtu kemi qenë për një kohë bashkë, nën një çati, por në qelija të ndryshme.
Nazmiut i kanë afruar oficerat e SIGURIMIT ta lironin nga burgu, po të jepte një deklaratë kundër meje e të dilte para gjyqit për ta përsëritur, po ai nuk ka pranuar. Libri që ka botuar në mbrojtjen time e vë në krye të listës së atyre që kanë marrë guxim ta ngrejnë zërin në mbrojtjen time, në një kohë që mua jo vetëm po më ripnin për së gjalli, por edhe po përpiqeshin të më likvidonin fizikisht. Unë i jam mirnjohës Nazmiut
Kjo mirnjohje më shtyn t'i shkruaj këto fjalë për të.
Me nderime,
Kapllan RESULI 


KENI KUJDES SHQIPTARË , MOS U REVOLTONI ME SHKRIMET SULMUESE DHE DENIGRUESE QË MUND TË JU VIJNË NË FAQET E VEB-AVE DHE INTERNETIT. ATA QË JU SULMOJNË SADO ME EMEN ANONIM JU TREGOJË SE IDENTITETIN E TYNE E GJETA DJE ME 17.03.2008. AI ASHT NAZMI B
selimhasanaj@hotmail.com Selim Hasanaj18-03-2008, 04:04pm

Paksa i gjatë ky titull por asht i nevojshem dhe ju sherbenë të gjithve. Dje isha në nji kafe duke pi kafe së bashku me nji mik nga Komorani i Drenicës dhe aty erdhi nji tjeter zotni që asht poashtu nga fshati Shtrubullovë e Drenasit dhe pasi u pershendet me neve tregojë se ka shumë ditë që më kishte kerkue sepse ka dicka të më tregojë. Zotniu nga Shtrubullova tregon se Nazmi Berisha - Dyzi e kishte lutë ate e edhe nji mikun e tij që të pranojnë që në disa artikuj që Nazmi Berisha -Dyzi do i shkruej kunder Selim Hasanaj , per ta denigrue at të shkruej se autor asht ai zotniu nga Shtrubullova e në disa edhe ai miku i tij. Në pyetjen e këtij zotniut pse të shkruhet emni i tij si autor e jo i vet Nazmi Berishes- Dyzit , Nazmiu ishte pergjigj se ka per qellim të botojë sa më shumë shkrime denigruese kunder Selim Hasanaj dhe nese të gjitha ato kanë vetem nji autor nuk do e kanë efektin , atij i duhet që të duken se shumë veta janë kunder Selim Hasanajt.
I nderuari lexues , e nderuera Redaksi e zemrashqiptare.net po ju shkruej pak se kush asht ky matrapaz.
Nazmi Berisha - Dyzi asht nji llapjan i lindun në fshatin Dyz të Podujeves dhe i rritun në Prishtinë. Me 1959 shkon në Rijekë të Kroacisë dhe pas qendrimit disa ditësh atje këthehet në Ulqin te familja e Kapllan Resulit dhe pas qendrimit disa ditesh në këtë familje ky kalon me " NOT" lumin Buna dhe ilegalisht futet në Shqipni. Atje pas nji kohe jo të gjatë e burgosin dhe i banë 20 vite burg në kohen e sistemit të Enver Hoxhës. Pra këto që i shkrova per te i shkrova tue u bazue në "LIBRIN" e tij shkarravinë 20 VITE NË BURGJET E ENVER HOXHES, liber ky i shkruem në stilin e nji diktati po sikur shkresat dhe dokumentet e shkruera nga daktilografet dhe të diktueme nga zyrtari apo shefi. Thanë troq ai që e njef këtë njeri per së afermi bindet se at liber e ka shkrue tjeter kush. Unë jamë i bindun se ate e ka shkrue sllavofolsi plangrishes Kapllan Resuli , sepse Nazmi Berisha edhe sot e kësaj dite ka miqësi me Kaplan Buroviqi alias Resulin.
Më vjen keq ti marr hapsinë faqes per të shkrue per këtë maskara krijese, per këtë bastard njeriu që tanë jeten e vetë si po duket kishte qenë i tillë se perndryshe do i gëzoheshin këthimit të tij nga burgu , në mos vëllau së paku baba i tij Mehmet Berisha- Dyzi. Por jo ai as që e len mbrenda. Ky ndihmohet nga kusherini i tij atbotë student Ismet Berisha dhe vie te nji mik i Ismetit në Norvegji si azilkerkues dhe posa miku i Ismetit i ndihmon Nazmi Berisha e sulonë me fjalet ma të liga. Mundohet ti organizojë shqiptaret kunder tij . Kur shef se asht ngut sepse gjithcka nuk ka perfundue dhe se i duhet ndihma e atyne që e njofin gjuhen norvegjeze ky gjenë hungarezen e lindur dhe rritun në Tiranë zonjen e nderueme Babi Szava por edhe ate e sulmon dhe e pergojon neper mergaten tonë. Ma vonë i mbeshtetet të ndjeres Berit Bacher dhe edhe ate e akuzon dhe sulmon, sjellë nga Shqipnia të ndjerin Sytki Hoxha në Norvegji dhe pas nji kohe edhe ate e sulmon sa i ndjeri Sytki as që ka dasht tia ndegjojë emnin. Akuzon shqiptaret se po vjedhin dhe i sulmon , por vet i vjedhë komunës së Sarpsborgut veturen që ja kishte dhanë per tu sherbye dhe ky e banë llom dhe e hudhë në rrugë. Shet banesen e komunës dhe ik me parat e saj në Kosovë. Atje ato para i banë rrush e kumlla dhe kur nuk ka ku rrin e cka han këthehet prap në Norvegji dhe komunes i thotë se ka mendue se mundet me e shitë banesen dhe se parat ja kanë plaqkitë shqiptaret në Kosovë. Flet njimijë të zeza per Kosovën dhe i shtjen në gjynah sa këta i gjajnë nji banesë dhe e vendosin aty. Pra "INDERSHMI" që i shajke hajnat per hajni të pakove të cigareve vetë e vjedh nji banesë ose vleren mbi 50.000 euro. Ky matrapaz merr pension në Norvegji, në Shqipni e edhe në Kosovë. Ky ka qenë gjithmonë shpiun dhe edhe në Norvegji asht i tillë sepse mua personalisht vetem pse ma mban inatin sepse jamë nder të paret që e thash publikisht se ky njeri asht i poshter dhe me të drejtë e ka fut Enveri në burg, ky mua më denoncon fals në polici se gjoja vet paskam pas djeg makinen time dhe per këtë masi atbotë humbshin perditë makinat e shqiptarve , mua policia më denojë me 60 ditë burg dhe humba vleren e 15.000 eurove të makinës. E verteta ishte se unë kur makina ime mu vjedh isha i shtrim në spital në Oslo sepse kisha infarkt në zemer. Por policia raciste e beson rrenen e Nazmi Berishes dhe unë ha burgun. Këtë fakt nuk e kamë dijt deri tani kur ky para disa dite kishte shkrue nji leter të cilen moderatori me lutjen time e ka hjek nga faqja. Asht në Kosovë ky kreten por do ketë punë me mue kur të këthehet ja thamë publikisht. Unë i kamë dijtë pisllaqet e tij sepse per kater vite unë dhe familja ime e kemi mbajtë po sikur ta kishim babë sepse na vinte keq per te ,por kur u binda se asht idiot i papermirsueshem neve ju larguem , por kur dje më tregon zotniu nga Shtrubullova se cfarë plani paska Nazmi Berisha - Dyzi i betohem publikisht se do ketë punë me mue posa ta takojë. Ky idiot jeton vetem per të ba keq, dhe keq banë tanë jeten por kur nuk ka vetë kaqik i futë të tjeret në kurtha. Jamë i bindun se edhe letrat që më vijshin në emen të Ibrahim Kelmendit dhe të cilave unë ashper dhe me fjalor edhe ofendues ju kamë pergjigj i paska pas shkrue Nazmi Berisha- Dyzi. Ky idiot tanë diten flet kunder Ibrahim Kelmendit neper Norvegji. Dhe jamë i bindun se kurr nuk e ka pa as që din gje par te. Ky vetem don ti fut të tjeret në fesate.
Po e perfundojë sepse per nji njeri të tillë njeriu mund ti shkruen me tone libra se sa i poshter dhe kreten asht. Por vetem sa per informim opinionit lexues se nga po vijkan shkrimet ofenduese dhe denigruese nëper veb-faqet.
Publikisht ju kerkojë falje per pergjigjet e mija të vrazhdta të gjithë atyne që ju kamë shkrue ndersa qenka dasht ti shkruej Nazmi Berishes- Dyzit. Atij do i shkruej posa ta takoj.
Selim Hasanaj 


Koment per zotin. Hasanaj ne lidhje me Komunitetin Studentor ne Norvegji
webmaster@alb-ung.no Rudin Gjataj17-03-2008, 03:52pm

Zoti. Hasanaj

Ne komentin e pare qe bera e hapa me "I nderuar zoti. Hasanaj", por me keqardhje me duhet ta terheq, sepse nga komentet dhe shkrimet tuaja e humba plotesisht respektin(edhe pse ju njoh vetem nga shkrimet qe keni bere).

E para e punes, nuk ju ka vene njeri juve te me gjykoj mua apo dike tjeter se ne ca niveli kulturor jemi, qofte ky edhe i larte. Ideja ishte te sqaronim objektivitetin e shkrimit tuaj ne lidhje me Komunitetin Studentor Shqiptar ne Norvegji dhe organizaten Rinia Shqiptare ne Norvegji. Megjithate meqenese juve ju pelqeka te "Kacafyteni" ne menyre te kulturuar me shqipfolesit, me lejo dhe mua te them fjalen time ne nje shqipe korrekte.

E dyta, nese une ju drejtohem me titullin zoteri, pretendoj te njejten gje edhe nga juve. Qe ne titullin e komentit tuaj, e pashe se nuk ia vlen te hyj ne diskutim. Titulli zoteri eshte shenje mirsjelljeje dhe kulture, dhe nese ju nuk me njihni mua personalisht nuk eshte e pranushme te me therrisni mua apo zotin. Rustemi ne emer apo te shtoni djema. Kjo ishte shenja e pare per te sqaruar nivelet kulturore midis nesh.

E treta, diku midis rreshtave tuaj te shkruajtujtur ne nje menyre anarkike, lexova se nje ish kryetari i Rinise Shqiptare ne Norvegji(specifikisht per te informuar se nuk ka qene kryetar i KSSH) mezi fliste shqip. Zoti Hasanaj deshiron qe une te filloj te korrigjoj gjithe gabimet gramatike ose sintaksore qe ju keni bere ne shkrimet tuaja? Apo do te dish se ne cfare menyre te parregullt i keni strukturar shkrimet? A do ta dish se ne cfare niveli eshte shqipja juaj e shkruar? Nuk besoj se deshiron te replikosh se ju ne Kosove flisni dialekt tjeter. Dialekti eshte vetem i folur dhe jo i shkruar.

Lista e numerimit eshte e gjate, keshtu qe po e le ketu dhe po vazhdoj me ato qe deshiroja te thosha. Profesionalizmi juaj ne shkrime dhe ne komente eshte per te ardhur keq i nderuar zoteri. Sikurse ta shpjegova me perpara eshte mosinformimi juaj se kush ka qene reprezentant nga organizata studentore ne kete takim qe me shqeteson me shume. Nga cfare lexova me larte, ne argumentimet tuaja, vijne emra te pervetshem qe une si ish kryetar nuk i kam degjuar ndonjehere. Dhe nese pretendon dhe njehere te argumentosh ne mosinformimin tone jam i gatshem tju jam lsiten e anetareve qe te bindeni. Se cfare flasin njerez te tjere qe nuk jane reprezentat te organizates sone eshte totalisht irrelevante per mua. (Besoj se nuk ishte shume e kompiluar shqipja ime)

E fundit qe doja tju permendja dhe ta mbyllim me kaq kete "kacafytje", ishte tju vija ne dukje dhe njehere jotolerancen tuaj, duke i shtuar, ne kete rast mungesen e kultures ne komentet e mesiperme. Shume shkurt, une si ish kryetar i Komunitetit Studentor, me prejadhje fetare kristiane, nuk kam degjuar dhe nuk kam pranuar ndonjeher diskutime fetare apo politike ne organizaten tone. Jashte punes se organizates, ne jeten e tyre private njerezit mund te jene pjestar te cfaredolloji rrjeti fetar apo politik. Ajo cfare keni shkura ne artikullin tuaj, ne shqipen e paster kualifikohet si "SHPIFJE" dhe eshte e denuar moralisht, keshtu qe nese deshironi ta pranoni si te tille eshte mese e mirepritur. Por nuk eshte detyra ime te gjykoj. Ashtu sikurse nuk eshte detyra juaj te gjykoni se kush mund te jete anetar i nje kryesie tjeter, kur ka qene ish kryetar i studentave. Apo se cfare bejne femrat apo meshkujt shqiptar neper festat e tyre. E keni ju te drejten morale te thoni se jeni te paster plotesisht dhe pastaj tia drejtoni gishtin dikujt tjeter?

E shikoj qe e zgjata shume dhe po e mbyll ketu duke ju thene se pyetjen tuaj sepse ne nuk kemi arritur ne nje bashkepunim me ju , shpresoj ta keni kuptuar. Eshte menyra juaj e te menduarit, predikimi ne lidhje me idete tuaja dhe cdo gje tjeter qe treguat ne komentet tuaja qe na ka bere ne te kuptojme se kemi marre vendimin e drejte kur nuk kemi bashkepunuar.

Pershendetje
Rudin Gjataj

 


mos u merrni me berllog se u vjen era
hoxha_hajvali@hotmail.com refik17-03-2008, 03:02pm

Pershendetje per faqen tuaj, shpresoj se zemra shqiptare ështe pastruar nga marrja me polemika,përqarja e fyerja.Jamë shumë i angazhuar me punën time profesionale si edhe isha për ta festuar lindjen e shtetit më të ri ne botë dhe dihat pas pushimit obligimet si n agrumbullohen.Dhe nuk kisha kohë as të hapë imelin tim deri sot.Urime pavarsia te gjithve.Bac.u kry,por duhet t'ia nisim punve tjera....
.Unë Refik Gerbeshi Imam në oslo deshta vetëm t'u pershendes faqen e juaj shkruesit e komenteve e më se shumti Selimin qe pak e njoh jam takuar pak her me t, e rrespektoj për përpjekjet e tij i'u kam pwrgjigjur kërkesës se tij pasi me ka thirrur ne telefon per t'i tubuar disa njeëz që të bejm ndonje aktivitet për pavarsinë.Faleminderit prej jush z.Selim që keni pasur konsiderat tek unë dhe kujtoj se të jam përgjigjur ty dhe obligimit tim për kombin.Por nuk ke pase nevoj të me fyesh në këte menyre.Megjithate Allahu(Zoti,Gud,Përendi9 a si te duash quaje Krijuesin apo ndoshta ti e quan Bozhe.)Ta dhashtë Hakun-Atë që e meriton-siç edhe ta ka dhënë.Ti e ke fyer rënd ish Presidentin Rugova para publikut ne Oslo e le më mua nje i vogël,i zi ashtu si më ka falur Allahu i lartësuar.
Është e vërtetë se jemi takuar ne QIKSHN dhe kemi biseduar për përkrahjen e Pavarësisë së kosovës dhe kam propozuar që:Manifestimi mos te jete nga nje institucion,parti apo shoqatë por të gjitha institucionet shqiptare në norvegji përgjiget populli më shumë si dhe tingëllon më mire,ashtu edh eishin dakort shumica prej te pranishmve...Kurse une personalisht nuk e kamë dashur të jem me ushëheqesit apo fjalëmbajtësit qe diskutonim si të jetë manifestimi vetëm nga shkaku se jam hoxha imami dhe pata sjellur para jush dy arsyetimie:Në media nuk del mirë duke pasë parasyshe propagandat anti silame...Si dhe mundë të kete nga Shqiptaret që po të dijne se hoxha ështe aty nuk marrin pjesë ne manifestim.
Nuk kam program të ta dërgojë nje foto timen që t'a krahasosh cili jemi më i zi.Edhe pse ti tashme je thinjur dhe të janë lajmëruar shenjat e lamtumirës se kësaj jete.(Vdekja)
Dy lejlek ndrronin vendëbanimin për shkak te ndytësirave(glacave) që i bënin e njëri i tha:Kudo që te shkosh ti bën glaca.Zotri i nderuar nuk kam kohë të mirrem me shkrimet tuaja por nëse je burrë mundë të takohesh kur ti dëshiron me mua...me piblik apo edhe vetëm deren e ke të hapur edhe në shtëpin time Allahu më ka krijuar shqiptarë dhe të nderoj me traditën shqiptare...
Ka kaluar koha e racizmit,ateizmit,etj.duhet të punojmë më me seriozitet tash pas pavarsisë.
Kurse komentuesit si edhe "zemrën shqiptare" e këshilloj qe:Mos u merrni më bërllog(ndytësirë )se u vjen era edhe juve .

 


PERGJIGJE ZOTNI KELMENDIT
selimhasanaj@hotmail.com Selim Hasanaj17-03-2008, 09:55am

Zotni i nderuem që haptas kerrcnon po të pergjigjem në pyetjen tande. Cka të bani Ibrahim Kelmendi?
Pyetje me vend , dhe po pergjigjem se Ibrahim Kelmendi dhe askush nga të afermit e tij mue as të afërmve të mijë nuk u kanë ba kurr asgja. Perkundrazi kur unë kisha vëllaun tani të ndjerë Qazim Hasanaj në burg në Austri sepse kishte ther kater ( 4 ) shkije me thikë dhe kishte vuejt dy vite e ma teper burg dhe organet aystriake donin ta këthenin mbrapa në Beograd , ishte viti 1991 dhe numroheshim si shtetas të Jugosllavisë , me angazhimin e disa bashkfshatarve të mijë që ishin në Austri u arrijt marrveshja per lirimin e vëllaut tim me kaucion. Unë atbotë isha me familjen time në veri të Norvegjisë në qytetin Narvik dhe nuk kisha status të zgjidhun e as para. Duheshin me sa mbaj mend nji shumë mbi 100.000 DM të atëhrshme. Per rastin pat shkrue edhe Sali Kabashi në ALTERNATIVË dhe në gazeten Republika që ai i nxirrte në Lublanë. Me këtë rast vëllau im Ibrahim Hasanaj që jetonte në Gjermani apeloi te bashkatdhetaret per ndihëm dhe sipas tij Ibrahim Kelmendi ka mbledhë ndihma dhe e ka ndihmue me nji shumë të cilen unë kurr nuk e kamë dijt saktsishtë por dij se vëllau im Ibrahimi thotë se Ibrahim Kelmendi ka ndihmue ma së shumti. Besojë se edhe ti zotni e edhe Ibrahimi po ndaheni të kënaqun me pergjigjen time. Tjeter pergjigje unë nuk kamë sepse vetem kaq pata të bajë gjatë tanë jetes time me Ibrahim Kelmendin dhe e kamë thanë edhe ma parë publikisht në shkrime por edhe në ndeja të ndryshme se Ibrahim Kelmendi ka ndihmue vëllaun tim Qazimin që të lirohet me kaucion nga burgu austriak dhe se pa marr parasysh dallimet tona ideologjike unë dhe kuptohet familja Hasanaj i jemi mirnjohës per ndihmen.
Me Ibrahim Kelmendin erdha në konflikt masi lexova nji shkrim të tij në lidhje me kandidaturen e Isa Mustafës per Prefekt të Prishtinës. Shkrimi ishte ba në pashtriku.org. Unë u qudita se si ai kishte shkrue dhe po sikur ai që kerkonte llogari nga Isa Mustafa per fondin 3% unë pasi paraprakisht them se pajtohem me akuzat e tij per Isa Mustafen , e pyes ate se ku kanë mbet parat e VENDLINDJA THËRRET . Në këtë kontest kemi kembye letra me tone të ashpra dhe akuza e ofendime reciproke dhe Ibrahim Kelmendi edhe më kerrcnon me vrasje posa ti bie rruga neper Norvegji. Unë ja këthej se kur të doj mund të vij , nuk ja kamë frigen fare dhe këtë e thamë edhe tani. Nuk ja kamë frigen fare as atij as ty zotni sepse nuk ju kamë asgja borq.
Besojë se u ndave i kënaqun me pergjigjen time .
Ndersa tani po ti shkruej ty zotni disa fjalë. Ma së pari duhet të ju vij turp si Ty si kushdoqoft ai që tye të nxitë të shkruejsh kunder meje sepse TI edhe ai që qendron pas teje RRENI sa mundeni kur thueni se unë i baj telefonata miqve të Ibrahim Kelmendit per ti kerkue falje. Në radhe¨të parë unë aspak nuk njof MIQ të Ibrahim Kelmendit , pos këtu në Norvegji zotni Nufri Lekaj të cilin edhe unë e kamë mik dhe kamë raporte të mira miqësore me te dhe familjarisht jemi miq dhe respektohemi. Andaj zotni Kelmendi shumë gabim e ke kur thue se unë telefonojë neper miq. As nji telefonatë deri sot nuk i kamë ba askujt dhe as që do ti bajë. Nuk kamë per cka.
Unë debatet e nxehta në pashtriku.org me Ibrahimin i shof si të mbylluna dhe e fundit ishte ajo që ai më kerrcnon publikisht. Tani ti zotni po i ringjallë, nuk e dij me porositë e kujt, por kjo asht qashtje e jotja. Unë nuk kamë cka flasë per ty se nuk të njof, nuk kamë cka flasë as per Ibrahim Kelmendin sepse as ate nuk e njof. Aq sa kamë pas të baj me te dhe e kamë njoft unë e kamë thanë dhe po e perseris. Ka ndihmue vëllaun tim në Austri. Asht ba nervoz në pyetjen time per logaridhanje të FONDIT VENDLINDJA THRRETË sa edhe më ka kerrcnue. Kaq unë dij per te. Ato tjerat që janë flit , janë shkrue dhe mund të fliten edhe të shkruhen unë nuk i dijë dhe nuk janë produkt i imi. Dij vetem se unë ideologjikisht jamë në krah tjeter dhe me Ibrahim Kelmendin nuk mund të bahem as mik as bashkveprimtarë.
Ndersa sa i perket asaj se ti do dalesh me nji biografi timen per ta informue redaktorin e zemresshqiptare.net , del mor zotni por per mos me u lodhë ti per të mbledhë shenime po
të tregojë unë shkurt. Jamë Selim Mustafë Hasanaj i lindun në Lubozhdë të Istogut. I rritun në varfëni me ndihma të familjes së dajve të babës tim familjes rugovase me mbiemen Qetina si dhe të familjes së Sadri Elezve të Cerrcës. Per shkak të varfnisë as të shkollohem nuk mujta dhe ika si i ri në Lublanë të Slovenisë ku punoja per ta mbajtë familjen sepse isha ma i madhi fëmijë. Baba ishte rritë jetim dhe si antikomunist askund nuk e punsonin. Ishim tanë jeten të varfen sepse që nga 1928 kur malazezet e beranes i uzurpojnë gjyshit tim Hajdinit 4 hektar tokë neve kurr nuk patem bukë sa duhet per ta ngi barkun. Në Istog punova në Korenik dy vite dhe shtatë vite si rojtar i postes së Istogut. Më 1980 u martova dhe grueja ime asht kusherinë e Kolonel Tahir Zemaj. Me 1981 më derguen ushtarë në Zagreb dhe pata fatin të jem per disa muej ushtar i Kolonel Ahmet Krasniqit. Me 1989 në maj ika dhe erdha në Suedi e në nandor 1990 kalova në Norvegji ku jetojë edhe tash. Kaq e shkurt dhe e thjeshtë asht biografia ime or zotni.
Ndersa per akuzen se unë po thirrkam në vllavrasje , ke ti të drejtë ti vlersosh si të duesh shkrimet e mija e posaqërisht këto të fundit ku unë shkruej per mospajtimin tim me dukunin e qoroditun që disa grupe e kanë vesh kombin me petkun afro-aziatik të islamizmit. Nese këto shkrime ti i kupton si luftënxitse mue vertetë më vjen keq per nivelin tand intelektual. Por pse jo nese ato ty nuk të pelqejnë ulu e demantojë nji e nga nji.
Kaq zotni Kelmendi per këtë leter kerrcnuese po si ajo e Ibrahimit në pashtriku.org më par edhe ti më kishe kerrcnue. Por po të thamë edhe tye se nuk më frigon sepse nuk kamë asnji borq zotnisë tane.
Selim Hasanaj 


Pse e qani koken?
studenti_02@hotmail.com Bertoni, Holandë17-03-2008, 09:37am

O ju vllazen shqiptarë dhe te nderuar, pse e humbeni kohen dhe e qani koken per te debatuar me ketë njeri qe i mungon subjektiviteti dhe niveli i debateve?

I pash shkrimet e atyre dy studenteve, me shkrime te pasterta dhe te sinqerta, ashtu si duhet. Por ky far Selimi pa e tregu veten nuk pe lente sa e kam vrejt. Pra mua me deshten vetem 3 minuta per te vertetu se cka është puna e tij. Vetem kerkoni Selim Hasanaj ne zemratshqiptare.net dhe shikojeni nivelin e tij ne debate. Qfar fjalori, ofendime dhe shprehje shumë, shumë te ulta.
Ky me sa duket per atë kohë te shkurtur, se po e perdorte per ta qit kelbin e frustracjonit qe e mban mbrenda qe me siguri është akumuluar ne jeten e tij private.
Pra vllëzer te dashur, mos u provokini me shkarravesat e tij qe vetem don te provokon dhe te fut te tjeret ne nivelin e tij te lojes.
Ju pershendes dhe gjdo te mirë, ndersa ty z Selimi te kerkoj sinqerisht sherim dhe shpresoj se do te permirësohesh ne debate, pa marr parasyesh.  


...HYNË FJALË KAH DOLE
saku@hotmail.com Tonny Kelmendi17-03-2008, 02:58am

Cdo kafshë bie në kurthë më këmbë, ndersa djalli bie më shpindë!!!

Zotrrote Selim H po cfar të beri Ibrahim Kelmendi kur terë jeten e vetë ia kushtoj të sotmes që tani ti shkarravinë lirshëm nëpër faqe të intërnetit?
Nuk e thash rastësishtë, tani keni rënë në kurthë mu si djalli..!
...andaj kerkoni falje publikishtë e jo nëpërmes të telefonatave tek miqët i tij.
Thua së macës kur ia shkel bishtin ajo mjaullin, sigurishtë së po!, por ti kësaj radhe ke shkelur në bishtin e gjarpërit, e ky nukdin të mjaullijë...?
Unë do vijë më vonë më një koment mbi biografin tuaj të hershme dhe të tanishme, vetem e vetëm që stafi i ZEMRES SHQIPTARE ta dijë së kush keni qenë në të kalueren dhe kush jeni tani..., ndonse moderatori mesa shifet fare nuk iu njef... Qubrilloviqet dhe kisha ortodokse në të kaluaren e kan bërë mu kete që tani ju jeni duke e bërë, por pa sukses edhe kësaj radhe, jeni të deshtuar...
Bënë thirrej për vëllavrasje zotrrote!?

Ti vetëm vazhzdo më kësollojë të lojrave të rrezikshme.
T Kelmendi 


KUSH E KA MIZEN MAS VESHIT AI E KA VJEDHË MJALTIN
selimhasanaj@hotmail.com Selim Hasanaj16-03-2008, 12:26pm

Jeton Burri
Anipse unë në Ostfold njof vetem tre Jetona dhe që të tret më respektojnë dhe i respektojë , më vjen mirë që qenka edhe nji Jeton tjeter që më quen intelektual nen thojza. Kur njeriu ka kundershtarë asht kjo deshmi se ai vlen dicka. Sipas kundershtarve të mijë po gëzohem per veten time.
Jeton, po të pergjigjem direkt sepse ti edhe pyete direkt sado që pyetja ishte thumbuese, ironike dhe provokative , mendim ky i yti , megjithate në pyetjet tua ma shumë ka pranim fajit dhe pranim të matrapazllaqeve të juve muslimanve shqipfolsa , por ti nga mllefi i urrejtes kunder meje nuk ke qenë i vetdijshem se po i pranon dhe zbulonë ato.
Nese paqavurja e juve islamofone quhet ALBANSK KULTUR TROSAMFUND atëherë zotni i nderuem pse nuk i kryen obligimet e veta statutare. A nuk asht organizimi per Akademi perkujtimore në pervjetore të vdekjeve të figurave historike kombëtare si dhe mbledhjet e nji dege të nji subjekti politik nga Kosova këtu në Norvegji , mbledhje në të cilat ftohen figura politike dhe të kultures norvegjeze , ku edhe u ndahet mirnjohje dhe shperblime personave të caktuem pikrisht per kontributin e tyne per integrimin e mergates shqiptare në Norvegji sikur se ishte rasti kur Dega LDD në Kuvendin e saj të mbajtun me 04.02.2007 në Sarpsborg ftojë dhe i ndau mirnjohje Prefektit të Fredrikstadit që tani ashtë Prefekt i Fylkes zotniut Ole Haabeth, pastaj zonjes Edith Mussen dhe zonjes Babi Szava , pra a nuk ishte ky nji aktivitet kulturor i Degës LDD në Norvegji ? Po zotni i nderuem sepse pos që u zgjodhen strukturat udhëheqëse të Degës që ishte pika Tre e rendit të ditës ishin dy pikat e para të karakterit human, thirrjes per bashkpunim dhe komunikim në mes mergates tonë dhe vendasve norvegjez si dhe deshmisë së falenderimit per ata që ju ndan mirnjohjet. Pra aspak politike nuk ishin ato mbledhje ashtu sikurse nuk ishte politike Akademia per dyvjetorin e vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova. Dhe sikurse e pranon ti vet unë në të gjitha këto raste kamë kerkue ndihmen e paqavures islamoshqiptarofolse dhe asnjiherë nuk kamë ndegjue as nji za nga ta. Thjeshtë jamë injorue. Pra nese paqavurja e juve quhet KULTURORE pse nuk participuet në aktivitetet e poashtu nji subjekti tjeter i cili po sikur ju merret me aktivitete edhe kulturore edhe kombëtare me të vetmin dallim se aktivitetet e veta LDD-ja nuk i ka ngjyros me petk fetar. Ato janë thjeshtë vetem Kombëtare-shqiptare. Ju sikur të ishit vertet musliman të ndershem dhe ti njofshit rregullat e islamit si fe unë ju betohem se do kisha respekt per juve. Ama or zotni pse më nxjerrni fjalet e pista nga goja. Pse nuk heshtni kur e dini se cfarë jeni, cka bani, me cka merreni, dhe kur e dini se të gjitha këto i di unë per juve dhe se ju nuk keni lidhje me fe. Ju vetem keni gjet mundësinë per ta shkrrye sistemin budallë të Norvegjisë. Dhe ju betohem jo vetem ty Jeton por të gjithë shqiptarve se mue as kjo nuk do më interesojke as pengojke sikur mos të ishte nji fakt tjeter shumë i vertetë dhe i rrezikshem të cilin shumica nuk po e shofin sepse at nivel arsimimi dhe aftësie kanë pra janë të tillë pa fajin e vetë por janë të ndershem dhe Ju i manipuloni. Ndersa juve që jeni në krye të paqavureve islame as që po jua ndinë , ju reklamoni zotsi dhe njohuni islame neper familjet e juve vetem per perfitime vetanake. Dinë edhe ti se sa veta flasin per shuma parash që janë zhdukë , dhe se revizorit ju kanë dergue REGNINGAT e materialit të shtepive private. Andaj ti Jeton që i dinë këto fakte po del në shkrimin tand perfushë dhe po ma kujton atë thanjen që e perdora per titull.Kush e ka mizen mas veshit ai e ka vjedhë mjaltin. Pra ti vetë i pranove të gjitha këto që unë i shkrova si anomali dhe padrejtësi të paqavures islame të shqipfolsave të Østfoldit. Kjo paqavure i participon me ndihma fetes së 8 marsit të grave. Dhe unë ju garantojë se këtë e bajnë per faktin se organozatore të kësaj feste janë gratë muslimane të muslimanve të kryesisë së paqavures islame të Østfoldit por edhe per ta arsyetue veten dhe per ta deshmue të vetmin "AKTIVITET" kulturor gjatë krejt vitit. Ndersa po harrojnë këta farë mistreca islamoshqipfolsa se ato para nuk janë të tyre sepse ato nuk i kanë grumbullue me vetkontribut. Ato i jap shteti per aktivitete kombëtare, fetare, dhe kulturore të shqiptarve. Ju po i perdorni vetem per nji fe dhe ate fenë me të cilen e keni bastardue familjen e juve i keni indoktrinue fëmijet e juv dhe sot neper qytetet i shef rininë shqiptare se si sillen rrugve dhe neper qendrat tregtare KJØPESENTER në shoqni me somalez, pakistanez, boshnjak,arab, palestinez etj. A nuk i shifni sa vajza shqiptare kanë dashnorë arab, kurd, boshnjak etj. A nuk e shifni se si po sillen punet në Halden. Aty kerkohet që barneverni tu futet në familje dhe ju e dini se cka ndodhe me at familje kur BARNEVERNI futet aty. Dhe per të gjitha këto fajet i keni ju që i keni formue këto paqavura islame , ju që me naivitetet e juve dhe per faktin se jeni analfabeta total i keni shperla trunin fëmijve të juv , i keni indiktrinue ata dhe i keni pajis me urrejtje per të pafetë dhe ju të pafe i queni të gjithë ata që nuk janë MUSLIMAN. Asnjani nga ju nuk u ka mësue fëmijve dyert e biblotekave por ju keni sjellë nga Kosova edhe Imama që sot shetiten rrugve me gratë e veta të mbulueme si shtriga. Ju nuk po shifni se sa padrejtsishtë po e paraqitni KOMBIN SHQIPTARË me nji petk dhe kulturë së ciles ai në të vertetë nuk i perketë. Juve nuk po ju vjen turp që po urreni dhe po i queni të pafe të krishtenet e Evropes dhe po harroni se të krishten janë edhe vëllaznit e juv të nji gjakut , katoliket dhe ortodokset shqiptarë, po harroni se e krishten asht edhe SHBA-ja e cila po mos të kishte qenë neve nuk do egzistonim. Ju po i harroni perkrahjet e Konferencave Islamike, e shteteve islamike, e liderve islamik që gjithmonë i kanë dhanë Jugosllavisë dhe Titos dikur, Serbisë dhe Millosheviqit më vonë e sot Serbisë dhe Koshtunicës. Ju jeni verbue dhe nuk po e pranoni se në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kundershtimin rus per statusin e Kosovës e perkrahinin shtetet ma të mëdhaja islamike Indonezia dhe Malajzia. Ju po harroni se boshnjaket e Bosnjes per Kosoven janë ma të poshter se shkijet. Ju i doni ata se ata qenkan musliman. Edhe vajzat u shkerdhehen me ta. Per këte të fundit ishalla nuk reagon kush se kamë fakte nga vera e kalueme se si vajzat shqiptare putheshin në Tunevane me njifar Edo ,Enisin dhe vëllaun e tij boshnjak rrugaq nga Bosnja.. Këto sqena nuk i pash vetem por isha në shoqni me 5-6 burra dhe me familjet tona derisa rreziteshim.
Andaj zotni Jeton janë këto arsyet që unë jamë kunder shoqatave islamike që vetem folin shqip se asgja tjeter nuk kanë shqiptare. Jamë kunder të rinjve student që po shkojnë pas hapave të gabuem që jua kanë trasue me trunin e vet analfabet prindet e tyne. Unë jamë që studentet të studjojnë dhe të janë vetem shqiptarë, të mirë dhe të ndershem, jamë per organizime SHQIPTARE në forma kombëtare ku aktivitetet do jenë vetem kombëtare pa perzie fe. Jamë per ata që feja të jetë personale dhe me te të mirren individet në perditshmeninë e vete ne jeten e vetë private. Unë jamë per të krijue ura miqësie me tanë boten perparimtare e në radhë të parë me popullin Norvegjez këtu ku jemi dhe po jetojmë. Nuk jamë që të urrej norvegjezet vetem pse këta qenkan të krishten e jo musliman. Prindet analfabet, injorant, indiferent dhe thanë shqip AHMAKA ju të rinjve ju kanë marr në qafë me petkun afrikano-aziatik që ua kanë vesh. Deshne shpejt ju lutem sa nuk asht ba vonë. Deshne se kjo asht per të miren e juve, jo per mue. Unë i kamë 53 vjet dhe neser nuk jamë ma. Jeni ju që do ja shifni sherrin budallallakut që u kanë fut prindet e juv.
Suksese në jetë rinisë shqiptare në Norvegji
Selim Hasanaj 


me mire te kerkoshe
yaninacp@hotmail.com jetoni15-03-2008, 01:14am

o selim po qka eshte puna jote qe je kunder shoqates kulturore fetare shqiptare ne østfold, ani qka nese oshte djali i filanite apo fistekut po qka ke kunder tyre , a vetem pse nuke ta kane leshu xhamin per mbledhje te partis apo qka, qke kunder fes islame ti
Shoqata kulturore fetare ne østfolde eshte shume mire e organizuar si ne aspektin fetar kulturor e kombetare kete ti e dine vete shume mire ku me se 99% e shqiptarve ne østfold jane te antarsuare aty,dhe nuke ka perse te te pengoine ty shoqatat kulturore fetare apo unionet studentore keto o `"intelektual" 


O LERI ME FALJE ME KA KREJT!
admin@alb-ung.no Jetmir Rustemi15-03-2008, 12:23am

Pershendetje serish!

E shohe se nuk e keni nder mend te kerkoni falje dhe se mendoni se vetem ju jeni ne te drejte e askush tjeter.

Vetem desha t'ju a ceki se ne Unionin Studentor asnjehr nuk ka pasur ne kryesi Ilir Jusufi, ase me perpara e ase tash dhe per kete mund te pyetni kan te doni dhe do te bindeni me ne fund.

Keto sihin te gjitha komentet qe kisha une per ju dhe me shume nuk deshiroj te komentoj, pasi qe e shohe se komentet tona nuk zene vend tek ju dhe se gjithcka eshte e kote te bisedohet, kur ju nuk pajtoheni me asgje pervec mendimeve te juaja.

Sidoqofte ne jemi munduar qe te debatojme ne menyren me demokratike dhe pa ofendime. Ndoshta per ju te gjitha keto qe ne i kemi shkruar kan qene te paverteta por e ardhmja do te tregoj.

Nuk e shohe te arsyeshme qe te shkruajme me teper sepse nuk kemi kohe me u mare me shkrime te tilla pasi qe po na presin shume pune tjera qe jane me shume me rendesi se sa kjo ketu.

Ne si union studentor do te mundohemi te japim maksimumin per te miren e rinis shqiptare edhe pse dikush mundohet te na pengoj ne punen tone, por jame i bindur se nuk do te kete force qe mund ta ndale punen e ketij unioni.

Ki ishte edhe komenti ime i fundit ne lidhje me kete teme e ndersa juve ju deshiroj suksese ne komentet e juaja qe tash me qenkeni bere me pervoje per te debatuar.

Mbeteni te respektuar edhe me tej nga
Jetmir Rustemi 


PO MORE DJEM UNË NUK KAMË CKA JU KERKOJË FALJE
selimhasanaj@hotmail.com Selim Hasanaj14-03-2008, 11:08pm

JETMIR I NDERUEM
Edhe ti si duket po sikur unë disa gjana i ke keqkuptue. Unë nuk thash se ky Muhameti ( mund të quhet edhe ndryshe , nuk jamë i sigurtë) asht kryetar i Unionit tuaj. Unë thash ish kryetari. Besojë se po kupton. Unë dijë se Kryetare tani keni nji Vajzë, të cilen e kamë takue dhe e kamë pershendetë në takimin në fjalë.
Ndersa ose ti dhe Unioni i juaj nuk qenkeni të informuem ose me qellim asht mshef nga ju si organizatë studentore por unë këtë harë pa pas qellim të keq , vetem sa per ta faktue ate që e thash dhe e thamë po i permend me emna studentet Ilir Jusufin dhe nji tjeter që per momentin nuk po më kujtohet emni por dij se asht djali i Qamil Haklajt e që ky ashtë Kryetar i Shoqates kulturore islame të shqiptarve të Østfoldit. Pra unë tue u nis nga kjo e vertetë që në tubimin tonë të dytë dhe të fundit të perbashket këta dy student reprezentuen Bashksinë shqiptare-islame të fylkes Østfold edhe shkrueva ate që shkruva. Nuk kamë cka ju kerkojë falje sepse kjo ishte e vertetë pos në mos qoftë se per të gjithë neve këta të dyt ka prezentue BSHIØ ndersa juve ju kanë thanë ndryshe. Ate duhet ju ta sqaroni në mes jush. E verteta asht kjo dhe unë nuk po shpifi.
Ndersa sa i perketë bashkpunimit në të ardhmen, mua më vjen keq por nuk dijë të kemi pas ndonji bashkpunim edhe deri me sot , perkunder faktit se Unë shumë herë kamë telefonue, kamë shkrue në e-post adresat e juve dhe gjithmonë ose jamë injorue ose kamë marr pergjigje se ju nuk merreni me polititkë. Këto pergjigje kamë marr nga lideret e juaj të mëparshem. Edhe nga koha nji vjeqare që jamë në krye të degës LDD unë me asnjanin nuk munda të kordinojë punë as veprime dhe cdo iniciativë e imja anga ju dhe të tjeret asht injorue. Andaj nuk me befasoni sepse nuk kishim kurrfarë bashkpunimi as më parë.
Unë jo pse jamë kryefortë sepse kur gabojë jamë nder shqiptaret e rrallë që pa kurrfarë kompleksi kerkoj falje. Në rastin në fjalë nuk kamë pse e bajë këte.
Edhe njiherë mbetshit me shendet e shumë suksese.
Selim Hasanaj 


Selim Hasanaj: Patriotizmi dhe vepra që kërkon lavdatë për QIKSH
admin@alb-ung.no Jetmir Rustemi14-03-2008, 09:25pm

Përshëndetje sërish z. Selim Hasanaj!

Se apri ju falenderojme per pergjigjen e juaj edhe pse ne perseri nuk jemi plotesihste me ate qe ju thoni, por secili ka te drejt te shpreh mendimin e vete keshtu qe ti mund te shprehesh ashtu si mendon ti.

Ajo qe une nuk mund ta pranoj eshte se nuk qenkeni mire te njohur organizaten studentore edhe pse thoni se i njihni mire personat por kete nuk mund ta pranoj pasi qe e shohe mir se po flisni per persona te gabuar.

Pik se pari personin e qe e permendet me lart me emrin Muhamed, aji eshte anetarei i kryesisë së QIKSH'it e jo i studentëve. Kryetare e Unionit Studentor eshte nje vajze e cila nuk deshiroj ta shenoj emrin e saj ketu pa pelqimin e saj dhe e dyta eshte se asnje anetare i kryesisë së Unionin Studentor qe ishin pjesemarres ne ate mbledhje nuk kan prezentuar BASHKSINË ISLAME TË SHQIPTARVE TË ØSTFOLDIT. Kete e theme me plote bindje pasi qe personat qe kan mare pjese ne ate takim i njohe shume mire pasi qe edhe une vete jame pjese e kryesis së Unionit Studentore dhe nuk ka nevoj te me tregoni me emra se kush kan qene.

Por pajtohem me ju se ne ate mbledhje ka pasur edhe prezantues nga Bashksia Islame të Shqiptarëve të Østfoldit, por une personalisht nuk i njohe keta perosna mir dhe ndoshta edhe ata jane student por nuk duhet perzier kryesit pasi cdo organizate ka kryesin e vete si psh: ju prezentuat LDD'në dhe kishit mundur qe edhe ju te ishit student apo jo?

Nuk do te thote se te jesh student nuk ke te drejte te drejte te jeshe pjese e kryesisë së ndonjë organizate.

Unë personalisht nuk deshiroj qe ta zgjase me shume por mendoj se duhet te kerkoni falje me shkrim Unionit Studentorë për keto fjale qe i keni shkruar ne qofte se deshironi qe ne te ardhmen te kemi nje bashkepunim te sinqerte e nese nuk kerkohet falje nga ana e juaj jame shume i bindur se asnjeri anetare i kryesisë së Unionit Studentore do te kishe dashur nje bashkepunim me ju.

Sidoqofte ju mund te shpreheni mendimin e juaj rreth cdo gjeje, por mendoj se duhet te kemi shume kujdes ne raste te tilla pasi qe nuk kemi nevoj per percarje dhe per kunderazi kemi shume nevoj per bashkepunim me njeri tjetrin.

E theme kete duek patur parasysh se ne Unionin Studentore kemi anetare nga te gjitha religjionet si aji islam, krishter, ateist, ortodoks, etj.... dhe asnjeher nuk kemi hasur ne ndonje konflikt me njeri tjetrin pasi qe respektojme te drejtat e secilit anetare dhe me kete mendoj se duhet te jemi shembull edhe per te tjeret.

Shpresoj qe ne te ardhmen raste te tilla te mos perseriten se nga keto raste jame i bindur se askush nuk perfiton dicka.

Me respekt
Jetmir Rustemi 


PERGJIGJE PER RUDIN DHE PER JETMIRIN
selimhasanaj@hotmail.com Selim Hasanaj14-03-2008, 04:43pm

Së pari ju falenderojë të dyve per shkrimin - komentin e kulturuem dhe të nivelit. Në shkrimet e mia dhe shumë shkrime që kanë të njetin stil shkrimi dhe qellimet e njejta si të miat deri tani futen dhe shkruejnë vetem analfabet dhe njerzit banal që perdorin vetem shamje dhe ofendime. Askush deri tash nuk u " KACAFYT" me mue me nivel dhe kulturë. Ju të dytë jeni të paret. Andaj ju pergzojë. Po u pergjigjem të dyve së bashku meqense reagimet e juve janë identike dhe të ngjajshme , bile Jetmiri vet që në start të shkrimit të tij pranon se pajtohet me Rudin.
1. Asht shumë e vertetë se neve u takuem per të paren herë me iniciativen dhe ftesen time. Unë ju falenderojë edhe njiherë per thirrjen e të gjithë juve në atë ftesë. Ama cka jua merr mendja , nji tubim cfar propozuam atë kohë per ta mbajtun , a nuk ishim neve DARDANET e Norvegjisë të zotet ta banim vetem?! Po more djem kemi mujt ta bajmë vetem por neve kishim deshirë të veprojmë si kolektivitet i shqiptarve. Nese neve vetem nuk kishim mujt me i qitë në tubim 4000 veta ju garantojë se 400 i kishim qitë. Ju dhe të tjeret erdhet aty. Ish kryetari i juaj nese nuk gabojë quhej Muhamet po si ata të cilet kerrcnonin per flamure partish edhe ai vetem se shitke mend dhe as të fliste si duhet shqip nuk dinte. Kjo më ra në sy mua dhe mu kujtuen dy ose tri telefonata që i kamë ba më heretë te ky djalë -student në emer të funksionit që ky kishte dhe e kamë lutë per bashkpunim dhe reagim të perbashket kunder rasteve të veqanta diskriminuese kunder shqiptarve të ndonji personaliteti shtetnor norvegjez konkretisht sikur ishte deklarata e Thorbjørn Jaglandit në Bergen , pastaj vrasja e atij shqiptarit në Arendal , shkrimet e ndryshme antishqiptare të VG-së, shkrimet e shumta dezinformuese dhe raciste në tekstet e NRK-së dhe TV 2 -shit etj, etj. Dhe prrallat e bisedave telefonike që i kisha ndegjue nga ky ish lider i juvi i dëgjova edhe at ditë. Por edhe kur kuptova zellin dhe disciplinen fetare të juve ( kuptohet jo të gjithve) që shkoni në xhami dhe që folni në emen të bashksive fetare. Si po mendoni ju se unë nuk pata të drejtë , dakord ama ju lutem a nuk erdhen në mbledhjen e fundit që e patem së bashku dy të rinjë, që të dytë student, unë personalisht i njof të dytë por nuk po i permend me emna këtu sepse dij se të dytë të shkretet janë të manipuluem nga familjaret e vetë dhe nga rrethi pra a nuk perfaqësonin ata BASHKSINË ISLAME TË SHQIPTARVE TË ØSTFOLDIT ? Thueni se jo.
Kjo pra si argument se ju edhe po paraqiteni si studenta, si rini shqiptare por edhe si EFENDILER të muslimanizmit.
Jamë shumë dakord me juve të dytë se feja asht e drejtë e sejcilit njeri , por ju e edhe shumë baballarë të juv moshatarë të mijë fatkeqësisht menduan para juve si ju sot dhe i hapen këto farë bashksi islame në Norvegji e gjetiu. Ama per fenë dhe cdo veprim tjeter të individit ose grupacionit liria e demokracive u garanton veprime cfardo qofshin ato deri në atë shkallë kur nga to nuk damtohet dikush. Në momentin kur individi me shfrytzimin e lirive damtonë dikend , atij i nderpritet e drejta e veprimit.
Jamë thellë i bindun se entuziazmi i jonë mas ISLAMIZMIT po na damton neve dhe të ardhmen tonë dhe brezave që po i lamë këtu neper Norvegji dhe Evropë, por po na damton edhe neper gjithë hapsinat tona gjeografike shqiptare. Sot shkruen në TEKST TV në faqen 173 se në Halden Kryetari i komunës pajtohet me futjen e BARNEVERNIT në lojë per ta ndalue dhunen në mes të grupacioneve të rinisë dhe femijve. Dhe këto grupacione janë VËLLAZNIT : Shqiptarë, boshnjak, somalez, kurd, pakistanez, palestinez etj, etj të gjithë MUSLIMAN kunder rinisë vendore norvegjeze. Pse pra rinia e jonë ka ardh në ketë gjendje?! Ka ardhë se prindet analfabetë dhe naivë jua kanë mbush koken me ISLAMIZEM dhe sikur tishte kjo Islamizem i vertetë nuk do kishte asnji të keqe. Asht ky ISLAMIZEM ANALFABET po si ata që mirren me te. MOS I IKNI FAKTIT QË JU ( KUPTOHET JO TË GJITHË) SHKONI TE HOXHA SË PAKU NJI HERË NË JAVË DHE PERSHENDETENI ME selamaleikum.
Ndersa sa i perket asaj se unë nuk u dashka të shkruej masi jamë Kryetar i LDD-së Dega në Norvegji, nuk keni të drejtë sepse unë asnji shkrim deri sot pos kur e kamë urue MVETSINË E DARDANISË nuk kamë shkrue në emen të Degës as Partisë. Shkrimet e mija të gjitha janë vetem të mijat dhe unë i shkruej si Selim Hasanaj.
Kur ju organizuet tubimin në Oslo me 17.02.2008 edhe neve organizuem në Fredrikstad dhe aty isha referuesi kryesor. Nuk kamë mund të ndahem në dysh e te vi edhe te ju, por me qejf kisha ardhë. Në tubimin e Mussenit kamë qenë në Gjermani sepse kisha nji punë shumë urgjente atje. Ama kamë qenë i ftuem nga organizatoret dhe prap si referues. Ndersa Fylkes Ordfører zotni Ole Haabeth ishte aty at mbramje me ftesen time dhe si mik imi.
Andaj ju të dytë si studenta mos më akuzoni me cka keni mbajtë mend nga shpifjet e disave kunder meje në shkrimet e mija më parë.
Ndersa krejt per fund , po e perserisë edhe njiherë se DUHET TË TURPNOHEN ATA QË KANË KERKUE MIRNJOHJE PER SPONZORIM TË TUBIMIT QË DO MBAHET ME 28.03.2008 SI DHE TË GJITHË ATA QË E PRANOJNË NJI ULJE KAQ TË LIGË NGA MUSLIMANET SHQIPFOLSA.
Mbetshi me shendet dhe nga zemra ju urojë suksese në mesime dhe shkencë. Me fe merruni aq sa janë marr me te dikur hoxhallaret patriot si p.sh. Mulla Idriz Gjilani , Haxhi Zekë Berdyna etj etj.
Me shumë respekt per studentat e mirë
Selim Hasanaj 


Selim Hasanaj: Patriotizmi dhe vepra që kërkon lavdatë për QIKSH
admin@alb-ung.no Jetmir Rustemi13-03-2008, 09:19pm

Jam shumë dakord me fjalët e z. Rudin Gjataj dhe nuk dëshiroja qe te shtoja shume fjale, por vetëm desha te cekja se ishit ju zotëri Selim Hasanaj qe na e dërguat ftesën për te qenë pjesëmarrës ne këtë mbledhje ku Rinia Shqiptare dhe Komuniteti i Studentëve Shqiptarë ju përgjigje pozitivisht ftesës qe na e bëtë.

Nuk pajtohem aspak me fjalët e juaja ku thuhet se "Studentet ata që e moren fjalen nuk e hiqnin allahun nga goja, ZOTIN e kishin harrue". Kjo është thjesht mashtrim nga ana e juaj pasi qe kam qene vet prezent ne mbledhjen e pare se bashku me disa student tjerë ku edhe kërkuat nga ne qe te bëjmë organizimin e këtij tubimi, por përgjigja nga studentet ishte se ne nuk mund te marrim këtë përgjegjësi pasi qe kjo organizate është e pavarur politikisht dhe fetarisht dhe këtë ju a kemi thënë para të gjithë atyre qe ishin pjesëmarrës në atë mbledhje.

Me kujtohet shume mire se ne asnjë raste nuk është përmendur All-llahu apo siç e quan ti Zoti në atë mbledhje nga ana e studenteve, pasi qe përmendja apo adhurimi i Zotit behet ne vend tjetër e jo ne mbledhje te tilla.

Nuk mund ta kuptoj fare pse po mundoheni qe te përzini çdo organizate shqiptare me fenë, pasi qe feja është diçka personale dhe secili person ka te drejt te beson ne atë besim qe dëshiron pa mos i penguar dikujt tjetër.

Një njeri si ju duhet te ketë shume kujdes ne shkrime te tilla pasi qe jeni një prezantues i një dege të partisë së LDD'së dhe kjo është e turpshme për ju qe te merreni me shkrime të tilla.

Për kundërazi ju duhet qe te punoni për bashkimin e shqiptarëve këtu në Norvegji, pa marre parasysh se cilës fe i takon, cilës ngjyre i takon dhe nga cili vend vjen.

Ne Komuniteti Studentor dhe Rinia Shqiptare nuk mund te pranojmë një artikull te tille e cila nuk përputhet aspak me realitetin dhe kërkojmë nga Ju dhe partia e LDD'së që këto shkrime të ndërpriten menjëherë dhe te largohen nga kjo faqe pasi qe ju jeni ata qe duhet te mbani përgjegjësin për këto shkrime.

Se fundi ju kisha lutur qe te mos gjykoni te tjerët para se me gjykuar vetveten.

Shpresoj se do te hasim ne mirëkuptim dhe se këto shkrime do te ndërpriten dhe se do te largohen nga kjo faqe.

Me respekt
Jetmir Rustemi
 


Webmaster
webmaster@alb-ung.no Rudin Gjataj13-03-2008, 02:59pm

I nderuar zoti Selim Hasanaj dhe kushdo qe e lexon kete koment.

Nuk dua te hyj thelle ne artikullin qe eshte shkruar me siper, por do ndaloja tek objektiviteti i shkrimit ne lidhje me organizaten studentore.

Nuk e di se nga e keni nxjerre kete konkluzion "Studentet ata që e moren fjalen nuk e hiqnin allahun nga goja, ZOTIN e kishin harrue", por shpresoj qe te komentoni pas meje dhe mundesisht ta terhiqni ose te kerkoni falje rreth kesaj.

Ne si organizate studentore dhe rinore njekohesisht, kemi ne nenin nr 1 te statutit te organizates ku thuhet:
"Komuniteti Studentor Shqiptar ne Norvegji është organizat e pavarur politike dhe fetare".
E kemi ruajtur gjithmone kete pozite ketu ne Norvegji dhe te gjithe qe na njohin e dine kete. Por ne rastin tuaj, mungon njohuria, profesionalizmi dhe objektiviteti i asaj qe keni shkruar ne lidhje me forumon studentor. Me vjen keq qe kjo ndodh, sepse eshte kjo nje nga arsyet kryesore qe Komuniteti studentor eshte nje organizate e pavarur dhe nuk eshte perziere ne mishmashet politike apo fetare te shqiptareve ne Norvegji.

Per nder te shtetit te sapolindur te Kosoves dhe duke u bazuar ne ndjenjat patriotike ne ishim dakort te ishim pjesetar te kesaj mbledhje, qe ju si aktivist thirret. Dhe ja se cfare falenderimi marrim. Por zoti Hasanaj desha tju rikujtoj qe ate qe ju deshtuat te benit "tubimin ose manifestimin" e siper permendur, ne e organizuam spontanisht edhe pa pasur lidhje me partite politike ose shoqatat fetare. Ku ishit ju ne diten e shpalljes se pavarsise kur te gjithe te rinjte ne Oslo ishin duke festuar ne rruget e oslos dhe ne festen e organizuar nga ne? Ose ne seminarin e qe u mbajt para dy javesh, ose ne festen tjeter nje dite me vone?

Nuk duhet shume pune aktiviste per te arritur qellimet qe ju keni ne lidhje me objektivat patriotike. Duhet thjesht nje personalitet me tolerant dhe konstruktiv. Gje qe ne, organizata studentore jemi munduar tjua japim si shembull te gjithe shqiptareve ne Norvegji.

Me respekt
Rudin Gjataj 



 
Shto Komentin tend:

Emri:
Email:
Titulli:
Komenti:
 


 
::| Artikujt e Fundit

Ndryshoni Pamjen
[Krye]